Jep Archives - Albeu.com

Dorëhiqet pas 5 vitesh drejtoresha e Nefrologjisë në QKUK, ngre pretendime për mungesë bashkëpunimi dhe presione
<html><head></head><body>

Mimoza Berbatovci-Ukimeraj ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Klinikës së Nefrologjisë në QKUK, pas pesë vitesh në krye të kësaj klinike. Sipas saj, vendimi është marrë për shkak të mungesës së bashkëpunimit institucional dhe presioneve të vazhdueshme gjatë ushtrimit të funksionit.

Ajo ishte vendosur në këtë detyrë gjatë mandatit të qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa largimi i saj po ndodh në mandatin e dytë, të cilin nuk do ta çojë deri në fund.

Përmes një postimi në Facebook, Berbatovci-Ukimeraj ka thënë se gjatë punës së saj është përballur me vështirësi në raport me strukturat drejtuese të SHSKUK-së dhe QKUK-së. Sipas saj, kjo situatë ka ndikuar që ajo të mos mund t’i kryejë normalisht përgjegjësitë profesionale.

“Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të ushtruar detyrën me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, në rrethana të karakterizuara nga mungesa e bashkëpunimit institucional me strukturat udhëheqëse të SHSKUK-së dhe QKUK-së dhe nga presionet e vazhdueshme që kanë cenuar pavarësinë time profesionale si dhe kanë pamundësuar ushtrimin normal të përgjegjësive që burojnë nga kjo pozitë”, ka shkruar ajo, mes tjerash.

Në reagimin e saj publik, ajo ka theksuar se një funksion drejtues duhet të ushtrohet mbi bazën e ligjit, etikës profesionale, bashkëpunimit institucional dhe respektit të ndërsjellë. Sipas saj, në momentin kur këto parime mungojnë dhe krijohen pengesa për përmbushjen e përgjegjësive në interes të pacientëve, stafit dhe institucionit, dorëheqja përbën akt përgjegjësie dhe integriteti profesional e personal, e jo shmangie nga përgjegjësia.

Berbatovci-Ukimeraj ka renditur edhe disa nga projektet e realizuara gjatë drejtimit të saj në Klinikën e Nefrologjisë. Ajo ka përmendur funksionalizimin e Qendrës së Hemodializës në Rahovec, pas shumë vitesh përpjekjesh, si dhe fillimin e ofrimit të shërbimit të hemodializës në Poliklinikën e Podujevës, me qëllim lehtësimin e qasjes në trajtim për shumë pacientë.

Po ashtu, ajo ka veçuar nisjen e matjes së niveleve të barnave imunosupresive, një shërbim që, sipas saj, ka rëndësi të veçantë për pacientët e transplantuar.

Në postim, ajo ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prof. Shemsedin Sadikun kanë qenë iniciues të kërkesës për pajisjen me leje ndërtimore të objektit të ri të Klinikës së Nefrologjisë me Hemato-Onkologji, projekt që tashmë ndodhet në fazën përfundimtare.

Ajo ka përmendur edhe fillimin e shërbimit të plazmaferezës terapeutike, që sipas saj është arritur pas një pune dhe angazhimi shumëvjeçar. Megjithatë, ka sqaruar se ndonëse ky shërbim tashmë është funksional, ende nuk janë siguruar materiali shpenzues dhe trajnimet e nevojshme të stafit për modalitetet e tjera të trajtimit.

Sipas saj, pas kërkesave dhe angazhimit të vazhdueshëm për sigurimin e aparateve të reja të hemodializës, gjatë mandatit të saj është realizuar furnizimi me aparatura të reja, duke bërë që pacientët të marrin trajtim në pajisje moderne në përputhje me standardet bashkëkohore të nefrologjisë.

Ish-drejtoresha ka thënë se ndien obligim profesional dhe moral që të informojë opinionin publik edhe për projektet që ndodhen në fazën përfundimtare ose janë ende në pritje të realizimit.

Ajo ka bërë të ditur se procesi për fillimin e biopsisë renale është pothuajse i përfunduar, por realizimi i plotë i këtij shërbimi, sipas saj, vazhdon të varet nga sigurimi i materialit shpenzues në Institutin e Patologjisë, çështje që ka theksuar se nuk ka qenë në kompetencën e saj, por të institucioneve përgjegjëse.

Në të njëjtën kohë, ajo ka njoftuar se Klinika është pajisur edhe me mikroskopin për ekzaminimin e sedimentit urinar, por deri më sot nuk është siguruar laboranti i nevojshëm për përpunimin e mostrave, gjë që ka penguar funksionalizimin e këtij shërbimi.

