Izraeli nis mobilizimin e rezervistëve pas sulmeve vdekjeprurëse Archives - Albeu.com

Izraeli nis mobilizimin e rezervistëve pas sulmeve vdekjeprurëse
Izraeli ka nisur që të thërrasë policët dhe rezervistët e ushtrisë, pas disa sulmeve të ndara ku u vranë tre persona, përfshirë një turist italian në Tel Aviv dhe në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Pavarësisht thirrjeve për përmbajtje, dhuna është rritur që kur policia izraelite u përlesh me palestinezët brenda xhamisë Al-Aqsa të enjten, dhe më pas Izraeli bombardoi edhe Gazën edhe Libanin, në përgjigje të një rakete të lëshuar nga militantët palestinezë.

Të premten, një turist italian u vra dhe shtatë turistë të tjerë u plagosën kur një arab izraelit shkeli me makinë këmbësorët në Tel Aviv. Më pas sulmuesi u vra, thanë autoritetet.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se turisti i vrarë ishte Alessandro Parini, 36 vjeç.

Policia izraelite e identifikoi shoferin si një 45-vjeçar arab nga qyteti Kfar Kasem të Izraelit.

“Terroristi është neutralizuar”, tha një zëdhënës i policisë izraelite.

Lëvizja islamiste palestineze, Hamas, që udhëheq me Gazën, tha se sulmi ishte “neutral dhe përgjigje legjitime” ndaj “agresionit” të Izraelit në xhaminë Al-Aqsa.

Më herët gjatë të premtes, dy motra britaniko-izraelite, të moshave 16 dhe 20 vjeçe u vranë dhe nëna e tyre u plagos rëndë pasi makina me të cilën po udhëtonin ishte cak i të shtënave në Luginën e Jordanit në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ushtria izraelite tha se ka nisur kërkimet për të dyshuarit e këtij sulmi.

Pas sulmit në Tel Aviv, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, udhëzoi policinë “që të mobilizojë të gjitha njësitë rezervë të policisë kufitare” dhe kërkoi nga ushtria “të mobilizojë forca shtesë”, tha zyra e tij.

Policia tha se katër batalione rezervë të policisë kufitare do të dislokohen në qendrat e qyteteve duke nisur nga e diela dhe po ashtu njësi shesë veçse janë dislokuar në rajonin e Jerusalemit dhe në qytetin Lod, ku jetojnë popullatë e përzier hebreje dhe arabe.

Sulmet e të premtes erdhën pasi Izraeli kreu sulme ajrore në dhe bombardime Gaza dhe Liban në përgjigje të një rakete të hedhur nga Rripi i Gazës.

Ky ishte sulmi me raketa më i madhi në Liban që kur Izraeli ka luftuar një luftë 34-ditore me militantët e mbështetur nga Irani, Hezbollah, më 2006. Kjo po ashtu është hera e parë që Izraeli konfirmon se ka kryer sulme në territorin e Libanit që prej prillit të vitit 2022./rel/

The post Izraeli nis mobilizimin e rezervistëve pas sulmeve vdekjeprurëse appeared first on Albeu.com.