ka nje mesazh per ty Archives - Albeu.com

E divorcuar prej 17 vitesh, përlotet nusja: Më shumë se vjehrrën, s’kam as nënën
Në momentin që vajza e dytë e Sovianës dhe Mikelit erdhi në jetë, prindërit e tij vendosën t’iu linin shtëpinë dhe vetë të banonin diku tjetër me qira. Por në momentin kur çifti vendosi të divorcohej pas 17 vitesh së bashku për shkak të një tradhtie nga ana e Mikelit, ajo dhe 4 fëmijët vijuan të jetonin në këtë shtëpi.

Kjo është një prej sakrificave që Soviana nuk ua harron kurrë vjehërrve të saj. Ajo rrëfen e përlotur këtë moment për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan dhe tregon se si i ka raportet me vjehrrën e saj.

Soviana: Vjehrri im më tha që “unë të kam thënë vajzë dhe ti je vajzë për ne dhe ti po do të vish të rrish me ne sepse jemi më afër dhe ti je nusja e shtëpisë tonë dhe fëmijët janë fëmijët e mi”. Kjo ka qenë fjala e vjehrrit tim dhe kjo ishte një ndihmë shumë e madhe, si për mua edhe për…

Ardit Gjebrea: Edhe për fëmijët, pa diskutim. Edhe vjehrra besoj të njëjtin qëndrim?

Soviana: Edhe vjehrra, po. Vjehrra ime vinte thuajse përditë që të na shikonte neve, edhe pse mezi ecën. Vinte gjithmonë, merrte në telefon ccdo minutë sa i thosha o ma më lër se jam në punë, të marr unë kur të dal.

Ardit Gjebrea: Ti e thërrisje edhe e thërret ”o ma”, akoma edhe sot e thërret “o ma?”

Soviana: S’ka munguar asnjëherë kjo fjalë. Marrëdhënien që kam pasur, kam dhe do ta kem me vjehrrën nuk e kam as me mamin tim. Nuk e kam.

Ardit Gjebrea: Uau!

Soviana: Mamin tim e kam pasur afër, normal, por më shumë se vjehrrën asnjë s’kam pasur. Më ka qëndruar gjithmonë pranë, si mua edhe fëmijëve.

Soviana vendosi që së bashku me fëmijët të largohej për një të ardhme më të mirë në Francë. Pas një viti e gjysmë, ajo u rikthye në Shqipëri dhe vjehërrit nuk ishin zhvendosur sërish në shtëpinë e tyre, por e kishin lënë gati për ta. Ndërkohë edhe Mikeli ishte kthyer nga emigrimi, por mes tyre nuk kishte asnjë kontakt.

Ardit Gjebrea: Vjehrra ta hidhte fjalën që “po sikur?”

Soviana: Vjehrra, i thashë vjehrrës që unë të kam zemër dhe e kam vërtet, por që ne mos të humbasim komunikimin të dyja, nuk dua të flas fare për Mikelin.

Ardit Gjebrea: Megjithatë ajo…

Soviana: Ajo prapë mbushi sytë me lot dhe sa herë që flisnim nuk ma zinte më në gojë.

Ardit Gjebrea: Fare?

Soviana: Fare. Vetëm iu thoshte fëmijëve që “ishalla bashkohet mami”, këtë e ka pasur gjatë gjithë kohës.

The post E divorcuar prej 17 vitesh, përlotet nusja: Më shumë se vjehrrën, s’kam as nënën appeared first on Albeu.com.

Historia e shqiptarit si në filma: Paradite dilja nga burgu e shisja drogë, në darkë shkoj sërish në qeli
Agroni ka vendosur të rrëfejë për jetën e tij të çrregullt që ka bërë në Itali tek “Ka një mesazh për ty”. Ai ka treguar se është marrë me shpërndarje droge në Itali për shumë vite dhe shpesh herë ka përfunduar në burg. Por kjo gjë nuk e ka penguar atë të hiqte dorë nga kjo jetë, ku filloi dhe vetë ta konsumonte.

