Karçanaj Archives - Albeu.com

Skandali i AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj, nga “e pastrehë” në pronare e 4 vilave, Këlliçi: SPAK u vu në lëvizje pas kërcënimit të shtetasve gjermanë
Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut është intensifikuar vetëm pas presionit nga vendet e Bashkimit Europian.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një intervistë për “Ora News”, deklaroi se shkak për këtë ndërhyrje dyshohet të jetë bërë kërcënimi dhe shantazhimi i biznesmenëve me shtetësi gjermane, ç`ka ka ngritur alarmin në kancelaritë europiane dhe ka detyruar prokurorinë të përshpejtojë hetimet.

Në qendër të akuzave të reja është edhe Kryeministri Edi Rama, i cili rreth dy javë më parë doli publikisht në mbrojtje të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Këlliçi u shpreh se kryeministri e cilësoi atë si një zonjë “të pastrehë” që jeton me qira dhe pa makinë, duke i hedhur poshtë akuzat e opozitës si shpifje.

Kjo mbrojtje vjen në kontrast të thellë me veprimet e fundit të SPAK-ut, që sekuestroi një pasuri me vlerë 40 milionë euro, e cila i atribuohet ish-zyrtares dhe personave të lidhur me të.

Mes pasurive të sekuestruara përfshihen jahte, toka, prona, apartamente dhe, konkretisht për zonjën në fjalë, katër vila dhe një makinë luksoze me shofer privat.

Ligjvënësi demokrat e përshkroi dosjen e AKSHI-t si një “bombë” që mund të rrëzojë qeverinë nëse hetimet shkojnë deri në fund. Sipas tij, institucioni nuk ishte thjesht një vatër korrupsioni, por “vatra e krimit të organizuar në Shqipëri”. Pretendohet se AKSHI ishte kthyer në “kopshtin privat personal të Edi Ramës”, ku kryheshin favore personale dhe bliheshin artikuj luksi ekstrem, si shishe vere me vlerë 33,000 euro për një vakt të vetëm.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO

Belind Këlliçi: “Mbetemi te AKSHI. Që këtu janë marrë peng biznesmenë, këtë e kanë ditur të gjithë. Fati i madh në këtë rast ka qenë që janë cënuar edhe biznesmenë apo shtetas, apo shtetase, me shtetësi të vendeve të Bashkimit Europian.

Dhe rasti i personave që kanë pasur shtetësi gjermane dhe që janë cënuar dhe që janë kërcënuar dhe që janë shantazhuar, ka ngritur një alarm në kancelaritë e vendeve të BE-së dhe ka detyruar me sa duket partnerët tanë të BE-së të reagojnë dhe të kërkojnë një ritëm të shpejtë dhe të bëjnë, të ushtrojnë presion pozitiv ndaj Prokurorisë së Posaçme për të vijuar dhe për të thelluar hetimet. Dhe sot jemi para një skenari që patatja e nxehtë që janë përgjimet e gjetura në zyrën e Ergys Agasit, i kanë mbetur në dorë Prokurorisë së Posaçme dhe nuk kanë çfarë të bëjnë.

Tani pyetja këtu është, si nuk del një njeri të kërkojë llogari, përveç Partisë Demokratike dhe opozitës, për kryeministrin që dha deklarata publike para një jave, apo dy javësh po s’gaboj, dhe mori në mbrojtje Mirlinda Karçanajn, ish-drejtoreshën e AKSHI-t, duke thënë që opozita shpif, Saliu gënjen, opozita shpif, PD-ja gënjen, sepse po i bie në qafë kësaj zonjës, kjo zonja është e pastrehë, ndërkohë që instituti… kjo jeton me qira, dhe kjo zonjë nuk ka as makinë. Ç’janë këto që thotë PD-ja?

Ndërkohë ju vetëm ditën e, para dy ditësh, patë që u sekuestruan 40 milionë euro pasuri. Jahte, toka, prona, apartamente e të gjitha dhe zonjës në fjalë iu sekuestruan katër vila. Rama mbase e ka pasur fjalën që nuk ka shtëpi dhe ka vila. Po iu sekuestruan katër vila dhe iu sekuestrua një makinë luksoze që kjo e kishte me shofer privat.

