jani aliaj Archives - Albeu.com

Nga tradhtia ndaj shokëve tepelenas te piruetat me grupet e fierakëve dhe beratasve, aktiviteti i Jani Aliajt në Greqi
Vrasja e Aliajt nuk ishte një grindje e zakonshme midis të burgosurve. Faktet që dolën në dritë flasin për një akt të planifikuar me kujdes, për një ekzekutim që mbart shenjat e një kontrate vdekjeje.

Jani Aliaj u vra brenda një burgu që teorikisht kontrollohet 24 orë në 24, ku kamerat, rojet dhe protokollet e sigurisë synojnë të parandalojnë çdo incident. Ai ishte i njohur si një figurë problematike, një emër që mbart histori të errëta dhe konflikte të pazgjidhura.

“Ajo që vihet re tek personazhi Jani Aliaj është se tradhton shokët dhe miqtë nga Tepelena, dhe i bashkëngjitet bandave të trafikut të drogës dhe gjobvënies në qendër të Athinës. Bashkohet fillimisht me grupin e Fierakëve, të cilët në një rrethanë të caktuar duket se krijon edhe aty armiq dhe largohet, bashkohet me një bandë hajdutësh grabitësish nga Berati, edhe me ta largohet dhe në fund bëhet anëtar i një bande gjobëvënsish me komanda greke, por me eksponent kryesor të saj, njerëz nga veriu i Shqipërisë”, u shpreh gazetari, Artur Bibe.

“Ajo që di unë nga informacionet e mia është që policia po analizon tërë historikun e tij, për të lidhur vrasjen e tij me të kaluarën, pasi janë skenarë të ndryshëm që analizohen nga policia. Edhe thonë që mund të ketë lidhje me ndonjë grup të krimit të organizuar ose me një armiqësi të kaluarës”, u shpreh gazetarja, Mikaela Sava.

Si arriti të organizohej një sulm i tillë brenda një hapësire të monitoruar pa ndërprerje? A ishte gjithçka e orkestruar nga brenda mureve të burgut, apo kishte elementë që vinin nga jashtë? Dhe më e rëndësishmja, pse ende pas hetimeve fillestare, pyetjet mbeten më të shumta se përgjigjet?

“Kjo histori nuk mund të ndahet nëse vrasja ka ndodhur për shkak të aktivitetit të tij kriminal në Greqi, apo për shkak të konflikteve që ai ka pasur në Shqipëri, pasi të dyja gjërat janë të lidhura. Kam përshtypjen që aktiviteti kriminal i ndërtuar ndër vite i Jani Aliajit dhe kundërshtarëve të tij në Greqi, ka prodhuar konflikt në Shqipëri dhe më pas gjërat kanë rrjedhur në Greqi, ku ai ishte i burgosur”, u shpreh Xhevahi Zhabina, gazetar.

“Jani Aliaj është një eksponent i njohur i botës së krimit me shumë armiq. Ka nisur saga e tij, emri i tij është i njohur për autoritetet greke që në vitet 2000, kur Aliaj ka hyrë në Greqi, ka patur depërtim nga policia greke, pastaj është përfshirë në disa ngjarje të vogla kriminale”, u shpreh Artur Bibe, gazetar./Top Channel

The post Nga tradhtia ndaj shokëve tepelenas te piruetat me grupet e fierakëve dhe beratasve, aktiviteti i Jani Aliajt në Greqi appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Jani Aliajt në Burgun e Koridhalosit, Policia greke: Dyshohet si vrasje me pagesë, i njëjti autor vrau edhe Artur Bashimin më 2025-ën
Autori i vrasjes së 49-vjecarit Jani Aliaj sot në Burgun e Koridhalosit në Greqi, rezulton të jetë një 28-vjecar grek, i konsideruar vrasës me pagesë.

Bëhet fjalë për të njëjtin person që në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjecarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi (foto).

Ngjarja atëherë ndodhi në Agio Pantaleimona, ku Bashimi u ekzekutua me armë zjarri nga greku. Bashimi, një ish i dënuar për vjedhje, dyshohet të jetë vrarë si shenjë hakmarrje për vëllanë e tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar ne Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Policia greke dyshon se dhe vrasja e Jani Aliajt (foto poshtë) është e porositur nga jashtë burgut dhe e paguar.

