izolimi Archives - Albeu.com

Çfarë i shkakton njeriut izolimi ekstrem?
Të jetuarit për një vit e gjysmë vetëm në një shpellë, mund të duket si një makth për shumë njerëz. Por atletja spanjolle Beatriz Flamini doli e buzëqeshur nga aty, dhe tha se mendonte se kishte pasur më shumë kohë për të përfunduar librin e saj.

Ajo ishte privuar nga çdo kontakt me botën e jashtme gjatë eksperimenti të saj mbresëlënës në lidhje me qëndrueshmërinë njerëzore. Për 500 ditë, dokumentoi përvojat e saj, që t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë efektet e izolimit ekstrem. Një nga gjërat e para që u bë e dukshme në 12 prill 2023 kur ajo doli nga shpella, ishte se sa fluide është koha.

Ajo formëson më shumë nga tiparet e personalitetit vetjak dhe njerëzit përreth jush sesa nga një orë që kalon. Kur bisedonte me gazetarët për përvojat e saj, Flamini shpjegoi se e humbi shumë shpejt ndjenjën e kohës. Ajo ishte aq e madhe saqë kur ekipi i saj mbështetës shkoi për ta marrë, Beatriz u befasua kur i thanë se kishte mbaruar koha e eksperimentit.

Ajo vetë besonte se kishte qenë në shpellë për 160-170 ditë. Po pse e humbi ndjenjën e kohës? Veprimet, emocionet tona dhe ndryshimet në mjedisin përreth nesh, mund të kenë efekte të fuqishme tek mënyra sesi e përpunojnë kohën mendjet tona. Për shumicën e njerëzve, lindja dhe perëndimi i diellit shënojnë kalimin e ditëve, dhe rutinat e punës dhe ato sociale shënojnë kalimin e orëve.

Në errësirën e një shpelle nëntokësore, pa shoqërinë e të tjerëve, zhduken shumë sinjale të kalimit të kohës. Pra për monitorimin e kalimit të kohës, Flamini mund të jetë bërë më e varur nga proceset psikologjike. Një nga mënyrat sesi ne mbajmë gjurmët e kalimit të kohës është kujtesa.

Nëse nuk e dimë për sa kohë kemi bërë diçka, përdorim numrin e kujtimeve të formuara gjatë ngjarjes si një indeks të sasisë së kohës që ka kaluar. Sa më shumë kujtime të krijojmë në një ngjarje apo epokë, aq më gjatë e perceptojmë se ka zgjatur ajo. Zakonisht, ditët dhe javët mëtë ngarkuara, të mbushura me shumë ngjarje të reja dhe emocionuese, mbahen mend si më të gjata se sa ato më monotone ku nuk ndodh asgjë e rëndësishme.

Për Flamini, mungesa e ndërveprimit social, e kombinuar me mungesën e informacionit për familjen dhe çështjet aktuale (lufta në Ukrainë, rihapja e shoqërive pas bllokimeve të Covid–19), mund ta ketë ulur ndjeshëm numrin e kujtimeve që ajo formoi gjatë izolimit të saj.

Vetë Flamini deklaroi pas daljes nga shpella:”Mua më ka ngecur ora më 21 nëntor 2021. Nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur më pas në botë”. Humbja e ndjenjës së kohës mund të pasqyrojë gjithashtu reduktimin e rëndësisë që ka kohës në jetën brenda shpellave.

Në botën e jashtme, ngarkesa e jetës moderne dhe presioni social për të shmangur humbjen e kohës, nënkuptojnë se shumë prej nesh jetojnë në një gjendje të vazhdueshme të stresit ndajkohës. Për ne, ora është një matës se sa produktivë dhe të suksesshëm jemi ne.

Por Flamini nuk është e para që përjeton një ndryshim në përvojën e saj të kohës, pas një ndryshimi të tillë mjedisor. Përvoja të ngjashme u raportuan nga shkencëtari francez MishelSifre gjatë ekspeditave të tij në shpella nga 2-6 muaj në vitet 1960-1970.

