jetesa Archives - Albeu.com

75% e shqiptarëve thonë se taksat dhe tarifat u rëndojnë ndjeshëm jetesën, barra më e lartë në rajon
Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky presion duket se ka prekur masën më të gjerë të popullsisë, sipas anketës “Securimetri 2025” të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, rreth 75% e qytetarëve vlerësojnë se taksat dhe tarifat rrisin koston e tyre të jetesës me 10% deri në 50% te të ardhurave mujore.

Specifikisht, grupi që deklaron se detyrimet publike marrin 21-30% të të ardhurave të tyre mujore është më i larti në rajon, me 30% të të anketuarve, duke lënë pas mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 25%.

Kjo shifër tregon se, ndryshe nga fqinjët, shqiptarët e ndjejnë barrën e detyrimeve publike si një shpenzim që dikton mirëqenien e tyre mujore.

Vetëm 13% e shqiptarëve mendojnë se shteti u merr më pak se 10% të kostove të jetesës, niveli ky më i ulët në rajon pas Serbisë.

Kjo do të thotë se për gati një të tretën e popullsisë në Shqipëri, pagesat ndaj institucioneve publike marrin një pjesë mjaft të konsiderueshme të buxhetit familjar, duke tejkaluar mesataren e rajonit.

Kosova shfaqet si një ekonomi me barrën më të lehtë për qytetarët e saj. Rreth 17% e qytetarëve të saj e ndjejnë barrën e pagesave publike nën nivelin 10%, një tregues ky më pozitiv se në Shqipëri.

Serbia ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që deklarojnë kosto ekstreme ku 11 % e qytetarëve pohojnë se çojnë 50% të të ardhurave mujore në shtet, ndërsa në Shqipëri kjo kategori është pothuajse e papërfillshme me 3%.

Kjo tregon se sistemi serb mund të jetë më agresiv ndaj grupeve më të ardhura të larta, ndërsa sistemi shqiptar shënjestron më gjerësisht shtresën e mesme.

Maqedonia e Veriut udhëheq rajonin me 36% te të anketuarve që paguajnë10-20% te të ardhurave mujore, duke u renditur shumë afër Shqipërisë për nga perceptimi i barrës së moderuar.

Për Shqipërinë, shifrat tregojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj detyrimeve financiare publike, ku përfshihet faturat e ujit, energjisë dhe të tjera që kanë bëjnë me taksat e tarifat.

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë pohoi se këto kosto gërryejnë ndjeshëm të ardhurat e tyre mujore./ Monitor

The post 75% e shqiptarëve thonë se taksat dhe tarifat u rëndojnë ndjeshëm jetesën, barra më e lartë në rajon appeared first on Albeu.com.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por në Europë na e kalon edhe Greqia
Kur pyeten shqiptarët se “Sa të lehtë e keni që të përballoni fundin e muajit”, rreth 55% e tyre përgjigjen me “me shumë vështirësi” ose “me vështirësi”.

Kjo shifër është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian, ku vetëm 17.4% e europianëve ndihen të varfër.

Në rajon, të varfër ndihen 34% e serbëve, gjysma e malazezëve dhe gati gjysma e maqedonasve.

Eurostat mat dhe varfërinë subjektive, që është një fushë e re studimi, e krijuar për të plotësuar treguesit tradicionalë të varfërisë, si p.sh. rreziku për të qenë i varfër, mungesa e rëndë materiale dhe sociale, apo jetesa në familje ku pothuajse askush nuk është i punësuar.

Ky është një tregues që mat perceptimin personal të njerëzve mbi aftësinë për të përballuar shpenzimet e përditshme, ndryshe nga varfëria relative që matet në bazë të të ardhurave.

Pyetja mbi të cilën bazohet anketa është: “Sa e keni të lehtë ta përballoni fundin e muajit”?

Ndryshe nga treguesit relativë të varfërisë – që llogariten në bazë të të ardhurave mesatare të familjeve në një vend – treguesi i varfërisë subjektive mat perceptimin e vetë të anketuarve mbi vështirësinë për të përballuar shpenzimet e përditshme.

