Jep dorëheqje drejtoresha e gjimnazit “Çajupi”, pas sherrit të mësueseve

Drejtoresha e gjimnazit “Andon Zako Çajupi”, Vojsava Kumbulla, ka dhënë dorëheqje nga detyra pas sherrit mes mësueseve që ndodhi një javë më parë.

Dorëheqja e  drejtoreshës vjen disa ditë pasi në ambientet e shkollës ishte për vizitë ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Kujtojmë se të hënën e kaluar, në një lokal pranë shkollës, fillimisht janë konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta (për vend qëndrimi në lokal) mësuesja Elida Qenami, 46 vjeçe dhe mësuesja Domenika Toptani, 53 vjeçe ( të dyja të pezulluara nga detyra).

Më pas janë përfshirë në konflikt duke përdorur sende të forta, të afërmit përkatës të tyre, konkretisht shtetasit Edmond Faja, Enrik Qenami., 41 vjeç, Ndriçim Qefalija, 43 vjeç dhe Laert Duri, 41 vjeç (të afërmit e shtetases Elida Qenami.) dhe shtetasit Elton Kasaj, 30 vjeç, Enea Kovaçi, 32 vjeç dhe Alvaro Toptani, 27 vjeç (të afërmit e shtetases Domenika Toptani). Si pasojë e konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi Enea Kovaçi, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka vënë në pranga Edmond Fajën, i cili qëlloi në ajër me armë zjarri dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë. Në kërkim është spallur Alvaro Toptani./albeu.com


Shtuar 18.10.2021 19:05