Kandidate Archives - Albeu.com

Ardian Gjini tregon qëndrimin e Aleancës për votimin e Vjosa Osmanit për presidente
Ardian Gjini, lider i Aleancës, doli sot në një konferencë për media.

Në pyetjen nëse Aleanca do ta mbështesë me votë Vjosa Osmanin për presidente, Gjini tha se brenda partisë ekziston unitet i plotë në vendimmarrje dhe se qëndrimet merren në mënyrë të bashkërenduar.

“Aleanca ka unitet të jashtëzakonshëm në procesin e vendimmarrjes, unik në Kosovë. Vendimet tona kanë me qenë të pastra, të harmonizuara dhe kemi me dalë bashkë,” deklaroi Gjini.

Ai nënvizoi gjithashtu se përkrahja e AAK-së nuk përcaktohet nga synimet personale të individëve për pozita politike.

“A ka me u votu një person që lyp me u bë diçka apo nuk ka me u votu një person që lyp me u bë diçka, nuk varet prej kësaj. Asnjëherë nuk varet prej kësaj,” tha ai.

Sipas Gjinit, partitë politike mund të arrijnë marrëveshje mes tyre pa pengesa, por Aleanca do të marrë vendim vetëm nëse ka zotime të qarta dhe të shkruara.

“Lirisht le ta bëjnë marrëveshjet partitë politike, ne nuk jemi kundër. Por nëse i duhet Aleanca për me zgjidh ngërqin institucional, nuk kemi me ia dhënë vetëm se dikush lyp me u bë kryeministër apo president. Kemi me ia dhënë nëse ka zotim të pastër me shkrim për këto çështje,” u shpreh Gjini.

Ai tha po ashtu se, sipas tij, Kosova nuk duhet të ketë institucione pa një orientim të qartë për zhvillimin e vendit.

“Kosova nuk meriton me pas institucione nëse ato thonë se nuk duan me zhvillu ekonominë e Kosovës, nuk duan me e pavarësu ekonomikisht e energjetikisht, dhe nuk duan me u lidh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” deklaroi Gjini.

The post Ardian Gjini tregon qëndrimin e Aleancës për votimin e Vjosa Osmanit për presidente appeared first on Albeu.com.

KPK miraton me 6 vota pesë kandidaturat për postin e Kryeprokurorit të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kandidaturat e pesë pretendentëve në garën për Kryeprokuror të Shtetit, me 6 vota pro dhe 1 kundër.

Gjatë mbledhjes së KPK-së, kryesuesi Arian Gashi njoftoi se, sipas vlerësimit të panelit përkatës, të gjithë kandidatët i përmbushin kushtet e parapara për këtë funksion.

“Ju njoftoj se kemi pranuar 5 aplikacione nga kandidatë. Ndërsa, me postë nuk kemi pranuar asnjë aplikacion. Sekretariati duke u bazuar në nenin për emërim të kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Kosovës, ka rishikuar materialet e pranuara për të përcaktuar se a kanë plotësuar kriteret e kërkuara me rregullore. Sekretariati po ashtu, i ka dorëzuar panelit vlerësues listën e kandidatëve për shqyrtim dhe vlerësim. Pas shqyrtimit të aplikacioneve, paneli vlerësuar ka vlerësuar të gjithë kandidatët plotësojnë kriteret”, tha Gashi.

Kandidatët që kanë aplikuar për këtë pozitë dhe që i përmbushin kriteret janë: Atdhe Dema, prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; Naim Abazi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; Rafet Halimi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit; dhe Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

The post KPK miraton me 6 vota pesë kandidaturat për postin e Kryeprokurorit të Shtetit appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë, LDK-ja zyrtarizon aleancën me Vjosa Osmanin dhe kandidaturën e saj për presidente
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e ka zyrtarizuar marrëveshjen për garim të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit me ish-presidenten Vjosa Osmani, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se LDK-ja e ka mbështetur propozimin e tij që Osmani të jetë bartëse e listës zgjedhore dhe kandidatja për presidente. Vetë Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër.

