joshua zirkzee Archives - Albeu.com

E kryer, Joshua Zirkzee kalon te Manchester United
Manchester United sot ka rënë dakord përfundimisht për përforcimin e parë në afatin e verës, pasi ka përfunduar transferimin e Joshua Zirkzee që arrin në “Old Trafford” nga Bologna.

Në fund, Milan dhe Man United luftuan për nënshkrimin e tij, por kuqezinjtë u tërhoqën nga negociatat pak ditë më parë.

United pritej të aktivizonte klauzolën e blerjes prej 40 milionë euro në kontratën e Zirkzee, por Fabrizio Romano njoftoi sot se Djajtë e Kuq ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje më të mirë dhe të paguanin më pak.

Zirkzee, i cili në Itali nga disa krahasohet me Zlatan Ibrahimovic, do të nënshkruajë kontratë me Man United deri në verën e vitit 2029.

Holandezi i cili është 193 centimetra i gjatë, u rrit në ekipet e të rinjve të Sparta Rotherham dhe ADO Den Haag dhe mbërriti në Bayern Munich si adoleshent.

Dy vjet më parë, Bayern e shiti te Bologna për vetëm 8.5 milionë euro.

Zirkzee ishte pjesë e skuadrës holandeze edhe në kampionatin aktual evropian, i cili përfundoi për Holandën mbrëmë, kur u eliminua nga Anglia në gjysmëfinale dhe sulmuesi 23-vjeçar ishte rezervë gjatë gjithë turneut.

The post E kryer, Joshua Zirkzee kalon te Manchester United appeared first on Albeu.com.

Milani e bën prioritet transferimin e Joshua Zirkzee
Milani e ka bërë prioritet të nënshkruajë me një sulmues dhe Joshua Zirkzee është objektivi kryesor i tyre.

Paulo Fonseca dëshiron një sulmues qendror për një kohë më të gjatë dhe Zirkzee pritet të jetë pasardhësi i Olivier Giroud i cili është larguar nga Rossonerët.

Calciomercato ka raportuar se drejtorët e Milanit, Geoffrey Moncada dhe Giorgio Furlani kanë kontaktuar tanimë Bolognën për të nisur bisedimet e para.

Milan është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 40 milionë euro të sulmuesit, megjithatë mund të përfshihet edhe ndonjë lojtar nga Akademia në listë.

Nëse nuk arrihet Zirkzze, atëherë Milani ka disa emra të tjerë si alternativë të cilët janë Benjamin Sesko i RB Leipzig, Santiago Gimenez i Feyenoord dhe Serhou Guirassy i VfB Stuttgart.

23-vjeçari sezonin e fundit ka zhvilluar 37 ndeshje duke shënuar 12 gola dhe duke asistuar në shtatë të tjerë.

Interesim për të kanë shfaqur edhe Roma, Arsenal, Inter, Juventus dhe Manchester United. /Telegrafi/

The post Milani e bën prioritet transferimin e Joshua Zirkzee appeared first on Albeu.com.

Interi ka një strategji për ta ‘vjedhur’ sulmuesin Zirkzee, dy lojtarë mund të përfshihen në marrëveshje
Interi thuhet se mund të përfshijë talentin Valentin Carboni në një marrëveshje shkëmbimi të lojtarëve plus para për Joshua Zirkzee, por Nerazzurrët gjithashtu mund të heqin dorë nga një klauzolë për mesfushorin Giovanni Fabbian.

Nerazzurrët i janë bashkuar garës për të nënshkruar me yllin e Bolognës, Zirkzee dhe La Gazzetta dello Sport ka shpjeguar strategjinë e mundshme të Interit për të nënshkruar me sulmuesin holandez në verë.

Sipas gazetës italiane, Carboni është një futbollist që Interi është i gatshëm të përfshijë në një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh plus para për të ulur çmimin e Zirkzee, i cili do të kalojë 50 milionë euro.

Carboni aktualisht është i huazuar te Monza, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë katër asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.

Sipas Gazzetta dello Sport, Fabbian është një tjetër lojtar që mund të përfshihet në negociata edhe nëse, në këtë rast, nuk do të ishte një marrëveshje e vërtetë shkëmbimi.

Bologna, në fakt, nënshkroi 20-vjeçarin nga Interi në një transferim të përhershëm verën e kaluar, por Nerazzurrët kanë një opsion për të ri-nënshkruar mesfushorin premtues për 12 milionë euro në vitin 2025.

