kadastra durres Archives - Albeu.com

53 mijë m2 tokë të sekuestruara, Prokuroria e Durrësit urdhëron masa “Arrest në burg” dhe “Arrest në shtëpi” për 12 të hetuar
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, gjykata caktoi për 12 shtetas masa sigurie të llojeve “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Ata po hetohen për veprat penale të “Mashtrimit”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 143, 186, 248 dhe 287 të Kodit Penal.

Hetimet për procedimin penal nr.582 të vitit 2022 nisën kryesisht pasi në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës u konstatuan probleme gjatë inventarizimit të regjistrave hipotekore, çka ngriti dyshime për falsifikim të tyre.

Organi procedues ka arritur të dokumentojë mënyrën si janë falsifikuar dhe përvetësuar pasuri me synim përfitimin material në 6 raste, në zonën kadastrale 1574, në Kallm dhe NB Frutore Durrës, në zonën bregdetare.

Sipas hetimeve, personat nën hetim, shtetasit R.Sh, Sh..Sh, A.M, V.M, B.XH dhe F.Xh, në bashkëpunim me punonjës të ASHK-së Durrës, kanë përgatitur dokumente të falsifikuara për regjistrimin e pasurive, duke vepruar në kundërshtim me ligjin për të siguruar përfitim material. Dokumentacioni i rremë është futur në arkivën e ish-ASHK-së Durrës, ku në disa raste janë marrë numra reference të dubluara, e më pas janë kaluar në regjistrin e pasurive të paluajtshme me data regjistrimi fiktive.

Po ashtu, është konstatuar se fletët origjinale të regjistrit janë hequr dhe pasuria me zë kadastral “shtet” është zëvendësuar me fletë të falsifikuara në emër të personave në hetim, të cilët më pas, në disa raste, i kanë shitur këto pasuri te persona të tretë për të fshehur gjurmët.

Hetimi tregon gjithashtu se punonjësit e ASHK-së Durrës, shtetasit A.K, B.Z, R.Z, J.G, L.D dhe A.C, kanë regjistruar pasuritë mbi bazën e dokumentacionit të falsifikuar, duke shkelur dispozitat ligjore dhe pa kryer verifikimet e nevojshme të parashikuara prej tyre.

Në përfundim të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u vendos:

1. Masa “Arrest me burg” për shtetasin R.SH, i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Falsifikimit të dokumentave’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’;

2. Masa “Arrest me burg” për shtetasin A.K, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;

3. Masa “Arrest me burg” për shtetasin B.Z., i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;

4. Masa “Arrest me burg” për shtetasin R.Z, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;

5. Masa “Arrest në shtëpi” për shtetasin Sh.Sh. i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;

6. Masa “Arrest në shtëpi” për shtetasin V.M. i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;

7. Masa “Arrest në shtëpi” për shtetasin A.M. i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;

8. Masa “Arrest në shtëpi” për shtetasin B.XH i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimi i dokumentave’;

9. Masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin F.XH., i biri, i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Falsifikimit të dokumentave’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarise kriminale’;

10. Masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin J.M, e dyshuar për veprat penale të ‘Shpërdorimit te detyrës’;

11. Masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin L.D, i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’; dhe

12. Masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin A.C, i dyshuar për veprën penale te ‘Shperdorimit te detyres’.

Gjykata, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vendosi edhe sekuestrim preventiv mbi këto pasuri:

-Pasuria Nr. 276/1 Durrës me sip.27.550 m2;

-Pasuria Nr. 147/8 Durrës me sip.14228 m2;

-Pasuri Nr. 39/7 Durrës me sip.6000 m2;

-Pasuria Nr. 462/12 Durrës me sip.3800 m2;

-Pasuria Nr. 143/21 Durrës me sip.5500 m2;

-Pasuria Nr. 143/22 Durrës me sip.5500 m2;

-Pasuria Nr 276/91 Durrës me sip.500 m2;

-Pasuria Nr 276/84 Durrës me sip.7000 m2;

-Pasuria Nr 276/89 Durrës me sip.500 m2;

-Pasuria Nr 276/90 Durrës me sip.500 m2;

-Pasuria Nr 276/88 Durrës me sip.500 m2;

-Pasuria Nr 276/87 Durrës me sip.3000 m2; dhe

-Pasuria Nr 276/85 Durrës me sip.6000 m2.

