Jens Stoltenberg Archives - Albeu.com

Stoltenberg nga Shkupi: Siguria e Ballkanit ka rëndësi për NATO-n
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg siguroi në Shkup se Aleanca e Atlantikut të Veriut do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg u takua në Shkup me kreyministrin Dimitar Kovaçevski. Në fokus të bisedimeve ata kishin sigurinë globale dhe të rajonit: “Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit, por gjithësesi jemi të kujdesshëm dhe nga afër po vëzhgojmë çfarë po bën Rusia. Ne kemi prani ushtarake në këtë rajon, KFOR-in në Kosovë, shtabin e përgjithshëm në Sarajevë dhe zyrën në Beograd dhe jemi të përgatitur që të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi”, deklaroi Stoltenberg.

Kovaçevski: Ndikimet ruse vështirë se mund të destabizilojnë vendin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se Maqedonia e Veriut, por edhe mbarë rajoni, nuk janë të rrezikuar edhe përkundër ndikimeve të rrymave të ndryshme në rajon.

“Ndikime të vendeve të treta, përfshirë edhe ndikimin rus, ekzistojnë në rajon. Ato gjithmonë kanë mundësi të gjejnë mbështetës të mendimeve të tyre tek individë, parti politike dhe organizata të caktuara, por ato nuk arrijnë deri aty sa të kenë posedim apo ndikime deri në atë nivel që të jenë në gjendje të destabilizojnë shtetin tonë”, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Stoltenberg mesazh deputetëve: Bashkoni forcat drejt BE-së

Në fjalimin e mbajtur para deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut ,sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pasi numëroi avantazhet me anëtarësimin e vendit në NATO kërkoi nga deputetët unitet në rrugëtimin drejt BE-së.

“Anëtarësimi në BE do të përforcojë demokracinë tuaj dhe sundimin e së drejtës dhe do të mundësojë jetë më të mirë për të rinjtë. Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi që të punojnë së bashku dhe ta çojnë vendin përpara. Nga kjo foltore e Parlamentit ju inkurajoj që të vazhdoni të punoni siç keni punuar për anëtarësimin në NATO, ta kompletoni udhëtimin tuaj drejt familjes europiane”, theksoi Stoltenberg.

Stoltenberg u takua edhe me presidentin Stevo Pendarovski, dhe kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg të mërkurën (22.11.2023) në Shkup do të jetë mikpritës i samitit të vendeve anëtare të rajonit në NATO, ku do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti kroat Zoran Millatoviq, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob. Në këtë takim do të diskutohen sfidat e sigurisë në rajon, me theks të veçantë Bosnjen dhe Kosovën./dw

The post Stoltenberg nga Shkupi: Siguria e Ballkanit ka rëndësi për NATO-n appeared first on Albeu.com.

Stoltenberg takon Vuçiçin në Beograd: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës s’i ndihmon situatës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën në Beograd se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rritën dukshëm më 24 shtator kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë të Zviceranit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Tre sulmues serbë u vranë në luftimet që pasuan.

Pak kohë pas sulmit, Serbia i dërgoi forcat e saj në afërsi të kufirit kosovar, para se t’i tërhiqte pas reagimit të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Të dy palët duhet t’i ulin tensionet dhe të vetëpërmbahen nga veprimet përshkallëzuese”, tha Stoltenberg në një konferencë për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën paradite.

Përgjegjësinë për sulmit e 24 shtatorit e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Serbia ka zhvendosur trupat e saj pranë kufirit me Kosovën disa herë edhe në të kaluarën.

“Grumbullimi i forcave të Ushtrisë Serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk do të ndihmonte në qetësimin e situatës”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg mbërriti në Beograd pas një vizite që pati të hënën në Prishtinë, ku theksoi se aleanca ushtarake po e shqyrton mundësinë nëse duhet të ketë një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në Kosovë, pas shpërthimit të dhunës në shtator.

NATO-ja i ka shtuar 1.000 trupa në misionin e saj paqeruajtës – KFOR – pas dhunës së shtatorit, që përbën vendosjen më të madhe në vitet e fundit të aleancës.

Ngjashëm si në Prishtinë, edhe në Beograd, Stoltenberg e përsëriti se përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit – për të cilin Kosova e fajëson Serbinë e cila i mohon akuzat – duhet të sillen para drejtësisë.

The post Stoltenberg takon Vuçiçin në Beograd: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës s’i ndihmon situatës appeared first on Albeu.com.

