kafaz xhami Archives - Albeu.com

Ilir Meta u shfaq në kafaz xhami për herë të parë që pas arrestimit/ Berisha: Trajtim çnjerëzor, ndaj tij është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, hakmarrje primitive me urdhër të Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot në lidhje me shfaqjen në publik të Ilir Metës në kafazin prej xhami të gjykatës, që prej arrestimit të tij.

Berisha denoncoi, atë që e quan trajtim çnjerëzor të Ilir Metës, ndërsa theksoi se kjo është një hakmarrje primitive e Edi Ramës.

Po ashtu, Berisha tha se ndaj Ilir Metës, është ushtruar jo vetëm dhunë psikologjike, por edhe dhunë fizike dhe provokacione nga më të ulëtat.

“Ish-presidenti i republikës i kryetar i parlamentit dhe ish kryeministri aktualisht kryetari i PL i burgosur politik u paraqit dje në sallën e gjyqit i ndryrë në kafaz xhami sikur të ishte një terrorist i rrezikshëm, ndonëse ndaj tij nuk ekziston asnjë prove e faktuar për ndonjë vepër penale.

Ky akt çnjerëzor brutal i urdhëruar nga Rama riktheu para shqiptarëve skenat e gjyqeve politike stalisnite të Enver Hoxhës.

Ndaj Ilir Metës është ushtruar dhunë dhe terror psikologjik, madje edhe fizik. Janë organizuar provokacione ndër më të ulëtat dhe të rrezikshme, janë dhunuar të drejtat kushtetuese elementare”, tha Berisha.

Deklarata e Berishës për Ilir Metën

Ish-presidenti i Republikës, ish-kryetari i parlamentit dhe ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, aktualisht kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Partisë së Lirisë, i burgosur politik, u paraqit dje në sallën e gjyqit i ndryrë në kafaz xhami sikur të ishte një terrorist i rrezikshëm, ndonëse ndaj tij nuk ekziston asnjë provë e faktuar për një vepër penale të çdo natyre qoftë ajo.

Ky akt çnjerëzor brutal, i urdhëruar direkt nga Edi Rama, riktheu para shqiptarëve skenat e gjyqeve politike staliniste të Enver Hoxhës, babait shpirtëror të Edi Ramës, dhe skulptorit xhelat, Kristaq Rama, babait biologjik të Edi Ramës.

Ky akt hakmarrës i verbër nuk është një qëndrim i rastit dhe as i izoluar ndaj ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, zotit Ilir Meta.

Në tetor të vitit 2024, me urdhër direkt të Edi Ramës, Ilir Meta u arrestua nën filmim, tek hynte në Tiranë, nga policia pa i paraqitur asnjë fletë arresti.

Ai u nxor me forcë në rrugë nga makina me të cilën udhëtonte nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, u tërhoq zvarrë dhe u godit para kamerave nga policë të porositur për aktin e tyre dhe si person nën hetim u dërgua në burg.

Gjatë këtyre 17 muajve në burg, si person nën hetim dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ndaj Ilir Metës, është ushtruar dhunë dhe terror psikologjik periodik, madje edhe fizik.

Janë organizuar provokacione ndër më të ulëtat dhe më të rrezikshme.

I janë dhunuar të drejtat kushtetuese më elementare.

Partia Demokratike denoncon dhe dënon me forcën më të madhe arrestimin, paraburgimin, qëndrimet çnjerëzore në burg dhe në sallën e gjyqit, të urdhëruara direkt nga Edi Rama, bastardi i bllokmenëve hoxhistë ndaj kryetarit të PL, Ilir Meta dhe kërkon lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi.

PD i bën thirrje Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës të ndërhyjë me urgjencë ndaj akteve të hakmarrjes primitive antikushtetuese ndaj Ilir Metës të Edi Ramës, armik i egër i pluralizmit politik dhe Ramaduro i parë dhe i vetëm në Europë.

The post Ilir Meta u shfaq në kafaz xhami për herë të parë që pas arrestimit/ Berisha: Trajtim çnjerëzor, ndaj tij është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, hakmarrje primitive me urdhër të Ramës appeared first on Albeu.com.