kafeja Archives - Albeu.com

Rritja e çmimeve/ Limonët, kafeja dhe gazi produktet bazë shtrenjtohen mbi mesataren
Çmimet e pjesës më të rëndësishme të produkteve bazë të konsumit, kafeja, perimet dhe bulmetit u rriten shumë më tepër se mesatarja e përgjithshme e çmimeve në muajin qershor 2026.

Limonët, kafeja e bluar, gazi i lëngshëm dhe vera shënuan rritjet më të forta në krahasim, ndërsa konservat e peshkut, sheqeri dhe birra u shitën më lirë se një vit më parë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave për çmimet mesatare të konsumit për artikujt kryesore të shportës.

Nga 45 artikujt e analizuar, 28 shënuan rritje të çmimit, ndërsa 16 ulje të çmimit.

Limonët u shtrenjtuan me 23.5%, kafeja me 14.6%

Rritjen më të lartë vjetore e shënoi çmimi i limonëve. Një kilogram limonë kushtoi mesatarisht 253.6 lekë në qershor 2026, nga 205.4 lekë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Çmimi u rrit me 48.2 lekë për kilogram, ose 23.5%. Kafeja e bluar ishte një tjetër produkt me rritje të ndjeshme. Çmimi për 100 gramë arriti në 169.2 lekë, nga 147.6 lekë një vit më parë, me 14.6% rritje. Gazi i lëngshëm, që u shtrenjtua me 12.4%, si rrjedhojë e ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare nga lufta në Iran. Çmimi mesatar për litër ishte 64.4 lekë muajin e kaluar.

Vera u shtrenjtua me 11.2%. Një shishe 0.75 litra kushtoi mesatarisht 756.9 lekë, nga 680.8 lekë në qershorin e vitit të kaluar, ose 76.1 lekë më shumë.

Rritje mbi mesataren e peshkut, kastravecëve dhe specave dhe kosit

Të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimet e prodhimeve të stinës u rriten mbi mesataren e inflacioni 3.2 % në qershor 2026. Çmimi i kastravecëve u rrit me 9.9%, duke arritur në 97.6 lekë për kilogram. Specat u shtrenjtuan me 8%, duke arritur në 137 lekë për kilogram, nga 126.8 lekë një vit më parë.

Peshku i freskët kushtoi mesatarisht 923.1 lekë për kilogram, nga 851.8 lekë në qershor 2025 me rritje 8.4%.

Çmimi i kosit natyral u rrit me 6.9%, duke arritur në 192.5 lekë për kilogram në qershor 2026, ndërsa vezët u shtrenjtuan me 5.2%. Vaji i ullirit u shit mesatarisht me 839.2 lekë për litër, nga 798.9 lekë një vit më parë, duke shënuar rritje me 40.3 lekë ose 5%. Ullinjtë u shtrenjtuan me 4.5%, mollët me 4%, gjiza me 3.8% dhe mishi i derrit me 3.6%.

Mishi nuk ndalon rritjen

Në grupin e mishit, rritja më e lartë u regjistrua te mishi i derrit, çmimi i të cilit arriti në 687.1 lekë për kilogram, nga 663.4 lekë në qershor 2025, ose 3.6%. Mishi i pulës u shtrenjtua me 2.1%, ndërsa mishi i qengjit, dashit dhe kecit kushtoi mesatarisht 2% më shumë se një vit më parë në qershor. Me të njëjtën normë, prej 2%, u shtrenjtua edhe proshuta, ndërsa kremviçet u rritën me 1.9% dhe sallami me 0.8%. Çmimi i mishit të viçit mbeti i pandryshuar, në 1,235.8 lekë për kilogram.

