Kambanë alarmi Archives - Albeu.com

Atentati ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP/ BIRN: Kambanë alarmi, hijet e krimit të organizuar në Policinë e Shtetit
Pasditen e 11 nëntorit, 47-vjeçari  Gilmando Dani i dënuar për krim të organizuar, u vra në një atentat mafioz në dalje të aeroportit të Rinasit, në një zonë të populluar dhe me prani të të forcave të shumta të sigurisë.

Bashkë me Danin u plagos në atentat edhe Mustafa Sheqeri, punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, dhe shoqërues i Danit gjatë një udhëtimi në Barcelonë e kthim.

Prania e Sheqerit gjatë atentatit, por edhe hetimet mbi rekrutimin e tij në AMP sollën arrestimin e dy oficerëve të komisariatit numër 3 të policisë në Tiranë, të cilët kishin kryer verifikimin e figurës së tij.

Por rasti i tij nuk është i izoluar dhe ekspozon një problem sistemik të inkriminimit të vazhdueshëm në radhët e Policisë së Shtetit.

Për më tepër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, është struktura përgjegjëse për të zbuluar raste të tilla inkriminimi mes punonjësve të policisë në të gjitha nivelet.

Kreu i AMP, Eduart Merkaj, i tha BIRN se kishin ndërmarrë hetime administrative për rastin e Sheqerit dhe premtoi zbardhje të shpejtë.

Ai theksoi gjithashtu se dyshimet për shkelje të ligjit hetoheshin seriozisht, si për shkelje të vogla ashtu edhe për lidhje me krimin e organizuar.

“Institucioni është krijuar për të qenë i shqetësuar, pavarësisht numrave”, tha Merkaj, duke e quajtur inkriminimin një fenomen të izoluar.

Por për përfaqësuesit e shoqërisë civile, bashkëjetesa mes punonjësve të policisë dhe krimit të organizuar nuk është një fenomen sporadik.

Romario Shehu, kërkues për çështjet e sigurisë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, thotë se bashkëpunimi mes punonjësve të policisë dhe grupeve kriminale shfaqet në forma të ndryshme.

“Ky bashkëpunim ka qenë në forma të ndryshme, përfshirë dekonspirimin e operacioneve policore, njoftimin për personat kundërshtarë të vënë në shënjestër nga grupet kriminale, dhënie informacioni për ndjekjen e lëvizjeve të kundërshtarëve të tyre, apo dhënie informacioni nga individë të ndryshëm”, tha Shehu.

Edhe Klodiana Lala, gazetare e çështjeve të krimit dhe drejtësisë pranë Neës 24 e quan situatën “një këmbanë alarmi”.

“Krimi është në nivele të larta organizimi dhe ndërkohë ka mungesë vullneti politik për ta pranuar situatën dhe për ta luftuar atë”, tha Lala për BIRN.

Koncesion me krimin

Të dhënat e Prokurorisë së Posaçme dhe vetë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore tregojnë për një problem masiv në radhët e Policisë së Shtetit.

Sipas SPAK, rreth 70 oficerë policie ishin në hetim për përfshirje në krim të organizuar deri në fund të vitit 2023.

Edhe të dhënat e AMP tregojnë një rritje të numrit të punonjësve të arrestuar të policisë për shkelje nga më të ndryshmet; nga 102 në vitin 2023 në 163 në fund të vitit 2024.

Sipas një raportimi të kreut të SPAK në Kuvend në qershor të vitit të kaluar, një pakicë e inkriminuar brenda policisë cënonte rëndë shtetin ligjor.

“Është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar për krimet që kryen krimi i organizuar”, tha Dumani gjatë raportimit të tij.

Inkriminimi i zyrtarëve të lartë të policisë, është një problem sistemik i dalë në sipërfaqe edhe nga hetimet e bazuara tek mesazhet e shkëmbyera përmes aplikacionit SKY ECC.

Ish-drejtori i Forcës Operacionale, Oltion Bistri, si dhe një numër shefash komisariatesh apo krimesh janë tashmë të arrestuar për bashkëpunimin apo mbrojtjen që u ofronin anëtarëve të krimit të organizuar.

Kërkuesi i IDM, Romario Shehu identifikon dy kategori kryesore efektivësh, që sipas tij janë më të cenuar ndaj rekrutimit nga krimi i organizuar; ata me pozicione të rëndësishme vendimarrëse si dhe punonjësit e policisë me aftësi të veçanta.