Abdixhiku tha se vendimi është marrë unanimisht në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, duke shtuar se në listën zgjedhore të partisë do të përfshihen edhe 19 emra të tjerë të propozuar nga Osmani.

Para largimit, Osmani kishte qenë një nga figurat më të votuara të LDK-së dhe, në karrierën e saj politike, ka ushtruar funksione të rëndësishme institucionale, përfshirë atë të presidentes dhe deputetes.

Raportet e saj me strukturat e atëhershme të LDK-së u përkeqësuan pas zgjedhjeve të vitit 2019 dhe rrëzimit të Qeverisë Kurti I.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Osmani garoi në koalicion me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa më pas formoi subjektin e saj politik, Lista Guxo.

Pas fitores së zgjedhjeve, ajo u zgjodh presidente e Kosovës dhe e ushtroi mandatin deri në përfundim, por mosmbështetja për një mandat të dytë nga LVV-ja prishi raportet mes tyre.

Analisti Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” e ka cilësuar afrimin Osmani-LDK si “risinë kryesore” të këtyre zgjedhjeve, duke vlerësuar se efekti elektoral i saj mund ta forcojë dukshëm listën e LDK-së.

Tri ditë para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, partitë politike në Kosovë kanë intensifikuar negociatat dhe finalizimin e ofertave zgjedhore.

Kështu, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të mbajtur gjithashtu të shtunën, partia në pushtet zyrtarizoi edhe një herë unanimisht Albin Kurtin si kandidat për kryeministër.

Kryeministri në detyrë , Kurti, synon një mandat të ri pas fitores së LVV-së në dy palë zgjedhjet e vitit 2025, fillimisht në shkurt dhe më pas në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit.

Në të fundit, partia e tij mori mbi 51 për qind të votave dhe Kurti doli sërish si më i votuar. Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se, në zgjedhjet e 7 qershorit, synon të fitojë 60 për qind të votave.

LVV-ja tashmë ka konfirmuar edhe vazhdimin e koalicionit me Guxo-n, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.

Ndërkohë, edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë oferta për zgjerimin e listës së saj zgjedhore me parti të tjera që vendosën të mos garojnë të vetme.

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) kanë shprehur gatishmëri për t’u përfshirë në listën e PDK-së.

Në një letër drejtuar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, Limaj ka shprehur gatishmërinë për “bashkëpunim dhe bashkim politik” në funksion të krijimit të një alternative të përbashkët opozitare.

PDK-ja deri tash nuk ka dalë me një qëndrim publik për ofertën e Nismës.

Limaj gjithashtu kishte qenë ndër figurat më të votuara të PDK-së në të kaluarën, para ndarjes së tij nga kjo parti dhe krijimit të NISMA-s.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 22 subjekte politike dhe tri koalicione janë regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa nëntë subjekte kanë hequr dorë nga garimi të vetme ose në koalicion.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor, pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese. Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajve në Kosovë, pas atyre të shkurtit dhe dhjetorit 2025./rel

Partitë politike pjesëmarrje në zgjedhje

Partia Socialdemokrate;

Kosovaki Nevi Romani Partia;

Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve;

Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

Srpska Lista;

Yenilikçi Türk Hareket Partisi;

Lidhja Demokratike e Kosovës;

Fjala;

Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK;

Socialdemokratska Unija;

Jedinstvena Goranska Partija;

Kosova Demokratik Türk Partisi;

Nova Demokratska Stranka;

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës;

Kosovski Savez;

Partia Balliste;

Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale;

Partia Liberale Egjiptiane;

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;

Stranka Demokratske Akcije;

Partia Demokratike e Kosovës.

Koalicion:

1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT);

2. Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar) dhe

3. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!).

The post Zgjedhjet në Kosovë, LDK-ja zyrtarizon aleancën me Vjosa Osmanin dhe kandidaturën e saj për presidente appeared first on Albeu.com.

Aktorja Delinda Disha kandidon për kryetare në Bashkinë e Tepelenës
Aktorja e njohur Delinda Disha, ka njoftuar se do të kandidojë për kryetare të Bashkisë së Tepelenës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

“Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha”, shkroi Disha në një postim në Instagram Story.

