kamionistët shqiptarë Archives - Albeu.com

“Jemi mbi 3 mijë shofera”, kamionistët shqiptarë nëpër botë ndajnë eksperiencat, me dekada jashtë vendit
‘Kamionistat Shqiptar Forever In The World’ është një grup me të gjithë kamionistët shqiptarë në botë. Ata janë mbi 3 mijë shofera të cilët ndajnë eksperiencat e tyre, vështirësitë dhe shoqërinë e tyre.

Në një lidhje me Skype, katër prej shoferëve, Alberti Aga nga SHBA, Valon Kurtaj, Ilir Karapici dhe Albert Methasani, kanë folur për grupin e tyre. Ata kanë treguar edhe detaje për jetën e tyre personale, se kur kanë nisur të punojnë me kamion dhe deri tani si po vazhdon puna e tyre.

“Përshendetje. Ora këtu është tre e mëngjesit dhe ne akoma nuk kemi fjetur. Unë kam 22 vjet këtu në SHBA, plus nja 10 vjet në Greqi. Unë e kam trashëgimi nga babai, po kjo do shkoj në fis. Babai nuk donte të ma jepte se është i vështirë, po siç thuhet zanati vidhet. Unë këtu në kamion kam shumë gjëra, kam frigoriferin, mikrovalën. Jemi të kompletuar se kjo puna e kamionit nisesh, por nuk e di kur kthehesh.

Në grupin tonë bëjnë pjesë shumë shofera, nga jugu, veriu i Shqipërisë, nga Kanadaja, SHBA dhe gjithë Europa. E kemi quajtur grupin ‘Kamionistat Shqiptar Forever In The World’”, u shpreh Albert Aga.

“Ne jemi mbi 3 mije veta shofera dhe kemi krijuar një grup, që na shërben me u njoh me njëri-tjetrit, me u taku me të gjithë nëpër botë, se jemi gjithë kohës rrugëve”, tha Albert Methasani.

“Unë jam nga Kosova. Nga viti 2007 punoj me vëllezërit, kam punuar edhe më herët në furrë buke po e kam lënë. Në kamion kam vendosur figurën e Adem Jasharit dhe këtë e kam parë nga një shokë”, tha Valon Kurtaj.

“Unë jam tifoz me Tironën. Rëndësi ka që rrafëm një herë ‘morrat e kuq’. Unë vij natë për natë në shtëpi. Kam 22 vjet në itali, 25 vjet me kamion edhe në Shqipëri”, u shpreh Ilir Karapicaj

The post “Jemi mbi 3 mijë shofera”, kamionistët shqiptarë nëpër botë ndajnë eksperiencat, me dekada jashtë vendit appeared first on Albeu.com.