Vlerësimi merr parasysh gjendjen materiale të familjes, përfshirë të ardhurat, shpenzimet, borxhet dhe pasuritë. Të anketuarit kanë 6 mundësi zgjedhjeje: Me shumë vështirësi; Me vështirësi; Disi vështirësi; Mjaft lehtë; Lehtë; Shumë lehtë.

Sipas përkufizimit të Eurostat-it, familjet që përgjigjen “me shumë vështirësi” ose “me vështirësi” konsiderohen si pjesë e varfërisë subjektive.

Shqiptarët renditen të dytët në Europë në konceptin e varfërisë subjektive. A e dini se cilët banorë mendojnë që janë më të varfër? Ata janë fqinjët tanë grekët. 67% e grekëve e perceptojnë që janë të varfër, rekordi në Europë.

Megjithatë Shqipëria ka diferencë të lartë mes nivelit të varfërisë monetare të matjeve zyrtare, që është rreth 20% në 2024-n, dhe perceptimit të banorëve që mendojnë se janë të varfër, që i kalon 50%, me një diferencë prej mbi 30 pikë përqindje.

INSTAT raportoi më herët se në vitin 2024, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19,2 %, duke pësuar një rënie prej 0,6 pikë përqindje, krahasuar me të dhënat e rivlerësuara për vitin 2023.

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2024 është vlerësuar me 324.336 lekë, në krahasim me 262.325 Lekë që ishte në vitin 2023.

Perceptimi i varfërisë nga shqiptarët afrohet më shumë me treguesin e varfërisë dhe përjashtimit social, që përfshin 40.5% të popullsisë, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT.

Kjo do të thotë se 40.5% e popullsisë plotësojnë të paktën një nga këto tre kritere:

Janë në rrezit të varfërisë monetare – të ardhurat e një personi janë më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare.

Kanë mungesa materiale ose sociale të rënda – personi nuk ka mundësi të përballojë shpenzime bazë si ngrohja, pagesa e faturave, blerja e ushqimit, rrobave, pushimeve etj.

Jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune – kur të rriturit në një familje punojnë shumë pak ose aspak gjatë vitit.

Europa

Një në gjashtë qytetarë të Bashkimit Europian e percepton veten si të varfër, edhe pse mund të mos jetë i tillë sipas treguesve zyrtarë të të ardhurave.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, për vitin 2024, 17.4% e popullsisë së BE-së raportoi se e përballon jetesën “me vështirësi” ose “me shumë vështirësi”, duke u klasifikuar në varfëri subjektive.

Ndër vendet anëtare të BE-së, Greqia kishte përqindjen më të lartë të personave që konsiderohen subjektivisht të varfër (66.8%), e ndjekur nga Bullgaria (37.4%) dhe Sllovakia (28.7%).

Në anën tjetër të shkallës, nivelet më të ulëta u regjistruan në Holandë dhe Gjermani (të dyja me 7.3%) si dhe në Luksemburg (8.5%).

17.8% e italianëve ndihen të varfër, përkundrejt 22% të spanjollëve dhe francezëve.

Në të gjithë Europën, gratë ndihen disi më të prekura nga vështirësitë financiare (17.8%) se burrat (17.0%). Varfëria subjektive është më e lartë te të rinjtë nën 18 vjeç (20.6%) dhe më e ulët te mosha mbi 65 vjeç (14.9%).

Eurostat thekson se varfëria subjektive është një masë plotësuese ndaj asaj “objektive” – sepse nuk mat vetëm të ardhurat, por edhe ndjenjën e pasigurisë që shkaktohet nga çmimet, borxhet dhe standardet e jetesës në një vend të caktuar.

Në 16 vende të BE-së, përqindja e atyre që ndihen të varfër është më e madhe se ajo e personave që janë realisht në rrezik varfërie sipas të ardhurave.

The post Pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por në Europë na e kalon edhe Greqia appeared first on Albeu.com.