Ardit Gjebrea: Pra ti dilje nga burgu merreshe prapë me shpërndarje droge, futeshe prapë. Dilje prapë dhe merreshe prapë dhe futeshe prapë. Cili ishte momenti që të ndryshoi jetën që të bëri të kuptosh se kjo nuk është rruga e duhur?

Agroni: Unë njoha një femër të gabuar atje dhe për mua ishte jeta ideale. Edhe ajo ishte e kësaj bote. Kur u futa në burg për herë të dytë ata më dhanë gjysmë liri, dilja ditën dhe natën kthehesha në burg. Ditën punoja.

Ardit Gjebrea: Kur thua punë, e ke fjalën për punën e tmerrshme?

Agroni: Po punën e tmerrshme.

Ardit Gjebrea: Pra gjatë ditës bëje punën e tmerrshme dhe në darkë shkoje në burg?

Agroni: E forta ishte se shkoja dhe në lokal në darkë nja 1 orë para se të shkoja në burg.

Ardit Gjebrea: Ti e përdorje vetë?

Agroni: Fillova me kalimin e kohës, ndonjëherë hajd të bëjmë ndonjë vizë. Unë nuk pija as cigare e as alkool, por kur fillon jetën e natës, fillojnë radhë pastaj.

Ardit Gjebrea: Pse ma përmende atë femrën?

Agroni: Ajo ka qenë goditja ime në kthesë. Ajo femër ishte e çrregullt dhe më uli mua puplat me shokët. Kur dola nga burgu më tha që kam ngelur shtatzënë me ty dhe sot kam një çupë shumë të bukur 17 vjeç.

Ardit Gjebrea: Nëna e vajzës tënde çfarë jete bën sot?

Agroni: Të çrregullt.

Ardit Gjebrea: Po vajza jotë?

Agroni: I rri unë si mbështetës me këtë jetë që kam. /tvklan.al

The post Historia e shqiptarit si në filma: Paradite dilja nga burgu e shisja drogë, në darkë shkoj sërish në qeli appeared first on Albeu.com.

Ra në depresion pas ndarjes nga bashkëshorti, gruaja rrëfen si kishte menduar të vriste djalin dhe nënën (VIDEO)
Historia e Besianës nga Memaliaj vjen në studion e “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Besiana ka 10 vjet që jeton në Tiranë që pas kthimit nga shteti fqinj, Greqia.

Në vitin 1995, tezja e Besianës ishte ajo që e njohu me dashurinë, Shpëtimin, por motra e tij ishte e pakënaqur pasi nuk i pëlqente që i vëllai të martohej me dikë që nuk ishte nga i njëjti vend si ata, nga Çamëria.

Megjithatë, Shpëtimi, pavarësisht kundërshtimit ishte i vendosur që lidhja të bëhej dhe kjo u realizua. Në vitin 1997, ata emigrojnë për në Greqi, të dy kishin një martesë të lumtur dhe shkonin shumë mirë bashkë. Pakënaqësia e familjes së Shpëtimit i detyron të kthehen në Shqipëri dhe të ndahen, për t’u rikthyer sërish pas gjashtë muajsh.

Pas ndarjes së dytë, Besiana merr vesh që kishte mbetur shtatzënë dhe lindi djali i tyre, Marko, ndërkohë ajo dhe Shpëtimi ishin ndarë në muajin e dytë të shtatzënisë së saj. Pas ndarjes, Besiana shkoi sërish me mamanë në Greqi në një shtëpi derisa lindi Markon.

Në vitin 2008, Besiana kaloi në një gjendje depresioni që i zgjati për dy vjet. Ajo rrëfen se vetëm qante dhe kishte mendime të errëta gjatë gjithë kohës.

Ardit Gjebrea: Çfarë bëje gjatë kësaj kohe, ku punoje?

