Julian quinones Archives - Albeu.com

Yjet e Botërorit 2026 që mund të ndezin merkaton e verës
<html><head></head><body>

Edicioni i vitit 2026 i Kupës së Botës, i organizuar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, u kthye sërish në një vitrinë të jashtëzakonshme për talentet në ngjitje dhe lojtarët e afirmuar. Shfaqjet e fuqishme në këtë turne kanë vënë në lëvizje gjigantët e kontinentit evropian, të cilët tashmë po konkurrojnë për të siguruar shërbimet e protagonistëve më të spikatur.

Nga adoleshentët premtues e deri te emra të mirënjohur, më poshtë po rendisim dhjetë futbollistë që, sipas analizës së GOAL, kanë shanse të mëdha të kryejnë një kalim te një skuadër e re gjatë sesionit veror të transfereve.

Gilberto Mora (Meksikë)

Gilberto Mora, vetëm 17 vjeç, u shfaq si një prej sensacioneve më të këndshme të kampionatit botëror. Mesfushori arriti të zërë një vend në formacionin bazë të përfaqësueses meksikane, duke dhuruar performanca të nivelit të lartë përballë Republikës Çeke, Ekuadorit dhe Anglisë. Liverpool kryeson garën për talentin, por interes konkret kanë shprehur edhe Manchester City, Arsenal, Barcelona dhe Real Madrid. Për kartonin e tij, klubi pronar kërkon rreth 40 milionë euro.

Antonio Nusa (Norvegji)

Anësori norvegjez i RB Leipzig rikujtoi gjatë Botërorit përse është etiketuar prej kohësh si një nga margaritarët më të çmuar të futbollit evropian. Tottenham planifikon të depozitojë një ofertë zyrtare për të, por Arsenali synon t’i marrë sërish përpara klubit londinez në garën për të njëjtin objektiv merkatoje.

Crysencio Summerville (Holandë)

Megjithëse e nisi si titullar në vetëm dy takime, Crysencio Summerville la gjurmë të thella në turne. Ai pati një ndikim të drejtpërdrejtë në katër rrjeta, duke shënuar dy prej tyre vetë. Këto paraqitje i kanë rritur ndjeshëm kuotat në merkato dhe Liverpool konsiderohet momentalisht si destinacioni më i mundshëm për lojtarin e West Ham, me një shifër që sillet rreth 50 milionë funte.

Ayyoub Bouaddi (Marok)

Mesfushori 18-vjeçar i Lille mahniti publikun që në sfidën debutuese të Marokut kundër Brazilit dhe e mbajti të lartë nivelin e tij gjatë gjithë kompeticionit. Duke luajtur titullar në katër prej pesë ndeshjeve të ekipit afrikan, Bouaddi ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve anglezë si Arsenal, Liverpool dhe Manchester United, të cilët tani po luftojnë për firmën e tij.

Bruno Guimarães (Brazil)

Edhe pse rruga e Brazilit u ndërpre në fazën e 16 ekipeve më të mira, Bruno Guimarães u dallua si një prej elementëve më pozitivë në skuadër, duke shërbyer katër asistime përgjatë garës. Mesfushori i Newcastle dëshiron një aventurë të re dhe Arsenali mbetet pretendentja kryesore për transferimin e tij, pavarësisht se anglezët do të duhet të përballojnë një shpenzim jo më të vogël se 80 milionë funte.

Yan Diomande (Bregu i Fildishtë)

Sulmuesi anësor nuk arriti të gjejë golin në këtë Botëror, por la mbresa të pashlyeshme me shpërthimet e tij në shpejtësi, aftësitë në driblim dhe rrezikun konstant që sillte në çdo veprim. Nëse më parë Liverpool dukej ekipi favorite për shërbimet e tij, tani Paris Saint-Germain po shihet si destinacioni i ardhshëm i futbollistit. RB Leipzig pritet ta lëshojë lojtarin vetëm përballë një oferte me nëntë shifra.

Elijah Just (Zelanda e Re)

Anësori që aktivizohet te Motherwell e rriti në mënyrë të konsiderueshme profilin e tij në treg pas një Botërori ku realizoi tre gola. Skuadra si Celtic dhe Toulouse po vlerësojnë mundësinë e një oferte për futbollistin 25-vjeçar, largimi i të cilit mund të ndodhë për një shumë rreth katër milionë funte.

