Kamera Archives - Albeu.com

Rama: Mungesa e kamerave pranë shkollave rrit rrezikun për të miturit
Kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Smart city Albania” ka folur në lidhje me zbatimin e projektit për instalimin e një sistemi sigurie, përmes kamerave inteligjente.

Ai u ndal në monitorimin me kamera të shkollave, ku tha se një nga arsyet se përse kanë ndodhur tragjedi mes të miturve në shkolla, ishte pikërisht mungesa e monitorimit, ndërsa shtoi se kjo ka vështirësuar dhe punën e hetuesve dhe policisë.

“Vijnë në drejtori shtypin sustën dhe shihet çfarë ndodhi konkretisht.

Tragjeditë që kemi pasur me shkollat janë të lidhura me shumë arsye, por patjetër që lidhen dhe me faktin që mos pasja e pamjeve të qarta përpara, e vështirëson edhe më tej punën e hetuesve dhe policisë. Me këtë sistem perimetri i oborrit të shkollës është i vëzhguar 24 orë.

Edhe një element tjetër që ka shumë rëndësi, është ai që lidhet me pronën, me cënimin e pronës.

Duhet shumë transparente ajo që ndodh me rrugët kombëtare, aty ku policia Rrugore ka mbyllur sytë për çudi në rrugët kombëtare, kjo nuk e lejon më dhe me sistemin e administrimit që do të sjellin miqtë tanë nga Abu Dhabi ka një protokoll të qartë ku askush nuk mbyll dot më sytë”, tha ai.

The post Rama: Mungesa e kamerave pranë shkollave rrit rrezikun për të miturit appeared first on Albeu.com.

Risia me Mesin, do të ndodhë për herë të parë në gusht
Ylli i futbollit Lionel Messi, do të mbajë një kamër në gjoks, më 3 gusht, kur Inter Majemi të përballet me Necaksan.

Ndeshja do të jetë e vlefshme për Kupën e Ligës.

E veçanta është se e gjithë ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt nga ajo kamër. Tifozët do të kenë mundësinë ta ndjekin përmes “TikTok”.

MLS kërkon kështu të tërheqë sa më shumë tifozë përmes rrjeteve sociale. Me interes pritet ndeshja e 3 gushtit, për shkak të kamerës që do mbajë Mesi.

The post Risia me Mesin, do të ndodhë për herë të parë në gusht appeared first on Albeu.com.

Ksamil/ 54-vjeçari i zë shtëpinë 38-vjeçares, i ndërron bravën dhe vendos kamera
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ksamil, ku një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në një banesë që nuk i përket.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. L., 54-vjeç, banues në Ksamil, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe marrë në përdorim me forcë banesën e një gruaje, shtetases B. L., 38-vjeçe, gjithashtu banuese në Ksamil.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 31 maj 2025, kur është konstatuar se A. L. ka hapur me forcë derën e banesës, ka ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar kamera sigurie dhe vendosur një portë të re, duke marrë kontrollin fizik të pronës në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që 54-vjeçari pritet të përballet me akuzat për dëmtim prone, hyrje të paligjshme në banesë dhe marrje të padrejtë në posedim të pasurisë së tjetrit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 31.05.2025, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar banesën e shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për këtë banesë. Ky shtetas dyshohet se ka hapur me forcë dhe ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar e vendosur kamera sigurie dhe një portë të re, në banesën e 38-vjeçares.

The post Ksamil/ 54-vjeçari i zë shtëpinë 38-vjeçares, i ndërron bravën dhe vendos kamera appeared first on Albeu.com.

Policia heq në Leposaviç kamerën ilegale të lidhur me strukturat paralele
Një kamerë ilegale është kapur në veri të vendit, konkretisht në Komunën e Leposaviçit. Sipas burimeve të KosovaPress, e njëjta është vendosur nga strukturat paralele.

Ajo kishte qenë e vendosur në një shtyllë elektrike, afër objektit të Elsktoseverit dhe e njëjta është larguar nga Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se kamera u ka shërbyer institucioneve të sigurisë në Serbi për të monitoruar rrugët. Së fundi Policia e Kosovës ka konfiskuar arsenal armësh në veri të vendit.

