jens stolenberg Archives - Albeu.com

Kuleba: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të çonte drejt paqes në Evropë
Kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba tha se Kievi po lufton paragjykimet dhe keqkuptimet e vjetra në lidhje me pasojat që mund të sjellë anëtarësimi i vendit të tij në aleancën ushtarake, NATO.

Ai gjithashtu kritikoi ish-drejtuesit e Gjermanisë që kishin bllokuar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim 15 vjet më parë.

Sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Kulebas, anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk do të çonte në një luftë tjetër me Rusinë.

Përkundrazi, në një intervistë për mediumin Politico dhe gazetat gjermane Bild dhe Die Welt, ai tha se anëtarësimi i vendit të tij në NATO është “rruga drejt paqes” në Evropë.

Ai shtoi se Ukraina nuk pret që anëtarësimi të bëhet gjatë kohës sa lufta me Rusinë vazhdon, por “pas luftës, do të ishte vetëvrasje që Evropa të mos e pranonte Ukrainën si anëtare të NATO-s”.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje muajin e kaluar liderëve të NATO-s që gjatë takimit të tyre në Vilnius në korrik, të përqendrohen në rritjen e kapacitetit luftarak të Ukrainës gjatë kundërofensivës së Kievit ndaj forcave ruse.

Një çështje kyçe që duhet ngritur gjatë takimit të 11 dhe 12 korrikut do të jetë e ardhmja e raporteve mes Ukrainës dhe NATO-s, tha Scholz.

Por, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk pret që NATO-ja ta miratojë kërkesën e Ukrainës për t’i nisur ftesë zyrtare për t’iu bashkuar aleancës, në samitin e ardhshëm.

“Në samitin në Vilnius, dhe teksa bëjmë përgatitjet për samit, ne nuk jemi duke diskutuar çështjen e ftesës zyrtare.Ne jemi duke diskutuar se si ta afrojmë Ukrainën me NATO-n”, ishte shprehur Stoltenberg.

The post Kuleba: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të çonte drejt paqes në Evropë appeared first on Albeu.com.

Stoltenberg: Maqedonia e Veriut, aleate e fuqishme e NATO-s
Maqedonia e Veriut është dëshmuar si aleate e fuqishme e NATO-s dhe kontribuues i rëndësishëm për sigurinë e kolektive. Këtë e theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një video paraqitje në Forumin e Mbrojtjes që u mbajt në Shkup. Stoltenberg tha se Aleanca Veriatlantike garanton siguri të barabartë për të gjithë dhe kjo u dëshmua gjatë sulmeve hibride dhe alarmeve për bomba në Maqedoni, kur dhe ekspertët e NATO-s udhëtuan në Maqedoni për të dhënë kontributin e tyre. Ai foli edhe për rolin e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën.

“Invazioni rus në Ukrainën sovrane të pavarur, është tragjedi për Ukrainën. Ai është rrezik për të gjithë. Kjo është situatë me të cilën asnjë aleat nuk mund të ballafaqohet vetëm. Por, juve nuk jeni vetëm. Ne jemi vende të demokracive të përkushtuara të mbrohen njëra me tjetrën. Të gjithë për një dhe një për të gjithë”, deklaroi Jens Stoltenberg, Sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Ambasadorja amerikane Angela Ageler tha se NATO-ja gjithmonë ka qenë forcë stabiliteti dhe sigurie.

“Mbrojtja kolektive dhe parandalimi janë në zemrën e kuptimit të ekzistimit të NATO-s. Format e ndryshme të kontributit të Maqedonisë së Veriut në Ukrainë janë shembull për aleatët tanë. Veprimet tuaja dhe aktivitetet e theksuan kapitullin kryesor se përpjekja të ndryshohen kufijtë me forcë është i papranueshëm dhe patjetër duhet të kontestohet”, tha Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së në RMV.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska tha se vendi vazhdon të jetë i përkushtuar fuqishëm në reformën dhe përforcimin e sistemit mbrojtës.