Berbatovci-Ukimeraj ka shtuar se projekti për renovimin e Shërbimit të Hemodializës është gati për të nisur, por ka mbetur në pritje të vendimit për zhvendosjen e pacientëve gjatë periudhës së punimeve.

Ajo ka përmendur gjithashtu se Klinika pret pranimin e aparatit PrisMax Flex, donacion që është pranuar nga drejtoria, por që ende nuk është dorëzuar në Klinikën e Nefrologjisë.

Në fund, ajo ka theksuar se të gjitha këto zhvillime janë rezultat i punës së përbashkët të stafit të Klinikës së Nefrologjisë, të cilëve u ka shprehur falënderim dhe mirënjohje të sinqertë për profesionalizmin, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Berbatovci-Ukimeraj është shprehur krenare për atë që është arritur gjatë kësaj periudhe dhe ka thënë se beson që këto projekte do të vazhdojnë deri në funksionalizimin e tyre të plotë, në interes të pacientëve dhe të sistemit shëndetësor të Kosovës.

</body></html>

The post Dorëhiqet pas 5 vitesh drejtoresha e Nefrologjisë në QKUK, ngre pretendime për mungesë bashkëpunimi dhe presione appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Santiago Malkos/ SPAK kërkon dënime të rënda për të pandehurit: 32 vite burg për Leonard Dukën
Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka shpallur sot konkluzionet përfundimtare në gjyqin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Organi i akuzës ka kërkuar dënime të rënda për gjashtë të pandehur, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe për një sërë veprash të rënda penale.

SPAK kërkon:

32 vite burg për Leonard Dukën

25 vite për Erlis Dukën

32 vite burg për Fatmir Hyseni

22 vite burg për Aleksandër Manxhakun

23 vite burg për Oltian Loga

23 vite burg për Dritan Agaj

Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Për Lonard Dukën, është kërkuar që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Më herët, për vrasjen e Malkos, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Matinajt, janë dënuar në një proces të ndarë edhe Blendi Teta dhe Ilir Selmani.

The post Vrasja e Santiago Malkos/ SPAK kërkon dënime të rënda për të pandehurit: 32 vite burg për Leonard Dukën appeared first on Albeu.com.

Do të kandidojë për Bashkinë Himarë, Vangjel Tavo jep dorëheqjen si Prefekt i Vlorës
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Himarë, Vangjel Tavo, ka dhënë dorëheqjen si Prefekt i Vlorës

Dorëheqja e tij vjen pas shpalljes së kandidaturës për Bashkinë e Himarës.

Tavo ia ka kërkuar dorëheqjen nga posti i prefektit ministrit të brendshëm Taulant Ballës, ku shpreh mirënjohjen e tij për mundësinë që pati në një kohë të shkurtër.

Më tej, në shkresë Tavo falenderon bashkëpunëtorët e tij në këto muaj.

The post Do të kandidojë për Bashkinë Himarë, Vangjel Tavo jep dorëheqjen si Prefekt i Vlorës appeared first on Albeu.com.

Donald Trump jep intervistën e parë pas atentatit
Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump, një ditë pasi i shpëtoi një atentati me armë ku mbeti i plagosur, ka dhënë një intervistë për mediat amerikane në bordin e avionit të tij privat.

Trump tha se është mrekulli që ai është gjallë dhe se rrotullimi i tij saktësisht në kohën e duhur dhe në momentin e duhur, i shpëtoi jetën.

“Doktori në spital tha se ai kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, ai e quajti një mrekulli. Unë nuk supozohet të jem këtu, supozohet të kem vdekur.

Gjëja më e pabesueshme ishte se më ndodhi jo vetëm të rrotullohesha, por të rrotullohesha saktësisht në kohën e duhur dhe në momentin e duhur. Nëse do të isha kthyer vetëm gjysmë, do të goditesha në pjesën e pasme të trurit. Nëse do të isha kthyer nga ana tjetër, do të kishte kaluar drejt e në kafkë. Shanset që unë të bëja një kthesë perfekte ishin ndoshta një e dhjeta e 1%, kështu që nuk duhet të jem këtu”, tha ish-presidenti amerikan.

Trump foli me fjalët më të mira për agjentët e Shërbimit Sekret që e mbuluan atë ndërsa ai ishte në skenë. Trump gjithashtu, pranoi se ajo që ndodhi në Pensilvani po ndryshon fushatën e tij zgjedhore.

Siç shpjegoi ai, para këtyre ngjarjeve kishte planifikuar një fjalim shumë agresiv.

“Mendoj se do të ishte shumë keq nëse do të filloja të them se sa të këqij dhe të korruptuar janë të gjithë, edhe nëse është e vërtetë. Nëse kjo nuk do të kishte ndodhur (përfshirë atentatin) do të kisha pasur një fjalim që do të ishte shumë i ashpër. Tani do të kem një fjalim që do të jetë më unifikues”, shtoi Trump.

