kalvari shqiptar Archives - Albeu.com

“Lutem të kemi ndonjë që di të drejtojë gomonen”, “Piranjat” zbulojnë hap pas hapi kalvarin e shqiptarëve drejt Anglisë
Ëndrra amerikane mesa duket është zëvendësuar me ëndrrën angleze për shqiptarët.

Kjo pasi numri i  shqiptareve që shkojnë ilegalisht me gomone në Britaninë e Madhe  është rritur jashtëzakonisht shumë vitet e fundit.

Sipas statistikave zyrtare nga Britania e Madhe, shqiptarët përbëjnë rreth 30% të emigrantëve ilegalë,  që kanë shkuar me gomone këtë vit në Angli nëpërmjet kanalit të La Manshit.

Katër nga 10 emigrantë që kalojnë në mënyrë ilegale vijnë nga Shqipëria, kështu kanë raportuar mediet britanike.

Pas transmetimit të puntatës së parë, këtë herë “Piranjat”  nën moderimin e Florjan Binajt dhe Arilena Arës vijnë me një investigim të thelluar, ku tregojnë hap pas hapi sfidat që përjetojnë shqiptarët për të shkuar në Angli.

Gazetari i “Piranjave” Eraldo Harlicaj u bë emigrant për një javë.  Ai  bëri të njëjtin udhëtim dhe kaloi të njëjtat vështirësi si çdo shqiptar që shkon në drejtim të Britanisë.

Piranjat kanë dokumentuar kalvarin e shqiptarëve për në Britani.

Për të ndërmarrë këtë aventurë të mundimshme shqiptarët udhëtojnë me autobus drejt Brukselit, pika e parë e grumbullimit të shqiptarëve.

Itinerari që ndjek autobusi Shqipëri-Bruksel nuk është aspak i zakontë.

Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut- Serbi-Hungari-Gjermani dhe në fund Belgjikë, plot 2236 kilometra.

I gjithë devijimi bëhet për arsye të thjeshtë, sepse në kufirin hungarez kontrollet nuk janë aq të rrepta, e për pasojë askush nuk vë në pikëpyetje dyndjen e madhe  të shqiptarëve që përpiqen të shkojnë drejt vendeve të BE-së. gjithashtu rreziku për tu kthyer mbrapsht është i vogël.

Gazetari i “Piranjave” vëren se shumica e shqiptarëve që shkojnë drejt Brukselit janë të rinj.

Nga Brukseli shqiptarët shkojnë më pas te kanali i La Manshit në Francë për ta kaluar me gomone, në mënyrë që të mbërrijnë në tokën britanike.

Zbulimet për mënyrën se si funksion trafikimi nuk kanë fund.

“Piranja” Eraldo Harlicaj thotë se trafikantët rekrutojnë emigrantët ilegalë për punën e skafistit.

Këta të fundit në pamundësi ekonomike vetëofrohen  për tu bërë skafiste, pa ditur as bazat më elementare të lundrimit.

Në duart e tyre është jeta e qindrave personave që nisen çdo ditë me gomone të tej mbushura.

Pjesë nga biseda e trafikantit me emigrantin ilegal për pazarin e rrugës

-Për Angli? Do shkosh vetëm apo?

-Kam nusen time, nusen e vëllait dhe fëmijët.

-Me sa e ke gjetur rrugën?

-Unë kam robin tim. 4500 paund.

– Çfarë thua o shoku, ne marrim 2600 paund dhe kjo është maksimumi,.

-Me gomone?

-Po me 25 veta, jo 40.

– A ka ndonjë vend?

-Të jap numrin e çunit të huaj fol vetë me të. Hajt maksimumi 3500 paund, i bie 900 paund të ndajnë tre veta. Kurdi 2 mijë paund  do, 600 I duan këta që të sjellin gomonen.

“Shpresoj që të kemi ndonjë që di të drejtojë gomonen. Ishalla kena fat, na mban koha që të ikim direkt”, këto janë fjalët e shqiptarëve që drejtohen me autobusë drejt Brukselit për të udhëtuar me gomone në Angli.

Me të mbërritur në Bruksel shqiptarët shkojnë në një hotel, madje recepsionistët e dinë arsyen e mbërritjes së shqiptarëve atje, teksa u japin udhëzime për transportin.

Pasi kalojnë natën në hotel shqiptarët përpiqen të gjejnë kontakte për taksi për të shkuar te kanali i La Manshit.

Me të mbërritur në bregun francez, shqiptaret hipin në gomone për të shkuar në destinacionin final, Britaninë e Madhe./abcnews.al

The post “Lutem të kemi ndonjë që di të drejtojë gomonen”, “Piranjat” zbulojnë hap pas hapi kalvarin e shqiptarëve drejt Anglisë appeared first on Albeu.com.