kadastra e durresit Archives - Albeu.com

Tjetërsimi i 448,000 m2 tokë/ Edhe kandidati i PS-së mes të arrestuarve te Kadastra e Durrësit
Zbardhen detaje të reja nga operacioni i Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit te Kadastra e Durrësit. Pesë persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjetër janë në kërkim pasi akuzohen se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 448,000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës.

Në pranga ka rënë edhe ish-kandidati i PS-së në Durrës, Ardit Kërtusha 33-vjeç, ish-kryetar i FRESSH.

Ardit Kërtusha, kandidoi për kryetar të PS Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara. 31-vjeçari në zgjedhjet e 25 prillit 2023 kapërceu nga PS për tek PD.

Më 16 maj të 2022, Ardit Kërtusha, i shpëtoi një atentati në një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të këngëtarit Noizy, ku ai mbeti i plagosur.

Atentatori ishte me kapuç dhe me dy pistoleta, ndërsa qëlloi në drejtim të Kërtushës katër herë. Fatmirësisht autorit iu bllokua arma.

Ardit Kërtusha, së bashku me ish-drejtorin e Hipotekës së Durrësit, Leonard Kadrimi dhe një zyrtar tjetër me inicialet M. Z., në kërkim, dyshohet se duke shpërdoruar detyrën në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme, bën të ditur Prokuroria.

Ardit Kërtusha, 33 vjeç dhe Gjovalin Ndoci, 44-vjeç, të dy banues në Durrës, akuzohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

“Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardit Kërtusha, I biri I Islam dhe I Merita, I dtl.12.01.1991, lindur në Durrës dhe banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, gjendje familjare I martuar, gjendje gjyqësore I padënuar, ID nr.J10112072A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Akuzat e Prokurorisë

Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se nga ana e personave të ndryshëm, me anë të dokumentacioneve të falsifikuara si dhe punonjësve të ASHK-së, janë kryer veprime/mosveprime të cilat kanë sjellë tjetërsimin e 448,000 m2 tokë nga pasuri e në pronësi të shtetit shqiptar në pasuri të individëve.

Nisur nga ky fakt, ka dyshime se nga ana e personave akoma të paidentifikuar janë konsumuar veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3 e 25, 186, 248, 287 dhe 287/b të K.Penal duke sjellë pasoja të rënda, pra tjetërsimin e një sipërfaqe toke në total prej 448,000 m2, e cila ndodhet në Zonën Kadastrale nr.8517, Durrës.

Në këto kushte, duke qenë se bëhet fjalë për objekte të cilat mund të vijojnë të tjetërsohen, për të parandaluar pasojat e tjera të mundshme që mund të vijnë nga shitja e tyre ose dhe kryerjes së veprave të tjera penale, nga ana e organit procedues vleresohet se duhet të vendoset sekuestro preventive mbi pronat e mëposhtme. Sipas prokurorisë, disponimi i lirë i këtyre pasurive, mundet që të rëndojë apo të zgjasë më tepër pasojat e veprës penale apo mundet që të lehtësojë kryerjen e veprave të tjera penale.

Për këtë arsye, u kërkua caktimi i masës së sigurimit personal pasuror sekuestro preventive pasi gjykata pranoi kërkesat e prokurorisë mbi pasuritë e paluajtshme përkatësisht:

Pasuria nr.67/5, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 38, Sip.20,000 m2 ;.

Pasuria nr.67/6, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 39, Sip.16,000 m2 ;

Pasuria nr.67/7, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 40, Sip.12,000 m2 ;

Pasuria nr.67/8, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 41, Sip.24,000 m2 ;

Pasuria nr.24/4, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 42, Sip.16,000 m2 ;

Pasuria nr.24/5, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 43, Sip.16,000 m2 ;

Pasuria nr.24/6, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 44, Sip.13,000 m2 ;

Pasuria nr.24/7, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 45, Sip.12,000 m2 +57,000 m2 ;

Pasuria nr.67/9, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 46, Sip.16,000 m2 ;

Pasuria nr.13/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 47, Sip.47,000 m2 ;

Pasuria nr.13/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 48, Sip.28,000 m2 ;

Pasuria nr.23/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 49, Sip.19,000 m2 ;

Pasuria nr.23/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 50, Sip.19,000 m2 ;

Pasuria nr.35/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 51, Sip.17,000 m2 ;

Pasuria nr.35/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 52, Sip.16,000 m2 ;

Pasuria nr.45/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 53, Sip.15,000 m2 ;

Pasuria nr.45/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 54, Sip.20,000 m2 ;

Pasuria nr.45/3, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 55, Sip.15,000 m2 ;

Pasuria nr.69/35, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 56, Sip.25,000 m2; dhe

Pasuria nr.69/36, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 57, Sip.25,000 m2.

