Jakup Krasniqi Archives - Albeu.com

Jakup Krasniqi me kollare me shqiponjë në fjalimin para trupit gjykues në Hagë (VIDEO)
Këtë të mërkurë, në paraqitjen e tij para trupit gjykues në Hagë, Jakup Krasniqi, u shfaq me një detaj simbolik në veshjen e tij – një kollare me shqiponja, raporton.

Në paraqitjen e tij para trupit gjykues në Hagë, Jakup Krasniqi, u shfaq me një detaj simbolik në veshjen e tij – një kollare me shqiponja, raporton KosovaPress.

Ky paraqitje vjen vetëm një ditë pas shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke i dhënë një mesazh të veçantë momentit të fjalimit të tij në sallën e gjyqit.

The post Jakup Krasniqi me kollare me shqiponjë në fjalimin para trupit gjykues në Hagë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Letra emocionuese e Jakup Krasniqit nga burgu i Hagës, për bijën e tij
Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi vazhdon të jetë ende në paraburgim në Hagë, pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale dhe fillimit të gjykimit ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

E për kalimin e ditëve në çelin e burgut, Krasniqi ka vendosur që të shkruaj vargje poetike.

Së fundmi ai shkruar disa vargje për jetën dhe gjendjen e tij në atë çeli.

Këto vargje i ka publikuar vajza e tij, Gresë Krasniqi.

“Burgu im qenka një vrimë. Qiell e diell i shoh copë-copë. Aty ku bie e zgjohem përditë. Për mua është vetëm një gropë. Veçmas për këtë moshë”, janë vargjet që ka shkruar Jakup Krasniqi.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit, ka filluar nga data 3 prill 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasnqi janë deklaruar të pafajshëm. Ata po mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

The post Letra emocionuese e Jakup Krasniqit nga burgu i Hagës, për bijën e tij appeared first on Albeu.com.

Ekspertë ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së
Prokurorët e specializuar në Hagë do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fajtorë për krimet e supozuara, thonë për Radion Evropa e Lirë dy ekspertë të drejtësisë tranzicionale, Mathias Holvoet dhe Aidan Hehir.

Holvoet, ligjërues i së Drejtës Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit në Holandë, thotë se atij i ka bërë përshtypje edhe se sa i fuqishëm është ekipi i mbrojtjes i të akuzuarve.

“Problemi është gjithmonë në gjetjen e lidhjes mes krimeve të kryera fizikisht në terren dhe njerëzve më të fuqishëm në organizatë, si [Hashim] Thaçi, [Kadri] Veseli, [Rexhep] Selimi dhe [Jakup] Krasniqi. Dhe, këtë do të duhet ta dëshmojë Prokuroria dhe do të jetë e vështirë. Për të qenë i sinqertë, instinkti më thotë se mund fare mirë të ketë shpallje pafajësie”, thotë Holvoet, duke shtuar se mund të ketë dallime mes katër të akuzuarve.

Si shembull që tregon se sa e vështirë është që një lidhje e tillë të dëshmohet, Holvoet u referohet aktgjykimeve të Tribunalit të Hagës në rastet ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, të cilët u shpallën të pafajshëm lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës, gjyqi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nisi të hënën, më 3 prill, në Gjykatën Speciale në Hagë. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjatë deklaratave hyrëse, Prokuroria argumentoi se të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” që shënjestronte ata që i konsideronte “kolaboracionistë” dhe “tradhtarë” për të “fituar pushtet”.

Ndërsa, avokatët hodhën poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj klientëve të tyre, duke argumentuar se UÇK-ja nuk kishte një strukturë komande efikase.

Për Holvoet dhe Hehir – studiues i drejtësisë tranzicionale, intervenimit humanitar dhe shtetndërtimit në Kosovë nga Universiteti Westminster në Angli – ajo që bie më së shumti në sy është përdorimi i termit “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

“Kushdo që është në dijeni për atë që ka ndodhur në Kosovë nuk do të habitet që ka pretendime se anëtarë të UÇK-së kanë kryer krime. Por, kjo gjykatë duket se po e akuzon UÇK-në në tërësi për një lloj strategjie të madhe, që mendoj se është e paqëndrueshme”, thotë Hehir.

“Ideja që UÇK-ja të jetë një ndërmarrje kriminale… ky term është shumë nënçmues dhe mendoj se kjo do t’i alarmojë njerëzit [në Kosovë] dhe do ta prekë me të vërtetë atë nerv që njerëzit ndiejnë në lidhje me UÇK-në si heronj”, shton ai.

Gjatë deklaratave hyrëse, prokurori i Specializuar, Alex Whiting, tha se rasti ndaj ish-katër krerëve të UÇK-së ka të bëjë me vetë ata, e jo me gjithë UÇK-në, duke shtuar se “shumica e anëtarëve të UÇK-së nuk kishin të bënin fare me krimet për të cilat është ngritur aktakuza”.

