jorida tabaku Archives - Albeu.com

“Free the boys,” DP MP Jorida Tabaku among protesters outside the “Mine Peza” jail
Democratic Party MP Jorida Tabaku appeared among the protesters who, a day earlier, marched to the pretrial detention facility at “Mine Peza,” where protesters detained after the demonstration held in front of Parliament were being held.

In the video, citizens can be heard shouting, “Free the boys,” while Tabaku was also among them.

We recall that yesterday morning (July 2), a protest was held in front of Parliament, which began peacefully but later escalated into clashes with police. Law enforcement used tear gas, spray, and water to disperse the protesters, who were preventing the cars of Socialist Party MPs and ministers from leaving Parliament.

The post “Free the boys,” DP MP Jorida Tabaku among protesters outside the “Mine Peza” jail appeared first on Albeu.com.

“Lironi çunat, deputetja e PD, Jorida Tabaku mes protestuesve përballë burgut te “Mine Peza”
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shfaqur mes protestuesve, të cilët një ditë më parë marshuan në paraburgimin te “Mine Peza”, aty ku mbaheshin protestuesit e shoqëruar pas protestës së zhvilluar para Parlamentit.

Në video dëgjohen thirrjet e qytetarëve “Lironi çunat”, ndërsa mes tyre ndodhej edhe Tabaku.

Kujtojmë që paraditen e djeshme (2 korrik) para parlamentit u zhvillua një protestë, e cila nisi në mënyrë paqësore, por më pas degjeneroi në përplasje me policinë. Forcat e rendit përdoren gaz lotsjellës, spraj dhe ujë për të shpërndarë protestuesit, të cilët nuk po lejonin të dilnin nga Kuvendi makinat e deputetëve të PS dhe ministrave.

The post “Lironi çunat, deputetja e PD, Jorida Tabaku mes protestuesve përballë burgut te “Mine Peza” appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Qeveria ka bërë reforma vetëm në letër, vetëm 15% e bizneseve shqiptare gati për BE-në
Ndërsa qeveria po përgatitet të nisë fazën tjetër të negociatave me Bashkimin Europian pas kalimit të IBAR-it, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për mungesën e përgatitjes reale të ekonomisë shqiptare dhe sidomos të bizneseve për standardet europiane.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se procesi i integrimit nuk mund të reduktohet në miratim ligjesh në letër, ndërkohë që bizneset shqiptare mbeten të papërgatitura për kostot dhe standardet që kërkon tregu europian.

Sipas saj, vetë shoqatat e biznesit pranojnë se vetëm 15% e bizneseve, kryesisht ato prodhuese, janë gati për procesin e integrimit, ndërsa shumica dërrmuese nuk përballojnë dot kostot e përafrimit me standardet e BE-së.

“Integrimi duhet të kishte qenë prej kohësh kryefjalë edhe për biznesin. Duhej bërë analizë e kostove dhe përfitimeve, konsultime reale me sipërmarrjen dhe përgatitje konkrete për mënyrën se si legjislacioni europian do të ndikojë ekonominë shqiptare”, shprehet Tabaku.

Deputetja demokrate ngre pyetje mbi aftësinë e bizneseve për të përballuar investimet e reja, teknologjinë dhe mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore, duke paralajmëruar se barra e reformave po u transferohet qytetarëve dhe sipërmarrjes, ndërkohë që qeveria është fokusuar më shumë tek propaganda sesa tek përgatitja reale e vendit.

Ajo lidh procesin e integrimit edhe me problemet ekonomike dhe sociale të vendit, nga pagat dhe pensionet tek boshllëqet sociale, duke theksuar se Shqipëria vazhdon të mbetet ndër vendet më problematike në rajon për standardin e jetesës.

“Integrimi nuk është vetëm hapje kapitujsh apo miratim ligjesh. Është ndërtim standardesh dhe institucionesh funksionale në praktikë”, deklaron Tabaku.

The post Jorida Tabaku: Qeveria ka bërë reforma vetëm në letër, vetëm 15% e bizneseve shqiptare gati për BE-në appeared first on Albeu.com.