Nisur në sa më lart, organi procedues ka proceduar me rregjistrimin e emrave si përsona nën hetim dhe konkretisht për punonjësit e ASHK Durrës, shtetasit L. K si zv/drejtor dhe juristët A. K. dhe M.Z. me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë si pasojë fillimisht krijimin e lehtësirave e më pas tjetërsimin e plotë të këtyre pasurive.

Konkretisht shtetasja A.K. duke kryer veprime si juriste në ASHK Durrës për “pasurinë” e shtetasit L. Xh. i ka hapur rrugë së pari konfirmimit të rregjistrimit me fallsifikim të kësaj prone dhe së dyti krijimit të kushteve për tjetërsimin e saj sikurse dhe ndodhu realisht vetëm pas pak ditësh nga veprimet e saj.

Ndërsa shtetasit M.Z. dhe zv/drejtuesi L.K. dukshëm me veprimet e tyre kanë lejuar tjetërsimin e mëtejshëm të pronës. Rezulton se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK nga kontrolli i praktikave të sipërcituara.

Me veprimet e tyre këta punonjës të shtetit duke shpërdoruar detyrën kanë sjellë si pasojë zhveshjen nga pronësia e këtyre sipërfaqeve toke që i përksinin shtetit shqiptar dhe kalimin e tyre personave pa të drejtë.

Nisur nga sa më lart, gjykata pranoi kërkesën e pprokurorisë dhe vendosi:

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit L.Xh. i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases M.Xh, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K. Xh., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Gj.N., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit D.T., i dënuar, ID nr.G31031047U, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ë.T. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K. T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Sh.T. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases Sh.V. e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases B.B., e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K.K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardit Kërtusha, I biri I Islam dhe I Merita, I dtl.12.01.1991, lindur në Durrës dhe banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, gjendje familjare I martuar, gjendje gjyqësore I padënuar, ID nr.J10112072A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit O.Xh. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases A.K. e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit M.Z., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit L.K. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

The post Tjetërsimi i 448,000 m2 tokë/ Edhe kandidati i PS-së mes të arrestuarve te Kadastra e Durrësit appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Akuza për tjetërsim pronash, prokuroria e Durrësit kërkon burg për ish-punonjësin e Kadastrës, arrest shtëpie edhe për juristen
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka dhënë paraprakisht dy masa sigurie arrest në burg për një ish- punonjës të Kadastrës së Durrësit dhe për përfituesin nga tjetërsimi i pronës.

Ndërkohë arrest në shtëpi është dhënë për juristen e Kadastrës.

Mësohet se deri në këto momente janë ekzekutuar dy vendime, ai për juristen Jonida Mergeja dhe përfituesin Ndue Mesiti.

Pritet të ekzekutohet vendimi dhe për ish-punonjësin e Kadastrës Bled Zerba.

E akuzuar është dhe një notere e Durrësit për të cilën është kërkuar pezullim i licencës.

Nga hetimet paraprake bëhet me dije se leja e legalizimit është plotësuar jashtë zyrës se ish- ALUIZNI-it në emër të përfituesit Ndue Mesiti dhe është aplikuar për regjistrim nga notere Albana Hoti.  Jonida Mergeja, juristja që ka kryer veprimet, dyshohet se e ka dhënë dorazi kartelën e pasurisë, po nëpërmjet sistemit ka lëshuar kthim përgjigje.

Noterja në bashkëpunim me personin tjetër, ish-punonjës i Kadastrës, masa e te cilit është në ekzekutim e sipër akuzohen se kanë rregulluar nëpërmjet fotoshopit firmën dhe vulën elektronike duke ia vënë në dispozicion qytetarit. Njëkohësisht leja e legalizimit është marrë dorazi bosh nga një drejtori tjetër dhe si numër serie nuk i përket fare drejtorisë së Durrësit dhe nuk është administruar asnjëherë nga ish- ALUIZNI Durrës.