“Njëjtë si NATO e promovon qasjen e saj ‘Bashkë jemi më të fortë’, ashtu edhe ne në shtëpi, vetëm nëse jemi bashkë, të shoqëruar dhe me qëllime të njëjta mund të jemi më të fuqishëm në garantimin e sigurisë për çdo qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Në Forumin e Mbrojtjes kishte mbi 250 pjesëmarrës me përfaqësues nga Gjermania, Belgjika, Bullgaria, Sllovakia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dhe vende të tjera. /Alsat.mk

The post Stoltenberg: Maqedonia e Veriut, aleate e fuqishme e NATO-s appeared first on Albeu.com.

Sekretari i NATO-s: Pres konstruktivitet nga Kurti dhe Vuçiç për të bërë progres
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se diskutimet në Ohër të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë të rëndësishme dhe se pret që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë progres.

Stoltenberg ka thënë se kjo është çelësi për paqe afatgjatë dhe për të ardhmen evropiane dhe euro-atlantike të rajonit.

“KFOR-it vazhdon të punojë për një Kosovë të qëndrueshme dhe paqësore”, ka shkruar ai.

The #EU-facilitated talks in Ohrid are important and I expect @predsednikrs & @albinkurti to engage constructively & make progress. This is key for lasting stability & the region’s European & Euro-Atlantic future. @NATO_KFOR continues to work for a stable & peaceful Kosovo.

— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) March 18, 2023

The post Sekretari i NATO-s: Pres konstruktivitet nga Kurti dhe Vuçiç për të bërë progres appeared first on Albeu.com.

Stoltenberg: Kina paraqet sfida sigurie për NATO-n
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e pranoi sot se Kina paraqet sfida sigurie për interesat dhe vlerat e NATO-s, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të saj në rritje me Rusinë. Zoti Stoltenberg i bëri komentet gjatë një vizite në Japoni, ku premtoi thellimin e lidhjeve ushtarake me Tokion me tensioneve në fushën e sigurisë të shkaktuara nga agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe bashkëpunimi i saj ushtarak në rritje me Kinën. Ministria e jashtme kineze reagoi sot duke thënë se zoti Stoltenberg po “ekzagjeron” kërcënimin nga Kina.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltennerg shprehu sot shqetësimin rreth sfidave në fushën e sigurisë që Kina paraqet për NATO-n dhe intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak të Pekinit me Moskën.

“Fakti që Rusia dhe Kina po forcojnë lidhjet dhe investimet e rëndësishme të Kinës në aftësitë e reja të avancuara ushtarake nënvizon kërcënimin dhe sfidat që ajo paraqet për aleatët e NATO-s. Pra, mesazhi është se siguria është një çështje globale dhe jo rajonale”, tha zoti Stoltenberg.

Duke folur me studentët në Universitetin Keio në Tokio, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se ndonëse ekzistojnë këto sfida, Kina nuk konsiderohet si një “armike” e NATO-s.

“Ne nuk kërkojmë konfrontim me Kinën. Në fakt, ne nuk duam konfrontim me askënd. NATO është një aleancë mbrojtëse. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me Kinën për çështjet ku shohim interes të përbashkët ose potencial për interes të përbashkët për kontrollin e armëve, ndryshimet klimatike dhe çështje të tjera”, tha ai.

Zoti Stoltenberg u takua me kryeministrin japonez Fumio Kishida të martën, ku ai kritikoi ashpër Kinën për “arrogancën ndaj fqinjëve të saj dhe kërcënimin ndaj Tajvanit”. Ai tha se Kina po bëhet gjithnjë e më autoritare dhe po zhvillon armë që mund të godasin vendet anëtare të aleancës së NATO-s. Zoti Stoltenberg theksoi nevojën që Japonia dhe demokracitë e tjera të punojnë së bashku me aleancën e NATO-s për të mbrojtur rendin ndërkombëtar.

Ministria e Jashtme kineze reagoi sot duke i quajtur “të ekzagjeruara” pretendimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me kërcënimin ushtarak nga Kina.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha se “mentaliteti i Luftës së Ftohtë” i NATO-s dhe forcimi i lidhjeve të saj ushtarake me partnerët rajonalë nuk është i mirëpritur në rajonin e Azi-Paqësorit.

