kadri roshi Archives - Albeu.com

100 vjetori i mjeshtrit të skenës dhe kinemasë, Kadri Roshi/ I biri i kushton një poezi
Me një poezi të shkruar për të, Klit Roshi e kujtoi të atin nga skena e ArtTurbinës në një mbrëmje me poezi dhe këngë nga veriu e jugu. 100 vjetori i mjeshtrit të skenës dhe kinemasë, Nderit të Kombit, Kadri Roshi erdhi përmes imazheve dhe rrëfimeve që la- sa ishte gjallë-nga fëmijëria e varfër, puna si biletashitës kinemaje, arrestimi gjatë luftës, dalja para togës së pushkatimit dhe falja e jetës prej një rastësie fatlume e lirimi nga burgu ditën e masakrës së 4 shkurtit 1944.

Hapat e parë në art, si sufler në teatër e më pas rolet një e nga një erdhën përmes zërit kumbues të aktorit Kadri Roshi që krijoi personazhe të paharrueshme në një Shqipëri të mbyllur bardhezi e brenda kuadrit.

Nga fëmijëria e varfër te madhështia në skenë dhe ekran, jeta e Kadri Roshit u soll e plotë në një sallë teatri të tejmbushur ku publiku qëndroi në këmbë ndërsa artistë të njohur e politikanë nderuan kujtimin e veprën e tij.

Vepra artistike e Kadri Roshit, konsiderohet si monument kulture nëpërmjet një dokumentari realizuar për të si dhe Promovimi i librit “Në jetët e të tjerëve” ku personalitete të artit, medias dhe politikës shqiptare kanë ndarë në këtë botim kujtimet e tyre personale me Kadri Roshin.

The post 100 vjetori i mjeshtrit të skenës dhe kinemasë, Kadri Roshi/ I biri i kushton një poezi appeared first on Albeu.com.

“Babai” i kinemasë shqiptare, në përkujtim të Kadri Roshit, në 98-vjetorin e lindjes së tij (FOTO LAJM)
Përkujtohet sot në ditën e lindjes, aktori i dashur për publikun, Kadri Roshi. Më 4 janar 1924 lindi figura e mirënjohur e kinematografisë dhe e skenës shqiptare, Kadri Roshi.

Roshi lindi në Ballsh të Mallakastrës në një familje me prejardhje nga Libohova. Aktori përjetoi një vogëli të trazuar, pasi humbi të ëmën në moshën 2-vjeçare dhe mbeti jetim dhjetë vjet më vonë, kur i vdiq edhe i ati.

Karriera e tij si aktor nisi në moshën 21-vjeçare në skenën e Teatrit Popullor. Në vitin 1951 përfundoi edukimin universitar në Pragë. Me t’u kthyer në atdhe, Roshi interpretoi rolet e para në Teatrin Kombëtar.

Përllogaritet se aktori ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e teleshikuesve dhe të spektatorëve një portret të pashlyeshëm. Rolet e tij variojnë nga skllavi Ezop në teatrin “Dhelpra dhe rrushtë”, tek kujdestari në filmin “Lulëkuqe mbi mure”; nga mbrojtësi i thekshëm i gjuhës shqipe në filmin “Liri a vdekje”, deri tek plaku Mere në filmin “Njeriu me top”.

Disa prodhime të tjera filmike ku Roshi ka mishëruar role protagoniste, janë: “Vdekja e burrit” (1991), “Apasionata” (1983), “Partizani i vogël Velo” (1980), “Ballë për ballë” (1979), “Gjeneral gramafoni” (1978), “Njeriu me top” (1977), “Fije që priten” (1976), “Përballimi” (1976), “Malet me blerim mbuluar” (1971) dhe “I teti në bronz” (1970).

Për kontributin e dhënë në artin e fjalës dhe të interpretimit, Kadri Roshi u nderua me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik të vitit 1995, me Çmimin e Madh të Nderit në vitin 1997 dhe iu akordua vlerësimi “Nderi i Kombit” në vitin 1999.

The post “Babai” i kinemasë shqiptare, në përkujtim të Kadri Roshit, në 98-vjetorin e lindjes së tij (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

“Nderi i Kombit”, sot 15 vite nga vdekja e legjendës së skenës shqiptare (FOTO LAJM)
Aktori i njohur Kadri Roshi nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe e ekranit shqiptar. Pikërisht sot më 6 shkurt 2022 mbushen plot 15 vite nga ndarja nga jeta e Titanit të ekranit në vend.

Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë në rolet e filmave apo teatrove si Dhelpra dhe rrushte, Ezopi, Pesha e kohës (1988), Kryetari, Njeriu me top (1977), Plaku Mere, Lulekuqet mbi mure (1976),

Kujdestari, e plot e plot role të tjera që e kanë bërë figurën dhe rolin e Roshit në ekran një figurë të pa vdekshme e thuajse mitotlogjike.

Në vitin 1995 ai është nderuar edhe me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, ndërsa në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Kadri Roshi është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924, Mallakastër.

Roshi i përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri.

Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm.

Në krah ka patur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj. Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar.

Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

Filmografia:

Kolonel Bunker (1998)

Kaskadori shqiptar (1998)

Mirupafshim (1997)

Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vdekjes

Tingujt e harresës (1996)

Plumbi prej plasteline (1995)

Mikres mèrès – Ditët e shkurtra (1995)

Një ditë nga një jetë (1994)

Dhelpra dhe rrushte – Ezopi …teater

Vdekja e burrit (1991)

Fletë të bardha (1990)

Misioni përtej detit (1988)

Pesha e kohës (1988), Kryetari

Rikonstruksioni (1988)

Kur ndahesh nga shokët (1986)..Islami

Rrethimi i vogël (1986), xha Zenuni

Dasma e shtyrë (1984)

Fejesa e Blertës (1984), Uani

Apasionata (1983)

Era e ngrohtë e thellësive (1982)

Dëshmorët e monumenteve (1980), Jani

Partizani i vogël Velo (1980)

Ballë për ballë (1979), Belul Gjenomadhi

Këshilltarët (1979), Kryetari i Këshillit

Liri a vdekje (1979), Xha Hyseni

Gjeneral gramafoni (1978), Parandili

Njeriu me top (1977), Plaku Mere

Shëmbja e idhujve (1977)

Zemrat që nuk plaken (1977)

Fije që priten (1976)

Lulekuqet mbi mure (1976),

Kujdestari

Përballimi (1976)

Tokë e përgjakur (1976)

Kur zbardhi një ditë (1971)

Malet me blerim mbuluar (1971)

I teti ne bronz (1970), Ademi

Tana (1958)

The post “Nderi i Kombit”, sot 15 vite nga vdekja e legjendës së skenës shqiptare (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.