Pjesë nga dosja:

Referuar materialit kallëzues se në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, janë regjistruar materialet e para hetimore të dërguara nga ana e Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion pranë Kryeministrisë, e cila ka ushtruar kontroll pranë ASHK Durrës në lidhje me Lejen e Legalizimit nr.263235, date 18.04.2017 të z.Ndue dhe Ardjan Zef Mesiti, me zonë kadastrale 1522, “Godinë Social Ekonomike 1 Kat”, sipërfaqe e parcelës ndërtimore 500 m², sipërfaqe e ndërtimit 274 m² në Durrës. Nga verifikimi i dokumentacionit të administruar pranë ASHK Durrës, kanë lindur dyshime të arsyeshme për një sërë shkeljesh me natyrë penale dhe administrative, ku duket se janë përfshirë punonjës të ASHK dhe persona të tjerë, duke siguruar përfitime në kundërshtim me ligjin.

Në vijim përshkrimi i rastit dhe shkeljet e dyshuara.

Me datë 25.06.2021 në ASHK Qëndrore, ka mbërritur shkresa nga IKMT për prishje objekti në zonën kadastrale 1522 në Gjirin e Lalzit. Ky objekt rezulton në pronësi të z.Ndue dhe Ardjan Zef Mesiti, përfituar nga një procedurë legalizimi në vitin 2017 dhe në 10.10.2017 pajiset me Certifikatë Pronësie nga ZVRPP Durrës.

Ndërkohë, në datë 29.06.2021, z.Ndue Zef Mesiti ka kryer aplikim për rifreskim të kartelës së pasurisë. Pas ardhjes së shkresës kanë lindur dyshime për çertifikatën e pronësisë së objektit. Nga verifikimet e kryera nga NJSAA rezultuan një sërë anomalish që çojnë në përfundimin që praktika është e falsifikuar.

Nga verifikimi i librit të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, se të dhënat e shkresës për kalim të dosjes nga ish Aluizni Durrës drejt ZVRPP Durrës, nuk përputhen me të dhënat e librave të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, duke mos u përputhur afatet kohore me rendin numerik të shkresave.

Planimetria dhe Genplani nuk janë të punuara sipas formateve që punon zyra e ASHK Durrës. Fleta e volumit në regjistër është më e madhe në format dhe në fund të saj ka emrin e shtypshkronjës që është printuar (ndryshe nga gjithë të tjerat). Në ASHK Durrës është kryer një auditim për një praktikë leje legalizimi të muajit Prill 2017 në emër të shtetasve Ndue Zef Mesiti dhe Gentjan Zef Mesiti, ku nga auditimi ka rezultuar se nënshkrimet në emër të shtetasve Kujtim Gjuzi, Mario Semini dhe Ilrjan Keçi janë fallsifikuar.

Në kuadër të hetimeve paraprake për proçedimin e sipërcituar është sekuestruar praktika e pasurisë me nr. 150/7/ND, në zonën kadastrale nr.1522, me nr.reference 1247, vol.7, faqe 26, në emër të shtetasit Ndue Zef Mesiti dhe Ardjan Zef Mesiti, praktikës që ka shërbyer për legalizimin e objektit në fjalë, si dhe çertifikatës për vërtetim pronësie për pasurinë në fjalë, praktikë e cila është dërguar për ekspertim grafik të akteve.

Në bazë të aktit të ekspertimit grafik të shkrimit me nr.906, datë 24.02.2022, të Insitutit të Policisë Shkencore Tiranë, rezulton se aktet objekt hetimi (dokumentat e lëshuara nga ALUIZNI) nuk janë nënshkruar nga shtetasit Flamur Gjuzi, Ilirjan Keçi, Mario Semini, Olta Hani dhe Edlira Gjuzi. Aktet objekt hetimi (dokumentat e lëshuara nga ALUIZNI) nuk janë vulosur nga e njëjta klishe vule. Aktet objekt hetimi (Kartela e pasurisë nr. 150/7/ND, në zonën kadastrale nr.1522, me nr.reference 1247, vol.7, faqe 26, në emër të shtetasit Ndue Zef Mesiti dhe Ardjan Zef Mesiti) nuk është nënshkruar nga shtetasia Jonida Mergeja. Aktet objekt hetimi (Plan- Rilevimi në emër të shtetasit Zihni Dama) nuk është nënshkruar nga shtetasi Zihni Dama.

