jani rustemi Archives - Albeu.com

Misteri që mbulon vdekjen e Jani Rustemit, familjarët: Morëm vesh se ishte në koma pas 12 ditësh
Ka folur për mediet, kunati i Jani Rustemit, Lulzim Mehmetaj. Jani Rustemi, i cili u arrestua një muaj më parë në Tiranë pasi akuzohej për vjedhje tapetesh, ndërroi jetë tre ditë mëparë ( 20 maj) në QSUT, ku ndodhej në gjendje kome prej 19 prillit.

28-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore më 14 prill dhe për herë të dytë më 17 prill, ndërsa u shtrua në spitalin ‘Nënë Tereza’ më 19 prill. Kunati i Rustemi kaf ajësuar shtetin për vdekjen e të riut.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mehmetaj se për shtrimin në spital të Rustemit kanë marrë vesh 12 ditë pas.

Ai tregoi se biseda e fundit që kanë pasur me Rustemin ka qenë dy ditë pas arrestimit nga policia për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete.

“Djali është arrestuar që me datë 12, ne kemi marrë vesh pas 12 ditësh e kemi marrë vesh që është në koma. Dy ditë pas arrestimit na kanë marrë në telefon e na kanë thënë që t’i çojmë pasaportën e Janit. Djali është arrestuar se kishte marrë një tapet e një palë atlete. Na erdhën për kontroll dhe fjala e parë që na thanë ishte a ka sjellë Jani një palë atlete e një tapet. Vjehrra doli jashtë e i tha Janit “Ça bëre”. Ai uli kokën e më pas e ka marrë policia. Jani nuk ka pas pir heroinë, pinte hashash dhe kokainë kur kishte mundësinë. Ne fajësojmë shtetin.

Ai nuk ishte përdorues heroine, kush ia dha metadonin? I bënë analizat? Vetëm njëherë na kanë lejuar që të prekim djalin, por nuk na kanë lejuar që ta shohim, a kishte shenja dhune apo jo. Komunikimi i fundit me Janin ka qenë vetëm dy ditë pas arrestimit, që ka kërkuar rrobat. Nuk kishim dijeni për seancën që është zhvilluar e asgjë. Pas dy javësh pasi është arrestuar Jani kanë ardhur dy oficerë policie e i kanë thënë vjehrrës ik se e ke djalin në spital”, tha ai.

Familjarët e Rustemit shprehen të indinjuar duke thënë se kjo është një vrasje nga duart e shtetit teksa hedhin poshtë argumentat e dala nga policia se djali i tyre përdorte lëndë narkotike dhe i është dhënë metadon si mjekim, duke theksuar se Jani ishte në gjendje tepër të mirë shëndetësore dhe nuk përdorte drogë.

Rasti i Jani Rustemit, të riut që mbylli sytë dje, kur ka kaluar më shumë se një muaj nga arrestimi i tij, u bë publik nga mediat. Ishte nëna e tij që mori guximin të bënte denoncimin në emisionin ‘uniko’ duke treguar se i biri, 28 vjeç dhe baba i dy fëmijëve ishte në gjendje shumë mirë para se të arrestohej nga policia.

Rustemi ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej se kishte vjedhur një tapet e një palë atlete dhe efektivët e vunë në pranga më datë 13 prill. Por, vetëm një ditë më pas, 28-vjeçari që ndodhej në qelitë e paraburgimit tek ‘302’-shi në rrugën ‘Mine Peza’ në Tiranë, u ndje keq. Ai shfaqi probleme shëndetësore, por pavarësisht gjendjes së tij, Rustemi doli para gjykatës dhe ndaj tij u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Policia ndërkohë nuk kishte bërë asnjë reagim! Më datë 17, gjendja e Rustemit u rëndua sërish dhe ai u shtrua në spital. Tre ditë më vonë, nëna e tij bëri një kallëzim dhe ngriti pretendimin se djali i saj ishte keqtrajtuar nga efektivët e policisë. Autoritetet vijonin të heshtnin, duke mos nxjerrë asnjë njoftim rutinë për rastin në fjalë, deri në momentin që nëna e Rustemit me videon ku shihej i biri që dergjej në shtratin e spitalit, iu drejtua mediave.

Ata kërkojnë drejtësi nga shteti që të dalë në dritë e vërteta ose në të kundërt, siç paralajmërojnë, do të bëjnë vetëgjyqësi./albeu.com/

The post Misteri që mbulon vdekjen e Jani Rustemit, familjarët: Morëm vesh se ishte në koma pas 12 ditësh appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se iu dha më shumë dozë metadoni, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për vdekjen e Jani Rustemit
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas vdekjes së 27-vjeçarit Jani Rustemi në ambientet e QSUT.