“Kina ka qenë gjithmonë mbrojtëse e paqes dhe stabilitetit botëror dhe rajonal. NATO duhet të marrë seriozisht në konsideratë se çfarë roli ka luajtur në ruajtjen e sigurisë evropiane”, tha ajo për mediat gjatë një konference shtypi në Pekin.

Kina ka kritikuar përpjekjet e NATO-s për zgjerimin e aleancave të saj në Azi. Rusia, e cila e quan pushtimin e saj në Ukrainë një “operacion special”, e ka konsideruar vazhdimisht zgjerimin e NATO-s si një kërcënim për sigurinë e saj.

Japonia, një aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, ka zgjeruar vitet e fundit lidhjet e saj ushtarake me vendet e tjera të Indo-Paqësorit, si dhe me Britaninë, BE-në dhe NATO-n mes kërcënimeve në rritje nga Kina dhe Koreja e Veriut./VOA/

The post Stoltenberg: Kina paraqet sfida sigurie për NATO-n appeared first on Albeu.com.

Stoltenberg pas vetos së Ankarasë për Suedinë: Përfundimi i procesit të anëtarësimit është i rëndësishëm
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kontaktoi kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristerson, për të forcuar më tej mbështetjen për Ukrainën.

“Ne iu referuam gjithashtu rëndësisë së përfundimit të procesit të pranimit të Suedisë në NATO ”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës në postimin e tij në Twitter.

Përgjigja e Stokholmit pas kërkesës së Ankarasë për të ngrirë bisedimet për anëtarësimin në NATO ishte e menjëhershme.

Në veçanti, kryeministri suedez, Ulf Kristerson, kërkoi vazhdimin e bisedimeve.

Kujtohet se nga RIA Novosti është raportuar se negociatat mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin në NATO janë shtyrë për një kohë të pacaktuar me kërkesë të Ankarasë.

“Me kërkesën tonë, mekanizmi trepalësh midis Turqisë, Suedisë dhe Finlandës është anuluar për një kohë të pacaktuar “, tha burimi turk për agjencinë ruse. Sipas të njëjtit burim, takimi i radhës sipas mekanizmit do të mbahej në Bruksel në shkurt.

Të shtunën pasdite, si pjesë e protestave jashtë ambasadës turke në Stokholm, Rasmus Paludan nga partia e ekstremit të djathtë Stram Kurs dogji një kopje të Kuranit.

Ky veprim ka zemëruar qeverinë turke, ku Ministria e Jashtme turke e cilëson atë si shkelje të qartë të detyrimeve të memorandumit trepalësh të nënshkruar nga Suedia për të parandaluar propagandën e organizatave terroriste.

Disa orë më vonë, Erdogan e bëri të qartë se Suedia ” nuk duhet të presë mbështetje nga Turqia ” për anëtarësimin në NATO, duke shprehur zemërimin e tij ndaj demonstratës.

Kujtohet se Finlanda dhe Suedia vendosën të anëtarësohen në NATO më 18 maj mes ngjarjeve në Ukrainë.

Aplikimet e tyre tashmë janë miratuar nga 28 vende të aleancës, por Hungaria dhe Turqia nuk i kanë ratifikuar ato.

Ankaraja po kërkon që Stokholmi dhe Helsinki të ndalojnë mbështetjen e PKK-së dhe të ekstradojnë aktivistët që konsiderohen në Turqi si të përfshirë në terrorizëm.

Autoritetet turke kanë deklaruar vazhdimisht se pa përmbushjen e këtyre premtimeve nuk do të ketë përparim në pranimin e vendeve veriore në NATO.

Në Helsinki ka filluar të shqyrtohet anëtarësimi i mundshëm në NATO pa Suedinë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm finlandez, në deklaratat e bëra në televizionin publik të vendit të tij, tha për herë të parë se Finlandës mund t’i duhet të shqyrtojë opsionin e anëtarësimit në NATO pa Suedinë.