Në bazë të aktit të ekspertimit grafik të shkrimit të datës 09.05.2022, të ekspert Adrian Shehu, rezulton se në aktet objekt hetimi (çertifikata e pasurisë dhe harta treguese) vula e përdorur nuk është e njëjtë me modelet e lira të vulës që është përdorur nga ASHK Durrës në të njëjtën periudhë kohe, si dhe vula e përdorur në aktet (çertifikata e pasurisë dhe harta treguese) dhe aktin (kartela e pasurisë nr. 150/7/ND) nuk është e njëjtë, po ashtu nuk është e njëjtë me modelet e lira të vulës që është përdorur nga ASHK Durrës në të njëjtën periudhë kohe.

Aktet objekt hetimi (çertifikata e pasurisë dhe harta treguese) nuk janë shkruar dhe nënshkruar nga shtetasi Ardian Kona, por janë shkruar nga e njëjta dorë.

Aktet objekt hetimi (kartela e pasurisë nr. 150/7/ND) nuk është i të njëjtës serie prodhimi krahasuar me modelarët që paraprijnë dhe pasojnë.

Aktet objekt hetimi (kartela e pasurisë nr. 150/7/ND) në të gjitha rubrikat e saj janë shkruar dhe nënshkruar nga shtetasi

Me anë të shkresës përcjellëse me nr.19811/1prot., datë 11.11.2021, të ASHK Zyra Qëndrore Tiranë, rezulton se Leja e Legalizimit nr.263235, datë 18.04.2017, me nr.serial 0242084, i përket bllokut të lejeve që i përkasin Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tepelenë, fakti ky i pasqyruar dhe me kopje të fletë- hyrjes.

Me anë të shkresës përcjellëse me nr.1773/1prot., datë 13.12.2021, të ASHK Drejtoria Vendore Tepelenë, rezulton se personi që ka administruar dhe shpërndarë Lejet e Legalizimit pranë kësaj drejtorie ka qenë drejtori Pëllumb Milori.

Me anë të procesverbalit të datës 07.01.2022, janë administruar nga ana e drejtorit të të ASHK-së Drejtorisë Vendore Tepelenë, proçesverbali mbi dorëzimin e lejeve të legalizimit punonjësve Klejdi Abazi dhe Erenato Zaçe.

Me anë të shkresës përcjellëse të ASHK Zyra Qëndrore Tiranë, me nr.57/1prot., datë 21.01.2022, rezulton se referuar sistemit IPS, për pasurinë nr.150/7/ND me zonë kadastrale 1522, me përfitues shtetasit Ardjan Mesiti dhe Ndue Mesiti./albeu.com

The post EMRAT/ Akuza për tjetërsim pronash, prokuroria e Durrësit kërkon burg për ish-punonjësin e Kadastrës, arrest shtëpie edhe për juristen appeared first on Albeu.com.

“Arrestime masive”, çfarë po paralajmëron Artan Lame?
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, është shprehur se do të ketë arrestime të shumta edhe në Kadastra.

Lame është shprehur se ajo që ndodhi me Kadastrën e Durrësit do të ndodhë edhe me atë të Tiranës.

Komentet Lame i bëri teksa ishte i ftuar në “Opinion”, ku tha se shumë shpejt do të shohim edhe Tiranën si historia e Kadastrës së Durrësit ku pati disa të arrestuar, për tjetërsim të pronës.

“Së shpejti do të shohim edhe në Tiranë atë që ka ndodhur në Kadastrën e Durrësit, pasi ka patur mbivendosje të pronës”, deklaroi Lame.

Kujtojmë që në tetor të vitit 2019-të, u arrestuan 18 punonjës mes të cilëve juristë, drejtorë dhe ish-specialistë. Këta punonjës u arrestuan me akuzën e tjetërsimit të sipërfaqeve të tokave,  ku ua kishin shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit.

Mes të arrestuarve ishin  ish-kryetari i Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit, Ardian Iljazaj, ish-drejtoresha e Hipotekës në Durrës, Edlira Nova.

