Julieta Obzova altin allmuca Archives - Albeu.com

“Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”, Vrasja e 45-vjeçares në Greqi, rrëfehet e bija e autorit: Ai është babai im, por… Biseda me vëllain e viktimës para krimit
Detaje të reja dhe dëshmi tronditëse hedhin dritë mbi ditët e fundit para vrasjes së 45-vjeçares shqiptare Julieta Obzova në Nea Smyrni të Greqisë, nga i dashuri i saj,  48-vjeçari Altin Allmuça.

Dëshmitë zbulojnë lëvizjet e autorit 48-vjeçar, kërcënimet që dyshohet se i kishte bërë viktimës, si dhe bisedën e fundit me vajzën e tij, pak para se të shkonte në banesën e gruas.

Persona nga rrethi familjar si i viktimës, ashtu edhe i 48-vjeçarit, kanë folur për herë të parë për momentet që i paraprinë tragjedisë. Ndërkohë, një bisedë mes autorit dhe vëllait të 45-vjeçares, disa ditë para krimit, sjell detaje të tjera mbi marrëdhënien mes tyre.

E tronditur, vajza e Altin Allmuçës, në një intervistë për MEGA tha se, pavarësisht humbjes së të atit, nuk mund të anashkalojë krimin që ai kreu dhe pasojat që pati për familjen e 45-vjeçares.

“Jam e tronditur nga e gjithë kjo që ka ndodhur. Nuk mund ta besoj që babai im e bëri këtë. Ai është babai im dhe do të më mungojë, kam humbur babain tim, por nga ana tjetër nuk mund të anashkaloj faktin që ka bërë një të keqe, që u bë vrasës. I mori jetën një njeriu dhe i mori nënën një vajze të moshës sime”, u shpreh ajo.

Vajza tha se ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe se nuk mban përgjegjësi për atë që ka ndodhur.

“Unë jam shumë keq psikologjikisht për gjithë këtë situatë. Nuk kam asnjë përgjegjësi dhe ndjej dhimbjen edhe të vajzës tjetër. Në thelb, ne jemi viktimat. Do të doja që e gjithë kjo histori të përfundonte këtu, të qetësoheshim dhe të respektonit dhimbjen tonë, në mënyrë që secili të mund të vajtonte njerëzit e dashur në mënyrën e vet”, tha ajo.

Kërcënimet që kishte marrë 45-vjeçarja, Julieta Obzova

Të afërmit e të dyja palëve vijojnë të jenë të tronditur nga ngjarja. Një mikeshë e 48-vjeçarit ka treguar për MEGA gjendjen e vajzës së tij, e cila, sipas saj, po përballet me vështirësi të mëdha pas asaj që ndodhi.

“Vajza është tronditur shumë. Nuk e kishte menduar kurrë se babai i saj do të bënte diçka të tillë. Pyet veten se si do të jetojë me këtë njollë, pasi, në fund të fundit, ajo është vajza e një vrasësi”, tha ajo.

Nga ana tjetër, një e afërme e Julieta Obzovës pretendon se Altin Allmuça e ndiqte sistematikisht gruan gjatë periudhës së fundit.

“Kohët e fundit, kudo që shkonte dhe çfarëdo që bënte, e gjente përballë”, tha ajo.

Sipas dëshmisë së saj, kërcënimet ndaj 45-vjeçares ishin bërë gjithnjë e më të shpeshta. Madje, Altin Allmuça dyshohet se i kishte dërguar një fotografi me armë, të shoqëruar me kërcënime se do ta vriste atë dhe më pas do të vriste veten.

“I kishte dërguar një fotografi me armën në kokë dhe i kishte thënë: ‘Do të të vras dhe do të vetëvritem’. Të gjithë i sugjeruam të shkonte në polici. Nuk e di përse nuk shkoi”, tha nusja e viktimës.

45-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies me Altin Allmuçën pasi kishte mësuar se ai ishte i martuar dhe kishte një vajzë 19-vjeçare. Sipas dëshmive, pas këtij momenti sjellja e tij dyshohet se ndryshoi dhe jeta e gruas u bë gjithnjë e më e vështirë.

Takimi që nuk u zhvillua kurrë me vëllain e 45-vjeçares

Disa ditë para vrasjes, Altin Allmuça dyshohet se tentoi të takohej me vëllain e 45-vjeçares, me pretendimin se donte të diskutonte për atë që kishte ndodhur mes tij dhe motrës së tij.

Sipas MEGA-s, dialogu mes tyre ishte:

Altin Allmuça: “Dua të takohemi për një kafe, të flasim.”

Vëllai i 45-vjeçares: “Të flasim për çfarë?”

Altin Allmuça: “Për atë që po ndodh me motrën tënde.”

Vëllai i 45-vjeçares: “Nuk mendoj se ka nevojë të takohemi vetëm ne të dy…”

Altin Allmuça: “Mirë o burrë, nuk do të vritemi, do të pimë vetëm një kafe.”

Vëllai i 45-vjeçares: “Më mirë lëre. Ta mbyllim këtu.”

Fjalët e fundit për vajzën

Sipas dëshmive të bëra publike, lëvizjet e 48-vjeçarit  Altin Allmuça gjatë natës para krimit duket se tregojnë se ai mund ta kishte përgatitur aktin.

Mikesha e tij ka treguar se, para se të largohej drejt banesës së 45-vjeçares Julieta Obzova, ai u takua me vajzën dhe i foli në një mënyrë që e bëri atë të kuptonte se mund të ishte hera e fundit që po e shihte.

“U takua me vajzën e tij dhe i tha: ‘Të dua shumë. Je jeta ime. Por më ke lënduar sepse nuk më ke mbështetur. Doja të ishe pranë meje dhe mund të mos më shohësh më. Do të jetë hera e fundit që më sheh’”, tregoi ajo.

Më pas, 48-vjeçari u kthye në shtëpi, zgjoi bashkëshorten dhe i dha para, duke i kërkuar të kujdesej për vajzën e tyre.

“U kthye në shtëpi rreth orës katër. Zgjoi gruan dhe i tha: ‘Eja këtu’. La disa para dhe i tha: ‘Kujdesuni për njëri-tjetrin dhe dua të kujdesesh për fëmijën, për fëmijën si për sytë e tu’. Filloi të qante, u ngrit dhe u largua”, tregoi mikeasha e tij.

Pak më vonë, 48-vjeçari dyshohet se shkoi pranë pallatit ku banonte 45-vjeçarja dhe priti që ajo të dilte.

Kur gruaja u shfaq, ai sipas informacioneve të publikuara, e detyroi të gjunjëzohej përpara se ta qëllonte me armë.

The post “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”, Vrasja e 45-vjeçares në Greqi, rrëfehet e bija e autorit: Ai është babai im, por… Biseda me vëllain e viktimës para krimit appeared first on Albeu.com.