Jarinje Archives - Albeu.com

U mbyll pas sulmit në Veri, hapet pika kufitare e Jarinjës
Pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë është hapur plotësisht për qarkullim mëngjesin e 18 tetorit, gati një muaj pasi ishte mbyllur.

Zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë se kjo pikë kufitare është hapur në orën 08:30 të së mërkurës.

Pikëkalimi kufitar në Jarinjë, por edhe ai në Bërnjak – që gjenden në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe – u mbyllën nga autoritetet e Kosovës më 24 shtator, pas sulmit të armatosur ndaj policisë së Kosovë, që autoritetet në Prishtinë e cilësojnë si sulm terrorist.

Bërnjaku veçse është hapur për hyrje/dalje më 4 tetor, ndërkaq Jarinja ka qenë e bllokuar për hyrje në Kosovë, ndërkaq ishte e hapur vetëm për dalje.

Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Në sulmin e një grupi të armatosur serbësh mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve mes grupit të armatosur dhe policisë u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për organizimin dhe udhëheqjen e sulmit e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin, ndërkaq Kosova përmes një rezolute të miratuar në Kuvend ka kërkuar hetim ndërkombëtar për Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë.

Kosova ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i vendosë Serbisë masa ndëshkuese, ndërkaq në bllokun evropian kanë thënë se po presin që të përfundojnë hetimet dhe më pas do të vendosin për masat dhe hapat eventualë./REL

The post U mbyll pas sulmit në Veri, hapet pika kufitare e Jarinjës appeared first on Albeu.com.

Sulmoi dhe rrahu zyrtarin policor në Jarinjë, arrestohet mjeku serb
Një shtetas i Serbisë ka sulmuar një zyrtar të Policisë së Kosovës dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ku thuhet se incidenti ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, të premten, rreth orës 16:30.

Siç thuhet në komunikatë, i dyshuari me inicialet N.T., shtetas i Serbisë, ka tentuar të hyj në Kosovë “pa dokumentacionin e nevojshëm”.

Atij i është refuzuar hyrja nga autoritetet policore dhe më pas “ai ka filluar të fyej zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në pikën e kalimit kufitar” në Jarinjë.

“Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “sulm ndaj personit zyrtar”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me rastin ka reaguar Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, e cila përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se personi i përfshirë në incident është “Nikolla Todoroviq, mjek i punësuar në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë të Veriut”.

Siç thuhet në komunikatën e kësaj zyre, Todoroviq “është ndaluar sot në vendkalimin Jarinjë, teksa ishte duke vozitur fëmijët e mitur drejt komunës së Skenderajt”, për një festë fetare ortodokse.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kanë ndaluar për shkak të mungesës së dokumentacionit për fëmijët, i kanë nxjerrë fëmijët nga vetura dhe para tyre e kanë ngacmuar Todoroviqin, dhe kur ai i ka kundërshtuar ata e kanë marrë në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.

Kjo zyrë ka bërë të ditur se tashmë ka angazhuar një avokat për të arrestuarin dhe e ka cilësuar incidentin si “një rast tjetër i torturës nga Policia e Kosovës, e cila çdo ditë kërkon justifikime për të ngacmuar dhe ndaluar serbët”./REL/

The post Sulmoi dhe rrahu zyrtarin policor në Jarinjë, arrestohet mjeku serb appeared first on Albeu.com.

Dhunohet polici në pikën kufitare në Jarinjë
KOSOVË- Një person ka sulmuar fizikisht një polic në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë. Policia e Kosovës bën me dije se agresori pasi ka goditur efektivin është larguar në drejtim të paditur. Punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve. Autoritetet ligjzbatuese kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Dhunohet polici në pikën kufitare në Jarinjë appeared first on Albeu.com.

Situata në veri të Kosovës, pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura
Dy pikat kufitare, ajo në Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe sot. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje.

Ndërsa pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat e vendosura nga bandat kriminale në veri, më 10 nëntor. Barrikadat janë larguar në fshatin Rudar, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.

Kujtojmë se barrikadat u ngritën më 10 dhjetor nga grupe kriminale serbe, si shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Ai dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës.

Thirrjet për largimin e tyre “ranë në vesh të shurdhër”. Qeveria e Kosovës po priste KFOR-in që të largonte barrikadat. Por ishte ndryshimi i aktakuzës të Dejan Pantiç nga paraburgimi në arrest shtëpiak, që shërbeu si shkëndijë për heqjen e tyre.

Thirrje për largimin e barrikadave kanë bërë edhe ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe ajo në Beograd, duke thënë se arrestimi i Pantiçit po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve. Grupet kriminale serbe të maskuar kanë sulmuar Policinë e Kosovës, gazetarët dhe misionin e BE-së, EULEX.

Si pasojë, një polic i Kosovës është lënduar, për çka ka marrë edhe trajtim mjekësor. /KosovaPress

The post Situata në veri të Kosovës, pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura appeared first on Albeu.com.

