jeta e veshtire e asir asanit Archives - Albeu.com

“Të gjitha pagesat që marr ia dërgoj babait”, Jasir Asani rrëfen jetën e vështirë: Nuk kam pasur as këpucë futbolli
Sulmuesi Jasir Asani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares në kualifikueset e “Europianit Gjermani 2024”. Emri i tij është shndërruar në më të lakuarin në botën e futbollit.

Së fundmi 28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka dhënë një intervistë për emisionin “Më lër të flas”.

I cilësuar si një ndër futbollistët më të mirë të kombëtares Asani tregon vështirësitë që ka kaluar për tu bërë pjesë e futbollit.

Ai ka rrëfyer momentin e parë kur i erdhi telefonata për të qenë pjesë e Kombëtares teksa shprehet se nuk e ka menduar dy herë.

Gjithashtu në këtë intervistë Asani ka thyer zemrat e shume prej vajzave shqiptare kur ka treguar se aktualisht ai është në një marrëdhënie dashurie.

Pjesë nga intervista:

Kemi dëgjuar thashetheme të tilla që Shqipërinë në 2016 në Europian e çoi Ballist Morina, tani thonë në 2024 do e çoi Jasir Asani! Ose ajo tjetra “Je shumë e bukur si goli i Jasir Asanit” Na trego pak si ndihesh tani që je njeriu më i famshëm i momentit.

Të luash me Kombëtaren është diçka shumë e veçantë sepse pas sa vitesh jemi në prag te kualifikimit kemi edhe 2 ndeshje na duhet edhe një pikë besoj se do i mundim nuk e besoj që kjo ndeshje do të na sjell probleme.

Edhe sa për famën është mirë të jesh i famshëm por edhe privat.

Të pëlqen privatësia?

Po privatësia më pëlqen shumë ndonjëherë është më mirë.

Ke në plan të bësh ndonjë këngë ?

Jo nuk jam unë për ato gjëra po të ishte ashtu do të isha këngëtarë.

Si kanë qenë nisjet e tua kur lindi dëshira që ti të merreshe me futboll?

Unë kam filluar të stërvitëm dhe të luaj që në moshën 6-vjeçare kjo pasi edhe babai im ka luajtur futboll në Maqedoni e kishte shumë qejf futbollin ka qenë mbrojtës i djathtë.

Unë kam luajtur edhe kundër babit tim.

A është ky rasti ku nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi?

Nuk e di nuk është shumë e lehtë të luash kundër ti ai të gris fanellën vetëm që të fitoj.

Në moshën 14 vjeçare jam aktivizuar me një skuadër isha i 4-ti shqiptare aty. Pastaj isha vetëm 16-vjeç dhe isha kapiten i ekipit tim të parë.

Dhe kështu filloi çdo gjë dhe lindi një interesim i madh për futbollin.

Sa e vështir ka qenë që të ndjekësh ëndrrën tënde ?

Me thënë të drejtën nuk ka qenë shumë e lehtë sepse vetëm babai punonte dhe rrogat në Maqedoni nuk ishin madhështore që mund të plotësonin dëshirat të gjithë familjes.

Ka qenë e vështirë se ndonjëherë nuk kisha as taka(këpucë futbolli) të vishja.

Por dëshira e madhe dhe pasioni më bëri që të shoh vetëm përpara dhe të vazhdoj.

Por edhe babai im ka bërë gjithçka edhe pse me një rrogë se ne jemi 3 fëmijë kam një motër e një vëlla.

Edhe po ta them këtu që edhe pagesën që marr atje ku luaj që nuk është ndonjë shumë e madhe por të gjitha ja dërgoj babait tim.Sepse ai ka bërë çdo gjë për mua.

Ti je shqiptar i Shkupit pse zgjodhe të luash për Kombëtaren tonë kur mund të luaje për atë të Maqedonisë?

Kur kam qenë unë 17-vjec isha në Antalia në përgatitje me klubin edhe më bëjnë federata shqiptare një telefonatë dhe që nga ai moment nuk e kam menduar dy herë kam thënë po.

Pastaj menjëherë kam marrë të familjes i kam thënë “Bab po të realizohet ëndrra”.

Sa u desh të prisje që të bëheshe pjesë e Kombëtares?

Unë kam pritur7-8 vjet, kisha mundësi të luaja me Kombëtaren e Maqedonisë por jo i thash ne jemi shqiptar dhe vetëm një Kombëtare njohim.

Po jeta personale?

Ku këtu apo në Kore, se këtu mua nuk më del koha jam me grumbullim.

Po Rama të ka shkruar?

Rama jo po njerëz pak më poshtë Ramës po!

Mirë po vajzat të shkruajnë këto tifozet e zjarrta?

Po më shkruajnë po është pak e vështirë sepse unë kam edhe të dashur edhe nuk kthej shumë mesazhe.

Çfarë bën para se të futesh në ndeshje?

Po pas nxemjehs dëgjoj vetëm këngë patriotike.

The post “Të gjitha pagesat që marr ia dërgoj babait”, Jasir Asani rrëfen jetën e vështirë: Nuk kam pasur as këpucë futbolli appeared first on Albeu.com.