Konservat e peshkut dhe sheqeri me uljen më të fortë

Rënien më të madhe të çmimit e shënuan konservat e peshkut. Çmimi mesatar për 100 gramë zbriti në 164.7 lekë, me një ulje 19.6% nga qershori 2025. Sheqeri u lirua me 12.9%. Një kilogram kushtoi mesatarisht 90.6 lekë, nga 104 lekë në qershor 2025. Birra shënoi një ulje prej 8.9%, me çmimin mesatar për gjysmë litri dhe zbriti në 158.6 lekë. Gjalpi u lirua me 3.8%. Çmimi i orizit ra me 3.5%, ndërsa ai i vajit të lulediellit me 2.5%. Rënie pati edhe për makaronat dhe pijet joalkoolike me gaz, me nga 1.8%, qumështin e freskët me 1.3%, patatet me 1.2% dhe portokallet me 1.1%. Djathi i bardhë u lirua me 0.7%, djathi kaçkavall me 0.6% dhe fasulet me 0.5%.

Eurodiezeli shtrenjtohet, benzina mbetet e qëndrueshme

Në grupin e karburanteve, eurodiezeli shënoi rritje të çmimit, ndërsa benzina mbeti pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë. Çmimi mesatar i eurodizelit u rrit nga 173.1 lekë në 180.1 lekë për litër, ose me 7 lekë dhe 4%. Benzina kushtoi mesatarisht 172.7 lekë për litër, nga 172.9 lekë në qershor 2025, me një rënie të papërfillshme prej 0.1%. Çmimet në këtë grup u ndikuan nga lufta në Iran, ku për shkak të bllokimit të ngushticës së Hormuzit furnizimi me naftë i tregjeve globale nga lindja e mesme u vështirësua duke ndikuar në rritjen e çmimeve./Monitor

The post Rritja e çmimeve/ Limonët, kafeja dhe gazi  produktet bazë shtrenjtohen mbi mesataren appeared first on Albeu.com.

Kafeja me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord
Çmimet e kafesë dhe kakaos, po rriten me ritme të shpejta dhe dalëngadalë po e nxjerrin vendin tonë nga lista e destinacioneve me kosto të ulët, si për vendasit ashtu edhe për turistët.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se çmimet e kafesë, çajit dhe erëzave u rritën me 7.1% në tetor 2025, krahasuar me tetorin e vitit 2024.

Kjo ishte rritja më e fortë ndër të gjitha grupet e mallrave të konsumit bazë që merren në konsideratë për matjen e inflacionit.

Arsyet lidhen me disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Faktorët kryesorë janë çmimet e larta të kafesë dhe çajit në tregjet ndërkombëtare, të ndikuara nga kushtet ekstreme klimatike dhe prodhimi i reduktuar.

Sektori i kafesë në Brazil, një prej prodhuesve më të mëdhenj globalë, është përballur me thatësira të gjata, ngrica dhe reshje të pazakonta, që kanë ulur sipërfaqet e mbjella dhe rendimentet.

Po ashtu, India – një tjetër prodhues i madh i çajit – ka pësuar rënie të prodhimit me rreth 30% për shkak të temperaturave të larta dhe përmbytjeve.

Nga ana tjetër, konsumi po rritet ndjeshëm, sidomos në tregjet në zhvillim, si Kina dhe India, si për çajin ashtu edhe për kafenë. Prodhimi në ulje dhe kërkesa në rritje kanë çuar çmimet në nivele rekord.

Nisur nga këto zhvillime, tregjet ndërkombëtare kanë rritur spekulimet. Çmimet e kafesë ndodhen tashmë në nivele historike, edhe për shkak të pritshmërive për mungesë prodhimi, çka forcon më tej trendin e rritjes.

Analizat e fundit tregojnë gjithashtu se tarifat e imponuara nga SHBA për prodhuesit brazilianë kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve globale.

Kafeja është një produkt i importuar dhe çmimet e saj pasqyrohen plotësisht në tregun vendas.

Megjithatë, konkurrenca e fortë e bar-kafeve dhe stili i jetesës së shqiptarëve, të bazuar në konsumin jashtë shtëpisë, po frenojnë rritjen e shpejtë të çmimeve në tregun e brendshëm.

Nga faktorët e brendshëm, mungesa e fuqisë punëtorë, rritja e kostove nga pagat më të larta dhe konsumi nga turistët po shtyn çmimet drejt rritjes.

Të dhënat historike tregojnë se gjatë viteve 2017–2018, çmimet e kafesë shënuan një ulje të vazhdueshme prej 2–3% në vit, çka tregonte periudhë stabiliteti apo rënie të kërkesës.

