kafe esell Archives - Albeu.com

Kujdes, çfarë ndodh me trupin tonë kur konsumojmë kafe esëll në mëngjes
Të zgjoheni në mëngjes dhe të rrëmbeni me shpejtësi kafen tuaj të preferuar nuk është zgjidhja më e mirë. Lexoni pse…

Një grup studiuesish nga Universiteti i Nevada-Reno zbuluan se llumi i kafesë mund të përdoret si bionaftë, dhe me gjasë në të ardhmen e afërt, tymi i makinës suaj do të vijë erën e një filxhani kapuçino të sapo gatuar. Por kafja, me të cilën nis ditën një pjesë e mirë e njerëzve mund të mos jetë mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj. Në fakt, mjekët besojnë se koha më e mirë për të shijuar kafen është mëngjes i vonë, midis orës 9:30 dhe 11:30 paradite.

Bright Side tregon efektet që mund të ketë kafeina në trupin tonë kur e pimë me stomak bosh.

Ju mund të ndiheni më të fjetur.

Kafeja është një pije zgjimi për shumë prej nesh, por pirja e saj sapo të dilni nga shtrati mund të ketë efektin e kundërt. Kafeina dyfishon nivelet e hormoneve të stresit dhe mund të çojë në probleme me gjumin, gjë që rezulton në lodhje. Nëse e filloni ditën tuaj me një filxhan kapuçino me sheqer, mund të ndiheni përsëri të përgjumur pas një periudhe të shkurtër kohe. Kjo ndodh sepse trupi ynë prodhon insulinë për të kompensuar sheqerin, duke bërë që nivelet e glukozës në gjak të bien, gjë që rezulton në mungesë energjie dhe ankthi.

Trupi juaj mund të humbasë mineralet më shpejt.

Pirja e dozës suaj të rregullt të kafesë herët në mëngjes mund të bëjë që të humbni shumë vitamina dhe minerale thelbësore. Mund të sabotojë thithjen e hekurit, magnezit dhe vitaminave B të cilat janë jetike për sistemin tonë nervor. Shumë kafeinë gjithashtu mund të nxjerrë kalcium nga kockat tuaja, duke i bërë ato të dobëta.

Mund të krijojë probleme me stomakun.

Kafeja aktivizon sistemin tonë nervor, i cili nga ana tjetër ndikon në zorrën e trashë dhe mund të shkaktojë diarre. Shumë njerëz gjithashtu pëlqejnë të shtojnë qumësht ose krem ​​në filxhanin e tyre të mëngjesit dhe për rrjedhojë shumica prej nesh kanë vështirësi në tretjen e laktozës, kjo mund të shkaktojë shqetësime në stomak.

Mund të çojë në shtim të peshës.

Edhe pse kafeja e zezë mund të ju ndihmojë të digjni dhjamin, ajo gjithashtu mund të prishë modelet tuaja të shëndetshme të gjumit. Kur nuk flini mjaftueshëm, keni tendencë të ndjeheni më të uritur dhe të keni më shumë dëshira për ushiqme të ëmbla. Shumë lloje kafesh, si pijet me kafe të përzjera me ëmbëlsues, janë të mbushura me sheqer dhe kalori duke u bërë shkak për shtim në peshë.

Mund të përkeqësojë ankthin.

Kur zgjoheni në mëngjes, nivelet tuaja të hormoneve të stresit janë zakonisht të larta. Për shkak se kafeina është një stimulues, ajo i jep trupit tuaj një efekt nervoz dhe madje mund të shtojë ankthin për disa njerëz.

Mund të thajë lëkurën tuaj.

Për shkak se kafeja ju bën të përdorni tualetin më shpesh, ajo dehidraton trupin tuaj. Kur dehidroheni, është më e vështirë që toksinat të dalin nga trupi përmes lëkurës tuaj. Kjo, nga ana tjetër, e than lëkurën dhe e bën atë më të prekshme ndaj problemeve të ndryshme, si rrudhat e parakohshme.

Mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Filxhani juaj i kafesë në mëngjes e bën më të vështirë për qelizat tuaja për të rregulluar sheqerin në gjak, i cili mund të çojë në sëmundje të ndryshme. Sheqeri i lartë në gjak, nga ana tjetër, mund të çojë në shtim në peshë dhe madje të rrisë rrezikun e infeksioneve të lëkurës.

The post Kujdes, çfarë ndodh me trupin tonë kur konsumojmë kafe esëll në mëngjes appeared first on Albeu.com.

Kujdes! Mos e pini kafen esëll, do të vuani këto pasoja
Është e rëndësishme që para se ta konsumoni një kafe në mëngjes, të hani të paktën një fetë bukë dhe nëse nuk mund ta bëni këtë, atëherë të paktën zbuteni atë me qumësht

Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë mbarë në qoftë se nuk pinë kafenë e mëngjesit. Kafeja është e pasur me antioksidantë të fuqishëm, të cilët luftojnë veprimin e radikaleve të lira në organizëm.

Ajo ul rrezikun e prekjes nga diabetit i tipit 2 dhe kanceri i pankreasit, ju ndihmon të keni humor të mirë, redukton mundësinë e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit dhe zhvillimi i sklerozës së shumëfishtë etj.

Por nëse e pini me stomakun bosh, dijeni që po i bëni një dëm shumë të madh shëndetit tuaj. Stomaku përmban acid hidroklorik, i cili shpërbën ushqimin dhe proteinat, si dhe shërben po ashtu për të balancuar nivelin e acideve gastrike në trupin e njeriut.

Në momentin që pini kafe me stomakun bosh, acidi hidroklorik gërryen stomakun, shkakton urth dhe ulçër. Si pasojë e mos-shpërbërjes së proteinave do të keni djegie stomaku dhe inflamacion të zorrës së trashë. Kafeja ka veti dehidratuese, prandaj këshillohet gjithmonë ta shoqëroni me një gotë ujë.

E konsumuar esëll ajo shkakton rrahje të çrregullta të zemrës, ankth, luhatje humori si dhe ndikon tek tensioni i gjakut. Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë që të pini kafe pasi të keni ngrënë ushqim dhe jo menjëherë pas zgjimit nga gjumi.

The post Kujdes! Mos e pini kafen esëll, do të vuani këto pasoja appeared first on Albeu.com.