Ndërsa, në ditën e fundit të deklaratave hyrëse, më 5 prill, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi tha se deklaratat e tij të asaj kohe – të cilat u përdorën nga prokurorët si dëshmi – ishin vetëm propagandë për ta krijuar “përshtypjen se UÇK ishte strukturë e organizuar”.

Megjithatë, Holvoet vë në dukje se në Tribunalin e Hagës ka pasur dënime edhe për përhapje të propagandës.

Milan Gvero, ndihmëskomandant në ushtrinë serbe të Bosnjës, ishte dënuar në vitin 2010 me pesë vjet burgim për shpërndarje të informatave të rreme.

Sipas gjykimit të Tribunalit të Hagës, përmes informatave të rreme, ai kishte kontribuar në ndërmarrjen e përbashkët kriminale që synonte të pastronte etnikisht zonën e Srebrenicës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas Hehir, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të jetë nën hijen e protestave që u zhvilluan në Hagë dhe në Prishtinë para nisjes së këtij procesi. Kjo veçanërisht pasi që ai pret që procesi të jetë i ngadaltë.

“Unë mendoj se do të jetë një proces i ngadaltë i zbulimit të informacionit për tre, katër, pesë, ndoshta edhe gjashtë vjet”, shton ai, duke u shprehur i zhgënjyer me kohëzgjatjen e këtij procesi.

Por, Holvoet argumenton se edhe pse procesi duket se do të zgjasë shumë, ai duhet të jetë i tillë në mënyrë që edhe avokatët e të akuzuarve ta kenë mundësi të kundërargumentojnë.

“Është e pashmangshme. Bëhet, në njëfarë mënyrë, që të garantohet e drejta për gjykim të drejtë. Por, mendoj se problematike është që ata do të jenë në paraburgim përgjatë gjyqit pa pasur mundësi të lirohen përkohësisht”, përfundon Holvoet.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020.

Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre./rel

The post Ekspertë ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Në mars fillon gjykimi për ish-krerët e UÇK
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se është e gatshme që gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të fillojë më 1 mars të këtij viti.

Gjatë konferencës së fundit përgatitore, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) tha është gati të fillojë gjykimin, pavarësisht volumit të punës, procedurave dhe dokumenteve që duhet të shqyrtohen.

Gatishmërinë për fillim të gjykimit në muajin mars kanë shprehur edhe avokatët mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi.

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emerson tha se ekipi i tij është i gatshëm për fillim të gjykimit në muajin mars, megjithatë ai tha se “kanë para vetes një periudhë jashtëzakonisht intensive pune” deri në fillimin e gjykimit.

Avokatët mbrojtës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u pajtuan që të mos lexohet aktakuza në fjalën hyrëse në fillim të gjykimit. Mirëpo, ZPS-ja tha se do të mbajë një deklaratë hyrëse.

Edhe avokatët mbrojtës thanë se do të bëjnë një deklaratë hyrëse, pas deklaratës së ZPS-së në fillim të gjykimit.

Kryetari i trupit gjykues Charles Smith, shprehi qëndrimet e tij me volumin e punës në këtë rast duke thënë se “pret që ky gjykim të jetë më i gjatë se sa mendohet”.

Smith tha se gjykimi mund të tejkalojë periudhën prej pesë vitesh sa është paraparë të zgjasë procesi gjyqësor në këtë rast.

Megjithatë, ai tha se gjykata rezervon të drejtën që t’i kërkojë prokurorisë që të zvogëlojë numrin e dëshmitarëve apo të shmangë përsëritjen e tyre në proces.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të trupit gjykues, ZPS-ja konfirmoi se janë mbi 300 dëshmitarë, por se jo të gjithë parashihet që të shkojnë në sallën e gjyqit për të dëshmuar.

ZPS-ja tha se në disa raste, do të mbështetet në dëshmitë e tyre.

Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi?

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-eprorët e UÇK-së u arrestuan nëntorin e vitit 2020. Që nga ajo kohë ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Ata dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar dha dorëheqje kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith. Smith, i cili i ishte bashkuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar në vitin 2018 ishte i ngarkuar me hetimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Prokurori Smith dha dorëheqje pasi u në SHBA u emërua si prokuror i posaçëm për hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga ana e ish-presidentit Donald Trump dhe mbi rolin e tij në trazirat e 6 janarit 2021, në Kongresin Amerikan.

Smith u zëvendësua nga Alex Whiting që do të ushtrojë funksionet e Ushtruesit të Detyrës të Prokurorit të Specializuar deri në emërimin e një Prokurori të Specializuar të ri.

