Jasenovaci Archives - Albeu.com

Presidenti i Malit të Zi në Bruksel, pas miratimit të rezolutës për Jasenovacin
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, takohet sot në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Është ky takimi i parë mes zyrtarëve nga Podgorica dhe Brukseli pas miratimit të Rezolutës për Jasenovacin në Kuvendin e Malit të Zi.

Kjo rezolutë është pikërisht arsyeja përse takimi zhvillohet në Bruksel dhe jo në Podgoricë.

Michel e anuloi udhëtimin në kryeqytetin e Malit të Zi, pasi Parlamenti i këtij vendi miratoi Rezolutën për Jasenovacin më 28 qershor.

Në shpjegimin e kabinetit të Michelit nuk përmendet Rezoluta, por thuhet se presidenti i Këshillit Evropian e shtyu vizitën e planifikuar në Mal të Zi më 2 dhe 3 korrik, “për të siguruar bisedime të suksesshme me bashkëbiseduesit kryesorë të këtij vendi, të cilat nuk duhet të mbeten nën hijen e ngjarjeve të fundit”.

Në takimin mes Michelit dhe Millatoviqit pritet të flitet për domosdoshmërinë që Mali i Zi të mbetet në rrugën evropiane.

Shumica parlamentare e Parlamentit të Malit të Zi votoi për Rezolutën për gjenocidin në Jasenovac më 28 qershor.

Jasenovaci – 70 km në lindje të kryeqytetit të Kroacisë, Zagreb – është i njohur për vrasjet masive të hebrenjve, serbëve, romëve dhe kroatëve antifashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vlerësimet e numrit të të vrarëve atje ndryshojnë, por historianët e pavarur thonë se ai sillet midis 80.000 dhe 100.000.

Qeveria kroate i konsideron ngjarjet atje si krim të Luftës së Dytë Botërore.

Në ditën kur u miratua rezoluta në Mal të Zi, Kroacia tha se ky veprim nuk i kontribuon ndërtimit të një kulture të përkujtimit, por se është “instrumentalizim i viktimave të Jasenovacit” për qëllime politike ditore.

Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, gjatë një bisede telefonike me homologun malazez, Jakov Millatoviq, tha se rezoluta është një akt i dëmshëm që “rëndon në mënyrë të panevojshme mbi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve”.

Pas kësaj bisede, në platformën X reagoi edhe Millatoviq:

“Kemi rënë dakord se është detyrë e jona e përbashkët që t’i kujtojmë me nderim të gjitha viktimat e gjenocidit në Jasenovac, e jo që të tregtohet politikisht me viktimat dhe krimin, të cilin askush nuk e mohon”.

Rezoluta për Jasenovacin ishte një përgjigje politike e forcave proserbe në Mal të Zi ndaj mbështetjes së Qeverisë malazeze për Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë, e cila u miratua në fund të majit.

Rezolutën për Srebrenicën e kundërshtuan zyrtarët proserbë të Malit të Zi, përfshirë kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiq.

The post Presidenti i Malit të Zi në Bruksel, pas miratimit të rezolutës për Jasenovacin appeared first on Albeu.com.