The post Policia heq në Leposaviç kamerën ilegale të lidhur me strukturat paralele appeared first on Albeu.com.

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka iniciuar një rast të “fotografimit dhe incizimit të paautorizuar”, pasi në rrugën malore nga fshati Ranillug (RKS), në drejtim të fshatit Konçul (Serbi) kanë gjetur dy kamera me solar, të cilat ishin vendosur për të vëzhguar rrugët.

Në njoftimin e policisë thuhet se dyshohet se kamerat janë vendosur nga persona të dyshuar që merren me kontrabandë të mallrave.

“Njësia e TASK FORC-ës-Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), pas pranimit të informatave nga Njësia e Inteligjencës e Policisë Kufitare Lindje, për dyshime të vendosjeve të paautorizuara të kamerave në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, më 06.05.2024, në rrugën malore nga fshati Ranillug (RKS), në drejtim të fshatit Konçul (Serbi), kanë gjetur dy kamera me solar, të cilat ishin vendosur për të vëzhguar rrugët”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia njofton se në vendin e lartcekur, është ndaluar edhe automjeti me targa serbe me drejtues J. S., 30 vjeçar, me dy shtetësi (të Serbisë dhe Republikës së Kosovës).

I njëjti dyshohet se aty ka shkuar për t’u kujdesur për kamerën që veç e kishin marrë më herët njësitet policore.

I dyshuari, recidivist i veprës “Kontrabanda me mallra”, është shoqëruar në polici, ndërsa nga verifikimi i automjetit është vërtetuar se i njëjti nuk ka asnjë hyrje-dalje përmes Pikave të Kalimit Kufitar, andaj dyshohet se i njëjti, këtë automjet e kishte përdorur vetëm për kontrabandë të mallrave përmes rrugëve ilegale.

Policia njofton tutje se lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me urdhër të prokurorit, ndërkaq, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

The post Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.

Vendosi kamera në banesën e tij për të monitoruar gruan, Apeli lë në burg bashkëshortin
Gjykata e Apelit është në fuqi vendimi i shkallës së parë dhe ka refuzuar kërkesën për liri të 34-vjeçarit Asqeri M i cili u arrestua se kishte vendosur kamera në banesën e tij në Kodër-Kamëz për të monitoruar gruan e tij.

“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale A. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e sigurimit personal nga “arrest në burg” në atë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” . Në përfundim të gjykimit, më datë 23.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha, vendosi: Miratimin e vendimit me nr. 365 Akti, datë 08.02.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.” – thuhet në vendim.

Në dëshminë e tij 34-vjeçari i arrestuar nga policia pas denoncimit nga gruaja e tij për dhunë ka thënë para togave të zeza së kamerat në shtëpi i kishte vendosur për të monitoruar gruan dhe fëmijët pasi ndodhej jashtë vendit.

Ai i ka pranuar debatet me bashkëshorten, por ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj saj. Sipas tij, sherret kanë nisur pasi gruaja i kërkonte që të punonte roje nate.

Konfliktet mes çiftit me 4 fëmijë nisën menjëherë pas kthimit të 34-vjeçarit nga Gjermania, ku kishte emigruar për arsye ekonomike.

The post Vendosi kamera në banesën e tij për të monitoruar gruan, Apeli lë në burg bashkëshortin appeared first on Albeu.com.

Serbia vëzhgohet nga kamerat kineze
Vetëm 2.700 njerëz jetojnë në Oseçinën qendrore, një qytet i vogël në Serbinë perëndimore. Ky qytet përbëhet thjesht nga dy kryqëzime.

Por, në pesë vjetët e fundit, së bashku me qytetin më të gjerë me rreth 10.000 banorë që e administron atë, në qytet janë instaluar kamera të sigurisë të prodhimit kinez.