Rustemi u ndje keq në ambientet e paraburgimit ku ishte dërguar për vjedhjen e një tapeti, dhe prej dy javësh ndodhej në ambientet e QSUT-së në gjendje kome.

Familja e Rustemit pretendon se i riu u dhunua në burg, ndërsa kanë paralajmëruar se do të protestojnë në 15:30 te Ministria e Drejtësisë.

Dyshimet janë se Rustemit i është dhënë një dozë më e lartë metadoni sesa i duhej, pasi i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike.

I riu ishte i datëlindjes 15.04.1995 lindur e banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, ka dy fëmijë, i arrestuar më 12.04.2023 për “Vjedhje” dhe me gjendje gjyqësore “i dënuar më parë”.

Për ngjarjen u njoftua Prokuroria, Komisariti i Policisë dhe Specialistin e ShKBSB, për veprime të metejshme hetimore.

Çfarë ndodhi me Jani Rustemin?

Sipas policisë, Rustemi më datë 14 Prill, teksa ka qenë i arrestuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe ka shfaqur shqetësime shëndetësore.

Po në të njëjtën ditë, sipas uniformave blu, i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tij është përmirësuar.

Ditën tjetër, më 15 Prill, ai është dërguar në Gjykatën e Tiranës, për t’u njohur me masën e sigurisë ku i është caktuar “arresti në burg” për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete.

Më datë 16 Prill, ai është dërguar në Burgun 313, por për shkak të mbingarkesës në këtë institucion është rikthyer sërish në Bllokun e Sigurisë së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Një ditë më vonë, më 17 Prill, i riu Rustemi ka shfaqur sërish shqetësime shëndetësore. Po këtë ditë, ai është transportuar në spitalin “Nënë Tereza” ku është shtruar në spital. Në njoftimin e saj, policia nuk sqaron se çfarë problemesh shëndetësore ka shfaqur 27-vjeçari Jani Rustemi.

“Me datë 14.04.2023, kohë që ky shtetas ka qenë në Bllokun e Sigurisë te DVP Tiranë, ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe nga strukturat që merren me sigurimin e të ndaluarve dhe arrestuarve është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar.

Me datë 15.04.2023, ky shtetas është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku kjo Gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Me datë 16.04.2023, pas daljes së urdhrit të ekzekutimit të masës së sigurisë nga Prokurori, është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm dhe ky i arrestuar është dërguar në IEVP-313, Tiranë. Autoritetet e IEVP 313, nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë.

Me datë 17.04.2023, shtetasi Jani Rustemi, ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin “Nënë Tereza”, ku dhe është shtruar dhe në ambientet e spitalit është siguruar me punonjës Policie të DVP Tiranë. Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorit, me datë 19.04.2023, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, është marrë në ruajtje nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, thuhet në njoftimin e policisë./Albeu.com/

The post Dyshohet se iu dha më shumë dozë metadoni, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për vdekjen e Jani Rustemit appeared first on Albeu.com.

La pas dy fëmijë, misteri që mbulon vdekjen e Jani Rustemit, institucionet heshtin
Rasti i Jani Rustemit, të riut që mbylli sytë dje, kur ka kaluar më shumë se një muaj nga arrestimi i tij, u bë publik nga mediat. Ishte nëna e tij që mori guximin të bënte denoncimin në emisionin ‘uniko’ duke treguar se i biri, 28 vjeç dhe baba i dy fëmijëve ishte në gjendje shumë mirë para se të arrestohej nga policia.

Rustemi ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej se kishte vjedhur një tapet e një palë atlete dhe efektivët e vunë në pranga më datë 13 prill. Por, vetëm një ditë më pas, 28-vjeçari që ndodhej në qelitë e paraburgimit tek ‘302’-shi në rrugën ‘Mine Peza’ në Tiranë, u ndje keq. Ai shfaqi probleme shëndetësore, por pavarësisht gjendjes së tij, Rustemi doli para gjykatës dhe ndaj tij u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Policia ndërkohë nuk kishte bërë asnjë reagim! Më datë 17, gjendja e Rustemit u rëndua sërish dhe ai u shtrua në spital. Tre ditë më vonë, nëna e tij bëri një kallëzim dhe ngriti pretendimin se djali i saj ishte keqtrajtuar nga efektivët e policisë. Autoritetet vijonin të heshtnin, duke mos nxjerrë asnjë njoftim rutinë për rastin në fjalë, deri në momentin që nëna e Rustemit me videon ku shihej i biri që dergjej në shtratin e spitalit, iu drejtua mediave.