Ajo bëhet kështu kandidatja e dytë nga fusha e aktrimit që merr pjesë në zgjedhjet pjesshme vendore, pas Florian Binajt që kandidon për Bashkinë e Tiranës.

The post Aktorja Delinda Disha kandidon për kryetare në Bashkinë e Tepelenës appeared first on Albeu.com.

U përfol si kandidate për Bashkinë e Tiranës, Edlira Çepani: Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve nuk ishte normal, partitë të hapen drejt intelektualëve
Ditën e sotme, juristja dhe aktivistja Edlira Çepani, teksa ishte e ftuar në News24, ka komentuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar Bashkie në Tiranë, duke vlerësuar si hap pozitiv faktin që, për herë të parë, janë propozuar emra jashtë skemave politike tradicionale.

Ajo shtoi se kjo duhet të shërbejë si mesazh për politikën, që të hapet më shumë drejt intelektualëve dhe profesionistëve që kanë dëshirë dhe kapacitete për të kontribuar në jetën publike.

“Nuk pati një procedurë përzgjedhjeje normale. Pra ishte një procedurë që nuk ishte përzgjedhje, ishin disa emra që u hodhën nëpër të. Ne si juristë kemi nevojë për rregulla të qarta se kush na voton, propozon dhe kush e zgjedh emrin. Por, për mendimin tim, kjo solli një risi pozitive, u lakuan emra që nuk vinin nga politika. Ky ishte një sinjal se ka njerëz përtej partive që qytetarët duan t’i shohin në pozicione kyçe”, deklaroi Çepani.

Më tej ajo tha se; “dinamikat po tregojnë që partitë politike të hapen më shumë, por edhe njerëzit kanë filluar të kërkojnë ndryshimin e ujërave”.

E pyetur nëse do ta kishte pranuar një ofertë për kandidim, Çepani u shpreh:

“Do ta kisha menduar seriozisht. Pastaj do të varej nga marrëveshjet, angazhimi në fushatë, etj. Ajo që më pëlqeu nuk kishte të bënte me individin, por me faktin që iu dha njerëzve mundësia të kishin një angazhim konkret”.

Gjithashtu, Çepani tha se nëse bashkëshorti i saj, Gert Bogdani do të ishte gjallë, do ta kishte inkurajuar nëse do të duhej të garonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës.

The post U përfol si kandidate për Bashkinë e Tiranës, Edlira Çepani: Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve nuk ishte normal, partitë të hapen drejt intelektualëve appeared first on Albeu.com.

Kandidate për Tiranën? Edlira Çepani: E pashë si vazhdimin e vizionit të Gertit
Edlira Çepani e ka cilësuar si një surprizë e bukur përfolja e emrit të saj si një nga kandidatet e mundshme për bashkinë e Tiranës nga ana e opozitës. E ftuar në “Goca dhe gra”, ajo tha se kur e dëgjoi emrin e saj të përflitej për garën e Tiranës, ishte e papritur, por surprizë e bukur.

“Nuk e kisha konsideruar më parë, kam disa vite që merrem me politikë sepse punoj me vajza dhe gra nga forcat politike, por vetë nuk e kisha menduar. Ishte një surprizë e bukur. E vlerësova që më propozuan. Kjo ishte një nga kërkesat e njerëzve, kam përshtypjen. Ishte një shtysë nga njerëzit emrit im”, u shpreh ajo.

Por nëse do ta kishin propozuar, a do të kandidonte?

“Në momentin që ta kërkojnë dhe njerëzit të shtyjnë, duhet respektuar”, tha ajo, duke shtuar se e pa si një realizim edhe të vizionit të bashkëshortit të saj, Gert Bogdani, që u nda parakohe nga jeta.

“Pashë dhe si një realizim i vizionit të Gertit për bashkinë e Tiranës. Unë i kam dhënë një premtim kur jeta na ndau në mënyrë të padrejtë, që do ta vazhdoj misionin e tij. Ai do të më kishte mbështetur nëse do të kandidoja”, tha ajo.

