jeton Archives - Albeu.com

Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës/ FOTOT
Një familje shqiptare, po jeton në rrugë në qytetin e Montpeljesë në Francë. Ata kanë ikur nga vendi i tyre, me katër fëmijët e tyre, mes të cilëve edhe një foshnje 20-muajëshe e sëmurë, nuk kanë përfituar ende strehim emergjent, pavarësisht telefonatave të përditshme në numrin 115.

Prej një jave, ata flenë në sheshin përpara Bashkisë së Montpeljesë. Një tubim solidariteti u organizua të hënën në mbrëmje në Montpeje nga shoqatat “Un toit, un avenir et solidarité partagée”, të cilat i shoqërojnë dhe i mbështesin. Rreth 60 persona u mblodhën përpara Bashkisë.

Presidenti i Shoqatës ‘Solidarité Partagée’, e cila po e ndjek këtë familje prej javësh, tha për mediat franceze se, “Kjo situatë është e papranueshme. Fëmijët sëmuren nga të ftohtit. Është gjithmonë kështu. Kemi parë familje me fëmijë që qëndrojnë deri në katër muaj në rrugë. Kjo nuk është normale. Prefektura nuk po e bën pjesën e saj”.

Mediat franceze shkruajnë se, prefektura mban qëndrimin se kjo familje nuk është prioritet për përfitimin e strehimit emergjent.

Ky vendim justifikohet me faktin se familja ndodhet në situatë të parregullt dhe se Gjykata Administrative e Montpeljesë, më 8 dhjetor, ka rrëzuar kërkesën e tyre për të përfituar strehim emergjent.

Një tubim i ri solidariteti është parashikuar për të dielën, më 21 dhjetor, në orën 14:00, në sheshin përpara Bashkisë së Montpeljesë.

The post Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës/ FOTOT appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025
Varfëria parashikohet të ulet me 1.1 pikë përqindje këtë vit, por sërish 20% e popullsisë së vendit do të jetë e prekur nga fenomeni varfërisë, parashikon Banka Botërore në përmbledhjen e fundit që publikoi për Shqipërinë.

Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar tendencën rënëse, e nxitur nga rikuperimi pas pandemisë.

Varfëria e matur sipas të ardhurave (6.85 dollarë PPP në ditë) ra nga 41.6% në vitin 2016 në 32.2% në vitin 2019.

Pas rritjes në 33.1% në vitin 2020 për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë së COVID-19, varfëria vlerësohet të ketë rënë në 22.5% në vitin 2023, prej rritjes PBB-së për frymë, dhe pritet të ulet edhe më tej me 1.5 pikë përqindje në vitin 2024 dhe 1.1 % më 2025, analizon Banka.

Megjithëse pabarazia ka shënuar rënie, ajo mbetet në nivelin më të lartë në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (36.9).

Gjithashtu, Shqipëria ka një hendek të lartë në krahasim me standardin global të mirëqenies 25 USD në ditë për person. Të ardhurat e vendit tonë duhet të rriten së paku me tre për të arritur këtë standard.

Norma e punësimit arriti mesatarisht në 68.6% në vitin 2024, me rritje prej 2 pikë % të punësimit të meshkujve, ndërsa për femrat pati një rënie të lehtë prej 0.3 pikësh përqindje.

Papunësia zbriti në 9.4%, por papunësia tek të rinjtë (mosha 15–29-vjeç) mbeti e lartë në 18.9%. Paga mesatare u rrit me 9.8% gjatë vitit 2024, me rritje në të gjitha sektorët ekonomikë.

Banka vë në dukje se, Shqipëria zotëron një potencial të pashfrytëzuar kapitali njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin, por vendi përballet me sfida si emigracioni, pasiviteti ekonomik dhe mosshfrytëzimi i plotë i burimeve ekzistuese.

Rritja e përfshirjes së individëve të arsimuar në tregun e punës, përmes përmirësimit të kushteve të punësimit dhe krijimit të vendeve cilësore të punës, do të sillte jo vetëm përfitime ekonomike të menjëhershme përmes produktivitetit më të lartë, por edhe kthim maksimal nga investimet që janë bërë në arsim.

Banka sugjeron se nxitja e pjesëmarrjes ekonomike të grave, është thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt statusit të vendit me të ardhura të larta.

Vetëm mbyllja e hendekut gjinor në punësim, mund të sillte një rritje të konsiderueshme prej 12% të PBB-së për frymë në afatgjatë.

Çlirimi i potencialit të grave përmes arsimit dhe përfshirjes në tregun e punës, është faktor i domosdoshëm për ta nxjerrë vendin nga varfëria dhe për ta çuar drejt mirëqenies, sugjeron BB./ Monitor

The post Banka Botërore: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025 appeared first on Albeu.com.

Tabaku: Të fundit në rajon për situatën ekonomike, 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë në ditë
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka rikujtuar marrëveshjen për Tregun e Përbashkët Rajonal që është një mundësi për Shqipërinë, por që nuk dihet se sa e suksesshme do të jetë në rastin e Shqipërisë.

Deputetja demokrate, thotë se Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon situatës ekonomike.

Ajo rendit disa nga problematikat, ndërsa thekson se ne duhet patjetër që të ndihmojmë njerëzit, qytetarët, studentët po ajo që është më e rëndësishme bizneset.

Reagimi:

“Java e fundit ka qenë e përqëndruar tek procesi i integrimit.

Tani, gjithë këto diskutimet që bëjmë ne. Këto ligjet e gjata që miratojmë, në thelb çfarë sjellin?

Ajo që kemi treguar dje ka qenë se Shqipëria ndodhet pas gjithë vendeve të rajonit.

Ndodhet pas në rritje ekonomike! Ndodhet pas në punësim!

Ndodhet pas sa i takon pagave ku sipas Bankës Botërore ne kemi rrogat 30% më të ulëta se sa rajoni, çështjeve sociale ku buxheti jonë ka më pak se sa rajoni me as 5% e PBB, ndodhet e para për varfërinë ku 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5 USD në ditë.

Dhe ne duhet patjetër që të ndihmojmë, njerëzit, qytetarët, studentët po ajo që është më e rëndësishme bizneset.

E sidomos bizneset e vogla që të aftësohen, që të ngrejnë kapacitetet dhe që të bëjnë të mundur që këtë procesin e integrimit ta përkthejmë në cilësi më të mirë produktesh, në cilësi më të mirë shërbimesh dhe të përfitojnë nga ndihma e Bashkimit Europian që me marrëveshjen e miratuar dje; fatmirësisht do të manaxhohet nga Bashkimi Europian vendos në dispozicion shumë fonde për tregun e përbashkët.

Këtë duhet të bëjë Shqipëria! Këto standarde duhet arrijë Shqipëria për ta kthyer procesin për qytetarët jo për politikanët”, shkruan Tabaku.

The post Tabaku: Të fundit në rajon për situatën ekonomike, 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë në ditë appeared first on Albeu.com.