Besiana: Edhe pse isha shtatzënë, punoja. Punova deri kur isha shtatë muajsh. Kisha edhe ca kursime të mbledhura se e dija që do të lindja Markon.

Ardit Gjebrea: Di që ke patur edhe probleme shëndetësore.

Besiana: Në 2008, mua më kapi një stres, depresion.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte Marko atëherë?

Besiana: Marko atëherë ishte 9 vjeç.

Ardit Gjebrea: Po për çfarë të kapi depresioni?

Besiana: Depresioni nga hallet që kalova, u mblodhën të gjitha.

Ardit Gjebrea: Sa zgjati?

Besiana: Zgjati dy vjet.

Ardit Gjebrea: Si e kalove?

Besiana: Vetëm qaja, më vinin në mendje mendime të vrisja djalin, të vrisja mamin, por nuk ngrihesha nga krevati se thosha “mos e bëj këtë gjë” dhe luftoja me veten time. Erdha në Shqipëri dhe u stabilizova. Unë si Besianë nuk doja ta bëja, por mendja më thoshte “bëje”.

Ardit Gjebrea: E di, e di, ishte gjendja jote mendore e tillë që mund të mbërrije deri këtu.

Besiana: Po, dhe vinte Marko që rrinte mbi mua e më thoshte në greqisht “Besi, mos u mërzit se ti do të bëhesh prapë mirë” dhe mendja ime prapë funksiononte që unë të bëja keq te djali.

Ardit Gjebrea: Kush të ndihmoi që ta kaloje?

Besiana: Në Greqi isha e sëmurë.

Ardit Gjebrea: Nuk shkove te ndonjë psikolog?

Besiana: Shkova te pesë psikiatër të ndryshëm dhe më jepnin ilaçe të ndryshme që nuk më bënin asgjë, nuk më gjetën mkurën e duhur, kështu që u detyrova të kthehesha në Shqipëri. Rastësisht gjeta një doktor që më gjeti kurën dhe unë sot e kësaj dite jam shumë mirë./Tv Klan

The post Ra në depresion pas ndarjes nga bashkëshorti, gruaja rrëfen si kishte menduar të vriste djalin dhe nënën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Përlotet live Besmiri, gruaja nuk pranon t’a falë dhe do të vazhdojë divorcin
Besmir Balla, i njohur në rrjetet sociale edhe si fenomeni “Shëtito”, i kërkoi falje gruas së tij nga studio e së Dielës Shqiptare në Tv Klan, duke i kërkuar që të rikthehen bashkë.

Gazetarja e emisionit i përcolli bashkëshortes së Besmirit mesazhin e tij, por ajo refuzoi që ta falte dhe të rikthehej me të.

Ajo tha se do të vijonte me procedurat e divorcit, ndërsa nuk do ta pengonte Besmirin që të takonte dy fëmijët sa herë që të donte.

Besmiri: E falenderoj dhe e besoj sepse është një njeri i mbyllur, është natyrë vërtetë…

Ardit Gjebrea: Ne insistuam shumë fort që ajo të vinte në studio, por nuk pranoi pasi tha unë jam e bindur që është, nuk tha as Besmiri as bashkëshorti por tha, ish-bashkëshorti. Ajo e ka vendosur që do t’i shkojë deri në fund procesit të divorcit dhe u shpreh që më shumë se një herë të ka ofruar shanse por tha Besmiri nuk ka reflektuar. Fyerjet, sharjet, ofendimet, dhuna psikologjike sepse në njëfarë mënyre ti vetë e pranove që ke ngritur zërin ndaj saj, e konsiderove dhe një gabim nga ana jote.

Besmiri: Nuk jam dakord, ofendime nuk i kam bërë. Ia kam ngritur zërin por ofendime apo sharje janë diçka që asaj i pëlqen ta thotë apo nuk e di kush e ka fryrë. Unë e pranoj vendimin e asaj, le të bëjë çfarë është për të bërë, ka plan Zoti se çfarë do bëhet.

