karburant Archives - Albeu.com

Përfshihet nga flakët traileri me karburant në Rrugën e Kombit
Mbrëmjen e djeshme, një trailer-autobot që transportonte karburant, është përfshirë nga zjarri në Rrugën e Kombit, në kilometrin e 34-të të autostradës.

Flakët shpërthyen në pjesën e pasme të mjetit dhe situata u konsiderua me rrezik të lartë, për shkak të sasisë së madhe të karburantit që ndodhej në depozitë.

Zjarri u lokalizua dhe u fik pa u përhapur në rezervuarët e karburantit, duke shmangur një shpërthim të mundshëm.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët traileri me karburant në Rrugën e Kombit appeared first on Albeu.com.

Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë
Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë karburant nga mjetet e punës në Pikën e Grumbullimit të Mbetjeve.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka nisur procedim disiplinor edhe ndaj një efektivi të Policisë Bashkiake.

Ngjarja u regjistrua më 19 dhjetor, kur punonjësi i Policisë Bashkiake, I.Dh., njoftoi Përgjegjësin e Sektorit, E.V., se shoferi i një kamioni të ushtrisë, i parkuar brenda territorit të Pikës së Grumbullimit të Mbetjeve dhe i angazhuar në pastrimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit, kishte konstatuar shenja të dyshimta që mund të tregonin marrjen e karburantit nga mjeti i punës.

Pas njoftimit, Përgjegjësi i Sektorit së bashku me efektivin P.M. shkuan në ambientet e Pikës së Grumbullimit të Mbetjeve.

Pas kontaktit me komandantin përgjegjës të mjeteve të ushtrisë, u siguruan dhe u verifikuan pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ishte parkuar kamioni.

Nga verifikimi i pamjeve filmike rezultoi se kamera monitoruese që mbulonte këtë zonë ishte spostuar qëllimisht.

Një situatë e ngjashme u konstatuan edhe në një tjetër interval kohor, gjatë të cilit me shërbim ishte efektivi i Policisë Bashkiake M.J.

Sipas deklarimit të tij, kamerat u lëvizën pasi dy punonjës të ndërmarrjes së pastrimit, me iniciale A.B. dhe B.H., kishin kërkuar zhvendosjen e pamjes për të furnizuar automjetin e tyre me një bidon naftë.

Policia Bashkiake, ka nisur procedim disiplinor ndaj efektivit M.J. për shkelje gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa hetimet administrative vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Megjithatë, pavarësisht masave të marra, punonjësit e përfshirë kanë kërkuar të paraqiten sërish në punë.

The post Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë appeared first on Albeu.com.

Abuzime në buxhet/ Partia Demokratike: Qeveria Rama 342 mln euro shpenzime vetëm për karburant
Këtë të shtunë, një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, foli për 342 mln euro të shpenzuara nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria lidhur vetëm për blerje karburanti.

Vangjeli tha se shpenzimet për karburant të qeverisë Rama 2014-2024 ,kapin vlerën totale 34,344,713,157 lekë ose 342 milionë euro.

Gjithashtu, ajo shtoi se nga të dhënat vërehet përdorim jo efektiv i fondeve buxhetore.

Sipas saj, ka mungesë në disiplinimin e shpenzimeve të transportit, administrimin dhe përdorimin e karburantit në vite.

DEKLARATA:

Në vazhdën e denoncimeve, sot do të informojmë publikun për 342 mln euro të shpenzuara nga Edi Rama dhe qeveria e tij lidhur vetëm për blerje karburanti. Referuar faqes zyrtare për pagesat e kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, shpenzimet për blerje karburanti të ndara sipas viteve 2014 deri 27 Gusht 2024 janë:

Për vitin 2014 shpenzimet për karburant dhe vaj në total janë 2.891.676.076 lekë ose 28.9 milionë euro