Megjithatë, në një intervistë tjetër telefonike me Reuters, ai tha se Finlanda dhe Suedia kanë thënë vazhdimisht se planifikojnë të anëtarësohen në NATO në të njëjtën kohë dhe kjo nuk ka ndryshuar, duke nënvizuar avantazhet e anëtarësimit të përbashkët me vendin fqinj.

“Nuk shoh arsye për ta diskutuar”, u përgjigj ai në mënyrë karakteristike kur u pyet nëse Finlanda mund të vazhdojë me anëtarësimin pa Suedinë./Albeu.com/

The post Stoltenberg pas vetos së Ankarasë për Suedinë: Përfundimi i procesit të anëtarësimit është i rëndësishëm appeared first on Albeu.com.

“Furnizimi me armë, rruga drejt paqes”, Stoltenberg: Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në Ukrainë nëse mbizotëron tiranía
“Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe ta furnizojnë atë me më shumë armë, sepse nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme nëse tirania triumfon mbi lirinë.”

Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të enjten në Oslo gjatë fjalimit të tij në konferencën vjetore të Konfederatës Norvegjeze të Biznesit.

“Furnizimi me armë, në fakt, është rruga drejt paqes… Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme nëse shtypja dhe tirania mbizotërojnë mbi lirinë dhe demokracinë”, tha Stoltenberg.

Kreu i NATO-s nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës dhe u bëri thirrje anëtarëve të Aleancës që të investojnë më shumë në mbrojtje, të heqin qafe varësinë nga regjimet totalitare dhe të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë./Albeu.com/

The post “Furnizimi me armë, rruga drejt paqes”, Stoltenberg: Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në Ukrainë nëse mbizotëron tiranía appeared first on Albeu.com.

Shefi i NATO-s: Retorika bërthamore e Rusisë, e pamatur dhe e rrezikshme
Retorika bërthamore e Rusisë është “e pamatur dhe e rrezikshme”, sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke folur në samitin e NATO-s në Madrid, ai tha se aleanca perëndimore duhej ta merrte seriozisht, por nuk ka parë ndonjë ndryshim në gatishmërinë bërthamore të Rusisë.

Ai tha gjithashtu se Kina duhet të ndalojë së kërcënuari Tajvanin dhe të mos krijojë një situatë të rrezikshme në atë pjesë të botës, sepse ajo që ndodh atje ka rëndësi edhe për NATO-n.

Por Stoltenberg refuzoi të diskutohej nëse aleanca do t’i vinte në ndihmë Tajvanit nëse sulmohej.

Për indinjatën ruse ndaj Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin e NATO-s, ai tha se ato vende kishin të drejtë të zgjidhnin rrugën e tyre.

Ai gjithashtu hodhi poshtë plotësisht idenë se NATO është pjesërisht përgjegjëse për luftën në Ukrainë, duke thënë se presidentit rus Vladimir Putin nuk i pëlqen të ketë një komb të lirë, demokratik dhe të suksesshëm në kufijtë e tij.

Stoltenberg vlerësoi gjithashtu Mbretërinë e Bashkuar për ofrimin e aftësive të nivelit të lartë për NATO-n dhe për të qenë një mbështetës kryesor i Ukrainës.

Aleatët e NATO-s, tha ai, janë të përgatitur të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa duhet, sepse kjo ka të bëjë gjithashtu me sigurimin që presidenti Putin të mos e marrë rrugën e tij duke përdorur forcën kundër një kombi sovran në Evropë./albeu.com

The post Shefi i NATO-s: Retorika bërthamore e Rusisë, e pamatur dhe e rrezikshme appeared first on Albeu.com.

Sot 9 maji, NATO thirrje Rusisë: Ndaloni menjëherë luftën në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shfrytëzuar Ditën e Fitores për t’i bërë thirrje liderit rus që t’i japë fund luftës në Ukrainë menjëherë.

Ai ka thënë për gazetën gjermane Die Welt se Vladimir Putin duhet të tërheqë trupat e tij nga Ukraina dhe të fillojë negociatat e paqes.