The post Donald Trump jep intervistën e parë pas atentatit appeared first on Albeu.com.

Dosja “5D”/ Opozita niset drejt bashkisë: Veliaj jep dorëheqjen
Këtë të premte, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, së bashku me opozitën kanë lajmëruar protestën e tretë përpara bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në tubim.

Protesta pritet të nisë në orën 11.00 para Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen “5D” që çoi në burg drejtorët e këtij institucioni.

Opozita kërkon që kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të japë dorëheqjen.

Protesta e javës së kaluar para ambienteve të Bashkisë së Tiranës,  agravoi edhe në përplasje fizike.

The post Dosja “5D”/ Opozita niset drejt bashkisë: Veliaj jep dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

Aksioni në Kadastrën e Durrësit, policia jep detaje
Policia e Durrësit, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në Kadastrën e këtij qyteti. Uniformat blu, shprehen se në pranga kanë rënë 5 persona.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha, Leonard Kadrimi dhe Gjovalin Ndoci.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës.

Nga tjetërsimi i dokumenteve, shtetasi i arrestuar L. Xh. ka përfituar në mënyrë të paligjshme, një sipërfaqe toke rreth 75 000 m2, ndërsa shtetasi D. T. (babai i 61-vjeçarit të arrestuar) ka përfituar një sipërfaqe toke prej 76 000 m2. Shtetasit L. K., M. Z. dhe A. K. dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme”, njofton policia.

Njoftimi:

DVP Durrës/Finalizohet pas 1 viti hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Tjetërsimi”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për 9 shtetas të tjerë.

Vendoset sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 151 000 m2, që dyshohet se është përfituar nga 2 shtetas (njëri i arrestuar dhe babai i një të arrestuari tjetër).

Si rezultat i një hetimi të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, ne drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në muajin shkurt të vitit 2023, në këtë Prokurori, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Tjetërsimi”.

Gjatë këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Durrësit, për shtetasit:   L. Xh., 58-vjeç dhe D. T., 61-vjeç, të dy banues në Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

K., 33-vjeç dhe Gj. N., 44-vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

K., 35-vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.

Në vijim të veprimeve procedurale janë shpallur në kërkim shtetasit:

Z., 46-vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

K., 65-vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës.

Nga tjetërsimi i dokumenteve, shtetasi i arrestuar L. Xh. ka përfituar në mënyrë të paligjshme, një sipërfaqe toke rreth 75 000 m2, ndërsa shtetasi D. T. (babai i 61-vjeçarit të arrestuar) ka përfituar një sipërfaqe toke prej 76 000 m2. Shtetasit L. K., M. Z. dhe A. K. dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme.

Në kuadër të këtij procedimi penal, është ekzekutuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u  paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën “Përvetësimi i produkteve ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasit:

Xh., 55-vjeçe, K. Xh., 34-vjeç, Ë. T., 63 vjeç, K. T., 58 vjeç, Sh. T., 66-vjeç, Sh. V., 68-vjeçe, B. B., 59-vjeçe, O. Xh., 46- vjeç dhe A. K., 47-vjeçe (ish-juriste e ASHK Durrës), të gjithë banues në Durrës.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal është vendosur sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës.

Materialet procedurale, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

The post Aksioni në Kadastrën e Durrësit, policia jep detaje appeared first on Albeu.com.

Jep dorëheqjen Jorgo Goro, Letra për Këshillin Bashkiak të Himarës
Ditën e djeshme, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, ka lënë në burg kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

Sot, ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Vendimi i Goros ka ardhur nga qelia e burgut, pasi ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Në njoftimin e Goros, drejtuar Prefektit të Qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo, ish-kryebashkiaku thekson se nuk do të donte që të largohej nga detyra në këtë mënyrë, ndërsa shton se të këqijat si zgjedh dot.

Drejtuar:

Këshillit Bashkiak Himarë

Për dijeni:

Prefektit të Qarkut të Vlorës

Të nderuar,

Ishte një nder i madh dhe motivim i veçantë t’i shërbeja qytetit tim për 12 vite e 10 muaj si qytetari i parë falë votës së himariotëve të mi. Kandidova për të fituar dhe megjithëse humba mbeta këto kohë lidhur në detyrë me legjitimitet të cunguar formal dhe moral.

Rezultati tepër i ngushtë me 19 vota diferencë nuk ishte në favorin tim, po as zhvillimet negative pas zgjedhjeve nuk ishin as në dëshirën as në dorën time. S’mund ta lija detyrën se s’kishte kush ta merrte dhe largimi im vetëm do të shtonte konfuzionin kur Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd në nivelet më të larta mes dy shteteve.

