Joe Biden Archives - Albeu.com

Beteja me kancerin e lëkurës, Joe Biden i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
Ish-presidenti amerikan, Joe Bide, iu nënshtrua një operacioni për kancerit të lëkurës të enjten.

Zëdhënësja e tij, Kelly Scully, konfirmoi operacionin pasi “Inside Edition” publikoi një video të Bidenit duke u larguar nga kisha në Delaware me një shenjë në ballë.

Ajo tha se Biden iu nënshtrua operacionit Mohs, një procedurë që bëhet me qëllim që të mos mbeten më shenja të kancerit.

Dy vjet më parë, ndërsa Biden ishte në detyrë, atij iu hoq një lezion nga gjoksi. Në maj, zyra e Bidenit njoftoi se ai ishte diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës.

“Kanceri na prek të gjithëve”, shkroi Biden në rrjetet sociale në atë kohë. “Ashtu si shumë prej jush, unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e thyera”.

Familja Biden është përballur vazhdimisht me kancerin gjatë viteve. Djali i Bidenit, Beau, vdiq nga një tumor në tru dhe gruas së tij, Jill, iu hoqën dy lezione kancerogjene.

The post Beteja me kancerin e lëkurës, Joe Biden i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale appeared first on Albeu.com.

Gjithçka duhet të dini për goditjen që Trump i dha Zelenskit
Administrata Trump ka pezulluar çdo dërgesë ndihme ushtarake amerikane për Ukrainën, duke bllokuar miliarda dollarë ndihma jetike ndërsa Shtëpia e Bardhë po ushtron presion mbi Ukrainën për të arritur një marrëveshje paqeje me Vladimir Putinin.

Ky vendim pritet të ndikojë në dërgesat e municioneve, armatimeve dhe pajisjeve të tjera, për të cilat ishte rënë dakord gjatë presidencës së Joe Biden.

Njoftimi erdhi pas një përplasjeje të ashpër të premten në Shtëpinë e Bardhë, ku Donald Trump i tha Volodymyr Zelenskyt se ai “po luante me” një luftë të tretë botërore. Presidenti ukrainas u ftua të kthehej në bisedime “kur të jetë gati për paqe”.

Një zyrtar i lartë i administratës i tha Fox News se kjo nuk është një ndërprerje përfundimtare e ndihmës, por një pauzë e përkohëshme. Bloomberg raportoi se i gjithë materiali ushtarak amerikan që nuk ndodhet ende në Ukrainë do të bllokohet, përfshirë armët që janë tranzit në avionë e anije ose që presin në zona kufitate si në Poloni. Agjencia shtoi se Trump i ka dhënë urdhër Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, të zbatojë këtë pezullim.

Vendimi erdhi pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë ku morën pjesë Hegseth, nënkryetari JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, drejtoresha e inteligjencës kombëtare Tulsi Gabbard dhe i dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

“Presidenti e ka bërë të qartë se fokusi i tij është paqja. Na duhet që edhe partnerët tanë të angazhohen për këtë qëllim,” i tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë Washington Post-it. “Po bëjmë një ngrirje dhe po rishikojmë ndihmën tonë për t’u siguruar që ajo ndihmon në një zgjidhje”, vijoi ai.

Sipas Oleksandr Merezhko, kryetar i komisionit për punët e jashtme në parlamentin ukrainas, Trump duket se po përpiqet ta shtyjë Ukrainën drejt kapitullimit. “Ndalimi i ndihmës tani është i barabartë me dorën e shtrirë ndaj Putinit,” tha ai për Reuters. “Në pamje të parë, duket shumë keq. Duket sikur po na shtyn drejt kapitullimit, domethënë drejt [pranimit] të kërkesave të Rusisë.”

Razom for Ukraine, një grup që mbron të drejtat e ukrainasve, deklaroi: “Duke ndalur në mënyrë të papritur ndihmën ushtarake për Ukrainën, presidenti Trump i lë ukrainasit në mëdyshje dhe i jep dritën jeshile Rusisë për të vazhduar marshimin e saj drejt Perëndimit. Razom for Ukraine i bëri thirrje Shtëpisë së Bardhë të ndryshojë menjëherë kursin, të rifillojë ndihmën ushtarake dhe të ushtrojë presion mbi Putinin që të ndalojë këtë pushtim të tmerrshëm.”