Ndërkohë, Bologna nuk mund ta shesë lojtarin në ndonjë klub tjetër, kështu që Interi mund të pranojë anulimin e kësaj klauzole dhe marrjen e Zirkzee për një tarifë më të ulët.

Milani dhe Arsenali janë gjithashtu të interesuar për Zirkzee dhe Gazzetta dello Sport raportoi të mërkurën se Topçinjtë ishin gati t’i ofronin sulmuesit holandez një kontratë 6 milionë euro në vit deri në vitin 2029. /Telegrafi/

The post Interi ka një strategji për ta ‘vjedhur’ sulmuesin Zirkzee, dy lojtarë mund të përfshihen në marrëveshje appeared first on Albeu.com.

Po shkëlqen në Itali, tre klube nga Serie A dhe Manchester United vihen pas Zirkzee
Sulmuesi i Bolognas, Joshua Zirkzee mbetet një synim për Milanin, Juventusin dhe Manchester Unitedin, por së fundmi, Napoli thuhet se po e kryeson garën.

Zirkzee po impresionon këtë sezon me nëntë gola dhe gjashtë asistime në 24 ndeshje për Bologna në Serie A dhe Kupën e Italisë.

Çmimi për Zirkzeen do të jetë të paktën 50 milionë euro, ndërsa kjo shumë veçse do të rritet me çdo paraqitje të mirë në Serie A.

Manchester United është në garë, me Milanin dhe Juventusin që po mundohen ta mbajnë në Itali, por një tjetër skuadër nga Serie A tani i ka hyrë garës.

Sipas “La Repubblica”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis veçse është takuar me shefat e Bolognas për të diskutuar për një marrëveshje të mundshme.

Sigurisht, Napoli do të kishte fonde të mjaftueshme për ta finalizuar këtë transferim, veçanërisht nëse Victor Osimhen shitet për më shumë se 130 milionë euro gjatë verës, me Chelsean, Arsenalin dhe Paris Saint-Germain të interesuara seriozisht në yllin nigerian. /abcnews.al

The post Po shkëlqen në Itali, tre klube nga Serie A dhe Manchester United vihen pas Zirkzee appeared first on Albeu.com.

Milani e bën prioritet transferimin e Zirkzee, shqyrton ofertën para plus lojtar
Milani do të ketë prioritet nënshkrimin e një qendërsulmuesi të ri në afatin kalimtar të verës dhe sulmuesi i Bolognës , i lidhur edhe me Manchester United, Joshua Zirkzee mund të jetë objektivi kryesor i kuqezinjve.

Kuqezinjtë mendohet se janë në kërkim të një trashëgimtari të mundshëm të Olivier Giroud, pasi 37-vjeçari po hyn në muajt e fundit të kontratës së tij aktuale dhe raportohet se ai mund të jetë i hapur për një sfidë të re diku tjetër. Një kalim në MLS mendohet të jetë një opsion joshës.

Milani ka disa sulmues për të vlerësuar përpara afatit kalimtar të verës, duke përfshirë sulmuesin e Lille dhe Kanadasë, Jonathan David, por Milani beson se mund të përdorë një nga të huazuarit e tyre për të arritur një marrëveshje me Bolognan për Zirkzee.

Eksperti i transferimeve Matteo Moretto ka thënë për Caught Offside  se “herët a vonë”, Bologna do të flasë me Milanin për Alexis Saelemaekers, i cili aktualisht është i huazuar në Dall’Ara deri në fund të sezonit me një opsion për ta blerë.

Gazetari i njohur raporton se Bologna dëshiron ta bëjë të përhershëm qëndrimin e Saelemaekers në Bologna.

Besohet se Milani do të përpiqet të përdorë interesin e Bolognës në Saelemaekers si një mjet të mundshëm pazaresh në diskutimet për Zirkzee. Milani do të shohë nëse mund të negociojë një marrëveshje që përfshin belgun plus para.

Kuqezinjtë nuk janë e vetmja skuadër e interesuar në Zirkzee, pasi disa klube në Ligën Premier, duke përfshirë Manchester Unitedin janë gjithashtu të interesuar për 22-vjeçarin premtues. /Telegrafi/

The post Milani e bën prioritet transferimin e Zirkzee, shqyrton ofertën para plus lojtar appeared first on Albeu.com.