Nga viti 2019 deri në fillim të 2021, çmimet qëndruan në nivele të ulëta, me luhatje të vogla rritjeje, përpara se të nisnin një rritje të fortë dhe të menjëhershme gjatë vitit 2021.

Në këtë periudhë, ndikimet globale nga pandemia dhe më pas krizat e furnizimit shkaktuan shpërthim të çmimeve, me ritme që arritën kulmin në vitin 2022, rreth 8%.

Pas këtij kulmi, grafiku tregon një rënie të mprehtë gjatë vitit 2023, nën 2% dhe për pak kohë afër 0%, çka tregon stabilizim të tregut pas rritjes së fortë.

Megjithatë, nga mesi i vitit 2024 çmimet nisën sërish rritje të qëndrueshme, duke arritur 7.1% në tetor 2025.

Çmimet rriten, por shqiptarët nuk heqin dorë nga zakoni

Ndonëse çmimet kanë ardhur në rritje, të njëjtën tendenca ka pasur edhe konsumi, teksa zakoni i përditshmë për shumë shqiptarë është i vështirë për tu lënë, apo reduktuar.

Të dhënat e tjera të doganave tregojnë se për 10-mujorin, konsumi i kafesë arriti në 6.7 mijë tonë, me rritje prej 3.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është niveli më i lartë i konsumit, të paktën që nga viti 2018, kur Dogana raporton të dhënat.

Në këtë tendencë një ndikim të lartë vlerësohet të kenë dhënë edhe turistët./monitor

The post Kafeja me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord appeared first on Albeu.com.

Pse kafeja shkakton nervozizëm dhe ankth tek disa njerëz
Për shumë njerëz, kafeja është burim energjie, një pushim i këndshëm ose një mënyrë për të krijuar një lidhje shoqërore. Megjithatë, konsumi i saj mund të shkaktojë ankth dhe nervozizëm tek disa persona.

Dhe sipas një studimi, njerëzit që janë më të prirur të ndiejnë shqetësime të tilla janë ata që nuk pinë rregullisht kafe.

Kafeina mund të shkaktojë një rritje të perceptimit duke stimuluar trurin. Ky efekt e bën një person më të vetëdijshëm për gjërat që mund ta bezdisin, duke rritur kështu nervozizmin. Gjithashtu, kur dikush që është mësuar të konsumojë sasi të mëdha kafeine, përpiqet të heqë dorë ose të reduktojë sasinë e saj, mund të vihet re një rritje e nervozizmit.

Kafeina dhe ankthi

Ankthi është një ndjenjë shqetësimi. I njëjti proces kimik në tru që shkakton rritjen e vigjilencës mund të rrisë ankthin duke ju bërë më të vetëdijshëm për të gjitha rezultatet e mundshme negative në një situatë. Megjithatë ndikimi që kafeina ka tek ankthi dhe nervozizmi janë individuale.

Njerëzit që nuk konsumojnë rregullisht kafeinë ose që përjetojnë shpesh momente ankthi dhe nervozizmi edhe nëse nuk pinë kafe, priren të kenë një përgjigje më të fortë ndaj efekteve të kafesë.

Në këtë rast ekspertët rekomandojnë heqjen dorë gradualisht nga kafeina me hapa të ngadaltë por të qëndrueshëm. Në vend të kafesë ju mund të pini cajra të ndryshëm.

The post Pse kafeja shkakton nervozizëm dhe ankth tek disa njerëz appeared first on Albeu.com.

Pse kafeja shkakton ankth tek disa njerëz
Për shumë njerëz, kafeja është burim energjie, një pushim i këndshëm ose një mënyrë për të krijuar një lidhje shoqërore.

Megjithatë, konsumi i saj mund të shkaktojë ankth dhe nervozizëm tek disa persona.

Dhe sipas një studimi, njerëzit që janë më të prirur të ndiejnë shqetësime të tilla janë ata që nuk pinë rregullisht kafe.

Kafeina dhe nervozizmi

Kafeina mund të shkaktojë një rritje të perceptimit duke stimuluar trurin. Ky efekt e bën një person më të vetëdijshëm për gjërat që mund ta bezdisin, duke rritur kështu nervozizmin.