Pra domethënë, të gënjesh në këto, në këtë mënyrë, të mashtrosh qytetarët e tu në këtë mënyrë dhe të mos mbash asnjë përgjegjësi dhe sërish fajin ta kërkosh te opozita, këtë vetëm një politikan e ka bërë në Evropë, se unë nuk di të dytë, dhe ky quhet Edi Rama.

AKSHI është për mua bomba që nëse Prokuroria e Posaçme ka vullnetin t’i shkojë deri në fund, automatikisht kjo qeveri rrëzohet. AKSHI është nukla e krimit të organizuar në Shqipëri. Nuk është vetëm nukla e korrupsionit. Ne kemi vite që themi që ai institucion ishte kthyer në kopshtin privat personal të Edi Ramës dhe aty bëheshin qokat e tij personale. Aty bliheshin edhe shishet e verës 33,000 euro që ai konsumonte në një vakt.

Kur ka dalë për herë të parë Arben Ahmetaj para dy vitesh dhe ka ngritur akuza për kryeministrin dhe ka thënë “kam qenë vetë në tavolinë me të kur na kanë ardhur shishet Romanee-Conti, 33,000 euro, për t’i konsumuar”, shumëkush, përfshirë këtu dhe PS-në dhe Edi Ramën vetë, e ka komentuar si një sulm të Arben Ahmetajt nga arratia dhe një hakmarrje dhe një shpifje banale të tij. Por qilari i verave të Ergys Agasit, që në fakt është qilari i verave të Edi Ramës, tregoi që kjo është histori e vërtetë, madje aty kishe vera deri në 60,000 euro. Dhe për të kuptuar qytetarët shqiptarë, këta janë politikanët apo shtetarët e sotëm, qeveria e sotme, që pinë një gllënjkë verë 1000 euro”.

The post Skandali i AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj, nga “e pastrehë” në pronare e 4 vilave, Këlliçi: SPAK u vu në lëvizje pas kërcënimit të shtetasve gjermanë appeared first on Albeu.com.

Aksioni i SPAK/ Sekuestrohen pasuri dhe llogari bankare të Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanajt, lëvizjet e ish-drejtoreshës së AKSHI-t, e cila jeton me qira
Ditën e djeshme, SPAK sekuestroi 40 mln euro që i përkasin grupit të Ergys Agasit, mes tyre pasuri të vetë biznesmenit, apo dhe të ish-drejtoreshës së AKSHI-it, Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqirit.

Gazetarja Klodiana Lala, raportoi detaje nga aksioni i SPAK, në bashkëpunim me policinë, ku u zbarkua në nje resort ne Tirane pasi aty Agasi disponon disa vila të ndërtuara pa leje.

Aty sipas SPAK, po planifikohej që të ndërtoheshin të tjera resorte me eksponentë të krimit. Po ashtu, është bllokuar dhe tokë që disponohet nga Agasi, njeriu më i kërkuar dhe përfolur në drejtësinë shqiptare aktualisht.

Sipas Lalës, në dokumentacion pretendohet se kjo tokë që ndodhet në zonën e Farkës, është blerë me vlerën e 6 euro për metër, çmim qesharak, duke marrë parasysh vlerën reale në këtë zonë.

Agasi bashkë me Beqirin konsiderohen si krerë të grupit kriminal që bënte shantazhe dhe merrte peng biznesmenë, duke u tërhequr nga tenderat në AKSH.

SPAK ka sekuestruar dhe pretendon se janë produkt i krimit dhe një sërë verërash të shtrenjta te ky resort.

Forcat policore ndodhen pranë këtij resorti për të bërë vendimin për sekuestrimin e pasurive, ndërsa po vijon dhe ndërtimi për një vile që do të duhet të kontrollohet na institucionet përkatëse, ndërsa pretendohet se po ndërtohej pa leje.

Mes të tjerash, Lala raportoi se SPAK i ka sekuestruar prona dhe ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Marlinda Karçanajt, 2 apartamente në Tiranë dhe një në Qerret.