Ajo denoncoi publikisht ratin në emisionin “Uniko”, ku rrëfeu se Jani kishte qenë në gjendje shumë të mirë shëndetësore një ditë pasi efektivët ta vinin në pranga. Si provë, Pranvera Rustemi kishte dhe një video të postuar në Instagram, vetëm më 12 prill. Aty Jani shihej teksa qeshte dhe luante me qenin që kishin në shtëpi. Nëna e Jani Rustemit tha se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të të birit. Ajo theksonte se djali nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk e lënë as që të hyjë në spital t’i qëndrojë afër.

“Jam një nënë me 5 jetimë. Kam problemin e djalit, Jani Rustemi. E arrestuan për vjedhje, kishte vjedhur një tapet dhe një palë atlete. Më erdhi policia në darkë bashkë me çunin, dola jashtë, te furgoni i policisë e kisha djalin. Fola, ishte mirë djali atë ditë. Pastaj pas 4 ditëve më mori në telefon, më tha o ma më sill pasaportën se nuk më regjistrojnë këtu. Ja ku e kam pasaportën e djalit. Nuk kam arritur t’ia çoj. Nuk arrita, nuk kam pasur lekë, thashë kur të bëhem me lekë do shkoj do bëj takim për djalin. Pastaj më morën në telefon policët. Shkoni më thanë se keni djalin sëmurë. Kam shkuar te burgu i policisë. Kam vajtur, kam pyetur te spitali i burgjeve. Nuk e gjeta aty, nuk ishte i shtruar. Pastaj pas disa ditëve më erdhi polici, dy civilë këtu në shtëpi. Shko më thanë filan vend. E ke sëmurë, pak me ftohje. Shkuam në spital. Kam vajtur te Nënë Tereza, çuni ishte në reanimacion, ishte shumë keq. Doktori më tha nuk kam shpresa për djalin tënd. Djalin e kam gjet në spital, në këtë gjendje. (tregon videon) Edhe këtë mezi e mora se nuk më linin policia, e mora fshehurazi. Këtu është në reanimacion dhe doktori tha nuk kemi shpresa, vetëm tek duart e Zotit e keni djalin. Doktori tha vetëm që i kanë bërë shumë Metadon. Hashash e dija që pinte, por ishte për bukuri,”- rrëfente nëna e Janit me lot në sy.

Dhe pas këtij rrëfimi, Policia e Shtetit u ‘kujtua’ të bënte një reagim. Në një njoftim të gjatë, PSH tregonte se si i riu ishte sorollatur nga një institucion në tjetrin, por pa sqaruar se çfarë kishte ndodhur saktësisht me shëndetin e Rustemit.

Njoftimi i policisë:

Me datë 14.04.2023, kohë që ky shtetas ka qenë në Bllokun e Sigurisë te DVP Tiranë, ka shfaqur shqetësime shëndetësore, dhe nga strukturat që merren me sigurimin e të ndaluarve dhe arrestuarve është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar.

Me datë 15.04.2023, ky shtetas është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku kjo Gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Me datë 16.04.2023, pas daljes së urdhrit të ekzekutimit të masës së sigurisë nga Prokurori, është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm, dhe ky i arrestuar është dërguar në IEVP-313, Tiranë. Autoritetet e IEVP 313, nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë.

Me datë 17.04.2023, shtetasi J. R., ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin “Nënë Tereza”, ku dhe është shtruar dhe në ambientet e spitalit është siguruar me punonjës Policie të DVP Tiranë. Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorit, me datë 19.04.2023, në ambientet e spitalint “Nënë Tereza”, është marrë në ruajtje nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më datë 30.04.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja P. R., (nëna e të arrestuarit) e cila ka ngritur pretendime për trajtimin shëndetësor të djalit të saj.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP-së Tiranë, kanë administruar kallëzimin e kësaj shtetaseje, kanë sekuestruar të gjithë praktikën procedurale dhe shëndetësore për këtë të arrestuar, kanë pyetur më cilësinë e personit që tregojnë rrethana të dobishme për hetimin, disa punonjës Policie dhe stafin mjekësor të Bllokut të Sigurisë, dhe materialet do ti kalojnë për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sipas Policisë së Shtetit, po kryheshin hetime, por ditët kaluan dhe deri sot, kur dhe i riu ka ndërruar jetë, nuk ka pasur asnjë informacion të mëtejshëm.