Për vitin 2015 , 3.025.725.865 lekë ose 30.2 milionë euro

Për vitin 2016 , 2.852.868.035 lekë ose 28.5 milionë euro

Për vitin 2017 , 2.731.729.529 lekë ose 27.3 milionë euro

Për vitin 2018, 3.056.725.547 lekë ose 30.5 milionë euro

Për vitin 2019 , 3.559.678.588 lekë ose 35.5 milionë euro

Për vitin 2020, 3.265.584.608 lekë ose 32.6 milionë euro

Për vitin 2021, 3.314.042.649 lekë ose 33.1 milionë euro

Për vitin 2022, 3.459.887.191 lekë ose 34.5 milionë euro

Për vitin 2023 , 3.628.427.953 lekë ose 36.2 milionë euro

Për vitin 2024 shpenzimet për karburant dhe vaj në total deri 27 Gusht janë 2.558.367.116 lekë ose 25.5 milion euro dhe krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e shkuar janë 3.1 milionë euro më shumë.

Gjithësej shpenzimet për karburant të qeverisë Rama 2014-2024 kapin vlerën totale 34,344,713,157 lekë ose 342 milionë euro

Vërehet:

Përdorim jo efektiv i fondeve buxhetore

Mungesë në disiplinimin e shpenzimeve të transportit, administrimin dhe përdorimin e karburantit në vite. (matja e harxhimit të karburantit për çdo 100/ km, e dokumentuar nuk çon asnjëherë në këto vlera konsumi si më lart).

Mangësitë dhe shkeljet në respektimin e rregullave dhe disiplinën financiare janë praktika në kundërshtim me:

Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;

Ligjin ne.9936, datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në RSH” i ndryshuar;

Udhëzimit e Ministrisë së Financave sipas viteve “Për menaxhimin e aktiveve në sektorin publik”.

Të nderuar qytetarë, po e mbyll me një pyetje për ju: çfarë mund të kishte bërë për ju qeveria Rama me 342 milionë euro të shpenzuara vetëm për karburant?

Çfarë ju mungon në lagjen, fshatin apo qytetin tuaj?

The post Abuzime në buxhet/ Partia Demokratike: Qeveria Rama 342 mln euro shpenzime vetëm për karburant appeared first on Albeu.com.

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari
Elbasan-Një 35-vjeçar banues në Tiranë është arrestuar pasi bleu karburant me kartëmonedhë 100 euroshe false në fshatin Labinot të Elbasanit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur të mërkurën e 14 gushtit.

Autori me inicialet M. S., akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

“Menjëherë pas kallëzimit të një punonjësi në një pikë karburanti në fshatin Labinot, se më datë 14.08.2024, një shtetas kishte paguar për furnizimin e automjetit të tij, me një kartëmonedhë 100 euroshe false, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare Elbasan ka organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

The post Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Shpërthen autoboti në një karburant në autostradën Tiranë-Durrës (VIDEO)
Një autobot mësohet se ka shpërthyer në një karburant në autostradën Tiranë-Durrës.

Shpërthimi ka ndodhur teksa furnizohej pika e karburantit “Gega oil”.

Si pasojë e shpërthimit, është krijuar trafik mjetesh në autostradë.

The post Shpërthen autoboti në një karburant në autostradën Tiranë-Durrës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ndodh edhe kjo, furnizoi makinën me karburant dhe u arratis, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë
Polcia e Tiranës, ka vënë në pranga, pasi akuzohet për vjedhje.

Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me i inicialet A. K., pasi në një karburant në Vaqarr, ka furnizuar automjetin dhe është larguar pa kryer pagesën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. K., 32-vjeç, banues në Tiranë, pasi në një karburant në Vaqarr, ka furnizuar automjetin dhe është larguar pa kryer pagesën.”, sqaron policia.

The post Ndodh edhe kjo, furnizoi makinën me karburant dhe u arratis, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Problemet serioze që po u shkaktoni zemrës dhe organizmit nëse nuk konsumoni mëngjes
Keni ngrënë mëngjes sot? Nëse jo, atëherë duhet të dini diçka serioze

Shumë njerëz mendojnë se ngrënia e mëngjesit është pa shije dhe një humbje kohe. Të tjerë mendojnë se mëngjesi është një mënyrë e rëndësishme për të filluar ditën dhe se ky është vakti më i rëndësishëm nga të gjithë.