Sipas Komitetit për një Buxhet Federal të Përgjegjshëm, një organizatë jopartiake, Kongresi Amerikan ka miratuar një ndihmë totale prej 175 miliardë dollarësh për Ukrainën që nga pushtimi i saj nga Rusia pothuajse tre vjet më parë.

Në dhjetor, pak para se të largohej nga detyra, Joe Biden njoftoi një ndihmë shtesë prej 5.9 miliardë dollarësh për sigurinë dhe buxhetin.

Ndihma amerikane për Ukrainën përfshin ndihmë ushtarake, ndihmë buxhetore – e cila në masë të madhe është siguruar nga një fond besimi i Bankës Botërore – si dhe fonde të tjera të ofruara nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), të cilat janë kufizuar nga administrata Trump.

Një pjesë e parave të dërguara nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë e ka ndihmuar vendin të paguajë pagat e mësuesve dhe mjekëve, si dhe të mbajë qeverinë funksionale, duke i mundësuar asaj të përqendrohet në luftën kundër pushtimit rus.

Ndihma amerikane për Ukrainën në fushën e armatimeve është lehtësuar përmes dy programeve kryesore: Autoriteti Presidencial i Tërheqjes (PDA), i cili i lejon presidentit të transferojë shpejt armë dhe pajisje nga rezervat amerikane te vendet e huaja pa pasur nevojë për miratimin e Kongresit; dhe Iniciativa për Ndihmën e Sigurisë për Ukrainën (USAI), ku pajisjet ushtarake blihen nga industria e mbrojtjes.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar ndihmë ushtarake për Ukrainën me vlerë 31,7 miliardë dollarë, nga të cilat pjesa më e madhe – më shumë se 20 miliardë dollarë, sipas një analize të Reuters – është dërguar tashmë.

Njoftimi i tanishëm ka të bëjë kryesisht me ndihmën që ishte miratuar më parë, por që ende nuk ishte shpërndarë. Trump nuk ka miratuar asnjë ndihmë të re me autoritetin e tij presidencial që nga marrja e detyrës, dhe një program i ri ndihme nga Kongresi duket i pamundur, të paktën në afat të shkurtër.

Më herët të hënën, Trump shprehu edhe njëherë zemërim ndaj Zelenskyt për deklaratën e tij se përfundimi i luftës mund të jetë “shumë, shumë larg”.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale të hënën, Trump ndau një artikull të Associated Press që përshkruante komentet e Zelenskyt dhe deklaroi: “Kjo është deklarata më e keqe që Zelensky mund të kishte bërë, dhe Amerika nuk do ta durojë për shumë gjatë!”

“Është pikërisht ajo që po thoja, ky njeri nuk dëshiron paqe për sa kohë që ka mbështetjen e Amerikës dhe të Europës”.

Më vonë të hënën, Trump deklaroi se Zelensky “nuk do të qëndrojë shumë gjatë” nëse nuk i nënshtrohet presionit dhe nuk arrin një marrëveshje sipas kushteve amerikane.

Administrata Trump gjithashtu ka hartuar të hënën një plan për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë dhe për të hequr sanksionet ndaj Kremlinit.

Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Departamentit të Shtetit dhe Thesarit të përgatisin një listë të sanksioneve që mund të lehtësohen, në mënyrë që zyrtarët amerikanë të diskutojnë me përfaqësuesit rusë në ditët në vijim si pjesë e bisedimeve të gjera të administratës me Moskën mbi përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike, raportoi Reuters, duke cituar një zyrtar amerikan dhe një tjetër person të njohur me këtë çështje.

Në një intervistë të regjistruar të hënën, përpara njoftimit për pezullimin e ndihmës, JD Vance i tha Fox News se dhurimi i interesave ekonomike për Shtetet e Bashkuara do të shërbente si një garanci sigurie për të ardhmen e Ukrainës– një referencë për marrëveshjen mbi mineralet, për të cilën Zelensky ishte thirrur në Uashington.

“Nëse dëshironi garanci të vërteta sigurie, nëse me të vërtetë doni të siguroheni që Vladimir Putini të mos e pushtojë përsëri Ukrainën, garancia më e mirë e sigurisë është t’u jepni amerikanëve një avantazh ekonomik për të ardhmen e Ukrainës,” tha Vance.