Raporti i PE/ Jorida Tabaku: Shqetësime serioze për korrupsionin, qeverisë iu kërkua të trajtojë imunitetin e Ballukut me përparësi
Deputetja Jorida Tabaku, para se të hynte në Kuvend, tha për gazetarët se raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian adresoi shqetësimet e ngritura nga opozita.

Ajo tha se raporti përmendte si shqetësim serio korrupsionin në nivele të larta, ndërsa shtoi se adresohej qartë edhe rasti i imunitetit të Belinda Ballukut pasi socialistët e mbrojtën.

Gjithashtu, Tabaku shtoi se rekomandimet e adresuara në këtë raport duhet të shihen nga qeveria si një plan pune për të vijuar në rrugën përpara drejt integrimit në BE.

“Elementi i parë lidhet me zgjedhjet dhe sic citohet në raport të gjitha shqetësimet e OSBE ODIHR gjejnë vend edhe aty dhe bëjnë thirrje për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe territoriale me përfshirjen e opoitës. Së dyti, ngre shqetëimse serioze për luftën kundër korurpsionit, për rolin e parlamentit dhe gjykatat, dhe i bën thirrje qeverisë për trajtimin e cështjes së imunitetit me përparësi duke iu referuar rastit të ish zv kryeministres ka një pjesë të gjerë edhe për lirinë e medias, për sulmet ndaj gaztearëve dhe paditë strategjike. Flet për rolin e parlamentit, për faktin se parlamenti duhet të plotësojë rolin e tij dhe hapësirën e opozitës”, tha Tabaku.

The post Raporti i PE/ Jorida Tabaku: Shqetësime serioze për korrupsionin, qeverisë iu kërkua të trajtojë imunitetin e Ballukut me përparësi appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Investime të korruptuara dhe të keqmenaxhuara, modeli aktual po godet klasën e mesme
Përmes një video në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar  mbi zhvillimet e fundit ekonomike në vend, duke ngritur shqetësimin se modeli aktual po penalizon punën dhe po thellon pabarazitë.

Sipas Tabakut, ekonomia shqiptare është kthyer në një “gjueti shtrigash” ndaj atyre që punojnë, ndërsa të dhënat e fundit buxhetore tregojnë një zhvendosje të rrezikshme të barrës fiskale.

Ajo thekson se të ardhurat nga tatimi mbi punën përbëjnë tashmë rreth 20% të totalit të të ardhurave në buxhet, duke u kthyer në burimin kryesor të financimit publik.

Në të njëjtën kohë, deputetja vëren se të ardhurat nga konsumi janë në rënie, një sinjal që sipas saj tregon qartë se qytetarët po shpenzojnë më pak, për shkak të rritjes së çmimeve dhe uljes së fuqisë blerëse.

Tabaku kritikon modelin ekonomik aktual si joproduktiv dhe të orientuar drejt investimeve që, sipas saj, janë të keqmenaxhuara dhe të korruptuara, pa krijuar vlerë të shtuar për ekonominë.

“Kemi një model që nuk prodhon, që nuk nxit sektorët me produktivitet të lartë dhe që ka shteruar burimet e tij”, thekson ajo.

Më tej, ligjvënësja demorkate nënvizon se ekonomia është kthyer në një sistem që favorizon një pakicë të privilegjuar, ndërsa shumica e qytetarëve përballen me taksa më të larta mbi punën dhe me mungesë mundësish.

Sipas saj, kjo situatë po dëmton drejtpërdrejt klasën e mesme dhe po nxit largimin e qytetarëve nga vendi.

Në përfundim, Tabaku bën thirrje për ndryshim të modelit ekonomik, duke e cilësuar situatën si një emergjencë jo vetëm ekonomike, por edhe demografike për Shqipërinë.

The post Jorida Tabaku: Investime të korruptuara dhe të keqmenaxhuara, modeli aktual po godet klasën e mesme appeared first on Albeu.com.

Emigrimi masiv i shqiptarëve/ Jorida Tabaku: Vendi në udhëkryq të ri, sistemi i kapur po detyron të rinjtë të largohen nga atdheu
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar  lidhur me krizën e emigrimit të shqiptarëve, duke theksuar se largimi masiv i qytetarëve, veçanërisht i të rinjve, është pasojë e një sistemi ekonomik dhe institucional të manipuluar që nuk shpërblen meritën dhe konkurrencën.