Qeveritë komunale kanë blerë dhe vendosur kamerat si në qytetet, qytezat dhe fshatrat e tjera serbe, në emër të sigurisë. Sipas zyrtarëve, prezenca e tyre do të pakësojë shkeljet e rregullave të trafikut, do të zvogëlojë krimin dhe do ta bëjë më të lehtë kapjen e kriminelëve.

Mirëpo, shkalla e përhapjes së sistemit të mbikëqyrjes – në Oseçinë, për shembull, që nga një kamerë për çdo 100 banorë – së bashku me çështjen ligjore të vendosjes së teknologjisë së njohjes së fytyrës, që është një proces prokurimi jotransparent dhe me informacion të kufizuar nga autoritetet serbe për mënyrën se si sistemet janë të rregulluara, rrit shqetësime serioze për atë se çfarë do të thotë për të ardhmen e Serbisë shtimi i kamerave në të gjithë vendin.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë hulumtoi për muaj të tërë mekanizmat e prokurimit për sistemet e video-mbikëqyrjes në më shumë se 40 qytete dhe komuna dhe gjeti se kishte një proces të ndërlikuar lidhur me përhapjen e vendosjes së kamerave, që ka ndodhur me pak informacion publik ose konsultim me qytetarët.

Duke u mbështetur në të dhënat publike, dokumentet qeveritare të marra në bazë të kërkesave për lirinë e informacionit, intervistave të ekspertëve dhe vizitave të drejtpërdrejta në komunat, rrugët dhe sheshet publike të të cilave janë mbuluar me kamera të prodhimit kinez, REL zbuloi se zgjerimi është financuar nga buxhetet lokale – jo buxheti qendror i Beogradit, përkatësisht të Ministrisë së Brendshme – një marrëveshje që mund të prodhojë pengesa ligjore.

Radio Evropa e Lirë zbuloi gjithashtu se 42 qeveritë lokale i kanë dhënë kontratat e tyre ekskluzivisht Macchina Security, një kompani serbe në hije, gjithnjë e më aktive në tregun e mallrave dhe shërbimeve të sigurisë, e cila viteve të fundit ka fituar tenderë dhe ka importuar teknologji vëzhgimi të prodhuar nga Kina.

Ka informata të kufizuara për publikun se ku janë vendosur të gjitha kamerat e blera dhe si po përdoren në Serbi, por dokumentet e siguruara nga REL-i tregojnë se të paktën 10 komuna kanë blerë kamera përmes Macchina Security, teknologjia e së cilave ka aftësi për njohjen e fytyrës, një temë që ka qenë një pikë e nxehtë politike në Beograd për vite me radhë për shkak se përdorimi i këtyre kamerave është bërë para vendosjes së masave ligjore për të kontrolluar teknologjitë e vëzhgimit publik përmes videos dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës.

Nevena Ruziq, eksperte për mbrojtjen e të dhënave personale, e cila më parë ka punuar në zyrën e Komisionarit të Serbisë për Informacionin me Rëndësi Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i tha Radios Evropa e Lirë se mungesa e rregullores për vëzhgimin me video ishte një çështje e madhe ligjore me të cilën ballafaqohet ky vend ballkanik, dhe se shtimi i kamerave në komuna krijoi paqartësi ligjore, pasi qeveritë lokale nuk kanë mandat të qartë për të përdorur sistemet e vëzhgimit.

“Komunat dhe qytetet mund të vendosin mbikëqyrje në hapësirat e tyre, por zonat publike, me qëllim të parandalimit të krimeve ose sigurisë së trafikut, nuk janë në kompetencën e tyre. Kjo do të thotë që [ligjërisht] ata as nuk duhet të jenë në gjendje të blejnë pajisje të tilla”, tha Ruziq.

Një “vështrim” mbi kompaninë Macchina Security

Është e paqartë pse Macchina Security ka dominuar kontratat për shpërndarjen e pajisjeve të vëzhgimit të prodhimit kinez në qytezat dhe qytetet serbe. Në 42 tenderët për komunat e ndryshme serbe, që i ka shikuar Radio Evropa e Lirë, Macchina Security u përball me konkurrencë vetëm në tetë raste.