Mbekezeli Mbokazi (Afrika e Jugut)

Në moshën 20-vjeçare, mbrojtësi ishte një kolonë e formacionit të Afrikës së Jugut, e cila ndërtoi një rrugëtim historik drejt fazës me eliminim direkt. Napoli dhe Nottingham Forest figurojnë në listën e klubeve të interesuara, teksa përfaqësuesi i lojtarit shpreh bindjen se klienti i tij është gati për një kampionat elitar dhe për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Tarik Muharemovic (Bosnje dhe Hercegovinë)

Qendërmbrojtësi i Sassuolos ka parë një rritje të rëndësishme të çmimit të tij pas paraqitjeve të sigurta në Kupën e Botës. Inter dhe Juventus vazhdojnë ta mbajnë nën vëzhgim, por interesim konkret ka mbërritur edhe nga Premier League, ku Sunderland shihet si një kandidate e fortë për të siguruar shërbimet e tij.

Julian Quinones (Meksikë)

Sulmuesi meksikan konfirmoi formën e tij të jashtëzakonshme edhe në skenën më të madhe të futbollit, duke shënuar në katër nga pesë ndeshjet e kombëtares së tij. Pasi fitoi çmimin e “Këpucës së Artë” në Arabinë Saudite, lojtari 29-vjeçar tani ushqen ëndrrën për një kalim në Premier League, edhe pse klubi i tij, Al-Qadsiah, nuk ka ndërmend ta lejojë një largim të thjeshtë.

</body></html>

The post Yjet e Botërorit 2026 që mund të ndezin merkaton e verës appeared first on Albeu.com.

Formacioni ideal i 1/16-tës: Futbollistët që lanë gjurmën më të fortë
<html><head></head><body>

Pas mbylljes së ndeshjeve të fazës së 1/16-tës, është përpiluar formacioni më i mirë me skemën 4-4-2, ku janë përfshirë lojtarët që u veçuan me paraqitjet e tyre dhe patën ndikim të drejtpërdrejtë në kalimin më tej të kombëtareve përkatëse.

Në portë është vendosur Orlando Gill (Paraguai), i cili u shqua për ndërhyrje vendimtare dhe qetësi të vazhdueshme përgjatë gjithë takimit.

Në repartin defensiv, në krahun e majtë është Marc Cucurella (Spanjë), ndërsa në qendër rreshtohen Lisandro Martinez (Argjentinë) dhe Jose Canale (Paraguaj). Në të djathtë të mbrojtjes është përzgjedhur Pedro Porro (Spanjë).

Mesfusha përfaqëson një ndërthurje të ekuilibrit dhe krijimtarisë.

Nga krahët japin shpejtësi dhe rrezik Julian Quinones (Meksikë) dhe Michael Olise (Francë), ndërsa në qendër kontrollin e lojës e mbajnë Stephen Eustaquio (Kanada) dhe Malik Tillman (SHBA), falë paraqitjeve të tyre të nivelit të lartë.

Në sulm janë vendosur Kylian Mbappe (Francë) dhe Lionel Messi (Argjentinë), të cilët udhëheqin repartin ofensiv.

Të dy ishin figurat kryesore të fazës së 1/16-tës, duke bërë dallimin me gola, asistime dhe me cilësinë e treguar në çastet vendimtare.

Formacioni i plotë: Gill; Cucurella, Martinez, Canale, Porro; Quinones, Eustaquio, Tilman, Olise; Mbappe, Messi.

</body></html>

The post Formacioni ideal i 1/16-tës: Futbollistët që lanë gjurmën më të fortë appeared first on Albeu.com.

Julián Quiñones, rrugëtimi i futbollistit që e la pas varfërinë
Nëse futbollistët e Kupës së Botës do të renditeshin sipas sprovave të jetës në fëmijëri, historia e Julián Quiñones do të ishte mes atyre më të jashtëzakonshmeve.

Sulmuesi 29-vjeçar, që realizoi golin e parë të Kupës së Botës 2026 në sfidën hapëse të Meksikës ndaj Afrikës së Jugut, përfaqëson shembullin e një njeriu që doli mbi varfërinë dhe ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme falë futbollit.

Aktualisht pjesë e Al Qadsiah dhe përfaqësues i Kombëtares së Meksikës, Quiñones ka lindur në Magüi Payán, një zonë e largët e Kolumbisë pranë kufirit me Perunë. Edhe pse në tetor të vitit 2023 mori shtetësinë meksikane, prejardhja e tij mbetet thellësisht kolumbiane.

Vendi nga vjen – grupe guerile dhe kartele droge

Magüi Payán është një vend i varfër, i lënë pas dore për vite të tëra nga autoritetet kolumbiane. Sipas dëshmive të mbledhura në dokumentarin e gazetarit John Sutcliffe për ESPN Mexico, të rinjtë e asaj zone zakonisht përballen me tri rrugë: futbollin, grupet guerile ose trafikun e drogës.

