Jimmy Archives - Albeu.com

Donald Trump sulmon rikthimin e Jimmy Kimmel në ekran: ABC po rrezikon gjithçka për dikë pa talent
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër pas vendimit të rrjetit ABC për të rikthyer në transmetim emisionin e natës “Jimmy Kimmel Live!”, vetëm gjashtë ditë pas pezullimit “të pacaktuar” të tij.

Në një postim të bërë në platformën e tij, Truth Social, të martën, më 23 shtator, Trump shkroi:

“Nuk mund ta besoj që ABC Fake News ia ktheu punën Jimmy Kimmel. Shtëpisë së Bardhë i thanë se shfaqja ishte anuluar. Çfarë ndodhi në mes? Audienca e tij është zhdukur dhe ‘talenti’ i tij nuk ka ekzistuar kurrë.”

Ai e akuzoi Kimmelin si një vegël politike të Partisë Demokratike dhe tha se rikthimi i tij është “një rrezik i madh për rrjetin”.

“Pse do ta ktheje dikë që nuk është aspak qesharak, i cili i sjell vetëm dëme rrjetit? Ai është thjesht një zgjatim i DNC-së (Komitetit Kombëtar Demokrat). Në fakt, për aq sa di unë, kjo mund të jetë një ndihmë ilegale për fushatën e Biden-it.”

Trump gjithashtu paralajmëroi se mund të ndërmarrë veprime kundër ABC:

“Mendoj se do ta testojmë ABC-në për këtë. Herën e fundit që i ndoqa, më dhanë 16 milionë dollarë. Kjo duket edhe më fitimprurëse.”

Pezullimi dhe kthimi i shpejtë i Kimmel

Më 17 shtator, ABC njoftoi pezullimin e emisionit pas një vale reagimesh të forta nga rrjeti konservator dhe figura politike të djathta, për shkak të komenteve që Kimmel kishte bërë për vrasjen e komentatorit politik konservator Charlie Kirk, gjatë një monologu në emisionin e tij.

Por më 22 shtator, ABC dhe kompania mëmë Disney u tërhoqën nga vendimi, duke deklaruar se kishin zhvilluar “biseda të thella” me Kimmel dhe se emisioni do të rikthehej në transmetim më 23 shtator.

Trump: “U pushua për mungesë talenti”

Gjatë një vizite në Britani më 18 shtator, Trump kishte deklaruar se “Kimmel u pushua nga puna për mungesë talenti”, dhe jo për çështje të lirisë së shprehjes.

“Ai nuk është një person i talentuar. Kishte vlerësimet më të dobëta në TV. Duhej ta kishin pushuar shumë më herët,” tha ai.

Trump ka qenë një kritik i vazhdueshëm i Jimmy Kimmel dhe i emisioneve të tjera të natës si ato të Stephen Colbert, Jimmy Fallon dhe Seth Meyers, të cilët i ka quajtur “humbësa totalë” dhe “vegla të medias së rreme”.

Çështja Kirk dhe reagimi i Kimmel

Charlie Kirk, 31 vjeç, themelues i organizatës konservatore Turning Point USA, u vra më 10 shtator gjatë një aktiviteti në universitetin Utah Valley. I dyshuari, Tyler Robinson, 22 vjeç, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të rëndë.

Në një episod të mëparshëm të emisionit të tij, Kimmel kishte ironizuar përgjigjen e Presidentit Trump ndaj vrasjes, duke thënë:

“Kjo nuk është mënyra si një i rritur vajton dikë që e quante mik. Kështu një 4-vjeçar vajton një peshk të kuq.”

Ai gjithashtu sugjeroi se e djathta ekstreme po përpiqej të distancohej nga vrasësi, duke thënë:

“Banda MAGA po bën çmos për të mos e lidhur vrasësin me veten, dhe po përpiqet të përfitojë politikisht nga një tragjedi.”

Rrjetet e mëdha refuzojnë transmetimin

Pavarësisht rikthimit të emisionit, dy nga rrjetet më të mëdha televizive në SHBA, Nexstar dhe Sinclair, kanë njoftuar se nuk do ta transmetojnë Jimmy Kimmel Live! në stacionet e tyre lokale, një hap që është përshëndetur nga Trump dhe nga figura të tjera të administratës së tij.

Sinclair ka kërkuar që Kimmel të bëjë një kërkimfalje publike për familjen e Kirk dhe të dhurojë fonde për organizatën Turning Point USA, për të rishqyrtuar vendimin për bllokim.

The post Donald Trump sulmon rikthimin e Jimmy Kimmel në ekran: ABC po rrezikon gjithçka për dikë pa talent appeared first on Albeu.com.

Kokainë me charter, si u kap “Jimmy”, bosi shqiptar dhe lidhja që kishte me “Clan del Golfo” dhe “FARC”
DEA amerikane shkatërroi rrjetin e trafikantëve ndërkombëtar të kokainës në Kolumbi, të drejtuar nga shqiptari Agim Çerma. I njohur si “Jimmy”, trafikanti nga Lushnja është vënë në pranga brenda shtëpisë së tij në qytetin Palmira.

Policia kolumbiane ka publikuar edhe pamjet e arrestimit të tij. Bashkë me të janë arrestuar edhe katër bashkëpunëtorë kolumbianë të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve kolumbiane trafikanti shqiptar ishte në krye të veprimtarisë kriminale dhe bashkëpunonte me grupet më të rrezikshme të Kolumbisë.

Çerma merrte paratë nga Europa për blerjen e kokainës dhe më pas garantonte dërgimin e drogës me avionë charter nga fluturimet përmes aeroporteve ndërkombëtare. Për trafikun e kokainës ata përdornin edhe portet detare kolumbiane, ku droga fshihej në kontenierët e mallrave.

Mediat kolumbiane shkruajnë se shqiptari bashkëpunonte me “Clan del Golfo” (kartel kolumbian i drogës) në rajonin e Urabá dhe me “FARC” (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) në pjesën jugperëndimore të vendit për të blerë kokainë dhe për ta transportuar, ndërsa kishin korruptuar kontrollorët ajrorë të trafikut për të lëvizur të qetë.

Paratë hynin në Kolumbi përmes ndërmjetësve financierë ndërsa kontrollorët e trafikut ajror dhe personelin e mbikëqyrjes aeronautike, lejonin nisjen e fluturimeve, drejt Shteteve të Bashkuara dhe Europë. Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi më shumë se 333 kilogramë kokainë dhe 2 miliardë pesos, rreth 450 mijë euro./abcnews.al

The post Kokainë me charter, si u kap “Jimmy”, bosi shqiptar dhe lidhja që kishte me “Clan del Golfo” dhe “FARC” appeared first on Albeu.com.