Jetesa në fshat ndikon pozitivisht në shëndetin mendor!
Njerëzit që jetojnë në zonat rurale janë më të lumtur se sa banorët e qytetit. Kështu thonë hulumtimet e fundit të realizuara në Kanada në të cilin u analizuan 400 mijë njerëz duke përdorur një shkallë për të njohur shifrat e lumturisë.

Qytetet kanë paga më të larta, nivele të arsimit të lartë dhe norma më të ulëta të papunësisë.

Megjithatë, kjo nuk nënkuptonte asgjë në kuptimin e gëzimit: njerëzit që jetonin në fshat ishin, mesatarisht, tetë herë më të lumtur sesa njerëzit në zonat urbane, zbuloi studimi.

Studiuesit thanë se gjetën zanafillën e rëndësisë së pamohueshme të komuniteteve të forta mbi izolimin social.

The post Jetesa në fshat ndikon pozitivisht në shëndetin mendor! appeared first on Albeu.com.

Zbrazen periferitë, 52% e popullsisë në Shqipëri jeton në 7 qytetet e mëdha
Nga Censi i vitit 2011 deri në Censin e vitit 2023, popullsia u tkurr me rreth 420 mijë banorë, duke arritur në 2,402,113, nga rreth 2,820,000 që ishte në vitin 2011.

Në përgjithësi, numri i popullsisë që banon në vend u reduktua me 14.8%, por imigrimi i brendshëm ka bërë që popullsia e mbetur të përqendrohet në qytetet kryesore, teksa ka rënë ndjeshëm popullsia në qytetet periferike.

Në 7 bashkitë e vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Kamzë dhe Vorë, jetonte 52% e popullsisë, ndërsa në 54 bashkitë e tjera jeton 48% e popullsisë.

Në vitin 2011, në 7 bashkitë e mëdha jetonte 47% e popullsisë.

Kryeqyteti ka rritur më tej peshën ndaj popullsisë totale, pavarësisht se numri i popullsisë në kryeqytet është rritur më pak se të dhënat zyrtare para censit.

Në Tiranë, në vitin 2023, u numëruan gjithsej 598,176 banorë ose rreth 40 mijë banorë më shumë se në vitin 2011.

Në 12 vitet ndërmjet dy censeve, Tirana është shtuar me rreth 3300 banorë në vit, ose shumë herë më pak se projeksionet e Bashkisë së Tiranës, e cila dha lejet e ndërtimit vitet e fundit, bazuar me një shtesë vjetore të popullsisë në kryeqytet me mbi 16 -20 mijë banorë në vit.

Po nga ana tjetër, në Tiranë jeton gati 26% e popullsisë së vendit, në vitin 2011 në kryeqytet jetonte 19% e popullsisë.

Gjithashtu në Durrës, në vitin 2023 jetonte 6.4% e popullsisë, nga 6.3% në vitin 2011.

Në disa qytete, pesha e popullsisë ndaj totalit ka pësuar rënie të ndjeshme ndërmjet dy censeve. P.sh. në Shkodër në vitin 2023 jetonte 4.3% e popullsisë nga 4.8% në vitin 2011.

Secila nga 30 bashkitë e vendit, ka peshë më pak se 1% të popullsisë totale.

Urbanisti Kaprata, tha se përqendrimi i lartë i popullsisë në zonat e mëdha urbane sjell ndërlikime negative në cilësinë urbane të jetesës, modelin ekonomik, strukturën sociale, modelin politik etj.

Të dhënat e Censit, tregojnë se bashkitë në Shqipëri kanë një popullsi ende më të lartë se bashkitë në mesin e vendeve të OECD-së, por qeverisë i nevojitet një shpërndarje e re e burimeve dhe politikave.

Sipas të dhënave nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim OECD në 2019-2020, madhësia mesatare e bashkive në mesin e shteteve anëtare të OECD ishte 10,254 banorë, 26% prej tyre kishin më pak se 2,000 banorë dhe 41% kanë më pak se 5,000 banorë.

Në dhjetë vende të OECD-së, 80% e njësive vendore kishin më pak se 5,000 banorë.

