jetese Archives - Albeu.com

Kosto të larta jetese, rritje rekord të shpenzimeve për familjet me fëmijë
Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në raport me vitin 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve.

Shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë, pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind vitin e kaluar, niveli më i lartë në raport me tipologjitë e tjera të familjeve.

Një familjeje të tillë i duhen 106 mijë lekë në muaj, për të përballuar jetesën (rreth 14 mijë lekë më shumë se një vit më parë), nga 93 mijë lekë në muaj që është mesatarja.

Kjo tregon se familjet me fëmijë janë përballur me rritje të ndjeshme të kostove, për ushqim, arsim, energji apo transport.

Personat e vetëm kanë regjistruar një rritje shumë të lehtë të shpenzimeve mujore, me vetëm 1.7% më shumë se një vit më parë, duke arritur në 56,895 lekë.

Ndërkohë, personat e vetëm me fëmijë në varësi kanë pasur një shtesë më të ndjeshme, me 8.3%, ç`ka tregon se kjo kategori është goditur më shumë nga rritja e çmimeve dhe nevojat bazë për kujdesin e fëmijëve.

Familjet me dy të rritur pa fëmijë kanë parë një rritje prej 10%, nga 71,792 në 79,004 lekë.

Në anën tjetër, familjet më të mëdha, me tre ose më shumë të rritur pa fëmijë kanë shënuar rritje më të moderuar të shpenzimeve, 7.7% për ato pa fëmijë dhe 5.5% për ato me fëmijë.

Kjo sugjeron se ekonomitë e shkallës, pasi bëhet ndarja e kostove në më shumë anëtarë që mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të inflacionit

Rritja e kostove të familjeve me fëmijë tregon presion më të lartë mbi familjet e mëdha dhe mund të reflektojë si efektet e inflacionit të brendshëm, ashtu edhe ndryshimet në çmimet e mallrave të konsumit bazë.

Familjet me fëmijë janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të çmimeve të ushqimeve. Në vitin 2024, çmimet e produkteve bazë, sidomos bulmetit, mishit dhe frutave dhe perimeve kanë vijuar të jenë më të larta se mesatarja e viteve të kaluara.

Kjo ka bërë që shpenzimet mujore të rriten ndjeshëm për familjet që ushqejnë fëmijë në rritje.

Gjithashtu tarifat e shkollave, çerdheve, kurseve dhe aktiviteteve jashtëshkollore janë rritur ndjeshëm. Edhe pse arsimi publik është falas, shumë familje mbështeten te arsimi privat, kurset ndihmëse apo aktivitetet sportive dhe kulturore.

Këto kosto janë rritur në mënyrë të ndjeshme në vitin 2024, duke reflektuar inflacionin në sektorin e shërbimeve.

Ndërsa fëmijët rriten, rritet edhe numri i produkteve dhe shërbimeve që një familje duhet të blejë, veshje, libra, pajisje teknologjike, internet, etj.

Përveç këtyre nëse familja nuk zotëron banesën ku jeton, rritja e qirave ka qenë një tjetër faktor që ka rënduar buxhetin.

Sipas tendencave të fundit në tregun e banesave, qiratë në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi dhe Vlora janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024, ç`ka ndikon më fort familjet me më shumë anëtarë që kanë nevojë për më shumë hapësirë./ Monitor

The post Kosto të larta jetese, rritje rekord të shpenzimeve për familjet me fëmijë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë, nga fuqia e ulët blerëse
Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e jetesës në Europë, sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025.

Me një vlerësim total prej 104.1 pikësh në indeksin e cilësisë së jetës, Shqipëria zë vendin e 37-të ndër 37 shtete europiane të analizuara.

Ky renditje e bën Shqipërinë vendin me cilësinë më të ulët të jetës në kontinent për këtë vit, sidomos për fuqinë blerëse, çmimet e larta të apartamenteve në raport me të ardhurat dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor, ku jemi të fundit në Europë.

Indeksi i Numbeo, përllogaritet mbi bazën e tetë komponentëve kryesorë që përfshijnë fuqinë blerëse, sigurinë, cilësinë e shëndetësisë, koston e jetesës, raportin çmim të pasurisë ndaj të ardhurave, ndotjen, kohën e udhëtimit dhe klimën.

Të dhënat mblidhen nga përdorues të platformës dhe nga burime të tjera zyrtare dhe përditësohen në kohë reale, për të reflektuar perceptimin dhe realitetin ekonomik e social të çdo vendi.

Në rastin e Shqipërisë, renditja në fund të listës është rezultat i disa faktorëve të kombinuar.