Macchina Security dhe kompanitë që konkurruan kundër saj refuzuan kërkesa të shumta nga Radio Evropa e Lirë për të dhënë koment në lidhje me procesin e tenderëve.

Sipas dokumenteve të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, Qeveria e Serbisë ka miratuar 15 lloje të ndryshme kamerash nga prodhues të ndryshëm nga Polonia, Australia, Shtetet e Bashkuara, Italia, Sllovakia, Hungaria, madje edhe një kompani vendase serbe. Megjithatë, firma kineze Dahua duket se është zgjedhur mbi opsionet e tjera.

Nemanja Nenadiq, drejtor i programit të Transparency Serbia, komitet kombëtar i organizatës mbikëqyrëse Transparency International, i tha Radios Evropa e Lirë se niveli i ulët i konkurrencës në procesin e tenderimit ishte i zakonshëm në Serbi dhe se kjo kërkon hetime të mëtejshme.

“Duke gjykuar nga reklamat e ndryshme, ka një numër të madh kompanish që mund të supozohet se kanë kushtet për të aplikuar për tender. Në një rast të tillë, Zyra e Prokurimit Publik duhet të mbikëqyrë dhe të zbulojë pse ka një nivel kaq të ulët të konkurrencës”, tha Nenadiq.

Macchina Security funksionon që nga viti 1994 dhe është në pronësi të Velibor Buljevac. Ka pak informacione publike për Buljevacin dhe ai nuk iu përgjigj kërkesave të Radios Evropa e Lirë për koment.

Macchina Security, nga ana tjetër, ka zgjeruar veprimtarinë e saj vitet e fundit, pavarësisht faktit se kompania ishte regjistruar më parë në Malin e Zi fqinj, ku u detyrua të mbyllte degën e saj pesë vjet më parë për shkak të një skandali që përfshiu shpërdorimin e fonde për një tender për sigurimin e pajisjeve për monitorimin e kufirit detar midis Kroacisë dhe Shqipërisë.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Qeverinë e Malit të Zi, Prokurorinë Speciale dhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Podgoricë.

Delegacioni i BE-së konfirmoi se procedurat gjyqësore për rastin ishin në vazhdim dhe se blloku siguroi fonde për projektin, fonde që dyshohet se u keqpërdorën.

“Ne presim që të gjitha akuzat për keqpërdorim të fondeve të BE-së do të marrin përgjigje institucionale të besueshme, të pavarura dhe efektive”, tha delegacioni i BE-së në Mal të Zi për Radion Evropa e Lirë.

Zgjerimi në heshtje

Shqetësimet për vendosjen e sistemeve të mbikëqyrjes dhe mungesa e rregullores nuk janë diçka e re në Serbi.

Pas vitesh negociatash, Serbia filloi të instalonte kamera vëzhgimi në vitet e fundit të prodhuara nga Huawei i Kinës përmes një projekti Safe City për Beogradin. Qeveria është aktualisht në procesin e prezantimit të rreth 8.000 kamerave të vëzhgimit Huawei me teknologji për njohjen e fytyrës, mijëra prej të cilave janë vendosur tashmë në kryeqytetin serb.

Beogradi tha se softueri i njohjes së fytyrës nuk është vendosur ende për shkak të mungesës së legjislacionit të duhur. Por përdorimi – dhe abuzimi i mundshëm – i teknologjisë ka qenë një burim shqetësimi për aktivistët, opozitën politike të vendit, grupet e të drejtave civile dhe ekspertët e sigurisë kibernetike.

Qeveria është përpjekur disa herë të shtyjë përpara legjislacionin që do t’i jepte autoritet të gjerë për përdorimin publik të teknologjisë së vëzhgimit dhe njohjes së fytyrës brenda ligjeve të reja për policinë, por e ka tërhequr projektligjin – në fund të dhjetorit të vitit 2022 – për shkak të protestave dhe presionit publik.