Sipas Tabakut, Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq të dytë historik. Në fillim të viteve ’90 vendi ishte në një udhëkryq për demokracinë dhe integrimin europian, ndërsa sot përballet me një udhëkryq ekonomik që po i detyron qytetarët të largohen sërish masivisht nga vendi.

Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, Tabaku theksoi se vetëm gjatë vitit 2024 rreth 44 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa në periudhën e pandemisë 2021–2022 vendi ka humbur rreth 180 mijë qytetarë për shkak të emigrimit.

Deputetja e opozitës nënvizoi se fenomeni është veçanërisht alarmant, për shkak se rreth 60% e atyre që largohen janë të rinj, të cilët sipas saj nuk shohin mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri.

“Janë të rinjtë që përballen me koston në rritje të jetesës, me çmime që rriten çdo ditë dhe me të ardhura gjithnjë e më të ulëta. Janë të rinjtë mbi të cilët bien taksat më të larta dhe që përballen me mungesë mundësish ekonomike”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, problemi nuk lidhet vetëm me tregues ekonomikë, por me mënyrën se si funksionon sistemi në vend.

Tabaku argumentoi se Shqipëria ka sot një sistem që nuk vlerëson meritokracinë dhe garën e ndershme, ndërsa ekonomia është përqendruar në pak duar, duke kufizuar mundësitë për bizneset dhe investimet.

“Ka një ekonomi të kapur në pak duar dhe një mungesë gare që reflektohet në çdo sferë, nga ekonomia te administrata publike. Kjo është arsyeja kryesore pse të rinjtë largohen dhe pse bizneset mbyllen”, theksoi ajo.

Gjithashtu, Tabaku shtoi se rënia e investimeve dhe ftohja e ekonomisë nuk janë zhvillime të papritura, por rezultat i një ndryshimi strukturor që ka ndodhur ndër vite në modelin ekonomik të vendit.

Në fund të reagimit të saj, deputetja e PD theksoi se zgjidhja kërkon një ndryshim të thellë të sistemit ekonomik dhe të mënyrës së funksionimit të shtetit.

“Këtë duhet të ndryshojmë: një sistem ekonomik që sot është peng i pak duarve dhe që po i detyron shqiptarët, veçanërisht të rinjtë, të largohen nga vendi”, u shpreh Tabaku.

The post Emigrimi masiv i shqiptarëve/ Jorida Tabaku: Vendi në udhëkryq të ri, sistemi i kapur po detyron të rinjtë të largohen nga atdheu appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Klima e investimeve në rënie, Shqipëria po humbet besimin e investitorëve të huaj
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, analizon situatën e investimeve të huaja në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për përkeqësimin e klimës së biznesit dhe rënien e besimit të investitorëve ndërkombëtarë ndaj vendit.

Sipas Tabakut, “barra më e madhe për biznesin e ndershëm është vetë shteti”, duke theksuar se problemi nuk lidhet vetëm me rritjen e taksave, por me një sjellje selektive dhe diskriminuese ndaj sipërmarrjes së ndershme.

Gjithashtu, ajo argumenton se ndryshimet e shpeshta të ligjeve, miratimi i akteve të veçanta për interesa të caktuara dhe favorizimi i sektorëve apo kompanive të përzgjedhura, kanë prishur rregullat e tregut dhe kanë dëmtuar konkurrencën e lirë.

“Sa më korrekt të jesh me shtetin, aq më shumë goditesh prej tij. Kjo është taksa e të ndershmëve”, shprehet Tabaku, duke akuzuar administratën tatimore, doganat dhe inspektoratet për presion të shtuar ndaj bizneseve transparente, ndërkohë që sipas saj, ekonomia është përqendruar në pak duar përmes tenderave, koncesioneve dhe favoreve të njëanshme. Në fokus të reagimit të saj është edhe raporti i investitorëve të huaj në Shqipëri, i cili – sipas Tabakut – ka ulur vlerësimin për klimën e biznesit nga 100 në 45 pikë, duke evidentuar problematikat që lidhen me pasigurinë ligjore dhe selektivitetin në ekonomi.