Që nga funksionalizimi i Gjykatës Speciale, ky institucion ka shpallur vetëm një aktgjykim për krime lufte.

Më 16 dhjetor 2022, Gjykata Speciale, dënoi me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto pretendime janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, të hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty.

Ky raport i ka hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale përmes një vendimi të Kuvendit të Kosovës, në vitin 2015. /REL

The post Në mars fillon gjykimi për ish-krerët e UÇK appeared first on Albeu.com.

Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë, pranë të atit: Të kisha premtuar… (FOTO LAJM)
Vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është fejuar këtë javë.

Gresa Krasniqi ka zgjedhur ta çojë ceremoninë e fejesës në Hagë, ku i ati ndodhet në paraburgim nën akuzën për krime lufte gjatë kohës kur ishte ndër liderët e UÇK-së.

“E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë. ‘Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë’, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash diten që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi”, ka shkruar Gresa.

The post Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë, pranë të atit: Të kisha premtuar… (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Dy vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së nga Specialja
Sot bëhen saktësisht dy vite prej arrestimit nga Specialja të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Ndonëse ka kaluar kjo periudhë kaq e gjatë kohore, gjyqi ndaj katër ish-funksionarëve kyç të UÇK-së s’ka nisur ende.

Ata përballen në Hagë me 10 akuza për krime lufte.

Në kohën kur ata kishin udhëtuar për Hagë, Hashim Thaçi mbante postin e presidentit, Kadri Veseli atë të deputetit dhe kryetarit të PDK-së ndërsa Rexhep Selimi vetëm atë të deputetit.

Pas arrestimit, ata kishin lëshuar të gjitha funksionet politike publike.

Deri tani, gjykatësi paraprak ua ka refuzuar atyre çdo kërkesë të përaburgimit. Përveç gjyqtarit paraprak njëjtë kanë vepruar edhe panelet tjera të Apeleve e Supremes, dhomat këto që gjenden në kuadër të Speciales.

Ky proces, nga avokatët deri tash është cilësuar si i tejzgjatur dhe me shumë kontradikta që nuk janë parë asnjëherë tjetër në një tribunal ndërkombëtar.

Prokuroria ndërkaq që disa herë është akuzuar për bashkëpunim me autoritetet serbe, vonesa të qëllimshme në nxjerrjen e materialeve, mos-zbatim të urdhërave, mos-zbatim të afateve e shumë shkelje tjera.

Pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar, Thaçi, Veseli, Selimi and Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor 2020.

Seancat e paraqitjes së parë të Thaçit dhe Krasniqit u mbajtën më 9 nëntor 2020 para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Nikola Giju. Gjatë këtyre seancave, ata u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me gjitha pikat e aktakuzës.

Seancat e paraqitjes së parë të Veselit dhe Selimit u mbajtën përkatësisht më 10 dhe 11 nëntor. Të dy të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat.

Më 21 prill 2021, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi kërkesat e nëntë viktimave dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, Grupi I. Më 10 dhjetor 2021 dhe më 25 maj 2022, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi kërkesat e njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë parashtruesve respektivisht si pjesë e të njëjtit grup, shkruan lajmi.net

Më 17 dhjetor 2021, ZPS-ja e dorëzoi si rreptësisht konfidenciale dhe ex parte dosjen e saj paraprake. Versioni i korrigjuar i dosjes paraprake të ZPS-së u dorëzua më 24 shkurt 2022 (gjithashtu si konfidencial). Në urdhrin e tij gojor të datës 20 maj 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi ekipet e Mbrojtjes që t’i dorëzojnë dosjet e tyre paraprake deri më 21 tetor 2022.

Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar, të dorëzuar më 29 prill 2022.

The post Dy vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së nga Specialja appeared first on Albeu.com.

Pacolli rrëfen bisedat brenda mureve të Hagës: Thaçi pak i lodhur por mirë, më dhimbset Jakup Krasniqi
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur për vizitën e bërë në qendrën e paraburgimit në Hagë ku edhe po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pacolli në “Zona Zero” të Top News ka zbuluar detaje të bisedave që ka pasur me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Ai ka treguar se fillimisht ishin takuar me Kadri Veselin, më pas me Thaçin dhe të tjerët.

“Një vizitë 6 orë brenda. Kishim kohë boll për të biseduar. U ndamë në dy dhoma, po dyert ishin të hapura. Patëm një bisedë të hapur, nuk kishte përgjim, që të rrinte dikush aty e të na bënte ne të kufizoheshim në bisedën tonë. U takuam në fillim me Veselin, me presidentin Thaçin, kemi biseduar 2-3 orë me ta e më pas me Krasniqin e Selimin. E pashë që morali është aty, por dhe dëshira për të vënë drejtësinë ishte aty. Aty akuzohen si grup kriminal, por jo pikërisht këta me emër me mbiemër”, ka thënë Pacolli.