Stoltenberg viziton rajonin mes paralajmërimeve se Rusia synon të nxisë konflikt
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 20 nëntor qëndron në Kosovë, në kuadër të një turi në disa shtete të rajonit, ku shefi i aleancës ushtarake perëndimore do të zhvillojë takime në krerët e shteteve.

Sipas agjendës, në Kosovë shefi i NATO-s do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe me komandantin e misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash.

Vizita e Stoltenbergut në Kosovë vjen në kohën e tensioneve, por edhe paralajmërimeve për konflikte të mundshme.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta pas një sulmi të armatosur në veri të Kosovës nga një grup i armatosur serbësh.

Po ashtu, komuniteti ndërkombëtar së fundi ka shpeshtuar thirrjet që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe e Serbia të njohë de facto pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq, pesë ditë para vizitës së Stoltenbergut në Kosovë, Ukraina ka paralajmëruar se Rusia po synon të nxisë një konflikt në Ballkanin Perëndimor.

Për çështjen e fundit, Bashkimi Evropian është pajtuar me presidentin Volodymyr Zelensky, ndërkaq nga Departamenti amerikan i Shtetit, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ndikimi malinj rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor pengon rrugën e shteteve drejt integrimeve euroatlantike. DASH u shpreh se pikërisht ky ndikim tregon urgjencën e punës që po bën Uashingtoni për të luftuar ndikimin rus.

Për synimin e Rusisë që të nxisë konflikte në rajon, ka folur më 19 nëntor edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se Moska po dëshiron të ndezë “një vatër krize në oborrin e Bashkimit Evropian” me qëllim që “ta shpërqendrojë NATO-n”.

Stotelberg do të qëndrojë në Kosovë, shtet ku aleanca ushtarake ka mbi 4.600 trupa. Kosova për një kohë të gjatë ka thënë se ka dy qëllime strategjike sa u përket integrimeve euroatlantike: anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. Por, për aspiratën e fundit, fillimisht ka kërkuar që të pranohet në Programin e Partneritetit të Paqes.

Por, integrimet euroatlantike të Kosovës shpesh është thënë se do të kalojnë përmes dialogut për normalizim që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Megjithatë, në këto dy institucione në të cilat Kosova mëton të anëtarësohet, ka shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e shpallur më 2008.

The post Stoltenberg viziton rajonin mes paralajmërimeve se Rusia synon të nxisë konflikt appeared first on Albeu.com.

Stoltenberg: Suedia është gati të anëtarësohet në NATO
“Mezi pres të mirëpres Suedinë si një anëtare e plotë e NATO-s shumë shpejt”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp të mbajtur së bashku me kryeministrin suedez Ulf Kristerson.

Stoltenberg përshëndeti nënshkrimin e protokollit të pranimit të Suedisë nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe referimin e tij në Asamblenë Kombëtare të Turqisë dhe shtoi: “Tani besoj në ratifikimin e shpejtë të tij nga Asambleja Kombëtare Turke”.

Ai theksoi se “Suedia është e gatshme të anëtarësohet në NATO” dhe se “anëtarësimi i saj në Aleancë do ta bëjë NATO-n më të fortë”.

Erdogan i tha “po” anëtarësimit të Suedisë në NATO

Me një njoftim modest të Presidencës turke, të hënën u bë e ditur se Erdogan nënshkroi Protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe e dërgoi atë për ratifikim në Asamblenë Kombëtare të Turqisë.

Sigurisht, ky është hapi i parë pasi do të duhet pak kohë derisa Byroja e Asamblesë Kombëtare të caktojë mbledhjen dhe natyrisht të udhëzojë deputetët e koalicionit qeveritar të japin votën e tyre.

/Albeu.com

The post Stoltenberg: Suedia është gati të anëtarësohet në NATO appeared first on Albeu.com.

Vjosa Osmani sot në Bruksel, pritet nga shefi i NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret më 7 shtator në Bruksel presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Temë kryesore e takimit pritet të jetë situata e sigurisë në Kosovë, veçmas në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe. Po ashtu, Osmani dhe Stoltenberg pritet të bisedojnë për angazhimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Në selinë e NATO-s, Osmani do të ketë edhe takime të tjera, përfshirë me shefin e komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer. E para e shtetit po ashtu do të takohet me shefen e misionit të Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith dhe me përfaqësues të shteteve të tjera anëtare të aleancës ushtarake perëndimore.