Në Ballkanin Perëndimor, njësitë vendore priren të kenë popullsi më të madhe. Në vitin 2021, madhësia mesatare e bashkive ishte rreth 27,500 banorë.

Në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, bashkitë administrojnë më pak se 30 mijë banorë mesatarisht, ndërsa në Shqipëri më shumë se 70 mijë banorë (me popullsinë e regjistrit civil, mbi 4.2 milionë banorë).

OECD rekomandon se vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të kishin marrë për referencë në qeverisjen e pushtetit vendor Francën ose Austrinë, ku njësitë administrojnë më pak banorë.

Shtetet ndërmarrin shpesh reforma territoriale për t’iu përgjigjur ndryshimeve demografike, ndryshimeve socio-ekonomike ose fiskale nga presionet e konsolidimit.

Shqipëria ndërmori një të tillë në vitin 2015, ku përqendroi qeverisjen e pushtetit lokal në 61 bashki, duke konsoliduar mbi 370 komuna në të gjithë vendin.

Proceset e bashkimit të komunave janë zhvilluar në disa vende anëtare europiane dhe të OECD. Bashkimet shihen shpesh si një kërcënim për identitetin lokal dhe trashëgimitë historike, gjë që shpjegon rezistencën në shumë vende (p.sh. Francë, Sllovaki).

Në Shqipëri, reforma territorialë, që zgjeroi madhësinë e qeverisjes vendore, ka përkeqësuar tërësisht cilësinë e shërbimeve, teksa ka lënë zonat rurale pa pjesën më të madhe të shërbimeve – vuri në dukje një analizë e Bankës Botërore vitin e kaluar.

The post Zbrazen periferitë, 52% e popullsisë në Shqipëri jeton në 7 qytetet e mëdha appeared first on Albeu.com.

E dëshmon edhe shkenca, sa më shumë kohë të shpenzoni me prindërit, aq më gjatë do të jetoni
Shkencëtarët shpeshherë dinë si të na mahnitin me zbulime të rëndësishme. P.sh., hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar se si t’ua shtoni disa vite jetë prindërve dhe t’ua bëni jetën më të mirë

Mesa duket, vetmia luan rol kyç në shpejtimin e procesit të plakjes dhe është e ndërlidhur me vdekjen. Shkencëtarët kanë vëzhguar gjendjen e 1,600 njerëzve të vjetër me një moshë mesatare prej 71 vjet. Faktorët e tillë si shëndeti dhe statusi socio-ekonomik nuk ishin konsideruar.

Përgjatë gjashtë viteve me hulumtime, vetëm 14 për qind e njerëzve të vjetër të cilët ishin vizituar rregullisht nga të afërmit e tyre kishin vdekur, krahasuar me 23 për qind të personave të vjetër që nuk kishin pasur vizitorë familjarë.

Aq më shumë që plaken njerëzit, aq më shumë i japin rëndësi lidhjes së tyre me familjen. Ndërsa, fëmijët dhe nipërit e mbesat kërkojnë më pak komunikim me gjeneratat e vjetra.

Në përgjithësi, të vjetrit janë më tolerantë ndaj të metave që i kanë miqtë dhe familjarët e tyre. Ata janë gjithmonë gati të ndajnë eksperiencën dhe mençurinë e tyre me të rinjtë, e gjithashtu tu tregojnë se cilave gjëra ia vlejnë t’ua kushtojmë emocionet tona, e cilave jo.

Ne gjithmonë kërkojmë këshilla nga prindërit apo gjyshërit tanë, kërkojmë receta ose thjesht kemi nevojë për përqafimet e tyre. Prandaj, është e rëndësishme të mbani mend se sa shumë kohë na kanë dhuruar ata dhe se sa shumë kanë nevojë për vëmendjen dhe kujdesin tonë.

Vetëm disa orë në javë, vetëm përmes një telefonate në ditë, ju do t’ua rritni atyre mundësitë për të jetuar një jetë më të gjatë dhe më të mirë.