The post Kandidate për Tiranën? Edlira Çepani: E pashë si vazhdimin e vizionit të Gertit appeared first on Albeu.com.

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar shpalljen e kandidates për kryetare të Bashkisë së Tiranës, ajo do të jetë Ogerta Manastirliu.

Rama e njoftoi këtë vendim në asamble, teksa njoftoi dhe vetë Manastiruliun, e cila sipas tij nuk dinte asgjë.

“Të ma falësh” , tha Rama para anëtarëve të asamblesë. Ai u shpreh se Manastirliu është profili që i duhet për drejtimin e Tiranës.

“Unë kam shumë besim për shumë arsye për përkushtimin e veçantë ndaj shërbimit publik dhe kujdesin ndaj bashkëpunëtoreve që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës”, tha Rama.

Edi Rama: E di që nuk do ma falësh kollaj në një kohë më të gjatë mbase kësaj here këtë bombë të palajmëruar. Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën. PS nuk ka më as si pret as ça pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje. Duhet të më besosh ti dhe të më besojnë të gjithë, nuk kemi ku dhe si e kërkojmë një profil dhe person më të përshtatshëm për t’i kërkuar popullit të Tiranës mbështetjen e tij dhe për ti dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e saj më të madhe.

Kështu që është radha jote e nderuar dhe e dashur Ogerta ta udhëheqësh Tiranën me ambicien qetësinë që ta ka karakterizuar në të gjitha detyra sfiduese ku ke spikatur gjerë tani. Ndërsa detyra jonë është të mbështesim fillimisht duke u vënë në rresh pas teje për të marrë votëbesimin e mëritura nga komuniteti i madh i kryeqytetit për kandidaturën bindëse të PS.

The post Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës appeared first on Albeu.com.

Irani përzgjedh gjashtë kandidatë për zgjedhjet presidenciale
Irani ka bërë të ditur emrat e gjashtë kandidatëve – kryesisht konservatorë – për zgjedhjet presidenciale të 28 qershorit.

Zgjedhjet do të mbahen për të zëvendësuar presidentin Ebrahim Raisi, i cili ka vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri.

Kandidatët e prezantuar nga Ministria e Drejtësisë janë përzgjedhur prej 80 personave që kanë aplikuar.

Përzgjedhjen e ka bërë Këshilli i Gardianëve, trup që mbikëqyr zgjedhjet në Republikën Islamike.

Në mesin e kandidatëve është kryetari i Kuvendit, Mohammad Bagher Ghalibaf dhe ish-negociatori për çështje bërthamore, ultrakonservatori, Saeed Jalili.

Në listë është vetëm një kandidat reformist, Massoud Pezeshkian, aktualisht deputet në Kuvend.

Në listë është edhe ish-ministri i Brendshëm iranian, Mostafa Pourmohammadi, më pas kryetari i Teheranit, Alireza Zakaani dhe zëvëndëspresidenti aktual, Amirhossein Ghazizadeh-Hashemi.

Ish-presidenti i linjës së ashpër, Mahmoud Ahmadinejad, është diskualifikuar prej garës, njëjtë sikurse më 2017 dhe 2021.

Gara u është ndaluar edhe figurave të moderuara si: Ali Larijani dhe Vahid Haghanian.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Këshilli i Gardianëve pati diskualifikuar shumë figura reformiste dhe të moderuara, çka më pas ka rezultuar me fitoren e Raisit, ultrakonservatov.

Zgjedhjet që i ka fituar Raisi, janë përshkruar me daljen më të ulët ndonjëherë në Republikën Islamike – vetëm 48.8 për qind./rel

The post Irani përzgjedh gjashtë kandidatë për zgjedhjet presidenciale appeared first on Albeu.com.

Përballë dy shqiptarëve, kush është Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente në Maqedoninë e Veriut
Partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, në konventën partiake të 2 marsit në Shkup, ka promovuar Gordana Siljanovska Davkovën për kandidate të saj, për zgjedhjet presidenciale më 24 prill në Maqedoninë e Veriut.

Siljanovska-Davkova është deputete aktuale e VMRO DPMNE-së.

