jo Archives - Albeu.com

Si të rrisim fëmijë jo-bullizues
Edhe pse të gjithëve do të na pëlqente të mendonim që fëmijët tanë nuk mund të jenë kurrsesi bullizues karshi të tjerëve ose dhe e kundërta, të tjerët karshi tyre, numrat e rasteve mbi këtë fenomen, vazhdojnë të na zhgënjejnë. E megjithatë, krahas dialogjeve dhe hapave parandalues, sipas Unesco-s, 30% e fëmijëve në botë, kanë qenë viktima të bullizmit.

Prindërit, luajnë një rol themelor mbi ekzistencën e këtij fenomeni ose jo në shoqëritë në mbarë botën. Është e vërtetë që fëmijët absorbojnë mësime negative nga mjedisi rrethues por dhe bashkëjetesa dhe jeta brënda mureve të shtëpisë na mëson se si të jetojmë dhe të sillemi në ambientin shoqëror, në shkollë, universitet, punë në të ardhmen, me miqtë, të afërmit etj.

Pavarësisht statistikave,ekzistojnë gjithmonë mekanizmat dhe vullneti i mirë për të shmangur veset që kanë mbizotëruar brezat e rinj sëfundmi. Ekzistojnë mënyra sesi mund t’i mësojmë fëmijët të sillet në mënyrë të drejtë dhe të duhur…Të qenit gjithmonë të sjellshëm me të tjerët!

I mësojmë atyre, mirësjelljen!

Fëmijët janë si sfungjer dhe është përgjegjësi e prindërve që tju mësojnë atyre rëndësinë e të qenit të sjellshëm, të edukuar dhe të vlerësojnë e të marrin në konsideratë emocionet e të tjerëve.

T’i mbështesim fëmijët tanë në pasionet e tyre.

Duhet t’i mbështesim fëmijët tanë edhe në gjërat që në të vërtetë nuk i kuptojmë.Vetëm kështu do të mësojnë që zgjedhjet dhe interesat e të tjerëve, vlejnë dhe se bota e gjithësecilit nga ne është unike.

I bëjmë të njohur fëmijëve tanë dhe kultura të ndryshme nga ne.

Shpeshherë na tremb e panjohura.Por universi prandaj është i bukur me të gjitha ngjyrat e tij, gjuhët, traditat, zakonet etj.

T’jua tregojmë fëmijëve sesa e vlerësojmë altruizmin e tyre.

“Faleminderit që i ndave lodrat e tua me mua!”, “Përqafimi yt më bëri të ndjehem shumë mirë kur isha e mërzitur. Fjalë të tilla që shprehin vlerësim, shërbejnë si motiv për të nxitur sjellje me nota pozitive tek fëmijët .

The post Si të rrisim fëmijë jo-bullizues appeared first on Albeu.com.

I tha “Jo” vdekjes herën e parë, por çfarë ndodhi një javë më pas me 76-vjeçaren, që u “ringjall” ndërsa po e varrosnin
Një grua 76-vjeçare, e cila u shpall “gabimisht” e vdekur dhe i habiti familjarët duke trokitur në arkivolin e saj një javë më parë, tashmë ka ndërruar jetë.

Bella Montoya kaloi shtatë ditë në kujdes intensiv, por vdiq të premten në mbrëmje pasi pësoi një goditje në tru, tha ministria e shëndetësisë e Ekuadorit .

Ajo ishte nën mbikëqyrje pas incidentit të çuditshëm në qytetin Babahoyo, i cili nxiti një hetim qeveritar në spital.

Gjithashtu është formuar një komitet teknik për të shqyrtuar mënyrën se si spitali lëshon certifikatat e vdekjes.

Djali i saj Gilberto tha se ende nuk ka marrë ndonjë shpjegim mjekësor për atë që ndodhi nga autoritetet teksa paralajmëroi se do i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

Montoya, një ish-infermiere, u kthye me urgjencë në spital pasi kaloi pesë orë të gjalla brenda arkivolit të saj në një shtëpi funerali të premten.

“Mamaja ime ishte e mbështjellë me çarçafë dhe duke goditur arkivolin, dhe kur u afruam, pamë se ajo po merrte frymë rëndë”-deklaroi djali i saj.

Ajo tani është kthyer në të njëjtën shtëpi funerali ku ndodhi fillimisht incidenti dhe do të varroset në një varrezë publike.