Deputetja demokrate paralajmëron se çdo investitor i huaj që vendos të mos vijë në Shqipëri apo të largohet prej saj, përkthehet në më pak vende pune, më shumë korrupsion dhe produkte me cilësi më të dobët për qytetarët. “Një investitor që largohet, shkon në rajon. Shqipëria humbet punësim, humbet konkurrencë, humbet zhvillim”, thekson ajo.

Tabaku bën thirrje për një ndryshim rrënjësor të qasjes ndaj ekonomisë, duke theksuar nevojën për ndërtimin e “një ekonomie për shumicën e shqiptarëve dhe jo për pak interesa”.

Sipas saj, rikthimi i besimit të investitorëve të huaj dhe vendosja e rregullave të barabarta për të gjithë janë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe për një ekonomi tregu funksionale.

Në përfundim, ajo e cilëson situatën aktuale si një ekonomi të kapur, që shërben vetëm për pakicën, ndërsa kërkon angazhim të përditshëm për të rikthyer konkurrencën, transparencën dhe drejtësinë në klimën e biznesit në Shqipëri.

The post Jorida Tabaku: Klima e investimeve në rënie, Shqipëria po humbet besimin e investitorëve të huaj appeared first on Albeu.com.

“Po ligjërojnë kapjen e shtetit”/ Jorida Tabaku: Nuk na duhet një Republikë e të korruptuarve
Pas debatit të fortë në Komisionin e Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi sërish në rrjetet sociale, duke e cilësuar procesin e miratimit të ligjit për Qeverisjen Elektronike si një përpjekje të nxituar për të shmangur përgjegjësinë dhe hetimin.

“Së fundmi, me një shpejtësi të jashtëzakonshme – me shpejtësinë e atyre që duan t’i shpëtojnë ligjit, të mbrojnë veten nga hetimi – në Parlamentin e Shqipërisë është duke u diskutuar ligji për Qeverisjen Elektronike”, – shprehet Tabaku në video.

Sipas saj, projektligji krijon një strukturë të re biznesi që do të operojë dhe mirëmbajë të gjithë sistemet dhe të dhënat e Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë databaza shtetërore, të dhëna personale, dosje hetimore dhe sisteme të ndjeshme si TIMS.

“Ligji i qeverisjes elektronike krijon një biznes i cili do të ketë në dorë të operojë, të mirëmbajë të gjithë sistemet, të gjithë të dhënat e Republikës së Shqipërisë. Çfarë do të thotë kjo? Nëse deri dje një individ po e kryente këtë në mënyrë jo ligjore, tashmë është ligjëruar ta bëjë këtë”, – thekson ajo.

Tabaku e lidh këtë zhvillim me hetimet e mëparshme për menaxhimin e tenderave në fushën e teknologjisë, duke argumentuar se në vend që të ketë auditim dhe transparencë, po krijohet një mekanizëm i ri që formalizon atë që më parë ishte nën akuzë.

“Në qoftë se deri dje një grup i strukturuar kriminal menaxhonte tenderat, i ndante tenderat, tashmë do ta bëjë këtë në mënyrë ligjore, nëpërmjet ligjit që po debatohet”, – deklaron Tabaku.

Ajo paralajmëron se rreziku shkon përtej tenderave: bëhet fjalë për aksesin dhe kontrollin mbi të dhënat personale të qytetarëve dhe informacionin strategjik të shtetit.

“Nëse deri dje të dhënat personale të shqiptarëve ishin të rrezikuara… sot janë të ligjëruara që t’i kenë e t’i fusin duart tek të dhënat e shqiptarëve”, – shprehet ajo.

Në përfundim, Tabaku e cilësoi situatën si një shenjë të qartë të kapjes së shtetit.

“Ky është shtet i kapur. Këtë duhet ta ndryshojmë. Nuk na duhet një Republikë e të Korruptuarve. Nuk na duhet një qeveri e të korruptuarve. Na duhet Republika e Shqipërisë, të drejtat që kanë e që duhet të kenë qytetarët e Shqipërisë”, – përfundon ajo.