Kur rajoni u godit në vitin 2017 nga një masakër ku mbetën të vrarë 13 persona, Quiñones ishte larguar prej kohësh nga aty.

Nëna e tij, Gloria, vazhdonte të jetonte në Kolumbi. Ajo e rriti e vetme, bashkë me tri vajzat e tjera të familjes, pasi futbollisti nuk e njohu asnjëherë babanë.

“Gjithmonë e ka ndjerë mungesën e figurës së babait. E kishte të vështirë të pranonte që ai nuk ishte pranë tij”, ka treguar Gloria.

Për këtë boshllëk ka folur edhe vetë lojtari.

“Ishte e vështirë, sepse ndonjëherë ke nevojë për një figurë atërore që të të udhëheqë dhe të të tregojë se cila është rruga e duhur”, ka rrëfyer ai.

Rajoni i Nariños, ku u rrit Quiñones, është konsideruar për vite me radhë një ndër zonat më problematike të Kolumbisë, aty ku minierat ilegale të arit ekzistonin krah laboratorëve të prodhimit të kokainës.

Ëndrra për tu bërë futbollist

Në një realitet të tillë, dëshira për t’u bërë futbollist ishte shumë më tepër sesa një ambicie sportive; ajo përfaqësonte një rrugëdalje nga varfëria dhe një shans për të ndryshuar jetën e familjes.

Që i vogël, Julián ishte i lidhur pas futbollit. Ai luante me çfarëdo që mund të përdorej si top dhe improvizonte porta me objekte të ndryshme. Ndërkohë ndihmonte edhe gjyshen në punët e shtëpisë, por futbolli mbetej pasioni i tij më i madh.

E ëma kujton se ai nuk u përfshi kurrë me banda apo grupe problematike.

“Ai studionte dhe shkonte direkt nga shtëpia në fushë. Futbolli ishte gjithçka për të”, ka treguar ajo.

Në moshën 16-vjeçare, me këpucë të konsumuara aq sa i dukeshin gishtërinjtë e këmbëve, Quiñones mori pjesë në një provë të organizuar nga akademia Fútbol Paz. Aty ai i mahniti trajnerët, duke realizuar katër gola në një ndeshje.

Klubi kishte lidhje me Tigres UANL dhe drejtuesit vendosën ta afronin menjëherë.

“Kur i pyetnim të rinjtë pse dëshironin të luanin futboll, përgjigjja e Juliánit ishte e qartë: ‘Dua të ndihmoj familjen time’”, kujtojnë drejtuesit e projektit.

Transferimi

Vetëm pas një sezoni, ai kaloi në futbollin meksikan. Me ekipin rezervë të Tigres në Apertura 2015, shënoi 15 gola në 17 ndeshje dhe emri i tij nisi të fitonte vëmendje si në Meksikë, ashtu edhe në Kolumbi.

Kolumbia e ftoi në ekipet e moshave dhe ai luajti në Kupën e Botës U-20 në vitin 2017. Megjithatë, kur erdhi momenti për të zgjedhur kombëtaren në nivelin e të rriturve, Quiñones vendosi të luante për Meksikën, vendin që i dha mundësinë të ndërtonte karrierën.

“Askush nuk është profet në vendin e vet. Më dhembte ta shihja larg, por e dija se po ndiqte ëndrrën e tij. Një ëndërr që ndryshoi jetën tonë”, deklaroi ajo.

Karriera e tij është zhvilluar në rritje të pandërprerë. Ai ka luajtur me sukses për Tigres UANL, Atlas FC dhe Club América, duke fituar gjashtë tituj kampionë dhe katër trofe Campeón de Campeones.

Linda e Mesme

Dy vite më parë, nën drejtimin e trajnerit Míchel González, ai u transferua në Arabinë Saudite për t’iu bashkuar Al Qadsiahit, një ekipi të sapongjitur në elitë.

Që prej mbërritjes në Lindjen e Mesme, Quiñones ka vijuar të shkëlqejë. Me fanellën e klubit saudit ai ka shënuar 53 gola, ndërsa vetëm në sezonin e fundit realizoi 33, duke lënë pas në renditjen e golashënuesve emra si Cristiano Ronaldo dhe Ivan Toney.

Nga rrugët e varfra të Magüi Payánit deri në skenën më të madhe të futbollit botëror, historia e Julián Quiñones mbetet një dëshmi se talenti, puna dhe këmbëngulja mund të triumfojnë edhe përballë kushteve më të vështira të jetës.

The post Julián Quiñones, rrugëtimi i futbollistit që e la pas varfërinë appeared first on Albeu.com.