Tensionet në veri, policia e Kosovës: Jarinje e Bërnjaku mbeten të mbyllura
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se forcimi i rendit dhe sigurisë publike, parandalimi i akteve kriminale si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në veri të vendit mbesin ndër prioritetet e saj.

Që nga vendosja e nëntë barrikadave nga persona/grupe kriminale, situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e njëjtë, ku si pasojë e këtyre barrikadave dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak ende mbesin të mbyllura për qarkullim, shkruan KosovaPress

Referuar situatës së krijuar, bllokimit të rrugëve, e rasteve/sulmeve të ndodhura nga grupet kriminale, kanë bërë që të krijohen rrethana të reja të punës e po ashtu kanë ndikuar edhe në jetën e qytetarëve të asaj zone, të cilët nuk po mund të kenë lëvizje të lirë si dhe nuk po e kanë qasjen e lehtë në shërbimet e tyre të nevojshme.

Edhe përkundër këtyre rrethanave të krijuara në veri të vendit, Policia e Kosovës po angazhohet me të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime, si dhe të punojë në parandalimin e akteve kriminale, të cilat po organizohen nga persona të përfshirë në grupe kriminale të organizuara nga brenda dhe jashtë Kosovës.

Në këtë drejtim, bazuar në informacionet që posedon, Policia e Kosovës po bashkëpunon ngushtë me institucionet relevante të sigurisë, në ndërmarrjen e masave të nevojshme ligjore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues të RKS-së, mundësimit të lëvizjes së lirë dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë e mirëpritur nga qytetarët në nivel vendi, përfshirë edhe nga banorët në veri të vendit, të cilët bashkëpunojnë me njësitet policore, që ofrojnë siguri dhe shërbime policore për qytetarët pa dallime.

The post Tensionet në veri, policia e Kosovës: Jarinje e Bërnjaku mbeten të mbyllura appeared first on Albeu.com.

Kurti u kërkon serbëve të largojnë kamionët nga rruga në Jarinje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fillimin e mbledhjes së Qeverisë ka falenderuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe pjesëtarët e Policisë për punën që po e kryejnë në pikën kufitare Jarinje.

Kurti ka thënë se policët kanë arritur të ruajnë rendin dhe qetësinë në këtë pikë kufitare, pavarësisht pangesave që kanë hasur tash e tri ditë. Ai tha se dy rrugët regjionale që dërgojnë në Jarinjë janë bllokuar nga disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale, i cili kërkoi që të largohen sa më shpejt.

“Jemi njoftuar se pengesat në rrugët që shpien në dy rrugët kufitare janë duke u bërë më disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo përbën shkelje dhe keqpërdorim të pronës publike. Ftoj kryetarët e komunave në veri të Ibrit të tërhjekin automjetet nga rruga dhe grupin e serbëve pasi kanë bllokuar vetvetën”. /albeu.com/

The post Kurti u kërkon serbëve të largojnë kamionët nga rruga në Jarinje appeared first on Albeu.com.

Vuçiç thërret mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë, shkak situata në Jarinje
Presidenti i Serbisë, Aleskander Vuçiç, ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 10 të mëngjes, ka mësuar “Novosti”.

Tema kryesore në këtë takim do të jetë ajo çfarë është duke ndodhur sot në pikën kufitare të Jarinjes dhe do të ketë një analizë të vendimit të fundit të Qeverisë Kurti që obligon me targa të përkohshme të gjitha veturat që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Kjo po konsiderohet si shmangie për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011.

Sipas “Novosti”, në këtë takim është i ftuar edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq, si dhe krerët e të gjitha njësive speciale të forcave të armatosura. /albeu.com/

The post Vuçiç thërret mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë, shkak situata në Jarinje appeared first on Albeu.com.

Forcat policore në veri, pas vendosjes së kontenjerëve në Jarinje (FOTO LAJM)
Në një nga pikat kufitare në veri të vendit, në Jarinje, sipas medieve lokale serbe janë vendosur disa kontenjerë. E gjitha kjo për të përmirësuar kushtet e punjonjësve të policisë kufitare.

Për vendosjen e këtyre kontenjerëve ishte përkujdesur policët e Kosovës që gjithçka të shkonte si duhet. Madje, nga ajo që shihet, kontenjerët janë vendosur aty ku vite më parë të tjerë ishin djegur nga serbët lokalë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për këtë medie serbe, duke u thënë se po bëhet vetëm për përmirësim kushtesh, ngaqë “policia kufitare e ka pasur vetëm një zyrë Leposaviq”.

Por, e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka alarmuar serbët lokalë dhe të tjerë, se i gjithë ky aksion po bëhet për t’iu hequr targat shtetasve serbë.

The post Forcat policore në veri, pas vendosjes së kontenjerëve në Jarinje (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.