kandidatet per zgjehdjet ne veri Archives - Albeu.com

KQZ-ja certifikon 12 kandidatë për zgjedhjet në veri të Kosovës
Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovë, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahen më 18 dhjetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në mbledhjen e mbajtur më 28 nëntor, përveç certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike ka emëruar edhe Komisionet Komunave të Zgjedhje.

Sipas njoftimit në Lesapoviq janë certifikuar Albulena Behluli-Hetemi nga Partia Demokratike e Kosovës, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleksandar jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës.

Në Zubin Potok janë certifikuar për zgjedhje Izmir Zeqiri nga PDK-ja dhe Flatron Hasani nga LVV-ja. Në këtë komunë nuk ka kandidatë nga partitë serbe.

Në Zveçan, Ilir Peci nga PDK-ja, Fetah Peci nga LVV-ja dhe kandidatja e pavarur Sladjana Pantoviq, do të garojnë për të parin e komunës.

Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut do të garojnë katër kandidatë. Në këtë komunë do të garojë Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Taulant Kelmendi nga PDK-ja, Erden Atiq nga LVV-ja dhe Aleksandar Arsenijoviq nga Iniciativa Qytetare Mbijetesa Serbe.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komune në katër komunat në veri, po mbahen pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë në Prishtinë lidhur me riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, më 5 nëntor njoftoi për dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës, përfshirë ato lokale dhe qendrore.

Po ashtu, më 25 dhjetor është caktuar data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Ndërkaq, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për targat më 23 nëntor dhe sipas Bashkimit Evropian, Kosova do t’i japë fund veprimeve të mëtejme për riregjistrimin e makinave me targa serbe, ndërkaq Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës./rel

The post KQZ-ja certifikon 12 kandidatë për zgjedhjet në veri të Kosovës appeared first on Albeu.com.