Një humbje e ndjenjës së kohës, është raportuar vazhdimisht nga të rriturit dhe fëmijët që kaluan periudha të gjata të izolimit në bunkerë bërthamorë (për qëllime kërkimore) në kulmin e Luftës së Ftohtë. Gjithashtu, raportohet shpesh nga njerëz që vuajnë dënime me burg dhe u përjetua gjerësisht nga publiku i gjerë gjatë bllokimeve të COVID-19.

Shpellat, bunkerët bërthamorë, burgjet dhe pandemitë globale ndajnë dy karakteristika tëpërbashkëta, që duket se krijojnë një ndjenjë të ndryshuar të kohës. Ato na izolojnë nga bota e gjerë dhe përfshijnë hapësira të mbyllura. Megjithatë Flamini jetoi me një kalendar bosh që shtrihej në të ardhmen e saj.

Asnjë takim pune për t’u përgatitur, asnjë takim drejt të cilit duhet nxituar, dhe asnjë kalendar kontaktesh sociale për t’u menaxhuar. Ajo pati një jetë me një ritëm të pavarur, ku mund të hante, flinte dhe lexonte si dhe kur i pëlqente. Ajo merrej me pikturën, stërvitej dhe dokumentonte në një ditar përvojat e saj.

Kjo mund ta ketë bërë të parëndësishme kalimin e kohës. Ndërsa ritmet biologjike të gjumit, etjes dhe tretjes morën përparësi ndaj akrepave të orës, Flamini mund t’i ketë kushtuar gjithnjë e më pak vëmendje kalimit të kohës, duke bërë që ajo përfundimisht të humbasë gjurmët e saj.

Aftësia e Flamini për të lënë kohën të rrjedhë, mund të jetë rritur nga dëshira e saj e fortë për të arritur qëllimin e saj të qëndrimit 500-ditor në shpellë. Tek e fundit, ajo vendosi vetë të hynte në shpellë dhe mund të largohej nëse donte. Por për njerëzit që mbyllen diku kundër vullnetit të tyre, koha mund të bëhet vetë një burg.

Të burgosurit e luftës dhe njerëzit që vuajnë dënimet me burg, raportojnë shpeshherë se monitorimi i kalimit të kohës mund të shndërrohet në një fiksim. Duket që ne njerëzit jemi në gjendje ta lëmë vërtet kohën të rrjedhë vetëm kur e kemi nën kontroll. Liria e Flamini mund të bëjë që braktisja e civilizimit për një shpellë të duket si një perspektivë tërheqëse. Megjithatë, jeta nëntokë nuk është për ata me një zemër të dobët. Mbijetesa varet nga aftësia juaj për të mbajtur një nivel të lartë të qëndrueshmërisë mendore. Nëse keni aftësinë për të qëndruar të qetë kur gjërat vështirësohen, thelbësore është pasja e një besim të fortë se i keni nën kontroll sjelljet tuaja. Megjithatë, mund ta keni më të thjeshtë të çaktivizoni njoftimet tuaja në celular, të pastroni kalendarin dhe të humbisni në një kohë të shkurtër.

The post Çfarë i shkakton njeriut izolimi ekstrem? appeared first on Albeu.com.

Hiqet izolimi: BE nis liberalizimin e vizave me Kosovës nga13 tetor
Presidenca çeke e BE-së ka ndezur motorët për ta çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën. Zëdhënësi i presidencës çeke të BE-së në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express është shprehur se raporti i Komisionit Evropian për situatën aktuale me vizat pritet të prezantohet në takimin e Grupit Punues për Viza më 13 tetor, Pastaj, Presidenca çeke do të bëjë ç’është e mundur ta fusë në agjendën e ministrave sa më parë. Sipas zëdhënësit, vendimi për vizat që mund të zgjasë disa muaj, mund të merret në nivel të ministrave, pavarësisht se si rrjedhin gjërat në takimet joformale të shefave të shteteve të BE’së e që një prej tyre do ta mbajnë më 7 tetor.

Raporti i Komisionit Evropian që do të prezantohet më 13 tetor në organin përgatitor të Këshillit Evropian i quajtur Grupi Punues për Viza do të shërbejë si bazë për të nisur debatin për miratimin e liberalizimit të vizave në Këshillin e BE-së.