The Guardian dhe Reuters, përgatiti T.Çela, Lapsi.al

The post Gjithçka duhet të dini për goditjen që Trump i dha Zelenskit appeared first on Albeu.com.

Lamtumira mes lotësh e Joe Biden: Amerikë, të dhashë më të mirën time!
Nuk ishte fjalimi që Biden donte të mbante. Të paktën jo këtë vit dhe jo në këto rrethana, sipas BBC.

Por, nëse dikush e di se sa shpejt mund të ndryshojë fati, është pikërisht ky president – ​​jeta personale dhe profesionale e të cilit është dëmtuar nga tragjedia dhe fatkeqësitë.

Duke folur në një arenë të mbushur plot në Çikago në natën e parë të Konventës Kombëtare Demokrate, Biden ofroi një mbrojtje të plotë të presidencës së tij – duke prekur shumë nga temat për të cilat ai bëri fushatë në vitin 2020 dhe përsëri këtë vit përpara se të braktiste ofertën e re zgjedhore në mes të korrikut, disa javë pas një ecurie katastrofike debati.

“Si shumë prej jush, unë i dhashë zemrën dhe shpirtin tim këtij kombi”, tha ai, në fund të një fjalimi gati njëorësh të shoqëruar nga thirrjet e zhurmshme “Faleminderit, Joe”.

Biden doli në skenë pasi u prezantua nga vajza e tij Ashley dhe gruaja e tij, Jill, e cila i tha audiencës se “e pa atë duke gërmuar thellë në shpirtin e tij” kur ai vendosi të largohej nga gara presidenciale.

Pasi përqafoi Ashleyn, ai fshiu sytë e lotuar.

Presidenti preku zemrën e tij dhe qëndroi pak më drejt në foltore, duke buzëqeshur, ndërsa turma vazhdonte të brohoriste.

“Përzgjedhja e Kamalas ishte vendimi i parë që mora kur u bëra kanddat dhe është vendimi më i mirë që kam marrë gjatë gjithë karrierës sime”, tha ai.

“Ajo është e ashpër, me përvojë dhe ka integritet të madh”, shtoi Biden.

Ndryshe nga fjalimi i tij në Zyrën Ovale katër javë më parë, Biden nuk foli drejtpërdrejt për kalimin e pishtarit te një brez i ri – por mesazhi ishte mjaft i qartë.

Pasi presidenti përfundoi fjalët e tij, Harris dhe bashkëshorti i saj Doug Emhoff dolën për të përqafuar Biden dhe gruan e tij, Jill.

“Joe, faleminderit për udhëheqjen tuaj historike dhe për shërbimin tuaj të përjetshëm ndaj kombit tonë dhe për gjithçka që vazhdoni të bëni”, tha Harris.

“Ne ju jemi përgjithmonë mirënjohës”, theksoi ajo.

Pas përfundimit të fjalimit të tij, pas mesnatës në bregun lindor të SHBA-së, presidenti u largua nga arena dhe u nis drejt ”Air Force One” për një fluturim në Kaliforni për pushime.

The post Lamtumira mes lotësh e Joe Biden: Amerikë, të dhashë më të mirën time! appeared first on Albeu.com.

George Clooney për Joe Biden: E dua atë, por ne kemi nevojë për një kandidat tjetër
George Clooney, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Joe Biden, këtë herë kundërshtoi ndryshimin e tij.

Më konkretisht, aktori i njohur me shkrimin e tij në New York Times vuri në dukje nevojën për të gjetur një kandidat tjetër për zgjedhjet në SHBA.

“Unë e dua Joe Biden. Si senator. Si nënkryetar dhe si president. E konsideroj mikun tim dhe besoj në të. Unë besoj në karakterin e tij. Unë besoj në etikën e tij. Gjatë katër viteve të fundit, ai ka fituar shumë nga betejat me të cilat është përballur.

Por e vetmja betejë që ai nuk mund ta fitojë është beteja kundër kohës. Askush nga ne nuk mundet. Është e dhimbshme të thuhet, por Joe Biden me të cilin isha tre javë më parë në një event  bamirësie nuk ishte Joe Biden i vitit 2010. Ai nuk ishte as Joe Biden i 2020. Ai ishte i njëjti njeri që pamë të gjithë në debat”, tha ai.