Njerëzit që qëndrojnë larg mëngjesit pretendojnë se nuk janë të uritur ose vakti nuk ka rëndësi. Ata që ushqehen pas lindjes së diellit thonë se i mban ata të ngopur gjatë ditës dhe ndihmon në mbajtjen e peshës nën kontroll.

Një studim i ri u jep të drejtë njerëzve që besojnë se është e dobishme për të ngrënë mëngjes, por jo për të njëjtat arsye.

Çfarë rrezikoni pa mëngjes?

Studimi, i cili u publikua në Revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, hulumtoi ushqimin dhe zakonet e mëngjesit të burrave dhe grave që nuk kishin sëmundje të zemrës apo sëmundje të veshkave.

U studiuan tre grupe kryesore. Një grup hëngri më pak se 5% të konsumit total të kalorive të ditës në mëngjes, një tjetër hëngri më shumë se 20% në mëngjes dhe një grup i tretë konsumoi mes 5-20% të kalorive ditore në mëngjes.

Studiuesit e famshëm amerikanë zbuluan se rreziku i arterieve të ngurtësuara, u shfaq më i lartë mes atyre që humbnin mëngjesin ose që konsumonin fare pak gjatë këtij vakti. Grupet e rrezikuara gjithashtu u gjetën të kenë bel dhe masë trupore më të madhe.

Gjithashtu patën edhe tension më lartë të gjakut. Por edhe prirje më të larta më të larta për diabet. Personat që konsumojnë mëngjese të plota treguan formë më të mirë fizike, tension më të mirë të gjakut dhe zemër më të shëndetshme.

Rezultatet janë të rëndësishme për profesionistët e shëndetësisë.

Ato mund të përdoren si një mesazh i thjeshtë për ndërhyrjet në bazë të jetesës dhe strategjitë e shëndetit publik, si dhe për të informuar rekomandimet ushqimore. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të hani 5 pjata me ushqim çdo mëngjes. Ka shumë ide të shëndetshme të mëngjesit për të zgjedhur.

Por fakti kryesor është që nëse e doni zemrën tuaj, mos vraponi pa karburant në stomak.

The post Problemet serioze që po u shkaktoni zemrës dhe organizmit nëse nuk konsumoni mëngjes appeared first on Albeu.com.

Panik në Tiranë, çahet tubi i gazit në një karburant
Një tub gazi është çarë në një karburant në Turanë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2023, rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Panik në Tiranë, çahet tubi i gazit në një karburant appeared first on Albeu.com.

KLSH trondit Bashkinë Fier: Armando Subashi dhe punonjësit “zhdukën” 130 milionë lekë karburant
KLSH ka gjetur shkelje në Bashkinë Fier duke konstatuar në raport dhe Armando Subashi dhe 120 punonjës janë përgjegjës për konsumin pa asnjë “dokument” të 81 450 litrave karburant.

KLSH ka publikuar raportin përfundimtar të auditimit në Bashkinë Fier duke pasqyruar shkelje të mëdha sa i përket konsumit të karburantit të blerë përmes tenderëve të mëdha me paratë e taksapaguesve, ndërkohë që përdorej për qëllime personale, shkruan AlbEu.com.

Sipas KLSH-së, kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, ka vjedhur naftën e blerë për bashkinë, një akuzë e fortë kjo, e cila nëse do të ndiqet ligjërisht do të shkaktojë pasoja të mëdha ligjore për Subashin.

Sipas KLSH 120 punonjës të Bashkisë së Fierit kanë konsumuar rreth 81 450 litra karburant me vlerë rreth 130 milionë lekë të vjetra në mënyrë të pajustifikuar.

Inspektorët e KLSH kanë konstatuar se personat në fjalë janë të punësuar për punë që lidhen me zyrën dhe jo inspektime në terren për të konsumuar kaq sh më karburant.

KLSH kërkon urgjentisht nga Armando Subashi dhe Bashkia Fier që t’u marrë mbrapsht paratë e naftës personave në fjalë.