Aliaj ishte dënuar me burg përjetë në Shqipëri, për vrasjen e Elton Çiços (të dy foto poshtë)më 2016 në Tiranë, në një konflikt të vjetër mes tyre që përfundoi me hakmarrje dhe fatalitet.

Aliaj u kap më 2024 në Greqi, ku gjithashtu ishte dënuar për krime të rënda.

The post Vrasja e Jani Aliajt në Burgun e Koridhalosit, Policia greke: Dyshohet si vrasje me pagesë, i njëjti autor vrau edhe Artur Bashimin më 2025-ën appeared first on Albeu.com.

GJKKO i konfiskoi pasuritë, kush është Jani Aliaj, vrasësi i Elton Çiços, “hasmëria” mes tyre nisi në burgjet e Greqisë
GJKKO konfiskoi sot pasutitë e Jani Aliajt dhe familjarëve të tij.

Jani Aliaj është autor i vrasjes së Elton Çiços në viton 2016. 4 dyqane, një ullishte, godina e vila që dikur ishin në pronësi të Jani Aliajt, autorit të vrasjes së bujshme në vitin 2016 të Elton Çiços, do i kalojnë shtetit.

Konflikti Aliaj-Çiço nisi që në burgjet e Greqisë

Konflikti mes Elton Çiços dhe Jani Aliajt ka nisur vite më parë, në një burg grek. Jani Aliaj ka qenë i dënuar me 18 vite burg në Greqi, për një vrasje të ndodhur në këtë shtet. Ai ka kryer vetëm 10 vite burg dhe më pas është arratisur prej andej. Gjatë kohës që Aliaj ka qenë duke kryer dënimin, në burg ndodhej edhe Elton Çiço, i cili ka qenë i dyshuar për drogë.

“Hasmëria” mes tyre ka vijuar edhe në Shqipëri. Më 10 janar 2016, në një lokal në “Rrugën e Kavajës”, Tiranë, është tentuar të vritet me pistoletë Jani Aliaj. Autori ka qëlluar disa herë teksa ka qenë në lëvizje me një makinë, ndërsa i plagosur nga ciflat e xhamit ka mbetur një klient. Më 25 prill 2016, në Gjirokastër, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Lumit”, Jani Aliaj ra pre e një atentati tjetër me armë zjarri, ku mbeti i plagosur në dorë. Për të dyja këto ngjarje, sipas burimeve zyrtare të policisë, i dyshuar ishte Elton Çiço. Në ato kohë, ai ishte shoqëruar në polici, por më pas ishte lënë sërish i lirë për mungesë provash. Ndërkaq, vetëm 6 ditë më vonë, Elton Çiços iu bë atentat në lokal “De Niro”, në zonën e ish-Bllokut, në kryeqytet. Për këtë ngjarje, Policia e Tiranës tha zyrtarisht se autori kryesor i dyshuar është Jani Aliaj, i cili vijon të jetë ende në kërkim.

Kush është Jani Aliaj

Aliaj i cili ka lindur dhe është rritur në Tepelenë, konsiderohet si një nga individët më të rrezikshëm të krimit shqiptarë dhe drejtues i një organizate të strukturuar, e cila përveç të tjerave, si veprimtari kryesore ka kultivimin dhe trafikimin e drogës. Mbi Aliajn dhe grupin e tij kriminal rëndojnë akuzat për shumë vrasje, por më e bujshmja ishte ajo 1 Majit 2016; ekzekutimi i një tjetër eksponenti të fuqishëm të krimit Elton Çiço.

Vrasja në fjalë tronditi opinionin në atë kohë, sepse ndodhi në një ambient publik mjaft të frekuentuar nga qytetarët, në zonën e ish-bllokut, teksa Elton Çiço ishte duke pirë kafe me një oficer policie, një doktor dhe 1 gazetar të kronikës së zezë. Pavarësisht nga njerëzit e shumtë, prania e oficerit të policisë dhe gazetarit, Jani Aliaj është futur në lokal dhe ka qëlluar drejt Çiços me gjakftohtësi. Ai vdiq në vend, me dy plumba në kokë.

Historia e konfliktit mes dy grupeve kriminale me bazë në Tepelenë është shumë më e hershme dhe ka lënë pas, shumë viktima. Si fillesë e kësaj sage hakmarrje mes dy bandave, dyshohet të ketë qenë vrasja e shokut të fëmijërisë së Elton Çiços nga Jani Aliaj. Por përveç kësaj, policia ka ndjekur edhe pistën e një prishjes së pazareve në trafikun e drogës në Greqi ku të 2 grupet nga Tepelena kanë ushtruar aktivitetin kriminal, prej gati dy dekadash.