Që kur u rritën tensionet në fund të majit në veri të Kosovës, NATO vazhdimisht u ka bërë thirrje të gjithë faktorëve në rajon që të përmbahen nga veprimet që do të rrisnin edhe më shumë tensionet dhe të bëjnë hapa për qetësimin e situatës. Aleanca po ashtu ka përsëritur se mbetet e përkushtuar që përmes KFOR-it të sigurojë qetësi dhe siguri për të gjithë në Kosovë.

Pas rritjes së tensioneve, NATO-ja rriti edhe numrin e ushtarëve të KFOR-it. Stoltenberg në të kaluarën disa herë ka deklaruar se aleanca ka forca të mjaftueshme për të zbatuar misionin e saj në Kosovë.

Kosova, ndërkaq, ka shprehur ambiciet e saj për të ecur drejt integrimit në NATO, së pari përmes përfshirjes në Programin e Partneritetit për Paqe e më pas të bëhet anëtare e aleancës.

Por, në NATO kanë theksuar se për pranimin e anëtarëve të rinj duhet miratimi i të gjithëve në Aleancë. Në NATO, katër nga 31 anëtarët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, përkatësisht Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia.

Në një debat të enjten para Parlamentit Evropian, Stoltenberg ka përmendur rëndësinë e bashkëpunimit mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi dy organizata të ndryshme, por ndajmë të njëjtat vlera. Mbi 600 milionë evropianë jetojnë në vendet anëtare të NATO-së. Kur Suedia të bëhet anëtare e aleancës, 96 për qind e qytetarëve të BE-së do të jenë në NATO”, tha ai, duke nënvizuar rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit mes NATO-s dhe BE-së.

The post Vjosa Osmani sot në Bruksel, pritet nga shefi i NATO-s appeared first on Albeu.com.

Liderët botërorë gati për mbledhjen, Rama në këmbë, shefi i NATO-s i tërheq vëmendjen: Ulu të fillojmë samitin (VIDEO)
Sami i NATO-s në Lituani ka bërë bashkë të gjithë liderët botërorë.

Ndërsa samiti po niste mbledhjen në tryzë të rrumbullakët dhe thuajse të gjithë liderët ishin të ulur nëpër vende, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama akoma nuk kishte zënë vendin e tij.

Ka qenë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ai që i është drejtuar Ramës me emër për t’u ulur që të nisë mbledhja.

“Sa më shpejt të gjeni vendet tuaja, aq më shpejt mund të fillojmë dhe aq më shpejt mund të mbarojmë”, thotë fillimisht Stoltenberg.

“Tani nëse miku im Edi Rama mund ta gjejë vendin e tij, pastaj mbledhja mund të fillojë”, shprehet shefi i NATO-s, teksa i drejtohet dhe liderëve të tjerë.

View this post on Instagram

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

The post Liderët botërorë gati për mbledhjen, Rama në këmbë, shefi i NATO-s i tërheq vëmendjen: Ulu të fillojmë samitin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rebelimi i Wagner, shefi i NATO-s: Tregoi se Rusia bëri një gabim strategjik duke pushtuar Ukrainën
Rebelimi i dështuar i grupit mercenar Wagner në Rusi tregon se Moska bëri një gabim strategjik duke nisur një luftë kundër Ukrainës, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ngjarjet e fundjavës janë një çështje e brendshme për Rusinë dhe në të njëjtën kohë një tjetër pasqyrim i gabimit të madh strategjik të bërë nga Presidenti Vladimir Putin me aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe luftën kundër Ukrainës,” u tha ai gazetarëve gjatë një vizite. në Vilnius, Lituani.

“Ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj, është edhe më e rëndësishme që ne të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”, shtoi ai.

Ne shohim çarje të mëdha në “propagandën” ruse, sipas ministrit të Jashtëm Burbock

Një destabilizim i mundshëm i Rusisë do të ishte shumë i rrezikshëm për Evropën, paralajmëroi sot ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, duke përmendur rreth 6000 koka bërthamore që posedon Moska.

“Do të ishte absolutisht e rrezikshme për Evropën nëse vendi më i madh në botë me arsenalin më të madh të armëve bërthamore do të shpërbëhej,” u tha Asselborn gazetarëve pas mbërritjes për një takim me homologët e tij të BE-së në Luksemburg.

Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock, nga ana e saj, gjatë pjesëmarrjes së saj në të njëjtin takim tha se ngjarjet e fundit në Rusi tregojnë “çarje të mëdha” brenda sferës politike ruse dhe shtoi se Gjermania nuk do të përfshihet në ato që ajo i quajti “çështje të politikës së brendshme”.