Megjithatë, ndërkohë që sistemet kineze Huawei në Beograd kanë tërhequr vëmendjen në Serbi, vendosja e kamerave të vëzhgimit në të gjithë zonën rurale përmes marrëveshjeve me Macchina Security ka ndodhur heshturazi, me kamerat Dahua – një tjetër furnizues i rëndësishëm kinez i teknologjisë së vëzhgimit – që janë zgjedhja më pëlqyer.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Radio Evropa e Lirë në bazë të kërkesave për lirinë e informacionit, 10 nga 42 komuna dhe qytete me të dhëna të disponueshme kanë pajisje për njohjen e fytyrës, ku të gjitha blejnë të njëjtën teknologji DSS PRO Dahua.

Përtej blerjeve së pajisjeve Dahua, informacione të tjera mund të shihen në dokumentet zyrtare. Thuhet se të dhënat e regjistruara do të kalojnë në komisariatet lokale të policisë, por nuk ka detaje se si do të përdoren materialet nga policia.

Kamerat për vëzhgim publik dhe përdorimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës po përhapen globalisht dhe po nxisin debate dhe polemika rreth ligjshmërisë dhe etikës së përdorimit të tyre. Këto shqetësime ekzistojnë pavarësisht nga vendi i origjinës së prodhuesit, por disa qeveri perëndimore dhe ekspertë të pavarur kanë paralajmëruar kundër përhapjes së kamerave nga disa shitës kinezë. Ata kanë shprehur shqetësime për sigurinë e të dhënave dhe mungesën e masave mbrojtëse për të parandaluar abuzimin me këtë teknologji.

Dahua, për shembull, u vendos në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara në vitin 2019 për shkak të pretendimeve se ishte bashkëpunëtore në shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë.

Kompania zhvilloi softuer për njohjen e fytyrës që mund të identifikojë ujgurët etnikë në rajoni perëndimor Ksinjiang të Kinës, ku Pekini ka zhvilluar një fushatë masive shtypjeje kundër ujgurëve, kazakëve dhe pakicave të tjera myslimane. Këtë fushatë shtypjeje disa parlamente perëndimore i kanë njohur si gjenocid dhe Kombet e Bashkuara kanë thënë se shkeljet mund të përbëjnë po ashtu krime kundër njerëzimit.

Përtej Beogradit

Pavarësisht nga ndërlikimet ligjore të ngritura nga Ruziq dhe shqetësimet rreth procesit të tenderimit, komunat dhe qytetet duket se po ecin përpara me një marrëveshje në të cilën komuna lokale blen pajisjet nga buxheti i saj, por ato përdoren nga Ministria e Brendshme.

Nenadiq tha se kjo është një marrëveshje e çuditshme që mund të pengojë qëllimet e deklaruara të përdorimit të një teknologjie të tillë për të përmirësuar sigurinë publike.

“Nëse siguria është arsyeja e këtyre prokurimeve, lind pyetja se pse duhet të varet nga qeveria komunale për të marrë vendimin e nevojshëm dhe jo nga Ministria e Brendshme”, tha Nenadiq.

Policia lokale refuzoi kërkesën e Radios Evropa e Lirë për koment mbi mënyrën se si përdoret teknologjia e blerë, duke iu drejtuar gazetarët në Ministrinë e Brendshme, e cila nuk pranoi të komentojë.

Përgjigja e vetme erdhi nga qyteti Beçej, që gjendet rreth 120 kilometra në veri të Beogradit, administrata komunale e të cilit deklaroi se sistemet e tij nuk ishin instaluar ende plotësisht.

Edhe qytetet e tjera janë prapa planit në instalimin e kamerave. Për shembull, Subotica – një qytet në Serbinë veriore afër kufirit hungarez – e ka rishikuar afatin e saj disa herë dhe nuk i ka instaluar ende të gjitha kamerat.

Administrata e qytetit të Beçej tha për Radion Evropa e Lirë se teknologjinë e kanë blerë për shkak të shqetësimeve të sigurisë publike dhe se prokurimi është paguar nga buxheti lokal, i cili financohet nga arkëtimi i gjobave në trafik.