Ardit Gjebrea: Ajo tha, unë vërtetë kam kërkuar udhër-mbrojtje, por fëmijët kurrë nuk do t’i pengoj që t’i takoj sepse janë fëmijët e tij dhe ai mund t’i takojë sa herë që të dojë, nuk ka asnjë problem. Por ajo thotë që unë e shoh të pamundur. Pse nuk ka besim ajo tek ty? Pse i ka humbur besimi?

Besmiri: Nuk ka besim se e di ajo natyrën time, se unë jam një natyrë që e shikoj një punë që nuk ka të ardhura shumë, shkoj te një punë tjetër. Sepse unë kam punuar lloj-lloj punësh.

Ardit Gjebrea: E di pse po e bëj të gjithën këtë? Sepse përmes zërit tënd ajo të dëgjojë çfarë ke për t’i thënë ti. Sepse ndoshta mund mos të të japi një shans dhe ky mund të jetë shansi i fundit që ti ke për ta bindur që ajo të të japi edhe një mundësi tjetër që ju të ktheheni bashkë. Dhe unë prandaj po të them çfarë tha ajo. Sepse nuk më takon, por unë dua shumë që një familje të bashkohet jo të ndahet. Por çfarë do t’i premtoje ti asaj që ajo të të jepte shansin e fundit të jetës, sepse përderisa ke ardhur këtu dhe publikisht po e bën këtë gjë do të thotë që ti ke një besim te vetja. Po cili është ky besim që ti do t’i japësh asaj tani? Ja ku është kamera, thuaja.

Besmiri: Unë i them bashkëshortes time nëse më ka dashur sadopak, i them do punoj më shumë se ç’kam punuar dhe nëse ajo mendon se unë s’kam punuar, do punoj më shumë e do t’i sjell të ardhura më shumë për familjen, mos t’i mungojë diçka, edhe nuk do t’ia ngre zërin sepse zëri im pak a shumë ka ndikuar te ajo. Dhe i them që e dua shumë, mos e shkatërrojmë familjen se ke dy fëmijë me mua, fëmijët kanë nevojë për ne të dy, sot janë të vegjël por kur të rriten nesër do e kuptojnë se kush është fajtori.

Por ama unë nuk po kërkoj këtu fajtor, se faji ngel jetim. Unë dua që ajo të kthehet në familje, mos e marri vrullshëm atë divorc se nuk e mban njeriun divorci, njeriun e mban zemra. Unë me zemër dua, me sinqeritet të pastër i kam thënë që ky jam edhe punoj këto punë për të ardhurat më të mira për familjen, por jo të bëjnë divorc sepse lë punë. Nuk është arsye kjo se lë një punë edhe marr një punë tjetër, do të thotë po merr diçka më shumë, nuk po merr më pak. Unë një njeri nuk mund ta mbaj me zor nëse nuk më do.

Nëse jam ftohur gjërat, i uroj suksese, ishalla më tej, sa më lart të jetë, po fëmijët nuk do ketë arsye kurrën e kurrës të m’i ndalojnë edhe të m’i largojnë sepse ka pretenduar që do iki, ka një motër në Francë, ka një kushëri në Greqi. Ajo mund të shkojë ku të dojë, në fund të botës, por fëmijët e mi nuk ka për të pasur shansin t’i largojë jashtë vendit pa prezencën time se ia kam bërë dhe të ditur, nëse unë kam bërë mirë në familjen e asaj, e di ajo se ku e kam fjalën, të shkojmë bashkë atje ku ka motrën në Francë. Bashkë me familjen edhe t’i harrojmë zënkat. Nëse do familjen të bashkuar dhe shëndosh, të jenë bashkë me mua. /tvklan

The post Përlotet live Besmiri, gruaja nuk pranon t’a falë dhe do të vazhdojë divorcin appeared first on Albeu.com.