Ish-presidenti Pacolli ka thënë se më së shumti i dhimbset Jakup Krasniqi, meqë thotë se po e përjeton keq gjithë situatën.

Për ish-presidentin Thaçi ka thënë se dukej paksa i lodhur por moralisht mirë.

“Deri tani nuk ka përgjegjësi individuale, nuk kemi dëgjuar. Më dhimbset Z. Krasniqi së është i moshuar, e përjeton keq këtë, dhe unë e pyeta: Po shkruani libra? Tërë kohën tha jam duke ia dedikuar kësaj çështje. U preka kur kupton se njeriut i mbetet vetëm të shkruajë. Kurse Thaçin e pashë pak të lodhur, por moralisht mirë”, ka shtuar Pacolli.

Për Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin ka thënë se janë mirë.

“Ndoshta prej sportit që bëjnë, por ashtu m’u duk. Ndërsa Veseli dhe Selimi ishin shumë mirë. Rexhepi kishte rënë disa kilogramë duke bërë sport, dhe ushqimin e kanë të kontrolluar. Asgjë nuk është konfirmuar për akuzat që i janë drejtuar atyre. Derisa të dëshmohet që kanë bërë një faj, atëherë janë të pafajshëm. Ata po paguajnë çmimin e lirisë tonë. E shtetit tonë. Për Kosovën e lirë”, ka shtuar tutje Pacolli.

“Shpresoj të jetë e fundit. Por duhet ditur që dhe prokurorët gjenden në një pyll ku nuk duket rrugëdalja, janë të stërmbytur me dokumenta. Thuhet se ka 400 mijë dokumente e dëshmitarë të pakuptimtë për akte. Kur të mbyllet kjo çështje, do ishte gjëja më e mirë”, ka theksuar Pacolli. /Express/

The post Pacolli rrëfen bisedat brenda mureve të Hagës: Thaçi pak i lodhur por mirë, më dhimbset Jakup Krasniqi appeared first on Albeu.com.

Akuzat për krime lufte, Gjykata Speciale në Hagë lë në paraburgim Jakup Krasniqin, Prokurori: Mund të ikë
Gjykata Speciale në Hagë e ka lënë në paraburgimin ish-kreun e UÇK-së, Jakup Krasniqin. Gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou ka marrë vendim duke e lënë sërish Jakup Krasniqin në paraburgim, pasi sipas Gjykatës, ekziston rreziku që të ikë, pengojë procedurat apo të kryej krime të tjera.

“Ekziston një rreziku që Jakup Krasniqi të arratiset, dhe të pengojë progresin e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten para DhSK-së” , sqarohet në vendim.

Lidhur me këtë, Gjykata ka njoftuar se mbrojtja e Krasniqit mund të deponoj parashtresë për rishikimin e paraburgimit deri më datë 17 tetor, shkruajnë mediat në Kosovë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme. Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec. Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte njoftuar Gjykatën Speciale më 23 korrik për hetimin penal ndaj katër krerëve të UÇK-së.

The post Akuzat për krime lufte, Gjykata Speciale në Hagë lë në paraburgim Jakup Krasniqin, Prokurori: Mund të ikë appeared first on Albeu.com.

Jakup Krasniqi para trupit gjykues: Jam plotësisht i pafajshëm
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është deklaruar i pafajshëm për zgjerimin/plotësimin e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara.

Në fjalën e tij, ai ka thënë se e ka lexuar dokumentin dhe akuzën shtesë dhe është shprehur me bindje të plotë se e ka të vështire ta kuptoj akuzën e parë dhe vazhdimin, pasi thotë se kurrë në jetën e tij nuk ka kryer krime.

“Prandaj deklarohem krejtësisht i pafajshëm. Dhe kërkojmë që gjyqi të shpejtohet dhe të mos na mban kaq gjatë në paraburgim në Hagë. Mua më vjen turp që po jetoj në këtë kohë që ua shkatërron jetën njerëzve dhe familjeve që guxuan të jetojnë për lirinë, demokracinë”, tha Krasniqi

The post Jakup Krasniqi para trupit gjykues: Jam plotësisht i pafajshëm appeared first on Albeu.com.

DATA/ Kur mbahet konferenca e radhës për ish-krerët e UÇK-së
Është zbuluar data se kur do të mbahet seanca e radhës për ish-krerët e UÇK-së.

Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi do të mbahet më 29 tetor.

Siç njoftojnë Dhomat e Specializuara, konferenca do të fillojë në orën 14:30, njofton Klan Kosova. Aktakuza ndaj tyre është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës së ngritur, “së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”./albeu.com/

The post DATA/ Kur mbahet konferenca e radhës për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Albeu.com.