Megjithëse e dija se sa shumë ishin lidhur fijet e manipulimit propagandistik për gjoja shpëtimin e pronave të Himarës me fijet e manipulimit elektoral për të mbushur autobuzët me premtime dhe xhepat e pasagjerëve elektoralë me para, nuk e prisja atë rezultat. Por nuk kisha as si të flisja dhe t’i hidhja benzinë një zjarri përçarjeje që përfshiu mediat e Athinës dhe Tiranës dhe arriti deri në Bruksel. Një organizatë anadollake e minoritetit fatkeqësisht bindi një shtet të BE-së se po lufton gjoja për të drejtat e njeriut në Himarë. Po në fakt ajo organizatë orkestrohet nga njerëz të paditur, pa skrupuj dhe pa ideale. Përveç parasë dhe rakisë! Marifetçinj të babëzitur që kush i njeh e di për kë dhe për çfarë flas. Tamam një çetë nga ato të kohërave të errëta që mbahet për forcë politike. Vetëm sherrin i ka parë dhe do t’i shohë Himara dhe minoriteti grek në tërësi për sa kohë nuk do t’u bjerë maska edhe në Athinë.

Himara është shumë e vogël për t’u bërë mollë sherri mes dy vendeve fqinje. Ndërsa pretendimet e mia për batërdinë që u bë me lloj-lloj marifetesh, listat e asistencave dhe bursave matanë kufirit, kërcënimet me heqjen e letrave të qëndrimit andej për të sjellë votues që kishin ikur nga Himara fëmijë dhe s’kishin shkelur më, pagesat me listë për blerje votash, nuk kishin më asnjë kuptim mbas arrestimit në flagrancë të “fitimtarit”. I dhashë dorën sa mbaroi numërimi dhe e mbylla kapitullin tim bashkë me gojën.

Por di të them se zullumi i asaj “fitoreje” me më pak se 20 vota ishte shumë më i madh se sa duket nga ato që dëgjohen në media për hetimin. E vetmja gjë që dua sot është që Himara të vazhdojë punën e nisur dhe fqinjësia e vjetër tradicionale mes dy shtetesh të mos bëhet pengu i ca spekullantëve lokalë të maskuar si viktima të një padrejtësie të re shtetërore që nuk ekziston për pronat e himariotëve. Një marrëzi qesharake dhe e rrezikshme e ngritur si kurth ndërshtetëror nga këta spekullantë të djallëzuar.

Himara sot ka statusin e transformimit total të saj, ku prona dikur e destinuar për të provokuar deri edhe tragjedi familjare vlen shumëfish më shumë. Ku çdo banor ka shërbime në mjekësi, shikon investime të konsiderueshme dhe të vazhdueshme në arsim, infrastrukturë, energji elektrike, ujë i pijshëm, etj. Dhe për të shkuar tek turizmi, Himara dikur vetëm me shqiptarë nga vendi dhe Kosova sot kampione e frekuentimit masiv të miliona turistëve nga mbarë bota. Jo në hotele dhe rezidenca të ndërtuara mbi prona të grabitura nga shteti për “oligarkët” siç bërtasin spekullantët anadollakë të lokalitetit, po në troje të kontraktuara me çmime apo kushte gjithnjë dhe më të favorshme nga cilado familje himariote që ka dëshiruar t’i japë të vetat për zhvillim.

Po ndërkohë nga fundjava që sapo kaloi jam në një situatë absurde me drejtësinë për një faj që nuk e kam bërë. Akuzohem për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” me zyrtarë në Vlorë që s’kam asnjë lidhje dhe për “falsifikim” dokumentash që tek kryetari i bashkisë kalojnë vetëm për firmë. Por ky është një absurditet me të cilin do më duhet të përballem para gjykatës me faktet e mia dhe të drejtën që e kam me ligj e me moral.

Prandaj duke i falenderuar me shpirt të gjithë himariotët (më kanë votuar apo s’më kanë votuar, ky falenderim nuk i ndan), për të gjithë nderin e madh që më bënë në këto vite, dorëhiqem nga detyra me kokën lart dhe zemrën plot me mirënjohje të përulur. Natyrisht e doja të ishte ndryshe largimi im dhe jo me një letër nga një qeli paraburgimi, po jeta kjo është nuk i kemi dot në dorë t’i zgjedhim të këqiat që na gjejnë!

Me shumë respekt,

Jorgo Goro

The post Jep dorëheqjen Jorgo Goro, Letra për Këshillin Bashkiak të Himarës appeared first on Albeu.com.