Sipas nën indeksit të fuqisë blerëse, Shqipëria renditet e fundit, me një vlerësim prej 46.3 pikësh, duke u pozicionuar edhe më keq se Ukraina.

Niveli i ulët i fuqisë blerëse do të thotë se të ardhurat reale nuk përballojnë kostot e jetesës. Më herët, të dhënat e Eurostat treguar se çmimet e ushqimeve në Shqipëri e tejkaluan lehtë mesataren europiane, ndonëse për të ardhurat për frymë vendi është ndër të fundit në Europë.

Një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 40% të buxhetit për tu ushqyer, në krahasim me 13% që është mesatarja europiane, sipas Eurostat.

Edhe raporti mes çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe të ardhurave është më i pafavorshmi në Europë. Ky raport mat përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti.

Ai tregon sa vite të ardhurash neto familjare duhen për të blerë një apartament mesatar, ku një vlerë më e ulët nënkupton përballueshmëri më të mirë.

Një familjeje shqiptare i duhen 16.3 vite, koha më e gjatë në Europë, ndërsa në Danimarkë dhe Belgjikë, që renditen më të lirat sipas fuqisë blerëse, duhen përkatësisht 6.1 dhe 6.8 vjet.

Edhe treguesit e lidhur me ndotjen dhe qasjen në shërbime shëndetësore, mbeten problematikë dhe nën mesataren e Europës.

Për ndotjen Shqipëria renditet e parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut. Për sistemin e kujdesit shëndetësor, renditja e vlerëson Shqipërinë me cilësinë më të ulët në Europë.

Ky indeks merr parasysh disa faktorë si cilësia e përgjithshme e sistemit shëndetësor; Përgatitja dhe profesionalizmi i personelit mjekësor; Shpejtësia e shërbimit në situata emergjente; Aksesueshmëria në sistemin shëndetësor publik dhe privat; Kostoja dhe përballueshmëria e shërbimeve mjekësore; Saktësia e diagnostikimit dhe teknologjia në dispozicion; Ndjesia e sigurisë dhe besimit ndaj sistemit.

Ky indeks është perceptues, pra mbështetet në raportime të përdoruesve të Numbeo, dhe nuk përfaqëson matje zyrtare nga institucione shëndetësore apo agjenci shtetërore.

Megjithatë, ai jep një panoramë krahasuese të eksperiencës së qytetarëve me kujdesin shëndetësor në vendin e tyre.

Edhe për kohën e shpenzuar në udhëtim, Shqipëria është e katërta nga fundi në Europë, ndërsa këtë tregues më të përkeqësuar e kanë Rusia dhe Ukraina.

Shqipëria ka renditje të moderuar sa i përket sigurisë publike dhe klimës.

Në krahun tjetër të renditjes, vendet me cilësinë më të lartë të jetës janë Luksemburgu, Holanda, Danimarka, Zvicra dhe Finlanda.

Këto shtete kryesojnë falë fuqisë së lartë blerëse, sistemeve shëndetësore të zhvilluara, sigurisë së lartë publike, nivelit të ulët të ndotjes dhe infrastrukturës efikase./ Monitor

The post Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë, nga fuqia e ulët blerëse appeared first on Albeu.com.

Rritja e kostos së jetesës në RMV ka ndikuar negativisht në të drejtat e garantuara nga Karta Sociale Evropiane
Gratë, familjet me të ardhura të ulëta, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të veçanta janë të prekura në mënyrë disproporcionale, duke u përballur me një rrezik në rritje të varfërisë, përjashtimit social dhe një përkeqësimi të standardeve të jetesës. Sipas Komitetit Evropian të të Drejtave Sociale (ECSR), kriza e kostos së jetesës ka ndikuar negativisht në të drejtat e garantuara nga Karta Sociale Evropiane, duke rezultuar në mbrojtje joadekuate sociale, ulje të pagave minimale reale, banesa e papërballueshme, varfëri energjetike dhe pasiguri ushqimore.

Në raportin e publikuar sot nga Komiteti Evropian për të drejtat sociale dhe kriza e kostos së jetesës në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, seksioni për Maqedoninë thekson se në vitin 2020 shkalla e rrezikut nga varfëria ishte 21.8 për qind.

Raporti gjithashtu ofron informacion mbi disa masa të marra në vitin 2022 për të ndihmuar në adresimin e krizës së kostos së jetesës midis grupeve të cenueshme.

