Jemin Sherën Archives - Albeu.com

Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, GJKKO dënon me 35 vite burg Jemin Sherën
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka shpallur dënimin për Jemin Ali Sherën, duke e dënuar me 35 vite burg, për vrasjen e Behar Sofisë, ngjarje e ndodhur në shkurt 2021.

Ky dënim është dhënë në mungesë të të pandehurit, pasi Shera ndodhet në kërkim.

Në përfundim të gjykimit, trup gjykues i përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Etleva Deda, e ka dënuar Jemin Sherën bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, duke bashkuar dënimet e mëparshme.

Autoritetet vazhdojnë përpjekjet për kapjen e tij.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale ndaj të pandehurit Jemin Shera, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendimin”, e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Etleva Deda, me vendimin Nr. 24, datë 12.03.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës B.S, parashikuar nga nenet 78, pg 2 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vite burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jemin Ali Shera, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ameve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Jemin Ali Shera dënohet me një dënim të vetëm prej 35 (tridhjetë e pesë) vite burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Jemin Ali Shera do të vuhet në një burg të sigurisë Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”,– thuhet në njoftim.

The post Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, GJKKO dënon me 35 vite burg Jemin Sherën appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon 35 vite burg për organizatorin e atenatit ndaj Behar Sofisë (EMRI)
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë ditën e sotme pretencën për Jemin Sherën, ku kërkon dënimin e tij me 35 vite burgim. Ai akuzohet nga SPAK si organizatori i atenatit ndaj Behar Sofisë, i ekzekutuar më 25 shkurt të vitit 2021 në Tiranë. Ai vazhdon të jetë ende në arrati, teksa gjykimi i tij ka vijuar në mungesë.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Jemin Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen ka krijuar grupin kriminal.

Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të piramidës në Tiranë.

5 anëtarët e tjerë të grupit kriminal janë dënuar më parë nga Gjykata e Posaçme me 127 vite burg në total. Më konkretisht; Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Xhuljano Visha janë dënuar me nga 30 vite burg secili. Ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë, Ernejt Shytin është dënuar me 7 vite burg. Të njëjtat vite dënimi me burg kishte kërkuar edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) në pretencën e saj.

Ernejt Shyti u arrestua dy javë pasi kishte kryer vrasjen e Behar Sofias në Mal të Zi, teksa punonte në ndërtim. Ai ka treguar me detaje se si qëlloi ndaj Behar Sofias, por edhe se kush ishin personat që e kishin dorëzanë dhe ishin të interesuar për eliminimin e bosit të drogës. Sipas Shytit, miku i fëmijërisë, Xhuliano Visha i propozoi fillimisht vrasjen e Behar Sofias.

“Xhuliano Vishën e kam shok prej 5-6 vitesh. Rreth mesit të muajit janar 2021 Xhuliano më tha: ‘A mund të vrasësh një njeri se unë nuk mund ta bëj. Do të marrim 50 milionë lekë nëse e vrasim’. Ai më shpjegoi se nuk mund ta vriste vetë personin sepse e kishte parë roja që rrinte jashtë ETC-së. Unë i thashë nuk e di, por do të shkojmë të shikojmë vendin dhe personin që do të vrisja. Dy ditë më pas jam nisur me Xhulianon nga Kërraba dhe kemi parkuar makinën poshtë ‘Varrezave të Dëshmorëve’. Nga aty kemi lëvizur drejt ETC me dy patina të miat që unë i kisha në bagazhin e makinës. Kur kemi mbërritur te ETC kemi qëndruar ulur në stolat bri Lanës. Më pas kaluam mbrapa godinës së ETC, ku Xhuliano më tregoi se nga dilte personi që do vrisnin”.

Pas Ernejt Shytit u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tjerë Xhuljano Visha,Leonard Xhixha, Bujar Leza dhe Skënder Vathi.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit të vitit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66-vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

The post SPAK kërkon 35 vite burg për organizatorin e atenatit ndaj Behar Sofisë (EMRI) appeared first on Albeu.com.