kanabisit Archives - Albeu.com

Lezhë/ 3 goditje kundër kultivimit të kanabisit, arrestohen 4 persona
Në kuadër të operacionit policor “Territori i pastër”, janë finalizuar brenda 24 orëve në Rrëshen dhe në Kurbin 3 goditje kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë aksionit policor, janë arrestuar 4 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë për rastet e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre 3 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh.

Në operacionin që u përfshinë komisariatet e Policisë Mirditë dhe Kubin, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Lezhë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier janë gjetur dhe asgjësuar rreth 2706 fidanë dhe bimë kanabis.

1.Komisariati i Policisë Mirditë, në kuadër të një hetimi 1-mujor, me metoda proaktive, të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, goditi një rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. K., 41 vjeç, banues në fshatin Zheje, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

K. D., 33-vjeç, banues në Laç, me detyrë Operator i Zyrës së Shërbimeve për Qytetarët, në Komisariatin e Policisë Kurbin, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka informuar autorët e kësaj veprimtarie kriminale, për lëvizjet e Policisë.

Në vijim të këtij operacioni u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e shtetasit të arrestuar E. K., shtetasit A. Z. alias I. L. alias I. L., 39 vjeç, banues në fshatin Sanxhak dhe G. L., 33 vjeç, banues në fshatin Vinjollë.

Nga hetimet dyshohet se të tre këta shtetas kanë kultivuar 1900 bimë narkotike dhe 650 fidanë narkotikë (në kubikë), në afërsi të përroit të Karmës, në fshatin Përshqesh.

Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin P. Ll., 62 vjeç, kryetar i fshatit Përshqesh dhe për shtetasin Gj. L., 58 vjeç, specialist pyjesh në fshatin Orosh.

2.Në Kurbin, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, në pyjet e fshatit Shëmri, Kurbin, gjetën 3 parcela ku ishin kultivuar 151 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i hetimeve u identifikuan organizatorët e këtij rasti kultivimi, shtetasit S. B., 46 vjeç dhe A. B., 35 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin. Në vijim u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 46-vjeçarit, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit A. B..

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Shëmri, shtetasin B. K., 52 vjeç.

3.Më tej, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, në Milot, gjetën disa bimë të tjera narkotike cannabis sativa, si dhe identifikuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të kultivimit të tyre, shtetasin A. K., 24 vjeç.

Megaoperacioni kombëtar “Territor i pastër” vijon. Materialet procedurale, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

The post Lezhë/ 3 goditje kundër kultivimit të kanabisit, arrestohen 4 persona appeared first on Albeu.com.