Vrasja e parë ka ndodhur në fshatin Zhabakin, në qershor të vitit 2000, kur Jani Alia goditi për vdekje me thikë E. Ballazhiun, 20 vjeç, shoku i fëmijërisë së Elton Çiçës dhe bashkëmoshatar i tij. Në atë moment autori i kësaj vrasjeje nuk dihej dhe Çiço ishte angazhuar për ta gjetur. Në 2003 Çiço arrestohet në Greqi dhe përballet në burg me Jani Aliajn, të dy të arrestuar për drogë. Pikërisht brenda ambienteve të burgut grek Çiço tenton të vrasë Aliajn, por arrin vetëm që ta plagos në dhomën e ajrimit me një thikë të improvizuar.

Pak kohë më vonë të dy përfitojnë ulje dënimi dhe dalin nga burgu grek, por për tu “takuar” sërish me njëri tjetrin në Shqipëri, ku vijojnë disa atentate reciproke.

Më 30 mars 2015 tre persona grabisin dhe dhunojnë keqas në Tepelenë prindërit e Elton Çiços duke marrë një shumë të vogël parash. Grabitja kishte ndodhur pas disa punimeve duralumini që prindërit e Çiços kishin bërë në shtëpi, por në fakt më shumë ishte një mesazh ndaj Çiços. Pasi identifikoi të 3 autorëve Çiço u vu në veprim.

Më 10 qershor 2015 në zonën e njohur si “Ish-këneta” në Durrës u ekzekutua Robert Rama, autor i grabitjes në Tepelenë, i shpallur në kërkim nga policia. Por fajësia e Çiços nuk u provua nga policia.

Më 4 maj 2015, autorit të dytë të grabitjes, ai që dyshohej të kishte bërë transportin deri në shtëpinë e prindërve të Çiços, Elvis Imerit i vihet një sasi eksplozivi në makinën e marrë me qira.

Eksplozivi u vu re nga Imeri para se të ndizte makinën duke i shpëtuar kështu atentatit. Por atentatet ndaj tij vazhduan dhe në 9 dhjetor të 2015 i vihet eksploziv vëllait të tij Elton Imerit, ish-ushtarak, i cili për shkak të shpërthimit humbi njërën këmbë por fatmirësisht i shpëtoi vdekjes.

Më 10 janar 2016 Jani Aliaj u tentua të ekzekutohej nga Elton Çiço. Aliaj u qëllua disa herë nga një makinë në lëvizje por asnjë plumb nuk e kapi. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur lehtë vetëm një kalimtar i rastit.

Atentatet ndaj tij vijuan dhe në Gjirokastër, ku më 25 prill 2016 përsëri u qëllua nga një makinë në lëvizje dhe mbeti i plagosur lehtë në dorë. Për ngjarjen ai nuk denoncoi në polici duke thënë se nuk kishte konflikte me njeri.

Vetëm 1 javë më vonë, më 1 maj 2016 në një lokal në Bllok ekzekutohet me 2 plumba Elton Çiço. Për ngjarjen policia shpalli si autorë Jani Aliajn dhe Renato Milloshin.

Pas vrasjes së Elton Çiços, miqtë e tij, mes tyre Andi Mustafaraj premtuan hakmarrje.

Vetëm 4 muaj pas vrasjes së Çiços, dhe pak kohë pas mesazhit të Mustafarajt, më 21 gusht të këtij viti rreth orës 15:35 në një lokal në afërsi të ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë iu bë atentat me armë Nelgert Patës, i cili njihet si mik dhe bashkëpunëtor i Jani Aliajt, por arriti të shpëtojë disa bimëve dekorative që kishte lokali, me vetëm një plagë plumbi në vesh.

