kaos me numrat Archives - Albeu.com

ONE Albania me qasje prej të falimentuari, kaosi me abonentët, reagon AKEP
Abonentët e kompanisë celulare ONE Albania janë duke u përballur me një situatë të paprecedentë që prej fillimit të shërbimit të telefonisë mobile në Shqipëri. Mijëra abonentë nuk kanë sinjal edhe pse kanë bërë pagesat në rregull. Madje, shkëputja e sinjalit vijon në disa raste për ditë të tëra dhe në raste të tjera për muaj apo javë të tëra siç ka denoncuar më herët AlbEu.

E gjithë kjo situatë kaotike ka ndodhur për shkak të dështimit të procesit të bashkimit të Albtelecom dhe ONE nën logon ONE Albania.

ONE Albania me qasje prej të falimentuari, kaosi me abonentët, reagon AKEP

Kompania ONE Albania njoftoi abonentët se do të bënin bashkimin më datë 1 prill, por asgjë nuk funksionoi dhe abonentët u përballën me ndërperje të sinjalit duke u sulur më pas në rrjetet sociale të kompanisë pasi edhe shërbimin e klientit nuk mund ta kontaktonin për shkak të ndërprerjes së sinjalit.

AlbEu më herët raportoi se dështimi ka ndodhur për shkak se sistemi operativ që po përdor ONE Albania nuk po funksionon duke i lënë në baltë abonentët e saj.

Në lidhje me situatën e krijuar, ka reaguar edhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) duke kërkuar nga abonentët që të tregohen të kujdesshëm ndaj njoftimeve personale që u dërgon kompania ONE Albania. AKEP shton se janë duke e ndjekur këtë procedurë të dështuar të bashkimit të kompanive.

Ndërkohë që ONE Albania është duke humbur mijëra abonentët çdo orë që kalon, duket se është sulur edhe Vodafone Albania për të marrë sa më shumë klientë përmes një praktike të ndaluar nga AKEP disa vite më parë.

AlbEu mëson se abonentët e ONE Albania janë duke u kontaktuar nga Vodafone Albania duke iu kërkuar atyre bartjen e numrit në këtë kompani. AKEP duhet të ndjekë edhe këtë veprim të ndaluar të Vodafone Albania, e cila po shfrytëzon rastin për të përfituar sa më shumë në një situatë ku ata që dëmtohen të parët janë përdoruesit e telefonisë celulare.

Reagimi i AKEP

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) është informuar nga operatori One Albania sh.a. për procesin teknik të migrimit të numrave celularë nga rrjeti i Albtelecom në rrjetin e sipërmarrësit One Albania sh.a. i cili do të kryhet në datën 1 Prill 2023, ora 01:00 e mëngjesit.

Për t’u njohur me problematikat e mundshme teknike të procesit dhe për t’i kapërcyer ato, AKEP fton pajtimtarët dhe publikun e gjerë të jenë të vëmendshëm kundrejt njoftimeve individuale të dërguara nga shoqëria One Albania sh.a nëpërmjet mjeteve të qëndrueshme (sms, email, etj.). dhe ndaj lajmërimeve të shoqërisë në ëebsite-n dhe rrjetet e saj sociale, si dhe në median audiovizuale. /AlbEu.com

ONE Albania kaos me abonentet

The post ONE Albania me qasje prej të falimentuari, kaosi me abonentët, reagon AKEP appeared first on Albeu.com.

Rreziku ONE Albania , pas dështimit me bashkimin abonentët i sulen kompanisë, problem madhor për sigurinë
Procesi i bashkimit të kompanive Albtelecom dhe “One” nën logon e re ONE Albania duket të jetë kthyer në një dështim total në aspektin teknik si edhe atë të sigurisë duke lënë në baltë mijëra abonentë, ndërsa ka shqetësime nga ekspertët se kjo mund të sjellë edhe cënim të sigurisë kiombëtare për shkak të rrjedhjes së të dhënave.

Më hërët, AlbEu raportoi mbi problemet që po hasnin abonentët e Albtelecom që duhej të bashkoheshin në ONE Albania, të cilët kanë mbetur pa sinjal për ditë, javë, madje edhe muaj të tërë siç është shembulli i numrit 0682930***, përdoruesi i të cilit ka shprehur shqetësimin edhe pranë redaksisë sonë.

LEXO EDHE: Kaos me numrat e ONE Albania, mijëra abonentëve iu hiqet sinjali: Probleme të theksuara teknike pas bashkimit, pse po ndodh kjo

Numri në fjalë ka disa muaj që nuk ka sinjal dhe si ai janë mijëra të tjerë për shkak të dështimit të procesit teknik të bashkimit të dy kompanive në një.

Pse ka dështuar?