The post E dëshmon edhe shkenca, sa më shumë kohë të shpenzoni me prindërit, aq më gjatë do të jetoni appeared first on Albeu.com.

“Modeli Korça” i suksesshëm, konsumi i familjeve me rritjen më të shpejtë nga 2014-2021
Në vitin 2014 qarku i Korçës renditej i treti, pas Elbasanit dhe Vlorës me konsumin më të ulët mujor për familje.

Si një vend malor, me dimër të ashpër, në periferi qendrës së vendit dhe i palidhur me infrastrukturën strategjike, qytetarët e Korçës e kishin shumë më të vështirë të përmirësonin standardin ekonomik në krahasim me atë të Durrësit, Tiranës, Vlorës etj.

Por nga viti 2014 deri në vitin 2021, standardi ekonomik i rajonit është rritur me shpejtësi duke e renditur atë qarkun me nivelin më të lartë ekonomik pas Tiranës. Të dhënat e INSTAT që burojnë nga Anketa e Buxhetit të Familjes tregojnë se, një familje në Korçë shpenzoi mesatarisht 84,548 lekë në muaj në vitin 2021, duke u renditur direkt pas Tiranës me 99,416 lekë shpenzime mujore për familje.

Familjet në Korçë kishin rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore në raport me 11 qarqet e tjetra, me 45 për qind nga viti 2014-2021. Faktor themelor mësohet se ka qenë turizmi dhe bujqësia. Ndoshta Korça është i vetmi Rajon në vend ku politikat vendore i kanë sjellë një zhvillim të vrullshëm qarkut.

Politikat lokale që nisën dy dekada më parë për të promovuar turizmin në Korçë ishin të suksesshme edhe për faktin se rajoni ka një traditë të pasur në kulinari, kulturë, natyrë etj, e ndihmuar edhe nga arkitektura e padëmtuar e qytetit. Korça është nga të vetmet qarqe në vend që ka turizëm gjithë vjetor dhe renditet nga qarqet e para për turizmin e brendshëm.

Vite më parë, Bashkia e Korçës vendosi t’i japë përparësi sektorit të turizmit, duke përmirësuar fillimisht infrastrukturën dhe më pas, duke marketuar zonën si një destinacion turistik. Sot, Korça ka rritjen më të qëndrueshme ekonomike dhe normën e papunësisë më të ulët në raport me qarqet e tjera.

Për të nxitur zhvillimin turizmin autoritetet vendore, pas investimeve në infrastrukturë krijuan një paketë eventesh dhe festash të mëdha, të cilat jo vetëm nxitën, traditat e spikatura të Korçës dhe produktet lokale, por edhe i reklamuan ato.

Festat bënë magneti i parë për vizitorët që mbushën hotelet jo vetëm të Korçës, por edhe të fshatrave e qyteteve fqinje në ditët e Festës së Birrës, Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve apo Panairit të Fund vitit. Korça ka paketën më të pasur të eventeve me karakter kulturor në vend.

Në ditë festash si Krishtlindjet dhe Viti i Ri, Festa e Birrës në gusht apo panairet e vjeshtës, është e vështirë të bësh një rezervim në Korçë. Hotelet janë të rezervuara që një vit më parë. Si Korça, edhe qytete të tjera me traditë në kulinari, kulturë dhe histori si Shkodra, Berati apo Gjirokastra, kanë potenciale për zhvillimin e turizmit, por nuk kenë arritur të kenë shkëlqimin e qytetit juglindor./Monitor/

The post “Modeli Korça” i suksesshëm, konsumi i familjeve me rritjen më të shpejtë nga 2014-2021 appeared first on Albeu.com.

Pse sëmundjet tumorale po prekin moshat e reja? Mjekja e njohur zbulon shkaktarin
Mjekja Albana Daka thekson rëndësinë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm për personat që janë prekur nga sëmundjet tumorale.

