kampi Gjadrit Archives - Albeu.com

Tensione në kampin e Gjadrit/ Emigrantët e parë nga Italia shkaktojnë trazira, plagosen tre prej tyre
Vetëm pak ditë pas mbërritjes në Shqipëri, emigrantët e parë të sjellë nga Italia dhe të akomoduar në kampin e Gjadrit kanë shkaktuar tensione dhe akte dhune brenda qendrës.

Edhe pse situata nga jashtë duket e qetë, mediat italiane raportojnë për një situatë të tensionuar në brendësi të kampit. Sipas mediave italiane, rreth 20 emigrantë kanë dëmtuar dhomat dhe pajisjet e kampit gjatë dy ditëve të fundit. Po ashtu, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta me thikë gjatë përplasjeve të brendshme.

Autoritetet italiane, të cilat kanë në dorë administrimin e brendshëm të kampit, kanë vendosur në izolim personat problematikë, të cilët tashmë po mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, ka konfirmuar për mediat se kontigjenti është i rrezikshëm, pasi përfshin individë të akuzuar apo të dënuar për vepra të rënda penale, si tentativa vrasjeje, dhunë seksuale, pornografi me fëmijë, vjedhje, grabitje dhe trafik droge.

40 emigrantët që mbërritën në Shëngjin më 11 prill me anijen “Libra”, janë persona që u është refuzuar azili në Itali dhe pritet të riatdhesohen në vendet e origjinës. Ata do të qëndrojnë në Shqipëri deri në 18 muaj, sipas marrëveshjes mes dy qeverive.

Kampi i Gjadrit, fillimisht i konceptuar për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve, tashmë do të funksionojë si qendër ndalimi për emigrantët e refuzuar, në bazë të dekretit të ri të qeverisë italiane Meloni.

The post Tensione në kampin e Gjadrit/ Emigrantët e parë nga Italia shkaktojnë trazira, plagosen tre prej tyre appeared first on Albeu.com.

Rreth 40 emigrantë nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri, kryhen transferimet e para drejt kampit të Gjadrit
Këtë të enjte, priten transferimet e para të emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjaderit në Shqipëri, e kthyer me dekret të qeverisë italiane në CPR (Qendra e Paraburgimit për Riatdhesimin).

Burimet portuale shqiptare raportuan se një anije me 15 emigrantë, e nisur nga Brindizi, duhet të arrijë në portin e Shëngjinit rreth orës 15.00.

Anija e dytë me 25 emigrantë të tjerë pritet në mbrëmje, rreth orës 19.00. Në total, pra, priten rreth dyzet persona, e barabartë me kapacitetin aktual të CPR të ngritur brenda kampit të Gjadrit.

The post Rreth 40 emigrantë nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri, kryhen transferimet e para drejt kampit të Gjadrit appeared first on Albeu.com.

Testimi i parë i kampit të Gjadrit del bllof
Një anije ushtarake italiane me kapacitet 80 marinarë dhe 200 “pasagjerë” nisi lundrimin nga Ishulli i Lampedusës në afërsi të Tunizisë deri në Shëngjin në Shqipërinë e Veriut, një distancë prej mbi 1,200 kilometrash, për të sjellë për “përpunim” 16 refugjatë, dhjetë nga Egjipti dhe gjashtë nga Bangladeshi, njoftoi media italiane, në atë që gazeta La Repubblica e cilësoi si “bllof”.

Nisi në këtë mënyrë përpjekja kontroverse e qeverisë së ekstremit të djathtë në Itali, të drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni, në bashkëpunim me kryeministrin e majtë të Shqipërisë Edi Rama, për të “procesuar” në Shqipëri kërkesat për azil, pasuar nga një riatdhesim i shpejtë i të refuzuarve, me shpresë se një masë e tillë do të diskurajojë turmat e migrantëve të dëshpëruar, të cilët nisen zakonisht nga brigjet e Libisë në një udhëtim shumë më të gjatë dhe të rrezikshëm nga ai që ndërmerrnin shqiptarët nga brigjet e Vlorës për në Italinë e jugut dy dekada më parë.

Përpjekja, e cila pritet t’i kushtojë taksapaguesve italianë mbi 800 milionë euro, synon që të procesojë në Shqipëri jo më shumë se 3 mijë persona në muaj për një total prej 36 mijë personash në vit. Por para se të sjellë migrantët në Shqipëri, qeverisë italiane iu desh të kalojë disa filtra ligjorë, të tillë si fakti që familjet që udhëtojnë sëbashku të mos ndahen, gratë dhe fëmijët të mos sillen në Shqipëri dhe personat që i përkasin vendeve jo të sigurta, ku përfshihet shumica e vendeve të Afrikës e të Azisë, të procesohen në itali gjithashtu.

Rezultati i këtyre kufizimeve, është që një numër i vogël migrantësh nga një numër i vogël vendesh të cilat Italia i ka klasifikuar si “vende të sigurta origjine”, mund të sillen në Shqipëri dhe kjo shpjegon se në bordin e anijes ushtarake që pritet të mbërrijë në Shëngjin janë vetëm azilkërkuesit nga Egjipti dhe Bangladeshi. Të dyja këto vende nuk janë në fakt shumë të sigurta: Egjipti është nën kontrollin e një diktature ushtarake, ku njerëzit zhduken nëpër ingranazhet e policisë sekrete ndërsa Bangladeshi gjendet në mes të trazirave pas protestave antiqeveritare, të cilat qeveria tentoi t’i shtypë me dhunë duke i marrë jetën qindra protestuesve.

Rrjedhimisht, nëse nga të 16 azilkërkuesit që pritet të mbërrijnë në Shqipëri do të ketë individë që do të arrijnë të bindin gjyqtarët italianë se u rrezikohet jeta në Egjipt apo në Bangladesh, ata do të lejohen të udhëtojnë drejt Italisë me statusin e refugjatit ndërsa taksapaguesit italianë do të paguajnë për udhëtimin drejt Shqipërisë, udhëtimin drejt Italisë si dhe udhëtimet vajtje-ardhje të gjyqtarëve, avokatëve dhe policëve që duhet të merren me ta në territorin shqiptar.

Pyetur nga media italiane, kryeministri shqiptar Edi Rama, deklaroi se ai nuk ishte i interesuar të dinte se çfarë ndodhte brenda kampit, në përpjekje të dukshme për të larë duart nga shkeljet potenciale të të drejtave të njeriut nga ana e autoriteteve italiane. Juristët gjithsesi vërejnë se ka pak gjasa që në procese gjyqësore pasuese të shkeljeve potenciale të të drejtave të njeriut, Shqipëria të mos mbahet përgjegjëse bashkë me Italinë./BIRN

The post Testimi i parë i kampit të Gjadrit del bllof appeared first on Albeu.com.