The post “Po ligjërojnë kapjen e shtetit”/ Jorida Tabaku: Nuk na duhet një Republikë e të korruptuarve appeared first on Albeu.com.

Rënia e euros/ Jorida Tabaku: Po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas! Pastrimi i parave po dëmton rëndë ekonominë
Këtë të shtunë, në një video të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat e rënda ekonomike që po sjell zhvlerësimi i euros, duke e cilësuar situatën si një nga goditjet më serioze ndaj ekonomisë shqiptare dhe mirëqenies së qytetarëve.

Tabaku thekson se euro ka prekur minimumet historike të kursit të këmbimit, ndërsa në vitet e fundit vlera e saj ka rënë me rreth 40%.

Sipas saj, ndonëse për shumë qytetarë kursi i këmbimit mund të duket si një koncept abstrakt, efektet e tij janë tashmë të prekshme në përditshmëri.

“Zhvlerësimi i euros po ndikon drejtpërdrejt në çmime, në eksporte, në punësim dhe në mbijetesën e bizneseve shqiptare. Çdo retorikë e qeverisë për nxitjen e eksporteve është e pavlefshme, për sa kohë ekonomia po goditet nga ky fenomen”, – shprehet Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, dy sektorët kryesorë që po vuajnë më shumë janë prodhimi fason dhe bujqësia, sektorë që deri dje mbështeteshin te eksportet dhe sot po humbasin tregjet ndërkombëtare.

Ajo paralajmëron se zhvlerësimi i euros po e bën të pamundur që produktet shqiptare të konkurrojnë jashtë vendit, duke reduktuar të ardhurat e fermerëve dhe duke rrezikuar vendet e punës në industrinë fason, ku punësohen rreth 175 mijë persona.

Tabaku e lidh drejtpërdrejt këtë situatë me kriminalizimin e ekonomisë dhe futjen e parave të pista, të cilat, sipas saj, po deformojnë tregun dhe po prodhojnë pasoja të pakthyeshme për ekonominë reale.

“Ky ndikim po shkon drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve dhe po sjell pasoja katastrofike. Nuk ka asnjë mekanizëm që ta rekuperojë dëmin që po i bëhet sot ekonomisë nga pastrimi i parave”, – thekson ajo.

Në përfundim, Tabaku nënvizon se rënia e euros nuk është thjesht një tregues financiar, por rreziku real që po thellon varfërimin e shqiptarëve, po shkatërron prodhimin vendas dhe po minon të ardhmen ekonomike të vendit, në mungesë të një reagimi serioz nga qeveria.

The post Rënia e euros/ Jorida Tabaku: Po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas! Pastrimi i parave po dëmton rëndë ekonominë appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Korporata e Investimeve po përdoret për dhënie pronash publike
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC), duke i cilësuar krahasimet me modelin italian si të pasakta dhe të pjesshme.

Sipas Tabakut, ndryshe nga Italia, ku institucionet publike të investimeve funksionojnë si banka zhvillimi që menaxhojnë rrezikun financiar dhe financojnë projekte strategjike, në Shqipëri AIC po përdoret për të marrë prona publike dhe për t’ua kaluar ato subjekteve private, pa garë dhe pa transparencë.

Reagimi i plotë:

Mbi Korporatën e Investimeve: Gjysmë të vërtetat mbi Italinë dhe e vërteta e Shqipërisë

Së fundmi, Kryeministri denjoi të bëjë disa komente mbi Korporatën Shqiptare të Investimeve (AIC). Me një vetëbesim që synon të bindë publikun përmes retorikës, ai deklaroi se kjo korporatë qenka një kopje e suksesshme e modelit italian të investimeve.

Nuk është hera e parë që Kryeministri përdor fjali të gjata dhe gjuhë të spërdredhur për të paraqitur gjysmë-të-vërteta si fakte të plota. Por në këtë rast, mjafton një krahasim i thjeshtë për të kuptuar se pretendimi nuk qëndron.

Në fakt, nga deklaratat e tij nuk është e qartë as se cilit institucion italian i referohet, sepse një “Korporatë Italiane Investimesh” me funksionet e AIC nuk ekziston.