Çfarë ndodhi me Janin? A iu dha metadon? Në bazë të cilave kushte? A iu bë një analizë paraprake për lëndët narkotike? Ishte Rustemi një përdorues i lëndëve narkotike, dhe nëse po, të cilës lloji dhe si duhej mbajtur nën kontroll? Mban dikush përgjegjësi për vdekjen e një të riu që la dy fëmijë pas?

Për mënyrën e trajtimit të Rustemit ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH). Në reagimin zyrtar, KShH shkrunte se institucionet kanë kryer një sërë shkeljesh, se janë përdorur standarde të dyfishta duke mos e pranuar në burgun 313 por duke e mbajtur për 5 ditë në dhomat e policisë. Kjo gjë, sipas KShH-së i ka dëmtuar gjendjen shëndetësore të riut. KShH përmend dhe faktin që Rustemi është pjesë e komunitetit rom, gjë që ka bërë që autoritetet të mos e kishin prioritet situatën e tij.

Por, institucionet sërish heshtin…

The post La pas dy fëmijë, misteri që mbulon vdekjen e Jani Rustemit, institucionet heshtin appeared first on Albeu.com.

Vdiq në spital, familjarët e Jani Rustemit: E vrau shteti, do bëjmë vetëgjyqësi
Jani Rustemi, i cili u arrestua një muaj më parë në Tiranë pasi akuzohej për vjedhje tapetesh, ka ndërruar jetë ditën e sotme në QSUT, ku ndodhej në gjendje kome prej 19 prillit.

28-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore më 14 prill dhe për herë të dytë më 17 prill, ndërsa u shtrua në spitalin ‘Nënë Tereza’ më 19 prill.

Familjarët e Rustemit shprehen të indinjuar duke thënë se kjo është një vrasje nga duart e shtetit teksa hedhin poshtë argumentat e dala nga policia se djali i tyre përdorte lëndë narkotike dhe i është dhënë metadon si mjekim, duke theksuar se Jani ishte në gjendje tepër të mirë shëndetësore dhe nuk përdorte drogë.

Lulzim Mehmeti, kunati i të riut që humbi jetën, thotë se ajo çka duhej të bëhej me Jani Rustemin ishte të kryente dënimin dhe jo t’i merrej jeta.

Ata kërkojnë drejtësi nga shteti që të dalë në dritë e vërteta ose në të kundërt, siç paralajmërojnë, do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Më mori në telefon doktoresha dhe më tha hajde sepse djali është në gjendje të rëndë. Kur arrita këtu mora vesh që Jani ka ikur nga kjo jetë. I bëj thirrje të gjithë institucioneve, kryesisht Edi Ramës, ministrit të Drejtësisë të dalë e vërteta e atij djali sepse është gjynah që një djalë 27 vjeç të humbë jetën në komisariatin e policisë për një tapet. Kjo besoj se është një krim makabër. I bëj thirrje medieve ta shpërndajnë sa më shumkë këtë ‘live’ që të dihet e vërteta se çfarë bëhet. Të dalë e vërteta e atij djali se kush ia mori jetën. Ju lutemi të gjithëve në emër të familjes të nxjerrim të vërtetën e atij djali 27-vjeçar që i iku jeta, për një tapet dhe për një palë atlete shteti i mori jetën.

Dënimin që ai meritonte le ta kryente, 1 muaj, dy vite, tre vite le të dënohej dhe jo t’i merrnin jetën.

Që në fillim na thanë që i kanë dhënë metadon, e kanë kaluar në overdozë me metadon kur djali nuk ka përdorur asnjëherë metadon. Ne familjarët e tij që ishim të përditshëm me të nuk e dinim e as nuk e dimë se si i bëjnë këto manipulime që jo ka ka marrë metadon, jo ka qënë përdorues kokaine. Këto janë të gjitha rrena prandaj duhet të nxjerrin të vërtetën e djalit kush ja mori jetën. Në qoftë se shteti nuk merr masa ne do bëjmë vetgjyqësi, mos të na shohin që jemi të komunitetit rom. Do e gjejmë atë person se kush ia mori jetën​”, thotë Lulzim Mehmeti, kunati i Jani Rustemit.

The post Vdiq në spital, familjarët e Jani Rustemit: E vrau shteti, do bëjmë vetëgjyqësi appeared first on Albeu.com.