julian mandija Archives - Albeu.com

Në Itali trafikant heroine e në Shqipëri doganier, kush është 42-vjeçari që u vu në pranga në Durrës
Rezultonte një nga personat më të kërkuar nga Interpoli pasi gjykata italiane e kishte dënuar me 7 vjet e katër muaj burg për trafik droge, por duket se kjo s’e ka penguar 42-vjeçarin të punësohej në Doganën e Durrësit.

Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës, u arrestua nga Policia lokale për llogari të Interpolit. Mësohet se 42-vjeçari është arrestuar në vendin e tij të punës (në pikën kufitare) nga agjentët e Policisë. Policia e Durrësit në komunikatën për shtyp deklaroi se 42-vjeçari u arrestua për llogari të drejtësisë italiane, ndërsa mbajti të fshehur faktin që Mandilja jo vetëm që nuk fshihej, por haptazi punonte në një sektor mjaft të rëndësishëm siç është pika kufitare e portit më të madh në vend.

ARRESTIMI

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës. “Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila, Itali, e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’, parashikuar nga Kodi Penal italian”, deklaroi Policia. Sipas një burimi në Policinë e Durrësit, vetëm pak kohë kishte që Interpoli kishte sjellë dokumentacionin që 42-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar.

KAPJA E 15 KG HEROINË

Doganieri i arrestuar një ditë më parë në portin e Durrësit rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës në Itali. Në vitin 2014 Policia italiane sekuestroi 15 kg heroinë, 158 mijë euro, tri automjete dhe disa telefona celularë. Policia italiane arrestoi disa shqiptarë të tjerë gjatë operacionit, përkatësisht Orges Abazajn, Klodian Gjuzin, si dhe Endri Pezën, si dhe shtetasin italian Sergio Morelli. Gjykata e Apelit në Aquila, Itali, e ka dënuar Mandinë me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

SKANDALI

Absurd është fakti se si ka mundur të siguronte vendin e punës në Doganën e Durrësit Julian Mandilja, i cili kërkohej nga Interpoli. Mësohet se Mandilja kishte disa vite (më shumë se katër vjet) doganier dhe konkretisht ne sektorin e importit të kontejnerëve. Ndonëse ishte një person i kërkuar dhe dënuar nga drejtësia italiane, që e konsideron pjesë të një grupi të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, Mandilja vazhdonte të punonte i qetë dhe kishte ndërtuar familje në qytetin e Durrësit.

Nuk dihet se si ka mundur ta sigurojë këtë vend pune, duke marrë parasysh faktin që kriter kryesor për vende të tilla pune (në pikën kufitare që është zonë e rëndësisë së veçantë) është edhe një dëshmi nga Ministria e Drejtësisë, e cila përcakton nëse je apo jo i dënuar në vendet e BE-së apo edhe më tej. Ky fakt tregon fare qartë problematikën e mënyrës së punësimit në administratën shtetërore. Tashmë Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /panorama

The post Në Itali trafikant heroine e në Shqipëri doganier, kush është 42-vjeçari që u vu në pranga në Durrës appeared first on Albeu.com.

SKANDAL! I dënuar me mbi 7 vite burg në Itali, 42-vjeçari punonte i qetë prej 5 vitesh doganier në Shqipëri
Policia ka vënë në pranga shtetasin Julian Mandija, 42-vjeç pasi ishte i shpallur në kërkim dhe i dënuar me mbi 7 vite burg nga drejtësia italiane, për akuzën, trafik lëndësh narkotike.

Pavarësisht dënimit në Itali për akuzën e rëndë penale, 42-vjeçari punonte si doganier në Durrës.

Mësohet se 42-vjeçari është vënë në pranga teksa punonte në Portin e Durrësit, në sy të të gjithë kolegëve.

Mandija kishte më shumë se pesë vite që punonte si doganier dhe pse ka qenë nën hetim nga Interpol dhe Policia. Ai do të ekstradohet në Itali ku do të vuajë dënimin për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

42-vjeçari u arrestua në Itali në vitin 2014 gjatë një operacioni në kuadër të të cilit iu sekuestruan 15 kg heroinë, 15 mijë euro, 5 telefona celularë dhe tre automjete. Së bashku me të, iu vunë prangat edhe anëtarve të tjerë të grupit, Sergio Morelli, Orges Abazaj, Klodian Gjuzi, si dhe Endri Peza.

Në qershor të vitit 2015, ish-kryeministri Sali Berisha bëri dhe një denoncim në Facebook, në lidhje me Pezën. Berisha publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama i cili shtrëngonte duart me Pezën.

The post SKANDAL! I dënuar me mbi 7 vite burg në Itali, 42-vjeçari punonte i qetë prej 5 vitesh doganier në Shqipëri appeared first on Albeu.com.