kartele selmanaj Archives - Albeu.com

Vrau shokun e qelisë dhe armën e groposi në oborr, Selmanaj rezulton i sëmurë: Ka kartelë (FOTO LAJM)
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Babicë të Vlorës ku shtetasi Bledar Selmanaj akuzohet se ka vrarë shtetasin Xhuljano Bullarin.

Sipas burimeve të fundit mësohet se Selmanaj rezulton një person me probleme të shëndetit mendor.

Gjatë arrestimit dhe marrjes në pyetje, Selmanaj është dukur i çuditshëm në dëshminë dhe qëndrimet që mbante, jo vetëm për këtë ngjarje, por edhe për disa krime të tjera të ndodhura në qytetin e Vlorës.

Ai ka treguar se kishte informacion për disa vrasje të kryera në qytetin e Vlorës, duke përmendur disa prej tyre.

Në rrëfimin para oficerëve të krimeve të rënda, ka treguar disa prej emrave të të fortëve në qytetin e Vlorës, mes të cilëve edhe Ferdinand Llanaj, të arrestuar një ditë më pas nga policia për akuzën e kultivimit të 600 rrënjë kanabis në ambjentet e shtëpisë.

Selmanaj, ka përmendur Llanaj si të përfshirë në një vrasje. Veç Llanaj ai ka treguar dhe emra të tjerë të botës së krimit në Vlorë. Por nga verifikimet e kryera nga policia dhe mënyrën e rrëfimit të Selmanaj, është kuptuar se ai është kontradiktor dhe i pabesueshëm në atë çfarë ka treguar.

Për më tepër Selmanaj megjithëse ka treguar se ka dijeni për disa vrasje të kryera në Vlorë, nga ana tjetër ai ka përjashtuar në mënyrë kategorike përfshirjen e tij në vrasjen e Xhuljano Bullarit. Por provat e mbledhura nga policia si filmime dhe armën e krimit të sekuestruar në oborrin e shtëpisë, e nxjerin zbuluar Selmanaj në vrasjen e shokut të tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet  se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbëritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë  të  rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

The post Vrau shokun e qelisë dhe armën e groposi në oborr, Selmanaj rezulton i sëmurë: Ka kartelë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.