Më pas shtoi: ‘A ishte i lodhur? Po. A ishte ai i ftohtë? Ndoshta. Por liderët tanë të partisë duhet të mos na thonë se 51 milionë njerëz nuk e panë atë që ne sapo pamë. Të gjithë jemi kaq të tmerruar nga perspektiva e një mandati të dytë të Trump, saqë kemi zgjedhur të injorojmë çdo shenjë paralajmëruese. Intervista e George Stephanopoulos vetëm sa përforcoi atë që pamë javën e kaluar. Si demokratë, ne kolektivisht e mbajmë frymën ose e ulim volumin sa herë që shohim presidentin që respektojmë të largohet nga Air Force One ose të kthehet te mikrofoni për t’iu përgjigjur një pyetjeje të papërshkrueshme.

Bëhet fjalë për moshën. Asgje me shume. Por edhe asgjë që mund të kthehet mbrapsht. Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president. Për më tepër, ne nuk do të fitojmë Dhomën e Përfaqësuesve dhe do të humbasim Senatin. Ky nuk është vetëm mendimi im, ky është mendimi i çdo senatori dhe guvernatori me të cilin kam biseduar personalisht. Secili prej tyre, pavarësisht se çfarë thonë publikisht…

Le të dëgjojmë Wes Moore dhe Kamala Harris dhe Gretchen Whitmer dhe Gavin Newsom dhe Andy Beshear dhe JB Pritzker dhe të tjerë. Le të bien dakord kandidatët që të mos sulmojnë njëri-tjetrin, por në kohën e shkurtër që kemi, të fokusohemi në atë që do ta bëjë këtë vend të fluturojë lart. Pastaj ne mund të shkojmë në Kongresin e Demokratëve muajin tjetër dhe ta gjejmë atë.“

The post George Clooney për Joe Biden: E dua atë, por ne kemi nevojë për një kandidat tjetër appeared first on Albeu.com.

Flet mjeku i Joe Biden ndërsa thashethemet mbi gjendjen e shëndetit neurologjik të presidentit vazhdojnë
Mjeku i Joe Biden ka sqaruar rrethanat e vizitave të një neurologu në Shtëpinë e Bardhë, teksa spekulimet mediatike po qarkullojnë mbi gjendjen e shëndetit neurologjik të presidentit.

Sipas mediave të huaja, regjistrat e vizitorëve thuhet se tregojnë se Dr. Kevin Cannard, një ekspert në sëmundjen e Parkinsonit, ka vizituar Shtëpinë e Bardhë tetë herë gjatë tetë muajve të fundit, duke u takuar me mjekun e Biden, Dr. Kevin O’Connor, të paktën në një rast.

Dhe pyetjet rreth natyrës së vizitave të Cannard ishin në ballë të një konference të nxehtë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të hënën, kur korrespondenti i CBS News, Ed O’Keefe “u përplasë” me sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre dhe kërkoi detaje të mëtejshme.

O’Connor tha në një memo të lëshuar të hënën mbrëma se Cannard ka qenë një konsulent neurologjik në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 2012 dhe sheh një numër të madh pacientësh në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë, jo vetëm presidentin.

Ndërveprimet e vetme të Cannard me Biden kanë qenë kryerja e “testeve të detajuara neurologjike” gjatë tri ekzaminimeve vjetore të presidentit, në të cilat nuk është zbuluar asnjë problem madhor, sipas O’Connor.

Ndryshe, “përshtatshmëria mendore” e Biden ka qenë subjekt i spekulimeve të gjera që nga performanca e tij në debatin e fundit me ish-presidentin Donald Trump, kur presidenti aktual herë pas here dukej se kishte “humbur mendimin” dhe kishte vështirësi të fliste qartë.

Ndonëse nuk bazohet në asnjë provë mjekësore, spekulimet se presidenti mund të kishte sëmundjen e Parkinsonit u shfaqën kohët e fundit pasi raportet nga shumë media treguan se Cannard vizitoi Shtëpinë e Bardhë tetë herë në tetë muaj.

Dhe siç thuhet më tej, O’Connor e bëri të qartë gjithashtu se Biden “nuk ka vizituar një neurolog jashtë aktivitetit fizik të tij vjetor”, gjë që sugjeron se presidenti nuk ka gjasa të vuajë nga një gjendje e rëndë neurologjike.