“Ne qëndrojmë fort në krah të Ukrainës dhe do të vazhdojmë ta ndihmojmë vendin të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje,” thotë ai.

Stoltenberg thotë se presidenti rus e ka përdorur rregullisht fjalimin e tij të 9 majit për të përhapur gënjeshtra për Perëndimin dhe për të kritikuar NATO-n: “Pres që Putini përsëri më 9 maj të këtij viti të përhapë gënjeshtra për NATO-n dhe Perëndimin në tërësi”.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se NATO ka vepruar në mënyrë agresive, duke këmbëngulur se është një aleancë mbrojtëse e ndërtuar për të siguruar paqen dhe për të mbështetur vlerat e lirisë dhe demokracisë. /albeu.com

The post Sot 9 maji, NATO thirrje Rusisë: Ndaloni menjëherë luftën në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Stoltenberg: NATO do të vendosë prani të përhershme ushtarake në kufirin e saj
Në një intervistë me The Sunday Telegraph, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se aleanca është “në mes të një transformimi shumë themelor” që do të pasqyrojë “pasojat afatgjata” të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.

Në intervistë, Stoltenberg thotë se NATO po planifikon një prani të përhershme ushtarake në kufirin e saj në një përpjekje për të luftuar agresionin e ardhshëm rus.

Ai tha se fokusi i tij është të sigurojë që aleatët e tjerë të NATO-s të përmbushin kërkesën minimale të aleancës prej 2% shpenzime si pjesë e PBB-së së tyre./albeu.com

The post Stoltenberg: NATO do të vendosë prani të përhershme ushtarake në kufirin e saj appeared first on Albeu.com.

NATO: Do të rrisim mbështetjen për Ukrainën
Vendet anëtare të NATO-ja janë pajtuar për të rritur mbështetjen për Ukrainën dhe do të dërgojnë disa lloje të sistemeve të armëve në këtë shtet, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten, 7 prill, pas një takimi të ministrave të Jashtëm.

Stoltenberg u ka thënë gazetarëve se vendet anëtare të NATO-s po ashtu janë pajtuar për të bërë më shumë për t’iu ndihmuar partnerëve tjerë që të rrisin aftësitë për të mbrojtur veten, përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

As Gjeorgjia, as Bosnje-Hercegovina nuk janë pjesë e NATO-s.

Stoltenberg ka thënë se lufta në Ukrainë mund të zgjasë për javë, muaj apo edhe vite, duke shtuar se aleatët janë duke ndëshkuar Rusinë me “kosto të mëdha” në mënyrë që shkurtohet koha e konfliktit.

Ai ka shtuar se nëse lufta do të vazhdojë për kohë të gjatë, rreziku kryesor është që njerëzit e Ukrainës “do të vuajnë më shumë dhe do të shohim më shumë vdekje dhe shkatërrim”.

“Natyrisht, për aq kohë sa lufta vazhdon, do të ketë rrezik për përshkallëzim përtej Ukrainës, dhe kjo është ajo në të cilën fokusohet NATO-ja, të parandalojë përshkallëzimin”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se shtetit të tij i duhen urgjentisht më shumë armë nga aleatët e Perëndimit për ta mbrojtur veten nga Rusia.

“Aleatët janë duke ofruar më shumë armë dhe janë të gatshëm të bëjnë më shumë kur është fjala për mbështetje ushtarake”, ka thënë Stoltenberg.

Rusia është duke u përballur me situatën më të vështirë në tri dekada për shkak të sanksioneve të pashembullta, mirëpo përpjekjet e huaja për të izoluar atë nga ekonomia globale do të dështojnë, ka thënë kryeministri rus, Mikhail Mishustin më 7 prill.

I cituar nga agjencia ruse e lajmeve, TASS, ai ka thënë se kjo situatë ka hapur dyert për mundësi të reja, pasi largimi i disa kompanive të huaja nga Rusia, do të krijojë hapësirë për tjerat.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL

The post NATO: Do të rrisim mbështetjen për Ukrainën appeared first on Albeu.com.