Gjithashtu, kur dikush që është mësuar të konsumojë sasi të mëdha kafeine, përpiqet të heqë dorë ose të reduktojë sasinë e saj, mund të vihet re një rritje e nervozizmit.

Kafeina dhe ankthi

Ankthi është një ndjenjë shqetësimi. I njëjti proces kimik në tru që shkakton rritjen e vigjilencës mund të rrisë ankthin duke ju bërë më të vetëdijshëm për të gjitha rezultatet e mundshme negative në një situatë.

Megjithatë, ndikimi që kafeina ka tek ankthi dhe nervozizmi janë individuale.

Njerëzit që nuk konsumojnë rregullisht kafeinë, ose që përjetojnë shpesh momente ankthi dhe nervozizmi edhe nëse nuk pinë kafe, priren të kenë një përgjigje më të fortë ndaj efekteve të kafesë.

Në këtë rast ekspertët rekomandojnë heqjen dorë gradualisht nga kafeina me hapa të ngadaltë por të qëndrueshëm. Në vend të kafesë ju mund të pini cajra të ndryshëm.

The post Pse kafeja shkakton ankth tek disa njerëz appeared first on Albeu.com.

Kafeja do të kushtojë më shtrenjtë vitin e ardhshëm/ Kompanitë paralajmërojnë rritje të çmimit
Një lajm jo i mirë vjen për të gjithë adhuruesit e kafes të cilët do ta paguajnë më shtrenjtë atë. Duke nisur që nga viti i ardhshëm, kafeja do të kushtojë më shtrenjtë kanë paralajmëruar kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe importimit të kësaj lënde në botë. Një ekspert i tha BBC-së se markat e kafes po shqyrtojnë mundësinë e rritjes së çmimeve në fillim të vitit të ardhshëm.

Çmimi i kafes ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë një tregjet europiane. Të martën, çmimi për ‘fasulen’ Arabica, të cilat përbëjnë shumicën e prodhimit global, kaloi $3.44 për paund (0.45 kg), pas një rritjeje më shumë se 80% këtë vit.

Ky shtrenjtim pritet pasi tregtarët e kafes do të kenë një rënie të prodhimit, pasi dy shtetet kryesore Brazili dhe Vietnami u goditën nga moti i keq. Ndërkohë numri i përdoruesve të kafes vazhdon të jetë në progress.

Gjigandi italian i kafes Lavazza tha se kishte bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur pjesën e tij të tregut dhe për të mos ia kaluar konsumatorëve kostot më të larta të lëndëve të para, por çmimet në rritje të kafes e detyruan përfundimisht të bëjë këtë hap.

Në një event për investitorët në nëntor, një nëpunës i lartë i Nestlé pranoi se industria e kafes po kalonte një periudhë “të vështirë”, duke pranuar se kompania e tij do të duhet të rregullojë çmimet dhe madhësitë e paketave.

The post Kafeja do të kushtojë më shtrenjtë vitin e ardhshëm/ Kompanitë paralajmërojnë rritje të çmimit appeared first on Albeu.com.

Studimi: Kafeina ka efekt mbrojtës, redukton rrezikun e Sëmundjes së Parkinsonit
Kafeina, substanca stimuluese që gjendet në kafe, çaj dhe pije të tjera, është një nga përbërësit më të konsumuar globalisht. Shumë njerëz e përdorin atë për të rritur energjinë dhe për të përmirësuar përqendrimin, por një numër studimesh të fundit ka treguar se kafeina mund të ketë edhe përfitime të tjera, përfshirë një efekt protektiv kundër sëmundjes së Parkinsonit.

Kafeina dhe Sëmundja e Parkinsonit: Çfarë Thonë Studimet?

Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim neurologjik progresiv që ndikojnë kryesisht në lëvizjet e trupit. Ajo shkaktohet nga dëmtimi i qelizave që prodhojnë dopaminë, një neurotransmiter i rëndësishëm për kontrollin e lëvizjeve. Simptomat përfshijnë dridhje, ngurtësim të muskujve dhe vështirësi në lëvizje.