Kompania njoftoi abonentët se më datë 1 prill të gjitha numrat Albtelecom do të kalonin në ONE Albania dhe kjo kërkon një process teknik të komplikuar për të mos shkaktuar dështime rrugës. Duket se ONE Albania ka tentuar të instalojë një sistem tjetër nga një vend i lindjes, gjë e cila ka bërë që të dështojë gjithçka.

Siç mëson AlbEu problemi ka nisur po ashtu edhe për faktin se është vërejtur një “crash” mes numrave të njëjtë që ishin në Albtelecom me prefix (067) me ata që janë në ONE Albania me prefiks (068).

E gjithë kjo rrëmuje me numrat dhe ndërprerje të shërbimit për abonentët është shoqëruar me akuza të forta nga vetë abonentët e Albtelecom dhe ata të ONE, të cilët tashmë kanë mbetur pa sinjal pavarësisht se kanë paguar.

AlbEu kontaktoi një ekspert të fushës, i cili shpjegoi se në të vërtetë bashkime të tilla mes kompanive celulare mund të ndodhin, por janë të shmangshme nëse përgjegjësit marrin masat e duhura.

“Problemet që mund të ndodhin janë për shembull mossinkronizimet; probleme me faturimin, etj., ajo që më çudit lidhet me faktin se kompania në fjalë ka eksperienca të mëparshme në këtë sektor dhe s’duhej të kishte dështuar në Shqipëri”, shprehet ai.

Në faqen e Facebook të ONE Albania kanë vërshuar ankesat e abonentëve, të cilët kërkojnë shpjegime për ndërprerjen e sinjalit.

Nga ana tjetër, konkurrenti i ONE Albania në treg ka nisur një fushatë agresive të bartjes së abonentëve duke shfrytëzuar situatën e krijuar.

AlbEu mëson se qindra abonentë të ONE Albania po marrin telefonata nga konkurrenti për të bartur numrin, një praktikë kjo e ndaluar nga AKEP, por që duket normale pas kaosit të shkaktuar gjatë procesit të bashkimit të ONE Albania. /albeu.com

The post Rreziku ONE Albania , pas dështimit me bashkimin abonentët i sulen kompanisë, problem madhor për sigurinë appeared first on Albeu.com.

Kaos me numrat e ONE Albania, mijëra abonentëve iu hiqet sinjali: Probleme të theksuara teknike pas bashkimit, pse po ndodh kjo
Kompania hungareze e telekomunikacionit 4iG hyri në tregun shqiptar pak vite më parë duke blerë fillimisht Telekom Albania dhe më pas Albtelecom, duke u kthyer kështu në operatorin me numrin më të madh të abonentëve në treg, të paktën në letër.

Gjatë transforimimit, kompanisë iu desh që të bashkonte Telekom Albanian dhe Albtelecom nën brandin e ri ONE Albania, gjë e cila nuk duhej të ndodhte vetëm në çështje logosh dhe marketingu, por edhe teknikisht.

Mirëpo, siç mëson AlbEu.com ky proces po has në probleme shumë të mëdha teknike duke bërë që mijëra abonentëve t’iu shkëputet shërbimi pa asnjë paralajmërim.

Në redaskinë e AlbEu kanë mbërritur një numër i madh ankesash në lidhje me ndërprerjen e shërbimit nga kompania ONE Albania fill pas fillimit të procesit të bashkimit të kompanive.

Burime për AlbEu bëjnë me dije se gjithçka ka nisur gjatë transferimit të numrave ku janë hasur përplasje mes numrave të njëjtë të kompanive të mëparshëm Telekom Albania dhe Albtelecom. Një pjesë e mirë e numrave që kanë patur përplasje janë mbyllur dhe tashmë këta abonentë nuk po marrin më shërbim.

AlbEu u interesua më tepër në lidhje me ndërprerjen e shërbimit për numrin 0682930**8, i cili prej disa muajsh tashmë nuk ka asnjë shërbim nga ONE Albania.

Pavarësisht kërkesave të shumta për të rihapur numrin dhe rimarrë shërbimin, abonenti është përballur me veshin e shurdhët dhe paaftësinë e kompanisë ONE Albania. “AlbEu” mëson se janë disa mijëra raste të ngjashme në të gjithë vendin.

Një fenoment i tillë haset edhe në faqen e Facebook të ONE Albania ku qindra qytetarë shkruajnë për këtë problem duke kërkuar zgjidhje nga kompania.

Kompania ka nisur kohët e fundit edhe një fushatë marketingu nën logon “Faleminderit skeptikë! Na bëni më të mirë” duke synuar për t’i dalë para krizës së madhe që është krijuar me abonentët, të cilët nga dita në ditë po shohin se nuk po shërbehen nga ONE Albania pavarësisht kontratës. /albeu.com

The post Kaos me numrat e ONE Albania, mijëra abonentëve iu hiqet sinjali: Probleme të theksuara teknike pas bashkimit, pse po ndodh kjo appeared first on Albeu.com.