Në raport thuhet konkretisht:

Nga auditimi i konsumit të karburantit, konstatohet se Bashkia Fier ka nënshkruar kontrata hua-përdorimi me disa nga punonjësit e saj, për përdorimin 287 e mjeteve të tyre personale në funksion të bashkisë. Për këtë qëllim Bashkia Fier ka mbuluar furnizimin me karburant të mjeteve private të punonjësve.

Kontratat e hua-përdorimit janë të nënshkruara ndërmjet punonjësve të institucionit dhe nga znj. A. H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, z. M. G., me detyrë Shef i Sektorit të Transportit dhe Licencave pranë Drejtorisë së Punëve Publike dhe Transportit, K S., me detyrë Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Autorizim për lidhjen e këtyre kontratave ka pasur vetëm Znj. A. H. sipas shkresës së Kryetarit të Bashkisë Z. A. S. me nr. 470 prot., datë 21.01.2020..

Në total për vitet 2017- 2021 janë 120 punonjës që kanë nënshkruar kontrata hua-përdorimi për vendosjen e automjeteve të tyre në dispozicion të institucionit dhe furnizimin e tyre me karburantin e bashkisë. Konkretisht për vitin 2017 janë nënshkruar 15 kontrata, për vitin 2018 janë nënshkruar 26 kontrata, për vitin 2019 janë nënshkruar 26 kontrata, për vitin 2020 janë nënshkruar 26 kontrata dhe për vitin 2021 janë nënshkruar 27 kontrata. Numri i kontratave të nënshkruara, përbën edhe numrin e punonjësve me të cilët janë lidhur këto kontrata.

Si dokumentacion justifikues nga punonjësit të cilët kanë përfituar karburant nga bashkia, paraqiten fletët e udhëtimit për lëvizjen e mjetit, por nuk ka program pune, apo autorizim të miratuar nga titullari i institucion, ku të përcaktohet dhe argumentohet qëllimin e lëvizjes së punonjësve.

Kryesisht personat që kanë tërhequr këtë sasi karburanti ushtrojnë detyra funksionale në zyrë dhe jo në terren dhe nuk përfitojnë asnjë lloj trajtimi financiar.

Veprimet e mësipërme të Bashkisë Fier, bien në kundërshtim me VKM nr. 977, datë 10.12.2010, “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë qendrës së punës, brenda vendit”, i ndryshuar, në të cilën përcaktohet si kryhet trajtimi financiar për përballimin e shpenzimeve të shërbimit të punonjësit.

Në total për vitet 2017-2021 për 120 punonjës janë tërhequr gjithsej 81,450 litra karburant dhe sipas fletë-daljeve nga magazina çmimi mesatar i karburantit është 60 lekë/litër, që do të thotë se e gjithë sasia prej 81,450 litra ka një vlerë prej 13,032,000 lekë, e cila përbën dëm ekonomikë për buxhetin e Bashkisë Fier. (Më hollësisht trajtuar në pikën 8.a, faqe 218-229 të Raportit Përfundimtar të Auditimit).

1.1.Rekomandim: Kryetari i Bashkisë Fier dhe Drejtoria Juridike, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të ndjekin të gjitha procedurat ligjore, për arkëtimin e vlerës prej 13,032,000 lekë, nga 120 personat të cilët kanë përfituar në mënyrë të pa drejtë sasi karburanti të blerë nga shpenzimet e buxhetit të bashkisë.

Lexoni raportin e plotë /albeu.com

The post KLSH trondit Bashkinë Fier: Armando Subashi dhe punonjësit “zhdukën” 130 milionë lekë karburant appeared first on Albeu.com.

Punonjësit e karburantit në Lezhë bëjnë për spital 37-vjeçarin
Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ambientet e një karburanti në Lezhë, pranë Kryqëzimit të Tales.

“Në ambientet e një karburanti në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë përfshirë në konflikt fizik dhe me mjete të forta, shtetasi kosovar M. M. 37 vjeç me dy shtetas shqiptarë ( punonjës te karburanti) N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa shtetasit N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, nga këta shtetas janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve dhe sqarimit të situatës, do të jepet një njoftim i dytë sqarues./Albeu.com.

The post Punonjësit e karburantit në Lezhë bëjnë për spital 37-vjeçarin appeared first on Albeu.com.