Në disa studime të fundit, është vërejtur se njerëzit që konsumojnë rregullisht kafeinë kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit. Një studim i botuar në “Journal of Alzheimer’s Disease” ka zbuluar se konsumimi i rregullt i kafeinës mund të jetë i lidhur me një ngadalësim të progresit të sëmundjes dhe një rrezik më të ulët për zhvillimin e saj.

Si funksionon efekti protektiv i Kafesë?

Ekspertët sugjerojnë se efektet e kafeinës ndaj sëmundjes së Parkinsonit mund të lidhen me ndikimin e saj në sistemin nervor. Kafeina është një antagonist i receptorëve të adenozinës, një neurotransmiter që ka efekt relaksues dhe frenues në aktivitetin e qelizave nervore. Duke bllokuar këta receptorë, kafeina mund të ndihmojë në rritjen e aktivitetit të dopaminës në tru, duke përmirësuar funksionin e lëvizjes dhe reduktuar simptomat e Parkinsonit.

Për më tepër, disa studime kanë treguar se kafeina mund të ketë efekte anti-inflamatore dhe antioksiduese, të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nervore nga dëmtimi oksidativ, një proces që është i lidhur me shumë çrregullime neurologjike, përfshirë Parkinsonin.

Studimet Shkencore dhe Rezultatet

Një studim i madh, i realizuar nga shkencëtarët në Universitetin e Harvardit, ndoqi një grup të gjerë individësh për një periudhë të gjatë kohore dhe analizoi lidhjen midis konsumit të kafeinës dhe rrezikut të zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit. Rezultatet treguan se ata që konsumonin kafeinë më shpesh kishin një rrezik më të ulët për të zhvilluar këtë sëmundje krahasuar me ata që nuk konsumonin ose konsumonin shumë pak kafeinë.

Po ashtu, një studim tjetër i botuar në “Neurology”, një revistë prestigjioze mjekësore, vuri në dukje se kafeina mund të ndihmojë në mbajtjen e funksionit motorik tek individët që tashmë janë diagnostikuar me Parkinson. Kjo ka sugjeruar që kafeina mund të ketë një ndikim pozitiv edhe në fazat e hershme të sëmundjes.

Sa Kafeinë Duhet të Konsumoni?

Megjithëse ka shumë dëshmi që sugjerojnë përfitime nga konsumimi i kafeinës, është e rëndësishme të theksohet se çdo substancë ka nevojë për përdorim të matur. Sipas ekspertëve, konsumi i moderuar i kafeinës (rreth 1-3 filxhanë kafe në ditë) është i lidhur me përfitime të mundshme shëndetësore, përfshirë një ulje të rrezikut për sëmundje neurologjike, si Parkinsoni. Megjithatë, është gjithashtu e rëndësishme të mbani parasysh ndjeshmërinë individuale ndaj kafeinës, pasi disa individë mund të përjetojnë shqetësime si ankth ose çrregullime të gjumit nga konsumimi i tepërt.

Përfundimi: Kafeina si Mjet Për Mbrojtjen nga Parkinsoni

Studimet e fundit mbështesin idenë se kafeina mund të luajë një rol mbrojtës kundër zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se nevojiten më shumë hulumtime për të kuptuar më mirë mekanizmat e saktë dhe ndikimin afatgjatë të kafeinës në këtë çrregullim neurologjik.

Për ata që janë të interesuar për mbrojtjen e shëndetit të trurit, konsumi i një filxhani kafe çdo ditë mund të ofrojë përfitime të mundshme, duke u shoqëruar gjithashtu me një stil jetese të shëndetshëm dhe kontroll të rrezikut për sëmundje të tjera neurologjike.

The post Studimi: Kafeina ka efekt mbrojtës, redukton rrezikun e Sëmundjes së Parkinsonit appeared first on Albeu.com.

Kur duhet konsumuar kafeja e parë?
Nëse konsumoni kafe, menjëherë pasi jeni ngritur nga krevati, atëherë do të duhet ta rimendoni atë.

Shumë njerëz mendojnë se një filxhan kafe do t’i zgjojë dhe do t’i bëjë të kenë më shumë energji – por siç rezulton, pirja e një kafeje shumë herët mund t’ju pengojë gjumin.

