kamerat e hoteli Archives - Albeu.com

Mister fati i Ervis Martinaj, kamerat e hotelit me 5 yje e fiksuan, dy ditë “shëtitje” në Durrës, pastaj u zhduk
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me hetimet e prokurorisë mbi efektivin e Forcave Operacionale të Policisë, Jeton Lami, i cili akuzohet se ka shoqëruar Ervis Martinajn gjatë ditëve të fundit teksa kërkohej në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Ndërkohë që kundërshtarët i vrisnin miqtë dhe kërkonin kokën e tij, Martinaj mësohet se ka qarkulluar mes Laçit dhe Durrësit nën shoqërimin e Lamit, i cili siç mëson ABC ka patur më shumë rolin e personit që do ta ndihmonte të mos kapej nëpër postblloqet e policisë se sa të badigardit.

Mësohet se vetëm dy ditë para se familjarët të shkonin në Policinë e Laçit për të deklaruar se nuk kishin patur kontakte me të, Martinaj është kapur nga kamerat e sigurisë së një hoteli të njohur, me pesë yje në Durrës.

Siç mëson ABC, ai ka ndejtur vetëm një natë në këtë hotel dhe dhoma ishte prenotuar në emër të policit Jeton Lami, i cili e kishte sjellë me një makinë tip Audi Q8 në mbrëmje dhe e kishte marrë në mëngjes me një makinë tip “Volkswagen”.

ABC mëson se gjatë këtyre dy ditëve, makina në fjalë është parë të lëvizë nëpër rrugët e Durrësit dhe dyshohet se sipër, në vendin e pasagjerit ka qenë pikërisht Ervis Martinaj.

Makina është zhdukur më pas nga kamerat e sigurisë nëpër rrugët e Durrësit dhe ky është pikërisht momenti që prokuroria mendon se korrespondon edhe me kohën kur familjarët kanë kërkuar nga policia e Laçit që t’i gjejnë Ervis Martinajn pas humbjes së kontakteve.

Prokuroria dyshon se Lami nuk po i tregon në gjitha çfarë di në lidhje me vendet ku ka shoqëruar Martinajn si edhe me fatin e tij. Mbetet mister fakti nëse Martinaj është gjetur nga kundërshtarët apo edhe zhdukur vetë për t’i shpëtuar policisë dhe grupeve kriminale që muajt e fundit e kanë vënë në shënjestër.

Në media ka patur raportime kontradiktore në lidhje me fatin e tij, ndërkohë që prokuroria dhe policia nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur realisht./abcnews.al

The post Mister fati i Ervis Martinaj, kamerat e hotelit me 5 yje e fiksuan, dy ditë “shëtitje” në Durrës, pastaj u zhduk appeared first on Albeu.com.