Kancer ne mushkeri Archives - Albeu.com

Vuante nga kanceri në mushkëri, ndahet nga jeta ish-futbollisti zvicerian
Ish-futbollisti zviceran Nicolas Schindelholz ka vdekur në moshën 34-vjeçare nga kanceri në mushkëri. Basel, klubi ku ai u rrit, njoftoi lajmin e hidhur këtë mëngjes në rrjetet sociale: “FC Basel mban zi për vdekjen e Nicolas Schindelholz. Ish-kapiteni ynë i U-21 iu dorëzohet kancerit në moshën 34-vjeçare. I gjithë klubi është i tronditur nga ky lajm dhe i dërgon ngushëllimet më të thella familjes. U prefsh ne paqe Nick.”

Publikimi i skuadrës zvicerane ka ardhur vetëm pak orë pasi fitoi në kohën shtesë në ndeshjen e tij të kupës kundër FC Aarau, kuriozisht skuadra e fundit në karrierën e Schindelholz. Ata kanë dashur të lënë edhe një mesazh në rrjete, ndonëse e kanë bërë edhe pas takimit për të mos prekur nga kjo goditje ata që deri vonë kanë qenë bashkë: “Ish-qendërmbrojtësi ynë ka vdekur nga kanceri në moshën 34-vjeçare. FC Aarau u dërgon ngushëllimet më të thella familjeve dhe u uron atyre shumë forcë në këto momente të vështira”.

Schindelholz kishte ende një kontratë me FC Aarau kur u diagnostikua me një tumor në mushkëri në vitin 2020, por pas dy vitesh duke luftuar sëmundjen dhe duke iu nënshtruar trajtimeve të ndryshme, ka ndodhur rezultati fatal. “Nico ishte një futbollist i mirë, por mbi të gjitha ishte një qenie njerëzore e shkëlqyer”, janë shprehur ata nga Aarau.

I lindur në shkurt 1988 në një familje me një dashuri të madhe për futbollin, mbrojti ngjyrat në adoleshencën e tij në SC Dornach përpara se të nënshkruante për Basel me të cilin u rrit në ekipin U-18 dhe më vonë me U-21, me të cilin ishte gjithashtu. kapiten. Puna e tij e mirë në fushën e gjelbër tërhoqi vëmendjen e ish-ndërkombëtarit zviceran Murat Yakin, i cili kur mori drejtimin e FC Thun në 2009 mori Nico. Më vonë ai do të luante për FC Luzern dhe më vonë për FC Aarau me të cilin ai shpalli pensionimin e tij vitin e kaluar disa muaj pasi mori vesh për sëmundjen nga e cila vuante./ h.ll/albeu.com

The post Vuante nga kanceri në mushkëri, ndahet nga jeta ish-futbollisti zvicerian appeared first on Albeu.com.

Zbulohet lidhja mes kancerit të mushkërive dhe problemeve të kockave, çfarë paralajmërojnë ekspertët
Kanceri i mushkërive po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm dhe në vende si Mbretëria e Bashkuar ai mban vendin e tretë për nga numrat e të prekurve. Edhe pse për disa njerëz, fazat e hershme të sëmundjes mund të jenë pa simptoma, shenjat më të zakonshme janë kolla e vazhdueshme, infeksionet e përsëritura në zonën e gjoksit dhe kollë me gjak.

Por përveç këtyre shenjave, dhimbja dhe ënjtja në nuje, e njohur si osteoartropatia pulmonare hipertrofike (HPOA), mund të jenë shenjë e njerëzve me kancer të mushkërive. “HPOA janë një grup simptomash që mund të prekin organet, mushkëritë, kockat dhe nyjet”.

Në rastet e kancerit, këto simptoma mund të shkaktohen nga substancat që çlirohen nga tumori, ose nga substanca që trupi prodhon kur reagon ndaj tumorit.

Pra këto simptoma zakonisht përfshijnë inflamacion të kockave dhe nyjeve në kyçet e duarve dhe kyçet e këmbës. Ndonjëherë kjo shfaqet në skanimet e kockave ose në rrezet X. Kaviljet dhe kyçet e duarve mund të fryhen dhe inflamohen, duke shkaktuar shumë dhimbje dhe vështirësi në lëvizje.

Trajtimi për kancerin e mushkërive mund të ndihmojë në uljen e efekteve, por ka edhe trajtime specifike për secilën prej simptomave të mësipërme. Ilaçet kundër dhimbjeve, të tilla si ilaçet anti-inflamatore jo-steroide, mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe të ndihmojnë në reduktimin e ënjtjes dhe dhimbjes. HPOA mund të shfaqet edhe si enjtje tek gishtat e duarve dhe kemvëve.Kjo do të thotë se gishtat e duarve dhe këmbëve zmadhohen ose rrumbullakosen tek pjesa e thonjve.Thonjtë lakohen, trashen dhe duken në formë luge.

Kjo është një simptomë e zakonshme e sëmundjeve të mushkërive dhe zemrës.Askush nuk e di saktësisht se pse zhvillohet një problem i tillë tek gishtat, por mund të jetë sepse nuk ka oksigjen të mjaftueshëm në gjak.

The post Zbulohet lidhja mes kancerit të mushkërive dhe problemeve të kockave, çfarë paralajmërojnë ekspertët appeared first on Albeu.com.