Nutricionistja thotë se sëmundjet malinje po prekin gjithmonë e më shumë moshat e reja për shkak të stilit të keq të jetesës. Ajo theksoi se të dhënat shkencore tregojnë se personat mbipeshë apo obezë kanë një probabilitet më të madh për të pasur sëmundje malinje sesa ata me një peshë normale.

“Mosha është ulur, arrijë të diagnostikojmë forma të sëmundjeve malinje në mosha më të reja. Kjo i atribuohet dhe rritjes së ekzaminimeve që kapen më herët por dhe prishjes totalisht të stilit të jetës. Sa më i ri është personi që kapet nga sëmundja malinje, aq më agresive është ajo për shkak të luftës që bën organizmi. Një kancer gjiri në moshë të re është më agresiv se një grua që ka kaluar në menopauzë. Ka bërë që sot të kemi sëmundje malinje më shumë dhe në mosha më të reja.”, tha Daka.

Dr. Albana u ndal tek ushqimet specifike që duhet të hanë ose jo personat që kanë vuajtur nga sëmundje të tilla. Ajo vuri theksin tek minimizimi i mishit të kuq dhe sidomos sheqernave, që i cilësoi si “armikun” kryesor të sëmundjeve tumorale. “Njerëzit që e kanë kaluar dhe kanë në rikuperim duhet të eliminojnë sheqernat e procesuara por dhe ata që marrin në mënyrë natyrale. Duhet të jenë në formën e frutave dhe në sasi të limituara të mjaltit.

Të heqin dorë nga ëmbëlsirat, sidomos ata të blera. Pijet alkoolike, të paketuara me gaz apo jo, pijet energjike nuk duhet të jenë pjesë e regjimit të tyre. Të kenë sasi të limituara të mishit të kuq, të kenë sasi të peshkut dhe të mishit të bardhë, dhe të jenë të fokusuar te perimet dhe frutat e stinës. Ky është regjimi ushqimor ideal për një person që ka kaluar një sëmundje onkologjike.“, shpjegoi Daka.

The post Pse sëmundjet tumorale po prekin moshat e reja? Mjekja e njohur zbulon shkaktarin appeared first on Albeu.com.

Nga jetesa në një depo e deri te jeta luksoze, Georgina tregon jetën e saj para se të njihej me Ronaldon
Georgina Rodriguez zbulon në serialin e saj të ardhshëm dokumentar të Netflix se ajo jetonte në një magazinë të konvertuar në dhomë që kushtonte 250 £ deri në ditën që do i ‘ndryshonte jetën’ kur takoi Cristiano Ronaldon.

27-vjeçarja argjentinase pranon se nuk kishte mundësi të paguante ngrohjen ose ftohjen, ku varfëria e la atë të ngrijë në dimër dhe të piqet në verë.

Georgina, e cila u shpërngul e vetme në kryeqytetin spanjoll në fund të adoleshencës nga qyteti i Jaca i Pirenejve dhe punoi si shitëse në dyqan për të përballuar jetesën, u tregon fansave në emision për jetën e saj të rrëmujshme.

Ajo thotë: “Ardhja ime në Madrid ishte e tmerrshme.

“Po shikoja shumë apartamente të lira, të cilat kushtonin rreth 250 £ në muaj dhe përfunduan në një banesë që kishte qenë një depo.

“Ishte shumë ftohtë në dimër dhe nxehtë në verë.

“Jeta ime ndryshoi ditën kur takova Cristiano Ronaldon”.

Georgina, e cila filloi të takohej me futbollistin e Manchester United ndërsa ishte një vajzë e cila punonte për 10 £ në orë në një dyqan Gucci në Madrid, zbuloi fillimin e saj të vështirë në kryeqytetin spanjoll ndërsa transmetoi më shumë klipe nga dokumentari i ardhshëm, duke përfshirë nga ecja e saj në këmbë, deri kur kaloi në flotën e makinave sportive të Cristianos dhe praktikimin e baletit të saj të dashur./ h.ll/albeu.com

The post Nga jetesa në një depo e deri te jeta luksoze, Georgina tregon jetën e saj para se të njihej me Ronaldon appeared first on Albeu.com.