karton jeshil Archives - Albeu.com

Paradoksi i Kartonit Jeshil! Si i mbushi xhepat SIGAL… por dëmshpërblimet ranë deri në mbi 60%
Shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit dhe një pjesë e madhe e tyre zgjedhin të lëvizin me automjetet personale. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë vitit 2025 banorët e Shqipërisë, realizuan rreth 4.5 milionë udhëtime për qëllime personale. Muajt me fluksin më të lartë të udhëtimeve ishin gushti (12.6%), qershori (10.9%), dhjetori (10.2%) dhe korriku (9.8%), duke konfirmuar se sezoni veror mbetet periudha me lëvizshmërinë më të madhe të shqiptarëve. Shumica prej këtyre udhëtimeve janë kryer me automjete personale.

Për mijëra qytetarë që udhëtojnë me automjet jashtë Shqipërisë, një nga dokumentet e domosdoshme është Kartoni Jeshil (Green Card), certifikata ndërkombëtare që vërteton mbulimin e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë civile ndaj palëve të treta në vendet ku ky dokument kërkohet.

Megjithatë, të dhënat e tregut të sigurimeve nxjerrin në pah një zhvillim që meriton vëmendje.

Analiza e të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregon se, gjatë vitit 2025, kompania SIGAL e cila është kompania më e madhe e sigurimeve në vend, ka regjistruar një rritje të primeve të shkruara bruto në sigurimin Karton Jeshil, ndërsa në të njëjtën kohë dëmshpërblimet e paguara kanë pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin 2024.

Në muajin qershor 2025, kur nis sezoni veror, primet e shkruara bruto për Kartonin Jeshil rezultojnë mbi 15% më të larta se në qershor 2024. Tendenca vazhdon edhe në korrik, ku primet shënojnë një rritje prej 14% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Por panorama ndryshon kur analizohen dëmshpërblimet.

Sipas të dhënave të AMF-së, në korrik 2025 SIGAL ka paguar 14% më pak dëme në sigurimin Karton Jeshil krahasuar me korrikun 2024.

Rënia bëhet edhe më e thellë në muajt pasues, pikërisht gjatë periudhës kur numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit arrin kulmin.

Në gusht 2025, dëmshpërblimet e paguara në sigurimin Karton Jeshil rezultojnë mbi 60% më të ulëta se në gusht 2024, pavarësisht rritjes së primeve dhe fluksit të qytetarëve që kanë blerë këtë produkt sigurimi për udhëtimet e tyre.

E njëjta prirje vijon edhe në muajt në vijim. Në shtator 2025, dëmet e paguara rezultojnë rreth 58% më të ulëta krahasuar me shtatorin 2024. Në tetor, rënia është mbi 53%, në nëntor 37%, ndërsa dhjetori 2025 mbyllet me një ulje prej rreth 16% të dëmshpërblimeve të paguara në raport me të njëjtin muaj të vitit 2024.

Këto të dhëna tregojnë një zhvillim të pazakontë: nga njëra anë, të ardhurat nga shitja e Kartonit Jeshil janë rritur, ndërsa nga ana tjetër, pagesat për dëmet kanë rënë ndjeshëm./InfoNews

The post Paradoksi i Kartonit Jeshil! Si i mbushi xhepat SIGAL… por dëmshpërblimet ranë deri në mbi 60% appeared first on Albeu.com.