The post Rebelimi i Wagner, shefi i NATO-s: Tregoi se Rusia bëri një gabim strategjik duke pushtuar Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Tensionet Kosovë-Serbi, Stoltenberg: Po qe nevoja do të bëjmë hapa të tjerë, dialogu do vazhdojë
Tensionet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë temë e bisedës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të henen, 19 qershor 2023, në Berin.

“Angazhimi i NATO-s ndaj mandatit të OKB-së është i pathyeshëm”, tha Stoltenberg pas takimit në Berlin.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që mjedisi atje të jetë i sigurt dhe do t’u japim të gjithë të përfshirëve të njëjtin nivel sigurie.  Nëse është e nevojshme do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm, por do te vazhdojmë dialogun e nisur nga BE.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e falënderoi Scholz-in për rolin udhëheqës që ka marrë në këtë çështje.

Ndërkohë Gjenerali Angelo Michele Ristuccia, kreu i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR, i kërkoi të hënën Prishtinës dhe Beogradit që të fillojnë bisedimet dhe të ndalojnë “retorikën e tyre të padobishme”: “Unë përsëri u bëj thirrje të dyja palëve që të shmangin retorikën e panevojshme dhe ta përballojnë këtë sfidë duke u kthyer në tryezën e bisedimeve, e cila është mënyra e vetme për të zgjidhur situatën”, u tha ai gazetarëve në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Borrell ne pritje te pergjigjes nga Prishtina dhe Beogradi

Edhe Brukseli pret “hapa të prekshëm” nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd për të reduktuar përshkallëzimin në Kosovë. Të hënën, zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështje të jashtme,  Peter Stano, tha se kryeministri i Kosovës Aljbin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç ende nuk e kanë konfirmuar mbërritjen e tyre në Bruksel për “takimin e krizës”, në të cilin Borrell i ftoi për të gjetur një zgjidhje për krizën e fundit në veri të Kosovës dhe diskutojnë zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Peter Stano përmendi dy takime të ardhshme, duke përfshirë samitin e BE-së më 29-30 qershor, ku vendet anëtare të BE-së mund të diskutojnë masat kundër të dy palëve nëse nuk arrijnë të bashkëpunojnë.

Përpjekja e Brukselit për të ndërmjetësuar vjen pasi shkallëzimit të tensioneve, kur Serbia arrestoi tre policëve kosovarë. Sipas kryeministrit Albin Kurti, ata ishin në territorin e Kosovës dhe u rrëmbyen nga forca speciale serbe. Serbie në të kundërt thotë se  policët ishin në territorin serb. KFOR ka deklaruar, se nuk është e qartë, se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në kohën e arrestimit të tyre nga forcat serbe.

Ndalimi i policëve të Kosovës është episodi i fundit në javët e tensionit mes dy palëve pas zgjedhjeve të diskutueshme në veri të Kosovës, që banohet me shumicë serbe. Më 30 maj, ushtarë të Kfor-it,  u plagosën gjatë trazirave të organizuara nga serbët etnikë në veri të Kosovës./ dw/

The post Tensionet Kosovë-Serbi, Stoltenberg: Po qe nevoja do të bëjmë hapa të tjerë, dialogu do vazhdojë appeared first on Albeu.com.

NATO u kërkon aleatëve të rrisin buxhetet për ushtritë e tyre
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, thanë më 7 qershor se financimi i aleancës ushtarake do të jetë një nga temat kryesore të samitit të ardhshëm në Vilnius, së bashku me zgjerimin e aleancës dhe garancitë për siguri.

Smith dhe Stoltenberg, që morën pjesë në një konferencë virtuale të sponsorizuar nga Qendra për Sigurinë e Re Amerikane, thanë se anëtarët do ta diskutojnë pragun për shpenzimin e të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s në mbrojtje .

Smith u zotua se SHBA-ja do të vazhdojë të bëjë presion për t’u siguruar që anëtarët të shpenzojnë të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të tyre në mbrojtje, siç është rënë dakord në Premtimin e Investimeve të Mbrojtjes (DIP) të vitit 2014, i cili kërkon që vendet ta përmbushin pragun prej 2 për qind deri në vitin 2024.

Përveç kësaj, Smith tha se 2 përqindëshi “është një prag, jo një tavan” dhe se planet e ardhshme të NATO-s mund të kërkojnë rritje të mëtejshme të këtij pragu.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës “po planifikojnë të sjellin një DIP 2.0” në samit, tha Smith, duke shtyrë aleatët e NATO-s ta përmbushin dhe kapërcejnë pragun prej 2 për qind brenda viteve të ardhshme.