Komuna shtoi se pasi të instalohen nga pushteti vendor, pajisjet do të përdoren nga policia dhe do të rregullohen nga një kontratë e përbashkët për bashkëpunimin teknik mes dy subjekteve.

Nenadiq tha se lidhja e një kontrate të tillë nuk është standarde dhe mund të paraqesë probleme ligjore midis Ministrisë së Brendshme dhe komunës.

“Kur organet shtetërore lidhin kontrata të tilla, ato shpesh shkelin ligjin sepse kjo është një mënyrë për të anashkaluar detyrat dhe detyrimet e tyre të përcaktuara me ligj. Është e paqartë nëse ky është pikërisht rasti këtu, por ka shumë shenja që organet shtetërore duhet të hetojnë”, tha Nenadiq./rel

The post Serbia vëzhgohet nga kamerat kineze appeared first on Albeu.com.

“Rri edhe pak e do ta shohësh”, Klodiana Lala tregon si hyri kamera e skandalit në zyrën e Gjicit: Ishte një stilolaps…
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja nga hetimet që Prokuoria e Posaçme po kryen për skandalin seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Ajo ka treguar se Gjici nuk lejonte prej kohësh njeri që të futej në zyrën e tij me celularë.

Lala ka thënë në emisionin “Open” se ditën që gruaja ka regjistruar këtë video, i janë mbajtur shumë sende personale jashtë, ndërsa nga katër kamera që ka pasur me vete, ka mundur të ‘shpëtojë’ vetëm një stilolaps kamera, të vendosur tek cepi i çantës.

Gazetarja tregoi gjithashtu se në një mbledhje të bërë pak kohë më parë, një prej këshilltarëve i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak në zyrë, sepse do ta shohësh se çfarë do të ndodhë.

“Vajzës i janë mbajtur shumë gjëra jashtë para se të futej në zyrë, i janë mbajtur celularë… Kohët e fundit Gjici nuk lejonte që të futej asnjë me celularë. Vajza ka pasur katër kamera dhe ka shpëtuar vetëm një kamera që ka qenë e vendosur, një stilolaps në cepin e çantës, sipas SPAK. Pyetja që shtrohet është që e ka bërë për qëllime personale apo ka një futur nga pas?

Kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje SPAK.  Nga informacionet që kam, sipas hetimeve të SPAK, në një mbledhje të fundit në Bashkinë e Kukësit, një nga këshilltarët i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak ditë në zyrën e bashkisë se do ta shohësh çfarë do të ndodhë’, tha Lala.

The post “Rri edhe pak e do ta shohësh”, Klodiana Lala tregon si hyri kamera e skandalit në zyrën e Gjicit: Ishte një stilolaps… appeared first on Albeu.com.

Kontrolloni me kujdes! Këto janë 6 vendet më të zakonshme ku fshihen kamerat në dhomat e hoteleve
Një stjuardesë ka postuar një video në TikTok ku tregon rutinën e saj të ecjes në një dhomë hoteli për të qenë të sigurt nëse ka apo jo kamera.

Me avancimin e teknologjisë, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të jesh vigjilent ndaj shkeljeve të mundshme të privatësisë. Kjo është arsyeja pse duhet të siguroheni të inspektoni tërësisht dhomat e hoteleve për ndonjë kamera spiune të fshehur.

Këtu janë gjashtë vende ku këto pajisje mund të fshihen:

Detektorë tymi: Një nga vendet më të zakonshme për t’u fshehur kamerat spiune është brenda detektorëve të tymit. Këto pajisje zakonisht montohen në tavan, duke siguruar një pikë të favorshme ideale për të regjistruar vizitorët që nuk dyshojnë.

Pasqyrat: Pasqyrat ofrojnë mbulim të shkëlqyeshëm për fshehjen e kamerave të vogla. Shumë kamera spiune janë krijuar për t’u dukur si pasqyra të zakonshme, duke i bërë ato tepër të vështira për t’u zbuluar.