Por, pavarësisht se Jean-Pierre tha në mënyrë eksplicite se Biden nuk është trajtuar për Parkinson, gjatë konferencës për shtyp të hënën dhe mungesës totale të dukshme të ndonjë prove që ai vuante nga sëmundja, spekulimet vazhdojnë.

Ndërsa analisti politik i CNN, Bakari Sellers, argumentoi gjithashtu se ishte “pa dyshim absurde që ne po e bëjmë këtë diskutim” mbi shëndetin neurologjik të Biden, duke thënë se ishte “jashtëzakonisht e qartë” që Cannard nuk e ka trajtuar presidentin.

Biden ka të ngjarë t’u përgjigjet pyetjeve të mediave në lidhje me shëndetin e tij mendor dhe neurologjik këtë javë, me zëdhënësin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke njoftuar të hënën se presidenti do të marrë pjesë në një “konferencë për shtyp” të enjten.

The post Flet mjeku i Joe Biden ndërsa thashethemet mbi gjendjen e shëndetit neurologjik të presidentit vazhdojnë appeared first on Albeu.com.

Izraeli sulmon me raketa Gazën, 11 të vdekur
Ushtria izraelite vrau të paktën 11 palestinezë në Gazën qendrore dhe veriore në orët e para të së shtunës.

Ndërkohë një propozim i rishikuar i armëpushimit për lirimin e të burgosurve izraelitë të mbajtur ende në Gaza do të fillojnë brenda 16 ditëve nga faza e parë e bisedimeve, tha një zyrtar i lartë i Hamasit.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden pohoi se “ai ka hartuar një plan paqeje për Lindjen e Mesme që mund të realizohet”, në një intervistë për ABC News.

The post Izraeli sulmon me raketa Gazën, 11 të vdekur appeared first on Albeu.com.

Joe Biden dhe Natanyahu do të takohen në Uashington
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohen në Uashington.

Kryeministri izraelit do të jetë i pranishëm më 24 korrik në Kongres, ku edhe do të mbajë fjalën e tij.

Ndërkohë Izraeli po studion përgjigjen e Hamasit ndaj një propozimi për marrëveshje që mund të përfshijë lirimin e pengjeve dhe një armëpushim në Gaza, sipas agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad.

“Negociatorët e marrëveshjes së pengjeve i dhanë ekipit negociator një përmbledhje të përgjigjes së Hamasit ndaj marrëveshjes së pengjeve. Izraeli po shqyrton përgjigjen dhe do t’i përgjigjet ndërmjetësuesve”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në emër të Mossad.

Ndërmjetësuesit duke përfshirë Egjiptin, Katarin dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur për muaj të tërë për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e 120 pengjeve që ende mbahen në Gaza, por përpjekjet e tyre kanë ngecur.

The post Joe Biden dhe Natanyahu do të takohen në Uashington appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Donald Trump duke sharë Joe Biden dhe Kamala Harris: Janë një grumbull…
Një video e ish-presidentit amerikan Donald Trump po bën xhiron e rrjetit, ku ai pretendon se ka dominuar debatin e javës së kaluar dhe ka bërë Joe Biden që të bindet se duhet të braktisë garën, për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në videon, e cila u regjistrua në një fushë golfi, Trump dëgjohet duke sharë rivalin e tij në garë por edhe zv/Presidenten aktuale Kamala Harris, për të cilën thotë se do ta zëvendësojë Biden si kandidate e Demokratëve.

Trump e quan Biden një “grumbull të vjetër mbeturinash“. “Ai po tërhiqet nga gara. E nxora prej saj dhe kjo do të thotë se tani kemi Kamala-n”, dëgjohet të thotë Trump. “A mund ta imagjinoni këtë djalë duke negociuar me Putinin dhe presidentin e Kinës që është një njeri i fuqishëm, një njeri shumë i ashpër”? – pyet me ironi ai anëtarët e stafit të tij.

Sa i përket një zëvendësimi të mundshëm të Biden me Kamala Harris, Trump mendon se zv/Presidentja do të jetë shumë herë më e mirë në debat, por ajo mbetet patetike për të.

“Mendoj se ajo do të jetë më mirë, por ajo është kaq e keqe. Ajo është shumë patetike, ajo është shumë e keqe”.

Pak pas publikimit të kësaj video, ka reaguar edhe kampi i Joe Biden.