“Punonjësit e njësive speciale të policisë që kanë aftësi të larta fizike në artet marciale, përdorimin e armës dhe municioneve, e gjejnë veten në një pozitë komode për të ndihmuar grupet kriminale të cilat kanë nevojë për këto aftësi”, shpjegon Shehu.

Situata bëhet edhe më problematike, kur vetë strukturat mbikëqyrëse dyshohet se janë të prekura.

Përfshirja e fundit e një punonjësi të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, në një ngjarje kriminale pranë aeroportit “Nënë Tereza”, e bën më të theksuar problemin e besimit.

Gazetarja Lala, e komentoi ngjarjen si një tregues se; “policia i është dorëzuar krimit të organizuar”.

“Unë them që është dhënë me koncesion te krimi”, tha Lala, duke kërkuar një strategji kombëtare për të ndryshuar situatën.

Lala i cilësoi problematike deklaratat e ministres së Brendshme, Albana Koçiu mbi sigurinë në vend, duke vënë në dukje se ato neglizhonin nivelin e organizimit të bandave dhe grupeve kriminale.

Kultura e heshtjes

Të dhënat e bëra publike menjëherë pas atentatit ndaj Danit dhe Sheqerit treguan se ky i fundit ishte rekrutuar si agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore vetëm pak muaj më parë. Raportet mediatike tregojnë se Sheqeri (me mbiemër të ndryshuar nga Shaljani) nuk ishte një figurë e panjohur.

Prej vitit 2018, lidhjet e tij me Gilmando Danin dhe grupin e drejtuar nga Emiljano Shullazi ishin publikisht të njohura, megjithatë kjo nuk e pengoi atë që të rekrutohej nga AMP.

Vetë AMP pranoi se verifikimet kishin dështuar. Më pak se 24 orë pas ngjarjes, Agjencia njoftoi ndalimin e dy punonjësve të policisë nga Komisariati Nr. 3 në Tiranë, një nënkomisar dhe një inspektor.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”, tha policia përmes një njoftimi të mërkurën.

Ata dyshohen se kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin Mustafa Sheqeri pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë”. Ky dokument i falsifikuar, sipas AMP-së, “ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”.

Në përgjigje të ngjarjes, AMP njoftoi se po vijonte edhe verifikimi i brendshëm për procedurat e rekrutimit të Sheqerit dhe drejtori i Përgjithshëm, Eduart Merkaj, urdhëroi pezullimin e zinxhirit komandues të Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së.

Sipas Shehut, rrënjët e problemit gjenden në fakt te sistemi i rekrutimit në Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë. Ai liston një sërë problematikash kritike që e bëjnë sistemin të cënueshëm.

Këto përfshijnë “vlerësime të papërshtatshme psikologjike” dhe një interes në rënie për t’u bërë pjesë e e këtyre strukturave, duke ulur ndjeshëm dhe standarded e kërkuara.

“Kjo ka çuar në rekrutimin e kandidatëve më pak të kualifikuar; verifikim të pamjaftueshëm të të dhënave të aplikantëve nga strukturat vendore të policisë, veçanërisht sa i përket lidhjeve të tyre familjare dhe shoqërore, por edhe procedimeve penale jashtë Shqipërisë; si dhe ndikimin e pajustifikuar të individëve me influencë në sigurimin e pozicioneve brenda forcave policore”, tha Shehu.

Përtej infiltrimit aktiv, Shehu thekson se një problem i madh është edhe “kultura e heshtjes” brenda institucioneve të sigurisë.

Ai argumenton se ndërsa policia nuk është tërësisht e korruptuar, shumë punonjës janë në dijeni të sjelljeve devijuese të kolegëve të tyre, por zgjedhin që të mos i raportojnë ato.

“Një sërë pengesash vështirësojnë raportimin”, thotë Shehu.

“Këto përfshijnë marrëdhëniet e ngushta mes kolegëve, shoqëruar me një mentalitet të dëmshëm që e sheh raportimin e kolegëve si veprim të ulët… kjo, së bashku me frikën e hakmarrjes dhe mungesën e besimit në mekanizmat e raportimit, paraqesin pengesa për raportimin”, përfundoi ai./ BIRN

The post Atentati ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP/ BIRN: Kambanë alarmi, hijet e krimit të organizuar në Policinë e Shtetit appeared first on Albeu.com.