kampi i mek Archives - Albeu.com

Dyshohet se nga kampi Ashraf u kryen sulme kibernetike drejt Iranit, zbardhet dosja e SAPK për kontrollet në Manzë
Policia e Shtetit me urdhër të SPAK ditën e djeshme ka kryer kontrolle në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Banorët e kampit u përplasën me forcat e rendit. 15 efektivë u lënduan dhe po ashtu edhe nga radhët e muxhahedinëve pati persona të lënduar. Një prej tyre ndërroi jetë dhe paraprakisht raportohet se shkak ishte infarkti.

Në dosjen e SPAK,  argumentohet dhe ndërhyrja e policisë, për të ushtruar kontrolle dhe për të bllokuar disa pajisje elektronike, mes tyre laptopë.

Sipas BW, në dosje thuhet se ka dyshime që nga organizata MEK, ishin kryer sulme kibernetike në drejtim të Republikës Islamike të Iranit.

“Është referuar fakti se dyshohet se nga organizata “MEK” (Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit) nga territori i Republikës së Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore si dhe drejt disa institucioneve në shtetin iranian. Duke qenë se statusi i qëndrimit të organizatës MEK në Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK”, thuhet në vendimin e gjykatës./Albeu.com.

The post Dyshohet se nga kampi Ashraf u kryen sulme kibernetike drejt Iranit, zbardhet dosja e SAPK për kontrollet në Manzë appeared first on Albeu.com.

Operacioni i policisë në Manzë, reagon Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një deklarate në medie lidhur me kontrollet e kryera sot nga policia në kampin e MEK në Manzë.

Ai e ka quajtur krim ndërhyrjen e policisë dhe dhunim flagrant të ligjeve të vendit.

Berisha: Inkursioni agresiv dhe banditesk i Policisë së Shtetit me urdhër të Edi Ramës në kampiun e refugjatëve iranianë, në Manzë përbën një krim të shëmtuar, përbën një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, konventave ndërkombëtare për refugjatët, traditës shqiptare dhe detyrimit që vjen nga kjo traditë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, terrorin fizik, psikologjik të gjithanshëm të ushtruar ndaj muxhahedinëve. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, dhunën e egër fizike e cila ka pasur pasojë deri më tani 1 të vdekur me plagë të shumta dhe mbi 40 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë në spitalet e vendit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe veprimet dhe i konsideroj banditeske ato, pasi të gjitha objektet e konfiskuara janë marrë pa lënë asnjë dokument, asnjë procesverbal nga ana e Policisë së Tiranës.

Berisha theksoi se PD dënon terrorizmin ngado që vjen. Ai nuk përjashtoi as mundësinë që brenda muxhahedinëve të ketë dhe të infiltruar, terroristë, të deleguar apo të dërguar të regjimit të Ajatollahve.

Berisha: Partia Demokratike është një parti e cila dënon terrorizmin ngado që vjen. Nuk përjashtohen mundësitë që brenda muxhahedinëve të ketë dhe të infiltruar, terroristë, të deleguar apo të dërguar të regjimit të Ajatollahve, por PD nuk pranon kurrë ndëshkime kolektive dhe këtë që ka ndodhur sot, një masakër pothuajse e vërtetë në kampin e Manzës.

Pjesë nga deklarata:

Akuzat e formuluara nga prokuroria apo policia, sigurisht kërkonin hetim dhe gjykim, por kjo nuk mund të bëhej kurrë me një reprezalje masive ndaj refugjatëve iranianë me strehë në Shqipëri.

Unë informoj shqiptarët gjithashtu se sulmet kibernetike nga regjimi i Ajetollahëve janë një e vërtetë dhe realitet i pamohueshëm në vlerësimin tim. Por informoj shqiptarët gjithashtu se para këtyre sulmeve, nuk ishte Garda Revolucionare e Ajatollahëve, as zbulimi i tyre që sulmoi sistemet dixhitale shqiptare, por i sulmoi Edi Rama me falangat e tij të krimit, që nxorri në treg të gjitha të dhënat për punonjësit e SHISH, duke nxjerrë kështu në publik, të dhëna sekrete për këtë shërbim, duke dëmtuar jo vetëm interesat e tij, por edhe të shërbimeve sekrete të NATO-s në tërësi.

PD informon shqiptarët se nuk ishin Ajatollahët që nxorrën në treg, pagat e shqiptarëve, targat e shqiptarëve, por ishin falangat e krimit të Edi Ramës ta bëjnë këtë, kohë më parë se hakerat e Pasdaranit të ndërhynin në sistemet tona.

Ishte Edi Rama dhe qeveria e tij që lëshoi në duart e patronazhistëve, të dhënat personale të mbi 1 mln shqiptarëve, të depozituar me besim të plotë tek qeveria e tyre armiqësore.

Çfarë ndodhi sot në Manzë?

Ditën e sotme (20 qershor), Policia e Shtetit ka kryer kontrolle në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

U zhvilluan  kontrolle të imtësishme në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë etj.

Operacioni u drejtua nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa burime bëjnë me dije se janë lëshuar 70 urdhër-arreste.

Iranianët pretenduan se policia ka ushtruar dhunë dhe si pasojë e gazit lostjellës, një person ka ndërruar jetë dhe dhjetra të tjerë janë lënduar, 3 prej tyre kanë përfunduar në QSUT.

Por policia e Shtetit si dhe Ministria e Brendshme mohuan kategorikisht pretendimet e tyre. Sipas Policisë së Shtetit një 65-vjeçar ndërroi jetë për shkak të ‘arrestit kardiak’. Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë në spitalin e Durrësit./Albeu.com/

The post Operacioni i policisë në Manzë, reagon Berisha appeared first on Albeu.com.