Emrat e të arrestuarve në tetor të vitit 2019-të:

Ardian lIjazaj ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Edlira Nova ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Adrian Kona ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Sulejman Ibrahimi ish-Kryetari i Komunës Ishëm.

Gjon Beshi ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë.

Bledar Zerba ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Malvina Deçka ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Renaldo Pastërma ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Mikel Zaho, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Rovin Meqja, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Dorian Kollaj ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Enver Shima, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë.

Latif Mullai, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë.

Luigj Bushaj, përfitues toke.

Gjon Proja, përfitues.

Gjergj Bushaj, përfitues.

Albert Doda, përfitues.

Lek Ndoji, përfitues.

The post “Arrestime masive”, çfarë po paralajmëron Artan Lame? appeared first on Albeu.com.

Thellohet skandali në kadastrën e Durrësit: Dëmtime masive në regjistra
Skandali në kadastrën e Durrësit, vijon të thellohet. Burime nga Prokuroria, bëjnë të ditur për ABC se në këtë hetim do bashkëpunojnë disa prokurorë, pasi është një hetim i vështirë. Aktualisht po kontrollohen regjistrat e dëmtuar. Nga verifikimet e deritanishme janë konstatuar dëmtime të mëdha.

“Do jetë një punë e gjatë dhe e vështirë për të dalë në konkluzione pasi bëhet fjalë për një hetim me shumë se 25-vjeçar.” thanë burime për ABC.

Ndërkohë mësohet se jo të gjithë dokumentacionet kanë probleme të karakterit të falsifikimit, po janë të dëmtuar në kuptimin e mosmirëmbajtjes. Prokuroria bënë të ditur se është në fazën fillestare të hetimit dhe se kjo do jetë një punë e vështirë dhe voluminoze.

Faza fillestare e hetimit ka të bëj me verifikimin e dëmit dhe më pas hetimi do thellohet më shumë, ku do merren në pyetje si qytetarë ashtu edhe personel. Prokuroria kërkon si ndihmë edhe bashkëpunimin e stafit të Kadastrës.

The post Thellohet skandali në kadastrën e Durrësit: Dëmtime masive në regjistra appeared first on Albeu.com.

Regjistrimi i pronës në Durrës, Lame zbulon skandalin: Janë grisur fletët në regjistër
Kreu i Kadastrës Artan Lame është shprehur se në Kadastrën e Durrësit janë grisur fletët në regjistër.

Komentet Lame i ka bërë teksa ka zbuluar shkeljet ligjore dhe manipulimet që janë bërë në regjistrimin e pronës në Kadastrën e Durrësit.

Në emisionin “Opinion”, Lame tha se në regjistrat e regjistrimit është konstatuar heqja e fletëve të regjistrimit ose zëvendësimi i tyre. Sipas tij nga 1063 regjistra në total, janë dëmtuar 908 regjistra.

“Kadastra e Durrësit nuk kishte seli. Ishte në një qendër biznesi private. U kalua kjo fazë duke e marrë fare Kadastrën duke e sjellë në Tiranë. Atë ditë është marrë me polici sepse pati një rezistencë. Në këtë moment filluan të dilnin çështje pak a shumë sëmundja e Vlorës. Por me një risi. Në Vlorë s’kishte pasur fare regjistër, në Durrës ngaqë kishte regjistër detyroheshin të grisnin fletët. Durrësi kishte 1063 regjistra me 250 fletë secili të këtyre 30 viteve, vetëm 152 dilnin pa dëmtime dhe 908 regjistra janë të dëmtuar duke filluar që nga 730 faqe që mungojnë tërësisht, kalojnë nga 12 tek 15. Kur janë hequr me kujdes e kanë hequr dhe rrënjën e faqes. 243 faëe janë të zëvendësuara sepse dallojnë nga ngjyra”, tha Lame.

The post Regjistrimi i pronës në Durrës, Lame zbulon skandalin: Janë grisur fletët në regjistër appeared first on Albeu.com.

Prokuroria nis hetimin për regjistrat e Kadastrës në Durrës, priten arresrime
Prokuroria ka nisur hetim për akuzat e kreut të Kadastrës Artan Lame në lidhje me problemet e hasura me registrat e këtij institucioni në Durrës. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se prokuroria do të bëjë verifikimin e veprimeve në regjistrat e Kadastrës së Durrësit për të verifikuar abuzimet në to.