“Jo Donald. Ajo që është e keqe është heqja e të drejtës së grave, e keqja është humbja e zgjedhjeve dhe thirrja e turmës për të sulmuar Kapitolin, e keqja është të mos paguash taksat e tua”, thuhet në reagimin e ekipit të fushatës së Presidentit.

Ata po ashtu, theksojnë se Trump, i cili akuzohet se ka kryer 34 vepra penale “dëshiron ta bëjë veten diktator”.

🚨 LEAKED VIDEO: Trump on Biden he’s “quitting the race.. I got him out” he’s an “old broken-down pile of crap… Now we have Kamala. She’s so f—king bad”

pic.twitter.com/G9eLy1hmIc

— Benny Johnson (@bennyjohnson) July 4, 2024

The post VIDEO/ Donald Trump duke sharë Joe Biden dhe Kamala Harris: Janë një grumbull… appeared first on Albeu.com.

Bleu armë dhe gënjeu në formularin e deklarimit, djali i Joe Biden shpallet fajtor për tre akuza
Hunter Biden është shpallur fajtor se ka gënjyer për përdorimin e drogës kur ka blerë një armë.

Një juri në shtetin amerikan të Delaware e shpalli fajtor djalin e presidentit për të tre akuzat, pasi dëgjoi një javë dëshmi dhe prova të dëshmitarëve në gjyqin penal të profilit të lartë.

Djali i presidentit Joe Biden u akuzua për dy deklarata të rreme kur plotësoi një formular për të blerë një revole Colt në tetor 2018, fillimisht duke deklaruar në mënyrë të pavërtetë se nuk ishte i varur nga droga ose nuk përdorte drogë dhe më pas duke deklaruar se deklarata ishte e vërtetë.

Më pas ai pretendoi se kishte në pronësi të paligjshme armën për 11 ditë, para se kunata e tij dhe më pas e dashura e tij, Hallie Biden, ta hidhnin atë në një kosh plehrash.

BBC shkruan se Hunter Biden tregoi pak emocione ndërsa u lexuan vendimet e fajësisë. Pas dhënies së vendimit ai u ngrit në këmbë dhe i dha një përqafim avokatit të tij, Abbe Lowell përpara se të puthte dhe përqafonte gruan e tij.

Dyshja u larguan në heshtje së bashku. Ai u shoqërua menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret ndërsa gazetarët zbritën me shpejtësi poshtë shkallëve për të dalë jashtë.

Cili është dënimi maksimal me të cilin përballet Hunter Biden?

Hunter Biden përballet me një maksimum prej 25 vitesh burgim pasi u shpall fajtor për tre akuza për krime.

Dënimi maksimal për deklarim të rremë në blerjen e armës është 10 vjet

Dënimi maksimal për bërjen e një deklarate të rreme në lidhje me informacionin që kërkohet të mbahet nga tregtari federal i licencuar i armëve të zjarrit është 5 vjet

Dënimi maksimal për mbajtjen e armës së zjarrit nga një person që është përdorues i paligjshëm ose i varur nga një substancë e kontrolluar është 10 vjet.

The post Bleu armë dhe gënjeu në formularin e deklarimit, djali i  Joe Biden shpallet fajtor për tre akuza appeared first on Albeu.com.

Presidenti Biden nënshkruan ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden miratoi të mërkurën projekt-ligjin që parashikon 95 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Ai tha se ligji për ndihmën do ta bëjë Shtetet e Bashkuara dhe botën më të sigurt dhe se dërgimi i paisjeve ushtarake për Ukrainën do të fillojë brenda disa orëve.

“Sapo kam nënshkruar në ligj paketën e sigurisë kombëtare të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve këtë fundjavë dhe dje nga Senati,” tha Biden, duke shtuar se ai do të sigurojë “që dërgesat fillojnë menjëherë, në orët në vijim”, tha ai

Presidenti Biden tha se me miratimin e kësaj ndihme Shtetet e Bashkuara rikonfirmojnë rolin udhëheqës të Amerikës në botë.

“Ajo i jep mbështetje jetike partnerëve të Amerikës që mënyrë që ata të mund të mbrohen përballë kërcënimeve ndaj sovranitetit të tyre, jetës dhe lirisë së qytetarëve të tyre. Dhe është një investim në sigurinë tonë, sepse kur aleatët tanë janë më të fortë, ne jemi më të fortë”, tha presidenti Biden.

The post Presidenti Biden nënshkruan ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin appeared first on Albeu.com.