Hetimet për këtë çështje vijojnë ende, me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe zbulimin e rasteve të tjera që janë objekt hetimi.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet faji me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post 53 mijë m2 tokë të sekuestruara, Prokuroria e Durrësit urdhëron masa “Arrest në burg” dhe “Arrest në shtëpi” për 12 të hetuar appeared first on Albeu.com.

SPAK arreston 5 zyrtarë të Kadastrës në Durrës, sekuestron 190 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar një aksion në në drejtorinë e Kadastrës së Durrësit duke arrestuar 5 zyrtarë.

Mësohet se nga SPAK është sekuestruar 190 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit.

Gjithashtu janë kontrolluar 7 shtëpi të punonjëve të Kadastrës dhe janë shoqëruar 4 persona.

The post SPAK arreston 5 zyrtarë të Kadastrës në Durrës, sekuestron 190 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit appeared first on Albeu.com.

Shkon në 4 numri i të arrestuarve për falsifikim në Durrës, bashkëpunuan me juristin e Kadastrës
Policia ka finalizuar operacioni “Mbikalimi” në Durrës duke arrestuar 4 punonjës së Kadastrës.

U arrestua juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho pas një hetimi për një parcelë. Gjithashtu u arrestua Ilias Fisheku, i datëlindjes 1959, lindur dhe banues ne Fier, Giraon Aliko i datëlindjes 1985, lindur dhe banues në Plepa Durrës.

Gjithashtu u eksekutua arrest shtëpie për shtetasin Rakip Haxhiu, i datëlindjes 1944.

Këta persona në bashkëpunim me njeri tjetrin me dokumente të falsifikuara, kanë aplikuar dhe regjistruar në Hipotekën e Durrësit një pasuri të paluajtshme 2000 m2, tokë Truall dhe mbi te 550 m ndërtese, në zonën bregdetare, fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe të “mashtrimit”.

Njoftimi

Operacioni “Mbikalimi”

Me datë 14.05.2021 ora Drejtoria për krimet Ekonomike e financiarë dhe Drejtoria Operacionale, në Departamentin e Policisë kriminale në Policinë e shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizuan operacionin “Mbikalimi” me arrestimin me vendim Gjykate të shtetaseve:

1. Ilias Fisheku, i datëlindjes 1959, lindur dhe banues ne Fier

2. Giraon Aliko i datëlindjes 1985, lindur dhe banues në Plepa Durrës,

3. Mikel Zaho, i datëlindjes 1978, me pune në Zyrat e Kadastrës Durrës

Si dhe ekzekutimin masës së arrestit të shtëpisë për shtetasin:

1. Rakip Haxhiu, i datëlindjes 1944,

Të lartpërmendurit në bashkëpunim me njeri tjetrin me dokumente të falsifikuara, kanë aplikuar dhe regjistruar në Hipotekën e Durrësit një pasuri të paluajtshme 2000 m2, tokë Truall dhe mbi te 550 m ndërtese, në zonën bregdetare, fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Pasuria është regjistruar ne kadastër faktikisht me dokumente të falsifikuara në emër të Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu, duke marrë nr. 53/216 ZK 8518 dhe reference 0037621 indeks harte DR-R5-16m 17 vol 134 fq. 23. Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës, janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara, të leje së legalizimit për objektin për një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe të “mashtrimit”, te kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186/2, 143/3 e 25 të Kodit Penal.

The post Shkon në 4 numri i të arrestuarve për falsifikim në Durrës, bashkëpunuan me juristin e Kadastrës appeared first on Albeu.com.