“Me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen Sociale, mbi 177.000 qytetarë morën ndihmë minimale të garantuar. Ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor prezantuan një metodologji të re për përshtatjen e pensioneve në bazë të rritjes së pagës mesatare dhe indeksit të kostos së jetesës. Prandaj, rregullimi i shtatorit 2022 rezultoi në një rritje prej 9.7 për qind, ndërsa rregullimi i marsit 2023 rezultoi në një rritje shtesë prej 8.4 për qind. Të gjithë pensionistëve iu është siguruar një kompensim i njëhershëm në para në vlerë prej 1.000 denarë (16 euro) për tre muaj, prill, maj dhe qershor 2022, me qëllim të ruajtjes së standardit jetësor dhe zbutjes së ndikimit të inflacionit”, thuhet në raport.

Paga minimale është rritur vazhdimisht që nga viti 2017, nga shuma neto prej 12.000 denarë në 20.175 denarë në mars 2023.

Në përputhje me metodologjinë dhe kriteret e përcaktuara, pas harmonizimit, në mars 2023, paga minimale neto ishte 20.175 denarë. Kjo paraqet një rritje prej 12.1% krahasuar me vitin 2022

The post Rritja e kostos së jetesës në RMV ka ndikuar negativisht në të drejtat e garantuara nga Karta Sociale Evropiane appeared first on Albeu.com.

Si ndikon mënyra e jetesës së gjyshërve në shëndetin e nipërve?
Shkencëtarët pohojnë se disa shënues kimikë të bashkangjitur në pjesët kryesore të sekuencës gjenetike mund të ndryshojnë nën ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe t’u kalohen pasardhësve.

Pas zbulimit të molekulave të ADN-së, shkencëtarët besuan për një kohë të gjatë se vetëm acidi nukleik mund të ndikojë në trashëgiminë e gjeneve. Sot dihet se etiketat kimike të bashkangjitura në pjesët kyçe të sekuencës gjenetike jo vetëm që ndikojnë në mënyrën se si lexohen gjenet, por edhe se ato mund të ndryshojnë nën ndikimin e mjedisit dhe t’i kalojnë brezit të ardhshëm.

Edhe pse është e qartë se çfarë ndryshimesh ndodhin gjatë këtij procesi, mekanizmat e tyre janë ende të panjohur. Biologia molekulare Suzanne Strom e Universitetit të Santa Cruz thotë se rezultatet e hulumtimit të fundit të ekipit të saj sugjerojnë se ekziston një marrëdhënie shkak-pasojë midis shënuesve të histonit të lindur nga sperma dhe shprehjes së gjeneve që zhvillohet tek pasardhësit. Edhe pse kohët e fundit mendohej se shumica e këtyre modifikimeve epigjenetike “fshihen” pas fekondimit, për të siguruar zhvillimin normal të fëmijës.

Cili është ndikimi në brezat e ardhshëm?

Hulumtimet e kafshëve sugjerojnë se disa nga ndryshimet epigjenetike mund t’i shpëtojnë riprogramimit dhe më pas t’i kalojnë informacionet tre gjeneratave të ardhshme, raporton Science Alert. Shkencëtarët arritën në këtë përfundim pasi nxorrën një histon nga një kromozom i spermës, dhe më pas e përdorën atë për të fekonduar një vezë që kishte kromozome të shënuara plotësisht. Më pas ata analizuan nivelet e shprehjes së gjeneve tek pasardhësit, duke gjetur se kromozomet e trashëguara nga babai nuk ishin të shtypura. Kjo është në kontrast me disa kërkime të mëparshme që sugjeronin se dieta e gjyshërve ndikon në shëndetin e pasardhësve të tyre, por gjithashtu se shëndeti i nënave mund të çojë në ndryshime kimike në ADN-në e fëmijëve që më vonë në jetë do të ndikojnë në shëndetin e tyre.

Megjithatë, hulumtimet njerëzore që analizojnë lidhjen e drejtpërdrejtë midis shëndetit të prindërve – ndryshimet epigjenetike – kanë treguar se gjendja shëndetësore e pasardhësve është praktikisht inekzistente. Shkencëtarët theksojnë se arsyeja për këtë është se është shumë e vështirë të ndash ndikimin e shënuesve epigjenetikë nga gjenetikë dhe ndikimin e kulturës dhe shoqërisë dhe se studimet mbi kafshët janë shumë të dobishme për sqarimin e këtyre efekteve.

The post Si ndikon mënyra e jetesës së gjyshërve në shëndetin e nipërve? appeared first on Albeu.com.

10 shpikjet që do të ndryshojnë stilin tonë të jetesës në të ardhmen (FOTO LAJM)
Kemi mbledhur një listë të shpikjeve aktuale dhe të së ardhmes që përfundimisht mund të zëvendësojnë shumë nga objektet e zakonshme që përdorim sot.

Rreth 20 vjet më parë, bota u hipnotizua nga koncepti i Bluetooth. Dhe sot, mund ta lidhni smartphone-in tuaj me shumë gjëra, madje edhe me tostieren, shkruan BrightSide.