The post I tha “Jo” vdekjes herën e parë, por çfarë ndodhi një javë më pas me 76-vjeçaren, që u “ringjall” ndërsa po e varrosnin appeared first on Albeu.com.

Pse jemi kaq të frikësuar të dëgjojmë “jo”
Shumë herë në jetë kemi dashur të kërkojmë një nder, një ndihmë edhe nga njerëzit më të afërt, por frika e të dëgjuarit jo na pengon dhe zgjedhim ta bëjmë vetë.

Bërja e gjërave vetë nuk është ajo që na shqetëson, kështu që të dëgjosh dhe jo nuk do të jetë e dëmshme praktikisht, por psikologjikisht çmimi është i lartë.

Çfarë nuk shkon me “jo”?

Jo lidhet me refuzimin, kështu që ajo që na frikëson është refuzimi. Kjo jo mund të vijë në shumë forma, ose një jo e qartë fjalë për fjalë, ose në një mënyrë më të tërthortë dhe rrethanore, por rezultati mbetet i njëjtë, p.sh. përmes gjuhës së trupit kur dikush nuk na kthen një përqafim apo një përkëdhelje.

Të gjithë duam të jemi të dashur dhe të pëlqyer dhe ajo fjalë e vogël me dy shkronja, kur na kumbon në vesh, mund të na “thyejë” dhe të na bëjë të ndihemi sikur jemi të urryer, por edhe të guximshëm për të kërkuar ndonjë gjë.

Mendjet tona janë në garë dhe ne vazhdimisht mendojmë për arsyen që na thanë jo. “A nuk më pëlqen më?”, “kaq ishte, do të mbetem pa njerëz në krah!”, “ai është shumë i inatosur me mua që e kam kërkuar këtë nder” etj. Në realitet, këto frikë nuk verifikohen kurrë.

Pse kemi frikë të dëgjojmë jo?

Arsyet kryesore që kemi frikë të dëgjojmë jo është ndjenja se nuk jemi mjaftueshëm të mirë. Refuzimi është si një dështim personal, i cili më pas do të na bëjë të krahasojmë veten me të tjerët që i konsiderojmë më të mirë se ne. I gjithë ky mendim do të na çojë në një cikël të të menduarit ku ne fajësojmë veten se nuk jemi mjaft të mirë dhe sa të ndryshme do të ishin marrëdhëniet tona me njerëzit nëse do të ishim më mirë.

Gjithashtu, refuzimi na lëndon shumë dhe jo vetëm figurativisht. Dhimbja fizike dhe dhimbja e refuzimit mbështeten në disa nga të njëjtët mekanizma të sjelljes dhe nervore që regjistrojnë efekte të lidhura me dhimbjen, sipas hulumtimit. Pra, duhet të kujtojmë se sado dhimbje të kemi është vetëm e përkohshme dhe në vetëm pak ditë, nëse jo orë, ne do të mund të vazhdojmë jetën tonë sikur të mos ketë ndodhur asgjë!

Si ta kapërceni frikën?

Për të mos pasur frikë nga refuzimi, duhet të keni një marrëdhënie të mirë me veten.

Hapi i parë për të kapërcyer frikën e refuzimit është të mësoni të jeni të vetëdijshëm për ndjenjat dhe mendimet tuaja. Kur filloni të mendoni negativisht për veten, përpiquni të merrni kontrollin dhe të zëvendësoni mendimet negative me ato më pozitive. Për shembull, në vend që të mendoni “Unë nuk jam i mjaftueshëm”, mendoni “Unë jam i dashur ashtu siç jam”. Ky kontroll nuk është i lehtë, por me praktikë gjithmonë mund të përmirësoheni.

Gjithashtu, duhet të ndaloni së krahasuari veten me të tjerët. Është e natyrshme të bësh gabime, siç bëjnë të gjithë, prandaj nuk duhet të jeni i ashpër me veten dhe të bëni krahasime!

Dhe, ndoshta, këshilla më… absurde por e mençur është të rrezikoni të dëgjoni jo! Nëse keni frikë nga refuzimi, ndoshta nuk e keni përjetuar mjaftueshëm dhe nuk po dilni nga zona juaj e rehatisë. Nëse filloni të “flirtoni” pak me refuzimin dhe të mësoheni me të, do të ndaloni së frikësuari aq shumë dhe dalëngadalë do të përfitoni prej tij.

The post Pse jemi kaq të frikësuar të dëgjojmë “jo” appeared first on Albeu.com.