E njëjta skemë është ndjekur edhe në atentatin me armë ndaj Andi Mustafarajt me 28 tetor te një lokal në zonën e Ish-ekspozitës. Ai është mbajtur në vëzhgim derisa ka zbritur nga makina është ulur në kafe, dhe aty u qëllua 3 herë me armë duke mbetur i plagosur. Vrasja e rradhës do të ishte ajo e 34-vjeçarit Nelgert Pata, mik i Jani Aliajt dhe rival i grupit të Elton Çiços. Pata u ekzekutua në makinën e tij dhe u gjet vetëm pak minuta më vonë nga policia. Po ashtu në periferi të Fierit policia gjeti një makinë të djegur që dyshohet se ishte e autorëve./albeu.com/

The post GJKKO i konfiskoi pasuritë, kush është Jani Aliaj, vrasësi i Elton Çiços, “hasmëria” mes tyre nisi në burgjet e Greqisë appeared first on Albeu.com.

Vrau Elton Çiçon për hakmarrje, Apeli i GJKKO konfiskon pasuritë e Jani Aliajt
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfiskuar pasuritë e Jani Aliajt dhe familjarëve të tij.

Jani Aliaj është autori i vrasjes së Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në vitin 2016. Shkak i vrasjes dyshohet se hasmëria mes Jani Alisë, dhe Elton Çiços, e nisur që në Greqi, kur dy personazhet ndodheshin në burg, i pari për akuzën e vrasjes ndërsa Çiço  për drogë. Sipas burimeve të policisë, Çiço  kishte plagosur me thikë Jani Alinë pas një grindjeje burg.

Më tej konflikti vijoi vitin e kaluar, kur Jani Alia u plagosur me armë në Gjirokastër dhe në janar të këtij viti. I dyshuar për këto ngjarje ishte Elton Çiçaj.

Me vendimin nr.53 datë 28.12.2022 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (vendim i lënë në fuqi me vendimin nr.73 datë 09.05.2023 të Gjykatës së Apelit), ndërmjet të tjerave ka vendosur:

Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr.152 datë 30.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë:

1. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 27 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 29.000 (njëzetë e nëntë mijë) Euro;

2. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 38.15 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 41.000 (dyzetë e një mijë) Euro;

3. pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 26.4 m2, me adresë “Palorto” Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

4. pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 130 m2, me adresë Lagjia Palorto Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

5. Objektin në proces legalizimi në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Palorto, Gjirokastër;

6. Pasuria e llojit ullishte, me sipërfaqe 200 m2, në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Borsh, Sarandë;

7. Objektin Vila “Kav…….”, në proces legalizimi në emër të N. Alia etj, me adresë Borsh, Sarandë.

Kush është Jani Aliaj

Aliaj i cili ka lindur dhe është rritur në Tepelenë, konsiderohet si një nga individët më të rrezikshëm të krimit shqiptarë dhe drejtues i një organizate të strukturuar, e cila përveç të tjerave, si veprimtari kryesore ka kultivimin dhe trafikimin e drogës. Mbi Aliajn dhe grupin e tij kriminal rëndojnë akuzat për shumë vrasje, por më e bujshmja ishte ajo 1 Majit 2016; ekzekutimi i një tjetër eksponenti të fuqishëm të krimit Elton Çiço.

Vrasja në fjalë tronditi opinionin në atë kohë, sepse ndodhi në një ambient publik mjaft të frekuentuar nga qytetarët, në zonën e ish-bllokut, teksa Elton Çiço ishte duke pirë kafe me një oficer policie, një doktor dhe 1 gazetar të kronikës së zezë. Pavarësisht nga njerëzit e shumtë, prania e oficerit të policisë dhe gazetarit, Jani Aliaj është futur në lokal dhe ka qëlluar drejt Çiços me gjakftohtësi. Ai vdiq në vend, me dy plumba në kokë.

Historia e konfliktit mes dy grupeve kriminale me bazë në Tepelenë është shumë më e hershme dhe ka lënë pas, shumë viktima.

Si fillesë e kësaj sage hakmarrje mes dy bandave, dyshohet të ketë qenë vrasja e shokut të fëmijërisë së Elton Çiços nga Jani Aliaj. Por përveç kësaj, policia ka ndjekur edhe pistën e një prishjes së pazareve në trafikun e drogës në Greqi ku të 2 grupet nga Tepelena kanë ushtruar aktivitetin kriminal, prej gati dy dekadash.