Rex Isap, eksperti i gjumit në Happy Beds, rekomandoi që mos te konsumoni kafen, për një orë pasi të jeni zgjuar nga gjumi.

“Gjatë ditës truri i juaj prodhon një kimikat të quajtur adenozinë. Në thelb, kjo nxit gjumin; ndërsa jeni zgjuar më gjatë, ajo grumbullohet dhe ju ndihmon të ndiheni të përgjumur. Por kafeina bllokon receptorët e adenozinës, gjë që ju mban vigjilent dhe nxit zgjimin. Nëse keni pasur ndonjëherë vështirësi për të fjetur pas një kafeje, kjo mund të jetë arsyeja”.

“Kur bëhet fjalë për kohën ideale për të pirë kafen tuaj të parë, ne mund të priremi të pimë sapo të zgjohemi”.

Idealisht, ai pohon se duhet të prisni një orë para se të zgjoheni plotësisht, për të korrur përfitimet.

The post Kur duhet konsumuar kafeja e parë? appeared first on Albeu.com.

Pirja e tepërt e kafesë mund të çojë në rënie më të shpejtë të aftësive njohëse
Një studim i prezantuar disa ditë më parë në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Alzheimerit (Aaic) raportoi se – konsumimi i më shumë se tre filxhanëve kafe në ditë lidhen me një rënie më të shpejtë të aftësive njohëse me kalimin e kohës, sipas “La Repubblica”.

Studiuesit ekzaminuan ndikimin e sasive të ndryshme të kafesë në inteligjencën e lëngshme, e cila mat funksionet njohëse duke përfshirë arsyetimin abstrakt, të menduarit logjik dhe njohjen e modeleve.

Analiza u krye duke marrë parasysh provat konsistente vëzhguese dhe epidemiologjike që tregojnë se si kafeja dhe çaji kanë efekte mbrojtëse ndaj goditjes në tru, atakut në zemër, disa lloje tumoresh, diabetit dhe sëmundjes së Parkinsonit.

“Konsumimi i moderuar i kafesë është i mirë, por konsumimi në sasi të mëdha nuk rekomandohet”, tha Kelsey R. Sewell, studiuese në “Institutin e Kërkimeve Shëndetësore Advent” në Orlando, për “Medscape Medical News”.

Disa studime sugjerojnë se kafeja mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit. Por, të dhënat janë të kufizuara në lidhjen midis kafesë dhe çajit dhe rënies së aftësive njohëse, veçanërisht në disa fusha të dallueshme njohëse.

Sewell dhe ekipi i saj botuan një studim për të moshuarit, duke zbuluar se sasitë më të mëdha të kafesë mund të shoqërohen me një rënie më të ngadaltë të aftësive njohëse – dhe një akumulim më të ngadaltë të beta-amiloidit në tru, që besohet të jetë ndër shkaqet e sëmundjes së Alzheimerit.

Por – studimi i ri zgjati intervalin e vëzhgimit duke përfshirë 8451 persona mbi 60 vjeç (mosha mesatare 67,8 vjeç), kryesisht gra (60%) pa asnjë ndryshim njohës.

Të gjithë këta individë janë pjesë e “UK Biobank”, e cila përmban informacione gjenetike dhe shëndetësore anonime për gjysmë milioni njerëz.

Këta persona kishin një indeks të masës trupore afërsisht 26 (rreth 20% mbipeshë), dhe 26% e tyre mbartnin gjenin APOE e4, i konsideruar si një faktor rreziku për Alzheimer.

Krahasuar me konsumuesit e shumtë të kafesë (4 ose më shumë filxhanë në ditë), ata që nuk pinë kafe dhe ata që raportuan konsum të moderuar të kafesë kishin një rënie më të ngadaltë të inteligjencës.

“Konsumatorët e mëdhenj treguan rënien më të shpejtë të inteligjencës në krahasim me të tjerët – dhe të dhënat tona sugjerojnë se – konsumi i moderuar mund të marrë një rol mbrojtës kundër rënies se aftesive njohëse”, tha Sewell.

The post Pirja e tepërt e kafesë mund të çojë në rënie më të shpejtë të aftësive njohëse appeared first on Albeu.com.

