jeta e re Archives - Albeu.com

Jeta e re e Elia Zaharias pas divorcit, si erdhi fundi i martesës me Princ Lekën
Pas divorcit të vështirë me Princ Lekën, për Elian ky nuk ka qenë një vit i lehtë, ku detaje të rënda qarkulluan në media, përfshi këtu edhe videon e dhunës në ambientet e atij që quhet Pallati Mbretëror.

Megjithatë, aktorja ka zgjedhur që të lërë gjithçka pas dhe të nisë një jetë të re, duke iu rikthyer artit dhe shfaqjeve.

Në postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, Elia shfaqet në aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Vetëm pak javë më parë, ajo ishte në Itali, ku filmi i fundit ku ajo merr pjesë si aktore, u vlerësua me çmim ndërkombëtar.

Tashmë që nuk ka më titullin Princeshë, Elia është rikthyer tek profesioni i saj, aktrimi. Ndonëse nga divorci përfitoi një vlerë monetare dhe shtëpi, sërish duket se Elias i duhet një punë për të fituar të ardhurat e saj, që tashmë janë krejt të ndryshme nga ato që ishte mësuar. Veç filmit më të ri, Elia ka udhëtuar edhe drejt Zvicrës, në një aktivitet, organizuar me komunitetin shqiptar atje.

Duket se tashmë, si një grua e divorcuar, ajo ka vendosur që të përqendrohet tek karriera, por edhe të ardhurat, duke u përpjekur të vijojë aty ku e la përpara se të shkëputej përpara se t’i dedikohej jetës mbretërore.

Kujtojmë se pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike, që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën.

Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ishbashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin.

Gjithashtu, baba e bijë paditën për dhunë 42- vjeçarin. Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ishbashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Elia Zaharia dhe Princ Leka janë zyrtarisht të ndarë, pasi Gjykata e Tiranës vendosi më 25 prill të zgjidhë martesën mes çiftit të njohur. Nga marrëveshja e divorcit, aktorja ka përfituar në një apartament 257 m2, i cili është në emrin e të bijës.

Ndërsa artistja do të ketë në pronësi të plotë të saj një dyqan 134 m2, si dhe një parking rreth 47 m2. Por në bazë të një marrëveshje që ish-çifti kanë arritur në 15 janar 2024, nëse Elia Zaharia do të martohet sërish, ose do të nisë një bashkëjetesë, do të humbasë të drejtat mbi pronat kur vajza e tyre Geraldina do të jetë në moshë madhore. Në vendim, gjithashtu, thuhet se aktorja ka s’do të mbajë më mbiemrin “Zogu”, por atë të vajzërisë “Zaharia”.

Marrëveshja e firmosur mes tyre përcakton edhe takimet që Princ Leka do të ketë me Geraldinën, ku sipas dakordësisë, vajza do të takohet me të atin 2 orë çdo ditë dhe do të shkojë në shtëpinë e tij në fundjavë.

Sipas marrëveshjes, Princ Leka, do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës, shumë e cila përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të nënës.

Sipas vendimit të gjykatës, tradhtia nuk ka qenë arsye e fundit të martesës së çiftit të njohur, siç është aluduar pas bërjes publike të romancës së Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi, me të cilën ka nisur edhe bashkëjetesën.

Por teksa jeta private për Elian do të mbetet diskrete, jeta publike ka nisur të rilindë, duke u përpjekur të pozicionet sërish, por këtë herë jo me titull Princeshë, por si aktore profesioniste.

Nga ana tjetër, Princ Leka, ka vendosur që jetën sentimentale ta ketë më publike, duke shijuar dashurinë me Blerta Celibashin, këtë herë në sytë e publikut. Në postimet e tij në rrjetet sociale, ai dhe Blerta tashmë janë të pandarë, duke jetuar këtë dashuri pa u fshehur më./TPZ

The post Jeta e re e Elia Zaharias pas divorcit, si erdhi fundi i martesës me Princ Lekën appeared first on Albeu.com.