johnson putin Archives - Albeu.com

Johnson komentoi Putinin, Moska thërret ambasadoren e Britanisë për takim
Rusia kërkoi takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Moskë për të protestuar ndaj komenteve të kryeministrit Boris Johnson mbi Presidentin Vladimir Putin dhe komentet e një zyrtari tjetër britanik mbi figurat kryesore të qeverisë ruse.

Rusia i tha ambasadores Deborah Bronnert se ajo kundërshtonte “me vendosmëri” deklaratat e pasjellshme” të udhëheqjes britanike në lidhje me Rusinë, liderin e saj, përfaqësuesit zyrtarë të autoriteteve, si dhe popullin rus, thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme ruse më 30 qershor.

“Në shoqërinë e emancipuar, është e zakonshme të kërkohet falje për komente të këtij lloji,” tha ai, duke kritikuar Britaninë për “retorikën e papranueshme dhe fyese”.

Johnson tha më 29 qershor në një intervistë për televizionin gjerman “ZDF” se agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës ishte “një shembull i përsosur i maskulinitetit toksik”. Ai tha se, nëse Putini do të kishte qenë grua, “Unë me të vërtetë nuk mendoj se ai do të kishte nisur një luftë të çmendur, pushtimi dhe dhune ashtu siç ka bërë”. Ministri Britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace provokoi gjithashtu zemërimin e Rusisë pasi ai akuzoi zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse se “çdo javë, kërcënon se do të godasë të gjithë me armë bërthamore, në një mënyrë apo një tjetër”.

Ministria e Jashtme ruse tha se ishte “e papranueshme” që zyrtarët britanikë “të shpërndajnë qëllimisht informacione të rreme, veçanërisht mbi kërcënimet e supozuara nga rusët që ‘ zgjedhin të përdorin armë bërthamore'”. Ambasada ruse në Londër gjithashtu protestoi ndaj komenteve në një shënim drejtuar Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe.

“Shënimi thekson se një retorikë e tillë është e papranueshme dhe e papërshtatshme si në formë ashtu edhe në përmbajtje”, thuhet në deklaratë.

Ai theksoi gjithashtu se fjalët e autoriteteve britanike u perceptuan në Rusi “si një manifestim i mungesës së respektit të thellë” për vendin dhe traditat e tij diplomatike./REL

The post Johnson komentoi Putinin, Moska thërret ambasadoren e Britanisë për takim appeared first on Albeu.com.