Kështu i tha Gazetës Express zëdhënësi i Presidencës çeke, Václav Smolka, duke konfirmuar se në mesin e shteteve të BE-së ka gatishmëri që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave për zonën Schengen.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën ndodhet shumë lart në agjendën e Presidencës Çeke. Aktualisht, Komisioni Evropian është duke përgatitur një raport për situatën aktuale, i cili do të shërbejë si bazë për të nisur një debat për miratimin e liberalizimit të vizave në Këshillin e BE-së. Ky raport pritet të prezantohet në takimin e Grupit Punues për Viza më 13 tetor 2022”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i presidencës çeke, Vaclav Smolka, që njëherit ushtron edhe funksionin e zëdhënësit të kryeministrit çek Petr Fiala, ka thënë se Çekia do të bëjë të gjitha përpjekjet që ta fus në agjendë të ministrave të BE’së sa më parë.

“Presidenca çeke do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta sjellë sa më shpejt këtë çështje në nivelin e ministrave. Mirëpo, përkrahja/miratimi nga Këshilli Evropian (shefave të shteteve) nuk është një parakusht në këtë çështje. Ajo që është me rëndësi, procesi në Këshill që ende  mund të zgjasë disa muaj, është në rrugën e duhur. Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive drejt një vendimi pozitiv sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Smolka.

Ai tutje tha se progresi për heqjen e vizave për Kosovë varet edhe nga situata politike në rajon duke nënkuptuar përparim në dialogun Kosovë-Serbi.

“Progresi do të varet edhe nga situata e përgjithshme politike në rajon, prandaj Presidenca mbështet plotësisht përpjekjet për një trajektore pozitive në dialogun Beograd-Prishtinë”, tha ai.

Liderët e 27 vendeve të unionit evropian do të takohen paraprakisht edhe me 7 tetor në një takim joformal për të cilin zëdhënësi i presidencës çeke tha se s’ka agjendë zyrtare.

“Takimi i ardhshëm i liderëve në Pragë është një takim joformal pa një agjendë zyrtare. Pritet që takimi, i kryesuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, të pasqyrojë sfidat më të urgjente me të cilat përballet BE-ja aktualisht, përkatësisht luftën në Ukrainë dhe sigurinë energjetike dhe ndikimet e saj ekonomike”, u shpreh Smolka.

Në një deklaratë të përbashkët të ministrave të Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë të publikuar më 16 shtator, ku u bë thirrje për progres në liberalizimin e vizave për Kosovën u pa gjithashtu si shenjë që mbështetja politike në mesin e bllokut evropian për këtë proces ekziston.

Franca dhe Holanda si dy nga shtetet hezituese që kosovarët të lejohen të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen tani duket se nuk kanë dilema.

Ministria e Jashtme holandeze në një përgjigje përExpress dy ditë më parë deklaruan se po e presin raportin e Komisionit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave dhe nëse i njëjti konsideron se ka progres atëherë Holanda ka gatishmëri për të marrë një qëndrim.

“Komisioni Europian së shpejti do të vijë me një raport të përditësuar mbi standardet për liberalizimin e vizave. Holanda është e hapur për të vlerësuar nëse të gjitha standardet janë përmbushur. Progresi i bërë deri më tani në regjistrin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është kyç për ne” thanë kjo ministri.

Pasi të dëgjojnë KE’në, holandezët thonë se Qeveria holandeze do të marrë qëndrimin dhe do ta kalojë çështjen në Parlament.

“Vetëm pas vlerësimit të progresit të bërë dhe pas një diskutimi me Parlamentin do të kemi qëndrim për këtë çështje”.

Sinjale pozitive ka dhënë të premten edhe Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, do të zgjidhet në vitin e ardhshëm, më saktësisht përgjatë muajve shkurt dhe mars.

Komisioni Evropian dy herë ka rekomanduar që Kosovës t’i liberalizohen vizat në raportet e tij më 2016 dhe 2018, por një vendim i tillë s’është diskutuar asnjëherë në Këshillin e BE-së.

Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në./GazetaExpress/

The post Hiqet izolimi: BE nis liberalizimin e vizave me Kosovës nga13 tetor appeared first on Albeu.com.