Nëse Kryeministri e ka fjalën për Cassa Depositi e Prestiti (CDP), atëherë krahasimi bie menjëherë. CDP është bankë publike zhvillimi, e krijuar rreth 170 vite më parë, që menaxhon kursimet e qytetarëve italianë dhe vepron nën mbikëqyrje të rreptë bankare, rregulla strikte të prokurimit publik dhe kontroll të plotë institucional. Ajo financon projekte, por nuk administron, nuk tjetërson dhe nuk zhvillon pronë publike.

Nëse, nga ana tjetër, Kryeministri i referohet Agenzia del Demanio, institucionit që menaxhon pronat e shtetit italian, edhe ky krahasim nuk qëndron. Demanio administron dhe rikonstrukton pronën publike për funksione institucionale, sociale apo kulturore, por nuk hyn në pazare ndërtimi, nuk negocion përqindje me privatë dhe nuk e shndërron pronën publike në biznes spekulativ.

Pra, cilindo model italian të marrë si referencë Kryeministri, rezultati është i njëjtë: në Itali funksionet janë të ndara qartë me ligj. Banka financon, agjencia administron pronën; ndërsa në Shqipëri ato janë përqendruar në një ent të vetëm, pa garë dhe pa llogaridhënie.

Dallimet janë thelbësore. Në Itali, institucionet funksionojnë si banka publike që menaxhojnë para dhe rrezik financiar, ndërsa Korporata Shqiptare e Investimeve nuk menaxhon fonde, por merr prona publike me vendime qeverie dhe i fut ato në marrëveshje ndërtimi me privatë. Ndërsa institucionet publike europiane veprojnë përmes prokurimit publik dhe konkurrencës së hapur, AIC shmang garën dhe krijon privilegje të drejtpërdrejta për partnerë të përzgjedhur.

Po aq i rëndësishëm është edhe roli i shtetit. Në Europë, ndërhyrja publike bëhet aty ku tregu dështon – për banesa sociale, zona të varfra apo infrastrukturë strategjike. AIC bën të kundërtën, duke ndërhyrë aty ku tregu funksionon më së miri dhe duke krijuar konkurrencë të pandershme të sponsorizuar nga shteti. Ndërkohë, qeveria shqiptare është njëkohësisht edhe lojtari që ndërton, edhe arbitri që firmos për veten, ndërsa rreziku financiar i kësaj skeme nuk shfaqet sot në buxhet, por u lihet shqiptarëve si faturë për nesër.

Ky dallim nuk është teorik. Ai është konkret dhe ka emër.

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria ia kaloi godinën e ish-shkollës jetimore “Zyber Hallulli” Korporatës Shqiptare të Investimeve. Një pronë publike me funksion social iu hoq fëmijëve jetimë përmes një firme qeveritare, pa debat publik dhe pa transparencë. Korporata e Investimeve veproi jo si institucion shtetëror, por si një pronar i keq: hoqi fëmijët nga godina, i zhvendosi në periferi dhe e nxori pronën nga funksioni i saj social.

Në një shtet europian, një veprim i tillë do të ishte i paimagjinueshëm. Prona publike do të rikonstruktohej, jo të shkatërrohej; funksioni social do të ruhej; fëmijët do të ishin prioritet, jo pengesë për një projekt ndërtimi.

Në Shqipëri ndodhi e kundërta. Fëmijët u larguan. Funksioni social u zhduk. Dhe prona publike u fut në logjikën e zhvillimit imobiliar, ku sot flitet për ndërtimin e një godine të madhe, me shumë gjasa një kullë tjetër, në shërbim të interesave të një pakice.

Kjo është diferenca thelbësore. Në Itali, prona publike ruhet dhe i shërben interesit publik. Në Shqipëri, përmes Korporatës së Investimeve, shteti po reduktohet në një biznes ordiner ndërtimi.

Dhe Italia, kësaj radhe, nuk mund të jetë as justifikimi dhe as alibia.

The post Jorida Tabaku: Korporata e Investimeve po përdoret për dhënie pronash publike appeared first on Albeu.com.