“Kryeministri i vendit për të relativizuar veprimtarinë e këtij grupi në Tiranë, deklaroi se Karçanaj jetonte me qira, ndonëse në një pallat te Air Albania. Zonja Karçanaj disponon përmes palëve të treta disa pasuri. Shoferi i zonjës Karçanaj ka dhënë detaje se ku jetonte. Po ashtu SPAK pretendon se Karçanaj ka marrë 200 mijë euro ryshfet, të vendosura në shishe për të shmangur dyshimet për shkak të pozicionit që mbante në AKSH. Rezulton se ajo jetonte me qira të ulëta, por faktet kanë treguar se këtë pasuri ia kishte dhënë me qira të ulët në çështje nderi Agasit. Por mendohet se disponohet nga vetë Karçanaj. Ndërkohë Agasit i janë sekuestruar pasuri dhe llogari bankare. Kjo është goditja e dytë që bën SPAK, që dyshohet se drejtohet nga Agasi. Jo vetëm Geron Meçe, dyshohet se janë marrë peng dhe shtetas të tjerë. Dhe një shtetase shqiptaro-gjermane dyshohet se ka paguar 2.5 mln eurosh pasi ka qenë në presion dhe shantazh nga ky grup”, u shpreh Lala.

The post Aksioni i SPAK/ Sekuestrohen pasuri dhe llogari bankare të Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanajt, lëvizjet e ish-drejtoreshës së AKSHI-t, e cila jeton me qira appeared first on Albeu.com.

Zbardhen takimet mes Agasit, Beqirit dhe Karçanajt: Nuk e diskutoj fare o burrë, jemi goxha lart, Nardi ka nxjerrë sekretin…
Në dosjen hetimore të AKSHI-t, dokumentohet me pamje takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, të cilët akuzohen nga SPAK se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Pamjet janë regjistruar nga Ergys Agasi me kamerën e instaluar në zyrën e tij, e cila ishte e lidhur edhe me celularin.

Në dosjen hetimore të AKSHI-t janë dhjetëra takime.

Në një bisedë biznesmeni Ermal Beqiri, i drejtohet Ergys Agasit duke i thënë se: “Informacioni është gjë shumë më e madhe sesa numrat”.

Agasi i përgjigjet me habi “Ue”.

Në një tjetër moment Ermal Beqiri i thotë: Ça me i bo atit…

Ergys Agasi i përgjigjet: Nuk e diskutoj fare o burrë, tashi jemi goxha shumë shumë lart.

Takimet dhe bisedat në zyrë mes Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt.

Këto biseda janë bërë në vitin 2023

Në një tjetër episod ku e pranishme është edhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi thotë: E ka bërë gati kallëzimin penal për Nardin se e ka nxjerrë sekretin….Edhe filloi pastaj e poa situatën si shkoi, filloi pastaj, jo po Nardi kshu…filloi tu shpjegu.

Pas kësaj bisede, drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj largohet.

Nga pamjet filmike të regjistruara rezulton se këto biseda janë bërë në 16 mars 2024 në orën 20:05 të mbrëmjes.

Takimet dhe bisedat në zyrë mes Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt.

Vendimi i GJKKO:

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme vendosi të enjten vazhdimin e masave të sigurimit personal “arrest shtëpie” për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoren Hava Delibashi.

Për tre biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha e Rogers Rryta, mbeti gjithashtu në fuqi masa e “ndalimit për të dalë jashtë vendit”.

Ndërkohë, zv.drejtorit për hetimin e krimit në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili iu hoq masa e ndalimit për të dalë vendit, por mbeti në fuqi masa e pezullimit nga detyra.

Për dy të pandehurit e tjerë, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj, të akuzuar për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale, seanca e verifikimit do të kryhet kur të mundësohet ndalimi i tyre.

Sipas SPAK, të hetuarit kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, është një prej institucioneve më sensitive në vend, pasi menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe ministren me Inteligjencë Artificiale, ndërsa kryen rolin e ndërmjetësit mes qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme në lëshimin e qindra dokumenteve.

Agjencia ka qenë herë pas herë nën kritika për mënyrën e menaxhimit dhe tenderat sekretë, të justifikuar me siguri kombëtare, por skema e hetuar nga SPAK zbulon se kjo agjenci dhe informacionet kritike që ajo përpunon iu vunë në dispozicion një grupi kriminal, i cili përdor ndër të tjera pengmarrjen e rivalëve për të siguruar tenderat dhe para publike.

Ndërkohë që hetimet e SPAK zbulojnë një skemë abuzimi me paratë publike, po ashtu ngrenë pikëpyetje mbi cënimin e sigurisë kombëtare.

The post Zbardhen takimet mes Agasit, Beqirit dhe Karçanajt: Nuk e diskutoj fare o burrë, jemi goxha lart, Nardi ka nxjerrë sekretin… appeared first on Albeu.com.