Udhëheqësit e 31 vendeve të NATO-s, të cilët do të mblidhen më 11 dhe 12 korrik në kryeqytetin lituanez, pritet të zhvillojnë gjithashtu biseda kritike për të ardhmen e NATO-s, lidhur me një zgjerim të mundshëm.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili i ka bërë presion NATO-s për ta lejuar anëtarësimin e vendit të tij, pritet të marrë pjesë në samit. Ai tha në fillim të kësaj jave se Ukraina është “gati për t’u anëtarësuar” dhe se aleanca duhet ta marrë një vendim për anëtarësimin e Ukrainës në këtë samit.

Lidhur me zgjerimin e mundshëm të NATO-s, Smith dhe Stoltenberg e bënë të qartë se ekziston një gamë e gjerë modelesh potenciale për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Ukrainë, por se zgjidhja ka të ngjarë të jetë një kompromis midis opinioneve të ndryshme të aleatëve të NATO-s.

“Ne po shikojmë një sërë opsionesh për të sinjalizuar se Ukraina po përparon në marrëdhëniet e saj me NATO-n”, tha Smith.

Stoltenberg shtoi se nevojitet një diskutim i marrëveshjeve të sigurisë para se Ukraina të bashkohet me aleancën ushtarake, por nuk specifikoi se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

Shefi i NATO-s sqaroi se u takon aleatëve dhe Ukrainës që ta marrin vendimin përfundimtar se kur duhet të anëtarësohet Ukraina. Megjithatë, ai ritheksoi angazhimin e NATO-s për ta bërë Ukrainën anëtare pas luftës.

“Kur të përfundojë kjo luftë, ne e kemi një kornizë për t’i parandaluar sulmet e mëtejshme në Ukrainë”, tha ai.

Të dy zyrtarët theksuan gjithashtu përkushtimin e NATO-s për fitoren e Ukrainës.

I pyetur për një kundërofensivë ukrainase të shumëpritur, Stoltenberg tha se fitorja e Ukrainës si një komb i pavarur dhe sovran është një prioritet kryesor i NATO-s, por nuk foli më shumë për planet e Ukrainës për kundërsulm, përveçse tha se ukrainasit “kanë aftësinë për të çlironi tokat e mbajtura nga rusët”./REL

The post NATO u kërkon aleatëve të rrisin buxhetet për ushtritë e tyre appeared first on Albeu.com.

Stoltenberg i prerë: Rusia s’mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Rusia nuk mund ta ndalojë anëtarësimin eventual të Ukrainës në aleancës perëndimore të mbrojtjes ushtarake.

“Të gjithë aleatët pajtohen se dera e NATO-s mbetet e hapur, që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe se Rusia nuk ka të drejtë vetoje”, tha Stoltenberg më 6 qershor.

Deklarata e Stoltenbergut erdhi gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Sllovakisë, në Bratisllavë, për bisedime me presidentët e vendeve anëtare të aleancës në kufirin e saj lindor, të ashtuquajturin grupi i Nëntë i Bukureshtit.

Nisja e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar e ka intensifikuar aktivitetin e NATO-s, aleancës së themeluar pothuajse 75 vjet më parë për ta kundërshtuar Bashkimin Sovjetik.

Bisedimet në Bratisllavë vijnë pak para samitit të ardhshëm të NATO-s në Vilnius, ku Stoltenberg tha se aleanca veri-atlantike do të marrë vendime “shumë të rëndësishme”.

“Ne do ta përforcojmë mbështetjen tonë për Ukrainën me një pako shumëvjeçare të ndihmave për t’u ndihmuar të kalojnë nga standardet e epokës Sovjetike në standardet e NATO-s dhe ta sjellim Ukrainën më afër NATO-s”, tha ai.

“Ne duhet të pajtohemi për një përkushtim më të madh për t’i rritur investimet në mbrojtje”, shtoi Stoltenberg.

Ukraina ka kërkuar disa herë anëtarësimin në NATO, mirëpo Stoltenberg ka thënë më parë se anëtarësimi në mes të një lufte nuk është opsion.

Ai gjithashtu tha se po “punonte shumë për t’u siguruar që ne do ta mirëpresim Suedinë sapo të bëhet anëtare e plotë e kësaj aleance”.

Suedia dhe Finlanda kaluan nga politika e mbajtur për dekada të tëra për mosrenditje ushtarake dhe aplikuan për anëtarësim në NATO pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Finlanda u anëtarësua zyrtarisht në NATO muajin e kaluar, në prill.

The post Stoltenberg i prerë: Rusia s’mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës appeared first on Albeu.com.