Pak ditë më parë, Lame tha se ka ngritur një grup pune për inventarizimin e regjistrave të Kadastrës së Durrësit pas problemeve të mëdha të hasura me to, siç është edhe grisja e fletëve.

“Nisur faktet e bëra publike në media për kontrollin e ushtruar në Kadastrën e Durrësit dhe konstatimin e dëmtimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme të regjistruara në zonën bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr. 582, datë 01.04.2022 për veprat penale të parashikuara nga nenet 186 e 248 te Kodit Penal. Me urdhër të drejtueses së prokurorisë është krijuar një grup hetimor i përbërë nga prokurore dhe oficerë të policisë gjyqësore për hetimin e plotë të çështjes”, njofton prokuroria.

Sipas Lames, këto dosje që shërbejnë për regjistrimin e pronave të shqiptarëve janë keqpërdorur nga punonjës gjatë 22 viteve më parë, ndërsa ai demonstroi si u janë grisur fletët. Nga 1063 regjistra, vetëm 152 janë në gjendje të mirë kurse pjesa tjetër kanë modifikime ku mungojnë fletët, sipas tij.

“E them me trishtim që situata në arkivin tejkalon cdo lloj imagjinate kjo vetëm me disa shifra. 1063 regjistra vetëm 152 regjistra janë të mira dhe të paprekura, pjesa tjetër ka vëretje.

Këto regjistra mungojnë 730 fletë që do të thotë në regjistrat e pasurive të paluajtshme nuk janë fare, duke u grisur. Janë hequr një fletë dhe është vendosur një tjetër. Drejtoria e Durrësit ngriti një grup pune për inventarizimin .

Situata e trashëguar në kadastrën e Durrësit kalon imagjinatën, janë grisur fletët, imagjinoni të gjitha janë pasuri dhe halle njerëzish. Rezultojnë 569 fletë të dubluara. Përgjegjësia është e kujdo që ka punuar në këtë mënyrë gjatë 22 viteve.

Nuk ka pasur rregullore, nuk ka pasur punonjës të arkivit me inventar. Ska pasur asnjë inventar dhe natyrisht s’ke kujt i vendos gishtin mes punonjësve që kanë bërë këtë gjë. Mjaft më me këtë çmenduri, sot Durrësi nuk duhet ta dijë ku e ka zyrën e kadastrës. Por qytetari do ta marrë shërbimin online nga E-albania.

Ky material do t’i depozitohet ministrisë së drejtësisë por edhe zyrës së kryeministrisë”, tha Lame.

The post Prokuroria nis hetimin për regjistrat e Kadastrës në Durrës, priten arresrime appeared first on Albeu.com.

Hetimet në Kadastrën e Durrësit, vjen reagimi i ambasadores Kim (FOTO LAJM)
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas nisjes së hetimeve në Kadastrën e Durrësit.

Ata kanë mirëpritur atë që cilësuan “raport të paanshëm” të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës.

Lajmin e bëri të ditur ambasadorja amerikane Yuri Kim përmes një postimi në Twitter, ku shprehet se tashmë priten hapa konkretë për të vënë përgjegjësit para drejtësisë.

“Për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe gjetkë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas asaj që shprehet kryediplomatja amerikane, hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA.

“Po ashtu, hapa të tillë e bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në BE.”

Një ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame foli në lidhje me kadastrën e Durrësit dhe nisjen e hetimeve të thelluara për abuzimet që janë bërë atje në 32 vite kanë nxjerrë një raport me shkeljet e detajuara që janë zhvilluar.

Lame në fjalën e tij ka thënë se nga të gjitha dosjet e marra nga kjo kadastër vetëm 15 % e tyre janë pa probleme, ndërsa pjesa tjetër e regjistrave janë me faqe që mungojnë, të grisura madje edhe shumë të dubluara që tregojnë se për një pasuri janë ndjekur dy rrugë të ndryshme legalizimi apo kthimi te pronari duke sjellë abuzime shumë të mëdha./albeu.com/

1/2 We welcome the candid report of the Cadaster Agency regarding deficiencies & potential crimes in Durres. We look forward to concrete steps to hold accountable those responsible, increase transparency & shut down opportunities for corruption…

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 31, 2022

The post Hetimet në Kadastrën e Durrësit, vjen reagimi i ambasadores Kim (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.