Priza elektrike: Një vend tjetër ku kamerat spiune mund të fshihen në mënyrë diskrete është brenda prizave elektrike. Është relativisht e lehtë për dikë me qëllim keqdashës të instalojë një aparat fotografik pas kapakut të një prize.

Orët me zile: Orët me zile janë pajisje të zakonshme në dhomat e hoteleve dhe, për fat të keq, mund të shërbejnë edhe si vende fshehjeje për kamerat spiune. Disa orë alarmi kanë kamera të integruara që mund të regjistrojnë audio dhe video pa tërhequr shumë vëmendje.

Pastruesit e ajrit: Pastruesit e ajrit po bëhen gjithnjë e më të popullarizuar në dhomat e hoteleve dhe pamja e tyre që nuk bie në sy i bën ata një vend të mundshëm fshehjeje për kamerat spiune. Këto pajisje përzihen pa probleme me mjedisin, duke e bërë të vështirë zbulimin e ndonjë pajisjeje të fshehur të mbikëqyrjes.

Piktura në mur: Kornizat e fotografive ose veprat e artit mund të përdoren për të fshehur kamerat spiune. Këto pajisje të fshehura mund të instalohen pas kornizës ose brenda vetë veprës së artit, duke siguruar një pikë shikimi që është sa diskrete dhe efektive.

Ndërsa këto gjashtë pika janë zona të zakonshme ku mund të fshihen kamerat spiune, është e rëndësishme të theksohet se mund të ketë pika të tjera inovative fshehjeje.

The post Kontrolloni me kujdes! Këto janë 6 vendet më të zakonshme ku fshihen kamerat në dhomat e hoteleve appeared first on Albeu.com.

Irani instalon kamera në vende publike për të identifikuar gratë pa shami
Në një përpjekje të re për të frenuar numrin në rritje të grave që kundërshtojnë kodin e detyrueshëm të veshjes, autoritetet iraniane po instalojnë kamera në vende publike dhe në rrugë për të identifikuar dhe penalizuar gratë që nuk vendosin shami të kokës, njoftoi policia të shtunën.

Pasi të identifikohen, shkelëset do të pranojnë “një mesazh paralajmërues sa i përket pasojave”, tha policia përmes një deklarate.

Ky vendim synon “të parandalojë rezistencën kundër ligjit për hixhab”, tha policia përmes deklaratës që u publikua nga agjencia e lajmeve Mizan dhe mediat e tjera shtetërore. Autoritetet shtuan se rezistenca e tillë prish imazhin shpirtëror të shtetit dhe përhap pasiguri.

Një numër në rritje i grave iraniane kanë hequr shamitë e kokës që nga vdekja e një gruaje 22-vjeçare, e cila vdiq shtatorin e kaluar teksa ishte në paraburgim nga policia morale. Mahsa Amini ishte arrestuar nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e hixhabit, apo shamisë së kokës. Forcat e sigurisë kanë shtypur me dhunë revoltën pas vdekjes së Aminit.

Megjithatë, rreziku për arrestim për shkak të kundërshtimit të kodit të detyrueshëm të veshjes është i lartë dhe gratë ende shihen duke mbajtur shami gjatë daljeve të tyre në qendra tregtare, dyqane e rrugë në mbarë vendin. Por, po ashtu videot ku shfaqen gratë pa shami dhe duke i rezistuar policisë së moralit kanë vërshuar rrjetet sociale.

Në deklaratën e policisë iraniane po ashtu u bëhet thirrje pronarëve të bizneseve që “seriozisht të monitorojnë respektimin e normave shoqërore përmes inspektimeve”.

Sipas Ligjit islamik të Sheriatit, që në Iran është vendosur pas revolucionit të vitit 1979, gratë obligohen të mbulojnë flokët dhe të veshin rroba të gjata për të mbuluar trupin e tyre. Shkelëset e ligjit përballen me qortime publike, gjoba apo arrestim./REL/

The post Irani instalon kamera në vende publike për të identifikuar gratë pa shami appeared first on Albeu.com.