Është e vështirë të imagjinohet një botë ku robotët do të na lyejnë thonjtë dhe rrobat tona thjesht do të pastrojnë vetveten, por ky realitet nuk është aq larg.

1. Materiale që vetpastrohen

Shkencëtarët australianë kanë shpikur një tekstil që pastron vetveten. Pëlhura përdor nanostruktura që mund të shpërndajnë papastërtitë dhe njollat kur ekspozohen në dritë. Kështu që një ditë, kur të derdhni salcën e spagetit në këmishën tuaj, do të mund të mbani llambën sipër njollës, dhe Voila, njolla do të jetë zhdukur.

2. Dritaret që ndryshojnë ngjyrën dhe prodhojnë energji elektrike

Duke përdorur një material të ri diellor, shkencëtarët kanë krijuar një dritare që errësohet kur temperaturat ngrihen, në mënyrë që rrezet e forta të diellit të mos hyjnë në ndërtesa. Kjo do të thotë që këto dritare mund të zëvendësojnë kondicionerët.

Dhe akoma më mbresëlënëse është idea se dritaret do të prodhojnë energji elektrike sepse ato do të dyfishohen si panelet diellore.

3. Qentë si udhëzues robotikë

Udhëzuesi robotik si qen, i krijuar nga studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, ka demonstruar se si robotët mund të ndihmojnë ata që janë me aftësi të kufizuara të të parit. Roboti i vogël ka një kamer në thellësi dhe një zinxhir me një sensor, duke e lejuar atë të ndiejë pengesa dhe të lëvizë në mënyrë të sigurt pronarin e tij.

4. Krevati ‘Smart’

Nëse jeni lloji i personit që nuk keni probleme me gjumin, një ‘smart bed’ mund të jetë zgjidhja. Shtretërit inteligjentë mbledhin të dhëna në lidhje me modelet dhe sjelljet tuaja të gjumit dhe mund të dërgojnë raporte të gjumit drejt smartphone-it tuaj. Shtrati pastaj mund të rregullojë tiparet e tij për t’ju dhënë gjumë më të mirë gjatë natës.

Tipare të tilla si pozicionimi i dyshekut dhe temperatura, për t’ju dhënë një përvojë të personalizuar të gjumit. Shtretërit inteligjentë do të kenë gjithashtu karakteristika të tjera që përfshijnë projektorë të integruar në mënyrë që të mund të shikoni TV.

5. Infermierët robotë

Robotët janë duke u krijuar për të ndihmuar infermierët me detyra rutinë, të tilla si ngritja e pacientëve nga shtrati dhe matja e shenjave vitale. Këto robotë mund të kursejnë kohën e infermierëve dhe mund t’i bëjnë spitalet më efikase.

6. Skanues i të dhënave

Në të ardhmen, mbase nuk do të duhet të presësh më në radhë për shkak të teknologjisë së njohur si identifikimi automatik dhe mbledhja e të dhënave. Në thelb, do të ketë skanera pranë derës dhe kur të largohemi me artikujt, ata do të skanohen automatikisht dhe paratë do të merren direkt nga llogaria juaj bankare.

7. Udhëzues realnë xhamat e makinave

Pamja e drejtpërdrejtë është aktualisht një opsion në Google. Sidoqoftë, emrat e ndërtesave dhe rrugëve thjesht do të shfaqen para jush.

8. Bravat inteligjente

Ato ekzistojnë sot, por nuk përdoren ende gjerësisht. Ashtu si pajisjet e tjera inteligjente, këto brava mund të lidhen me telefonin tuaj. Një aplikacion ju lejon të kyçni dhe zhbllokoni shtëpinë tuaj në distancë dhe madje mund të vendosni një orar që dyert tuaja të kyçen në kohë të caktuara.

9. Syzet Ar

Syzet AR ose “syzet inteligjente” janë krijuar, por ka ende disa ngërçe për t’u përmirësuar para se të popullarizohen. Syzet inteligjente do të jenë në gjendje t’ju tregojnë gjithçka që mund të ketë telefoni juaj, siç janë moti, mesazhet dhe udhëzimet. Ataonë thelb janë kompjuterë që mund të vishen.

10. Robotë për kujdesin estetik

Lyerja e thonjve tuaj mund të jetë e vështirë, veçanërisht në dorën tuaj dominuese. Sot ekzistojnë disa pajisje robotike për lyerjen e thonjve, të tilla si Nimble. Sidoqoftë, një produkt tregtar me saktësinë e nevojshme për të lyer dorën e njeriut nuk është arritur ende.

The post 10 shpikjet që do të ndryshojnë stilin tonë të jetesës në të ardhmen (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.