Vrasja e parë ka ndodhur në fshatin Zhabakin, në qershor të vitit 2000, kur Jani Alia goditi për vdekje me thikë E. Ballazhiun, 20 vjeç, shoku i fëmijërisë së Elton Çiçës dhe bashkëmoshatar i tij. Në atë moment autori i kësaj vrasjeje nuk dihej dhe Çiço ishte angazhuar për ta gjetur. Në 2003 Çiço arrestohet në Greqi dhe përballet në burg me Jani Aliajn, të dy të arrestuar për drogë. Pikërisht brenda ambienteve të burgut grek Çiço tenton të vrasë Aliajn, por arrin vetëm që ta plagos në dhomën e ajrimit me një thikë të improvizuar.

Pak kohë më vonë të dy përfitojnë ulje dënimi dhe dalin nga burgu grek, por për tu “takuar” sërish me njëri tjetrin në Shqipëri, ku vijojnë disa atentate reciproke.

Më 30 mars 2015 tre persona grabisin dhe dhunojnë keqas në Tepelenë prindërit e Elton Çiços duke marrë një shumë të vogël parash. Grabitja kishte ndodhur pas disa punimeve duralumini që prindërit e Çiços kishin bërë në shtëpi, por në fakt më shumë ishte një mesazh ndaj Çiços. Pasi identifikoi të 3 autorëve Çiço u vu në veprim.

Më 10 qershor 2015 në zonën e njohur si “Ish-këneta” në Durrës u ekzekutua Robert Rama, autor i grabitjes në Tepelenë, i shpallur në kërkim nga policia. Por fajësia e Çiços nuk u provua nga policia.

Më 4 maj 2015, autorit të dytë të grabitjes, ai që dyshohej të kishte bërë transportin deri në shtëpinë e prindërve të Çiços, Elvis Imerit i vihet një sasi eksplozivi në makinën e marrë me qira.

Eksplozivi u vu re nga Imeri para se të ndizte makinën duke i shpëtuar kështu atentatit. Por atentatet ndaj tij vazhduan dhe në 9 dhjetor të 2015 i vihet eksploziv vëllait të tij Elton Imerit, ish-ushtarak, i cili për shkak të shpërthimit humbi njërën këmbë por fatmirësisht i shpëtoi vdekjes.

Më 10 janar 2016 Jani Aliaj u tentua të ekzekutohej nga Elton Çiço. Aliaj u qëllua disa herë nga një makinë në lëvizje por asnjë plumb nuk e kapi. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur lehtë vetëm një kalimtar i rastit.

Atentatet ndaj tij vijuan dhe në Gjirokastër, ku më 25 prill 2016 përsëri u qëllua nga një makinë në lëvizje dhe mbeti i plagosur lehtë në dorë. Për ngjarjen ai nuk denoncoi në polici duke thënë se nuk kishte konflikte me njeri.

Vetëm 1 javë më vonë, më 1 maj 2016 në një lokal në Bllok ekzekutohet me 2 plumba Elton Çiço. Për ngjarjen policia shpalli si autorë Jani Aliajn dhe Renato Milloshin.

Pas vrasjes së Elton Çiços, miqtë e tij, mes tyre Andi Mustafaraj premtuan hakmarrje.

Vetëm 4 muaj pas vrasjes së Çiços, dhe pak kohë pas mesazhit të Mustafarajt, më 21 gusht të këtij viti rreth orës 15:35 në një lokal në afërsi të ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë iu bë atentat me armë Nelgert Patës, i cili njihet si mik dhe bashkëpunëtor i Jani Aliajt, por arriti të shpëtojë disa bimëve dekorative që kishte lokali, me vetëm një plagë plumbi në vesh.

E njëjta skemë është ndjekur edhe në atentatin me armë ndaj Andi Mustafarajt me 28 tetor te një lokal në zonën e Ish-ekspozitës. Ai është mbajtur në vëzhgim derisa ka zbritur nga makina është ulur në kafe, dhe aty u qëllua 3 herë me armë duke mbetur i plagosur. Vrasja e rradhës do të ishte ajo e 34-vjeçarit Nelgert Pata, mik i Jani Aliajt dhe rival i grupit të Elton Çiços. Pata u ekzekutua në makinën e tij dhe u gjet vetëm pak minuta më vonë nga policia. Po ashtu në periferi të Fierit policia gjeti një makinë të djegur që dyshohet se ishte e autorëve./albeu.com/

The post Vrau Elton Çiçon për hakmarrje, Apeli i GJKKO konfiskon pasuritë e Jani Aliajt appeared first on Albeu.com.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve: Nëse na jepni informacion për këta 5 emra, ju dëmshpërblejmë me para
Policia e Shtetit, përmes një njoftimi kërkon ndihmën e qytetarëve për informacione në lidhje me shumë të kërkuarit, Talo Çela, Laert Haxhiu, Jani Aliah, Ibrahim Lico dhe Erjon Llapushi.

Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, thuhet në njoftim, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.

Por kush janë të shumë kërkuarit?

Talo Çela

Talo Çela është një nga emrat më të kërkuar të krimit në Shqipëri. 51-vjeçari akuzohet për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit mesditën e 9 prillit të 2019-tës. I shumëkërkuari për këtë dosje, do gjykohet veçmas anëtarëve të tjerë të grupit të grabitësve, pasi me ndryshimet e reja ligjore, çështja e një të dyshuari pezullohet për 1 vit, dhe nëse ai nuk arrestohet brenda këtij harku kohor, atëherë nis gjykimi i tij në mungesë.

Ndaj Talo Çelës, është pezulluar procesi edhe për vrasjet e dyfishta në Durrës, ku mbetën të vrarë katër persona, Anxhelo Avdia, Renato Avdyli dhe vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia, ngjarje të ndodhura në vitin 2020. Ai dyshohet se është personi që urdhëroi këto vrasje, për shkak të humbjes së një sasie të konsiderueshme parash, të grabitura në Rinas.

Ibrahim Lici

Lici akuzohet për një mori vrasjesh përmes atentateve në Shkodër. Më e fundit ishte ajo e Endri Mustafës një vit më parë në zonën e Livadheve në Shkodër. Kjo akuzë u kundërshtua një ditë më vonë nga të afërmit të Licit. Po ashtu, policia e akuzon Irahim Licin edhe për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, marsin e vitit 2019 në Shkodër. Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Lici u shpall në kërkim.

Laert Haxhiu

Laert Haxhiu është i dyshuar si atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku mbetën të vrarë dy persona, Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit. Haxhiu nga Prokuroria e Lushnjës është akuzuar edhe për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “Iriqi”, anëtar në bandën e Lushnjës, në vitin 2009 dhe si autor kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Xhulio Shkurtit dhe Saimo Xheliut. Po ashtu, në 2016-ën, ai ka tentuar të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës.

Erjon Llapushi

Erjon Llapushi është autor i vrasjes së kamarierit Gazment Kurmakum. Gjithashtu, dy vite më parë, Llapushi, së bashku me Saimir Frahollin u futën në mënyrë të dhunshme aksionerë në një kompani private e transportit rrugor. Llapushi ka qenë i dënuar për dy akuza të tjera, atë të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municionit”. 34-vjeçari është djali i Nevruz Llapushit, ish-oficer i Policisë së Shtetit dhe duket se Llapushi e ka shfrytëzuar pozicionin e të atit, pasi është arrestuar dhe akuzuar se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që shantazhonte dhe terrorizonte me dhunë biznesmenët duke u vendosur gjoba. Për këtë arsye ai është arrestuar nga policia në vitin 2019. Në 15 maj të 2020 Erjon Llapushi ishte shënjestra e OFL-së për vetëdeklarimin e pasurisë ndërkohë që 4 muaj më parë Llapushi është arrestuar nga forcat blu pasi ka tentuar të trafikojë drejt Tiranës emigrantë të paligjshëm.

Jani Aliaj

Jani Aliaj është i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme në 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në lokalin ‘De Niro” në zonën e ish-bllokut. Jani Aliaj nuk ka bërë asnjë ditë burg dhe është ende në kërkim policor për një nga vrasjet që tronditi kryeqytetin 6 vite më parë.

Sipas OFL-së, ndaj Jani Aliaj, ka edhe një masë arresti me burg dhënë nga Gjykata e Përmetit, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kryesisht të atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Falë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, por edhe me qytetarët, gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 janë kapur dhjetëra persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe në kuadër të krimit të organizuar.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe kërkon sërish bashkëpunimin e tyre për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës, konkretisht të shtetasve:

TALO ÇELA, LAERT HAXHIU, JANI ALIA, IBRAHIM LICI DHE ERJON LLAPUSHI

Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.

Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë.

The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve: Nëse na jepni informacion për këta 5 emra, ju dëmshpërblejmë me para appeared first on Albeu.com.