jashtë sportelit digjital Archives - Albeu.com

e-Albania, shërbimet shtohen, por të moshuarit mbeten jashtë sportelit digjital
Digjitalizimi i shërbimeve publike, po zgjeron me shpejtësi bazën e përdoruesve mes moshave të reja dhe atyre aktive në punë, por po lë gjithnjë e më pas brezat e vjetër, duke thelluar atë që njihet si analfabetizmi digjital.

Të dhënat e fundit të INSTAT mbi shpërndarjen e individëve që ndërveprojnë me autoritetet publike për shkarkimin apo printimin e formularëve zyrtarë në platformën qeveritare e-Albania, tregojnë për ndasi të fortë të strukturës së përdoruesve, ku grup-mosha mbi 55-vjeç ka peshën më të ulët nga totali i përdoruesve, edhe pse kjo përbën më shumë se 40 për qind të popullsisë së vendit

Gjatë vitit 2025, grup-moshat 25-34 vjeç dhe 35-44 vjeç përbëjnë 51 për qind të totalit të përdoruesve në E-albania në 2025.

Edhe grup-mosha 45-54 vjeç ka ruajtur një qëndrueshmëri të lartë, pasi përbën 23% të përdoruesve, çka tregon se popullsia aktive deri në prag të pensionit po arrin të përshtatet me shërbimet online.

Ndërkohë, të rinjtë e moshës 16-24 vjeç mbajnë një peshë konstante prej rreth 15.4% të totalit të përdoruesve.

Shifrat zbulojnë një rënie dramatike të përdorimit të këtyre shërbimeve nga popullsia në prag pensioni dhe ajo pensioniste, duke konfirmuar vështirësitë e mëdha që këto fasha kanë për të përdorur platformat digjitale.

Te grup-mosha 55-64 vjeç, pesha në shkarkimin e dokumenteve zyrtare është përgjysmuar brenda vitit, duke rënë nga 16.5% në vitin 2024 në vetëm 7.2% të totalit të përdoruesve në vitin 2025.

Situata mbetet edhe më kritike për të moshuarit e fashës 65-74 vjeç, të cilët përbëjnë vetëm 2.8% përdoruesve të E-albania në 2025.

Ndërsa shërbimet bëhen ekskluzivisht online, moshat e vjetra po e gjejnë veten të përjashtuara apo të paafta për të kryer procedurat dhe duke u varur tërësisht nga ndihma e familjarëve ose e palëve të treta shpesh herë me kosto shumë të lartë për të siguruar qoftë edhe një certifikatë.

Me kalimin e plotë të shumë shërbimeve kryesore aplikuese në platformën e-Albania, të moshuarit nuk kanë më zgjedhje alternative.

Kur një pjesë e tyre nuk ka mjetet ose njohuritë e mjaftueshme për të naviguar në sistem, ata thjesht nuk janë nga statistikat si përdorues direkte, duke ia deleguar këtë nevojë fëmijëve ose nipërve.

Kalimi drejt identifikimit të sigurt, përmes sistemeve më komplekse të hyrjes ose aplikacioneve celulare shpesh kërkon hapa që për këtë brez janë të ndërlikuar, si përdorimi i kodeve OTP (One-Time Password) nëpërmjet mesazheve ose e-mail-eve, të cilat rrisin barrierën e përdorimit.

Teksa moshat aktive në punë që trajnohen apo përdorin teknologjinë çdo ditë, pensionistët nga ana tjetër përballen me mungesë të pikave të asistencës publike apo kurseve të thjeshtëzuara për moshën e tretë, duke bërë që ritmi i përshtatjes së tyre të mos ndjekë dot përditësimet e platformave qeveritare./Monitor

The post e-Albania, shërbimet shtohen, por të moshuarit mbeten jashtë sportelit digjital appeared first on Albeu.com.