Ajo ishte kandidate për presidente e kësaj Partie edhe në zgjedhjet e vitit 2019, por ishte mundur nga presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Në fjalimin e mbajtur para mbështetësve të saj Gordana Siljanovska-Davkova, tha se kësaj radhe do të jetë fituese e garës për kreun e shtetit dhe bëri thirrje për “unitet në arritjen e interesave kombëtare e shtetërore.

“Mund të ndryshosh gjithçka, stilin, shumë gjëra, por asnjëherë atdheun. Jo rastësisht kemi lindur në Maqedoni [të Veriut], energjia buron nga këtu dhe prandaj duhet të vendosim lidhje sa më të forta me ata që u larguan, jo sepse donin, por sepse dikush nuk i donte si më të mirët. Vetëm kështu do të sigurojmë respekt kudo në botë. Na pret shumë punë dhe unë nga të gjithë ata që do të jenë bartës të ndonjë posti, u kërkoj atyre t’iu japin fund përçarjeve të tmerrshme mbi çdo bazë, kryesisht në baza partiake dhe politike”, tha Siljanovska-Davkova.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi nga anëtarët e partisë, por edhe të gjithë qytetarët që të dalin në zgjedhjet presidenciale, por edhe në ato parlamentare për të “votuar për ndryshimin e madh”.

Ky ndryshim, sipas tij, arrihet nëse VMRO DPMNE-ja në zgjedhje arrin të marrë gjysmën e mandateve të deputetëve, apo 61 nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

“Këto janë zgjedhje për Maqedoninë [e Veriut]. Për një Maqedoni ku vlejnë ligjet, në të cilën nuk ka qytetarë të rendit të parë dhe të dytë. Shpresoj që qytetarët të bëjnë zgjedhjen e duhur… Më 8 maj e dimë që ky popull do të thotë mjaft, mjaft nga vjedhjet, mosekzistenca e një sistemi, mjaft nënvlerësimit”, ka deklaruar Mickoski.

Nga ana tjetër, LSDM-ja, të dielën më 3 mars, në konventën partiake do të miratojë kandidaturën për mandatin e dytë të presidentit aktual Stevo Pendarovski.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri më tani nga 11 kandidatë për president, pesë prej tyre tashmë kanë mbledhur 10 mijë votat e nevojshme duke zyrtarizuar kështu kandidaturat e tyre për garën zgjedhore më 24 prill.

Në mesin e tyre janë edhe dy kandidatët shqiptarë, Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Arben Taravari nga Opozita e Bashkuar Shqiptare.

Të shtunën në mbrëmje, kandidati opozitës shqiptare, Arben Taravari është promovuar zyrtarisht në Gostivar në praninë e liderëve të katër partive që përbëjnë koalicionin “VLEN”.

Në konventë ishte i pranishëm edhe Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Vetëvendosja mbështet opozitën shqiptare dhe anëtarë të saj nga Maqedonia e Veriut pritet të jetë në listat për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

The post Përballë dy shqiptarëve, kush është Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm Putin, në garë për postin e presidentit të Rusisë edhe kandidatë të tjerë
Presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka shpallur ende kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale ruse vitin e ardhshëm, ka thënë Kremlini, ndërsa ka zbuluar se në garën e ardhshme do të ketë disa kandidatë.

Do të ketë një “numër të ndryshëm kandidatësh”, pasi shumë njerëz plotësojnë kriteret për të kandiduar për postin, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Putin,  i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1999, pritet që të kërkojë dhe të fitojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar në vitin 2024, edhe pse është 71-vjeç.

“Nuk ka ende një kandidat të parë, do të ketë një kandidat të parë pasi të regjistrohen. Mund të ketë një numër të ndryshëm kandidatësh,” tha Peskov.

“Kushtetuta jonë përcakton se kush mund të kandidojë për postin e presidentit. Shumë njerëz i përmbushin këto kritere. Ende nuk është shpallur asnjë fushatë zgjedhore”, deklaroi ai.

The post Jo vetëm Putin, në garë për postin e presidentit të Rusisë edhe kandidatë të tjerë appeared first on Albeu.com.