Kafja pasdite, a e dëmton shëndetin?
Kafja është pija e mëngjesit dhe për këtë mund të bien dakord shumë njerëz në të gjithë botën.

Megjithatë për të tjerë konsumi i saj edhe përgjatë ditës nuk është aspak një problem, madje një ritual shumë i preferuar.

Konsumi i kësaj pije mund të rritet kur energjia fillon të bjerë, pra gjatë orëve të pasdites.

Por a është i këshillueshëm konsumimi i kafesë pasdite?

Si e ndikon ky ritual i shumë njerëzve shëndetin në përditshmëri?

Ekspertët kanë një përgjigje të qartë për këtë, kafja pasdite duhet të evitohet.

Ju bën më nervoz

Megjithëse një filxhan kafe në mëngjes ju bën më energjike e ndoshta edhe më ne humor, përgjatë ditës mund të ketë efekt të kundërt.

Kafeina e tepërt në organizëm ju bën më nervozë, të stresuar për shkak se truri nuk arrin të relaksohet plotësisht në asnjë moment të ditës.

Studime të tjera tregojnë se kafeina e tepërt mund të jetë një shkak se përse shikoni manthke.

Prish ritmet natyrale të trupit

Duke qenë se kafeina stimulon trurin kjo mund të shkaktojë prishje të sistemeve tuaja natyrale të trupit.

Pra kur konsumoni një kafe pasdite e keni më të vështirë të flini gjumë e për pasojë të zgjoheni lehtë në mëngjes.

Në një studim të vitit 2017 të publikuar në “Sleep Medicine Revieës” tregohet se kafeina prish cilësinë e gjumit duke ju shkaktuar parehati gjatë natës.

Do të zgjoheni më shpesh natën

Një nga efektet anësore të lëngjeve të tepërta është edhe urinimi i shpeshtë.

Kafeina ka veti diuretike të cilat ju bëjnë të urinoni më shpesh se zakonisht.

Më shumë djersitje

Duke qenë se shkakton ankth, stres dhe nervozitet me shumë mundësi do të përjetoni edhe më shumë djersitje gjatë natës.

Të gjithë këto simptoma mund të shfaqen nëse konsumoni kafe pas mesditës.

Uri e tepruar

Një nga problemet e tjera që mund të shkaktojë konsumimi i kafes në orë të vona është uria e tepruar.

Disa studime kanë treguar se kafeina ka një efekt ngopës deri në 4 orë ndaj ju mund të mos konsumoni disa vakte nëse pini shumë kafe.

Kjo mund të çojë më pas në uri të tepruar gjatë natës apo orëve të vona.

The post Kafja pasdite, a e dëmton shëndetin? appeared first on Albeu.com.

Nuk është kafeja, kjo është pija që do ju zgjojë menjëherë
Shumë njerëz e fillojnë ditën me një filxhan kafe për t’u zgjuar, por ekziston një pije që do t’ju zgjojë më shpejt se kafeja.

Gjithçka që ju nevojitet për ta përgatitur këtë pije janë tre përbërës të njohur – mollët, limoni dhe uji. Molla dhe limoni kanë përfitime të shumta që ndikojnë në shëndetin tonë, si dhe në procesin e humbjes së peshës.

Mollët përmbajnë një sasi të madhe fibrash. Fibrat ngadalësojnë tretjen dhe japin një ndjenjë të ngopjes. Gjithashtu, një mollë ka një indeks të ulët glikemik, që do të thotë se nuk do ta rritë sheqerin në gjak.

Këto fruta njihen gjithashtu si një burim natyror i pektinës, një fibër e tretshme që lëviz ushqimin përmes sistemit të tretjes.

Limoni është i shkëlqyeshëm për detoksikimin e organizmit, ndihmon në nxjerrjen e lëngjeve dhe heqjen e celulitit. Njihet gjithashtu si një ushqim me kalori të ulët që do ta ngadalësojë përthithjen e yndyrave. Ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C, e cila do ta forcojë sistemin imunitar.

The post Nuk është kafeja, kjo është pija që do ju zgjojë menjëherë appeared first on Albeu.com.